Lutja pėrfundimtare

"Po, eja, Zoti Jezus" (Zbulesa 22:20).

Parathėnie

Me kėto katėr fjalė pėrmblidhet lutja e fundit e Biblės. Ėshtė pėr t'u theksuar fakti se edhe ftesa e fundit ungjillore (qė gjendet tek vargu 17-tė i kapitullit tė mėsipėrm) pėrmban gjithashtu fjalėn "eja". "Dhe Fryma dhe nusja thonė: “Eja!”. Dhe ai qė dėgjon le tė thotė: “Eja!”. Dhe ai qė ka etje, le tė vijė; dhe ai qė do, le tė marrė si dhuratė ujin e jetės". Ata qė nuk e pranojnė Krishtin tani, nuk kanė pėr t'u pranuar prej Tij, kur Ai tė kthehet pėrsėri nė tokė. Vetėm ata qė e kanė pranuar vėrtet Atė si Zot e Shpėtimtar, kanė dėshirė, qė Ai tė kthehet pėrsėri.

Pritja

Nė vargjet e fundit tė Zbulesės, vėmė re se Zoti Jezus flet dy herė me rradhė rreth ardhjes sė Tij tė dytė: "Dhe ja, unė vij shpejt"... "Po, unė vij shpejt" (Zbulesa 22:12, 20). Po pėrgjigja jonė, a ėshtė e njėjtė me atė tė apostullit Gjon? A duam qė Zoti tė vijė vėrtet menjėherė?

Jezusi na premtoi se ardhja e Tij e dytė ka pėr tė qenė e papritur. Pothuajse tė gjithė njerėzit kanė pėr t'u habitur. "Por, ashtu si qe nė ditėt e Noeut, kėshtu do tė jetė edhe nė ardhjen e Birit tė njeriut. Sepse, ashtu si nė ditėt pėrpara pėrmbytjes, njerėzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri nė arkė; dhe nuk kuptuan asgjė, deri sa erdhi pėrmbytja dhe i fshiu tė gjithė; kėshtu do tė ndodhė nė ardhjen e Birit tė njeriut. Atėherė dy do tė jenė nė arė, njė do tė merret dhe tjetri do tė lihet. Dy gra do tė bluajnė nė mulli, njė do tė merret dhe tjetra do tė lihet. Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini nė cilėn orė do tė vijė Zoti juaj. Por dijeni kėtė, se ta dinte i zoti i shtėpisė nė ēfarė orė tė natės do tė vijė vjedhėsi, do tė rrinte zgjuar dhe nuk do tė lejonte t’i shpėrthehej shtėpia. Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do tė vijė nė atė orė kur ju nuk mendoni” (Mateu 24:37-44). Prandaj edhe ne duhet tė jemi vigjilent nga ana shpirtėrore. "Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditėn as orėn nė tė cilėt do tė vijė Biri i njeriut” (Mateu 25:13). Ai ka pėr tė ardhur e ka pėr t'i marrė nė qiell tė gjithė ata, qė e ndjekin, aq shpejt, sa hap e mbyll sytė. "Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprisshėm dhe ne do tė shndėrrohemi" (1 Korintasve 15:51-52).

Pranimi

Tė gjithė bėjmė plane afat-gjate pėr jetėn tonė. Por, si do tė na vinte, po qe se ardhja e Zotit na i ndėrpreu plane tė tilla? Po tė na jepej mundėsia, a do ta linim gjithēka nga pas, pėr tė shkuar me Tė? Pa dyshim qė ėshtė njė gjė e menēur tė bėsh plane pėr tė ardhmen. Por duhet ta pranojmė se asnjėri prej nesh nuk e ka tė ardhmen tė garantuar. Prandaj edhe duhet ta pranojmė vullnetin e Perėndisė pėr jetėn tonė. "Dhe tani, ju qė thoni: “Sot ose nesėr do tė shkojmė nė atė qytet, dhe do tė rrijmė atje njė vit, do tė tregtojmė dhe do tė fitojmė”, ndėrsa nuk dini pėr tė nesėrmen. Sepse ē’ėshtė jeta? Ėshtė avull qė duket pėr pak, dhe pastaj humbet. Nė vend qė tė thoni: “Nė dashtė Zoti dhe nė paēim jetė, ne do tė bėjmė kėtė ose atė gjė” (Jakobi 4:13-15).

Pėrveē Ardhjes sė Dytė tė Krishtit, ka edhe shumė gjėra tė tjera, qė mund tė na i ndėrpresin planet, si p.sh. vdekja, fatkeqėsia, apo sėmundja. Por Gjoni prapėseprapė lutet: "Zot, po vuaj pėr hatrin Tėnd kėtu nė ishullin e Patmosit. Tė lutem, eja menjėherė!" Kjo lutje nuk ėshtė pėr t'u thėnė vetėm nė kohė tė vėshtira. Edhe kur gjithēka shkon mirė e bukur, prapėseprapė besimtarėt e vėrtetė duhet tė thonė: "Zot, kthehu sot".

Shfaqja

Nuk duhet ta harrojmė faktin se kemi pėr tė parė Zotin Jezus Krisht. Do tė vijė dita, kur do tė ballafaqohemi me Atė, qė na e bleu shpėtimin tonė me gjakun e Tij. Kjo ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e asaj, qė quhet: "shpresė e lume". "Duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht, i cili e dha veten pėr ne, pėr tė na shpenguar nga ēdo paudhėsi dhe pėr tė pastruar pėr vete njė popull tė veēantė, tė zellshėm nė vepra tė mira" (Titit 2:13-14). A ėshtė kjo, me tė vėrtetė, shpresa jonė, apo shpresojmė qė tė kemi njė jetė tė gjatė kėtu mbi tokė? A kemi dėshirė tė madhe, qė Jezusi tė vijė pėrsėri? Nėse po, atėherė jo vetėm qė do tė presim me padurim, qė ta shohim Atė, por edhe do tė jetojmė sikur sot tė ishte dita e ardhjes sė Tij. "Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ē’do tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai. Dhe kushdo qė e ka kėtė shpresė nė tė, le ta pastrojė veten, siē ėshtė i pastėr ai" (1 Gjonit 3:2-3).

Pėrfundim

Zoti Jezus Krisht do tė vijė pėrsėri, pavarėsisht nėse jemi apo jo ne gati. Ka nga ata njerėz tė ligė, qė shpresojnė qė Ai tė mos vijė fare, ngaqė nuk duan qė t'iu prishen ėndrrat dhe planet e veta. "Ky shėrbėtor i mbrapshtė, thotė nė zemėr tė vet: "Zotėria ime vonon tė vijė" (Mateu 24:48). Le t'i bindemi Atij me besnikėri dhe t'i ngremė sytė lart, me shpresėn nė zemėr se Ai do tė kthehet vėrtet njė ditė pėr tė na marrė nė Qiell. "Dhe kur kėto tė fillojnė tė ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse ēlirimi juaj ėshtė afėr” (Luka 21:28).

© 21/11/2009