"Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn" (Zanafilla 1:1).
Parathėnie
Perėndia Atė, Perėndia Bir
dhe Perėndia Frymė e Shenjtė (Triniteti) krijoi gjithēka, qė e shohim e qė
nuk e shohim. Po nuk e pranuam kėtė fakt si tė vėrtetė absolute, nuk mund
ta njohim dot personalisht as Perėndinė. Ka shumė qė thonė se e njohin
Krishtin si Shpėtimtarin e tyre personal, por, nė tė njėjtėn kohė, besojnė
se gjithēka natyrore ka ardhur si rezultat i njė evolucioni prej miliona vjetėsh,
e nuk ėshtė vepėr shtatė-ditore e Perėndisė. Njerėz tė tillė nuk kanė
asnjė lloj marrėdhėnieje me Perėndinė e nuk janė tė shpėtuar.
Kush ėshtė Perėndia?
Perėndia na thotė se kush ėshtė
Ai tek Eksodi 3:13-14, "Atėherė
Moisiu i tha Perėndisė: "Ja, kur tė shkoj te bijtė e Izraelit dhe tu
them: "Perėndia i etėrve tuaj mė ka dėrguar te ju," po tė jetė
se ata mė thonė: "Cili ėshtė emri i tij?," ēpėrgjigje duhet
tu jap?". Perėndia i tha Moisiut: "UNĖ JAM AI QĖ JAM".
Pastaj tha: "Do tu thuash kėshtu bijve tė Izraelit: "UNĖ JAM-i mė
ka dėrguar tek ju"". Perėndia ka egzistuar pėrjetėsisht. Ai
nuk ka as fillim, as mbarim. "Kujtoni
gjėrat e kaluara tė kohėve shumė tė vjetra, sepse unė jam Perėndia dhe
nuk ka asnjė tjetėr; jam Perėndia dhe askush nuk mė ngjet mua, qė shpall
fundin qė nė fillim, dhe shumė kohė mė parė gjėrat qė ende nuk janė bėrė,
duke thėnė: "Plani im do tė realizohet dhe do tė bėj gjithēka mė pėlqen"
(Isaia 46:9-10)... "Qė, nė kohėn e caktuar, do ta tregojė i lumi e i vetmi sundimtar,
Mbreti i mbretėrve dhe Zot i zotėrve, ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe
rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė
dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm"
(1 Timoteut 6:15-16).
Emri 'Jehova' shpreh faktin se
Perėndia ėshtė i vetė-egzistueshėm (d.m.th. egziston pa patur nevojėn e
askujt) dhe i pėrjetshėm nga natyra. Asnjėri prej tė ashtu-quajturve 'libra
tė shenjtė' tė feve tė botės nuk na e vė nė dukje faktin se Perėndia dhe
vetėm Perėndia ėshtė Ai, qė e krijoi universin. Vetėm Bibla na e shfaq se
kush ėshtė Perėndia, duke na dhėnė vetė krijimin e botės si dėshmi tė
Perėndisė. "Nė fakt cilėsitė e
tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenė tė
dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me
qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm" (Romakėve 1:20). Vetėm
dikush, qė ka paragjykime, ėshtė gati ta mohojė faktin e egzistencės sė
Krijuesit dhe Dezenjatorit hyjnor. "Sepse,
megjithėse e njohėn Perėndinė, nuk e pėrlėvduan as e falėnderuan si Perėndi,
pėrkundrazi u bėnė tė pamend nė arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa
gjykim u errėsua. Duke e deklaruar veten tė urtė, u bėnė tė marrė"
(Romakėve 1:21-22).
Veprat e Perėndisė
Kapitulli i parė i Zanafillės
na tregon se Perėndia krijoi kohėn, hapėsirėn dhe lėndėn - prej asgjėje.
Gjithēka nė univers erdhi direkt prej Tij. Ai ėshtė origjina e gjithēkaje,
sepse asgjė nuk egzistoi pėrpara se tė egzistonte Perėndia. Unė
jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, thotė Zoti qė ėshtė dhe qė
ishte dhe qė vjen, i Plotfuqishmi (Zbulesa 1:8). Ai bėri gjithēka
sipas menēurisė sė Tij, prandaj edhe nuk kishte nevojė qė ta drejtonte
dikush tjetėr, apo qė t'i thoshin se si tė vepronte. "Ai
bėri tokėn me fuqinė e tij, ka vendosur botėn me diturinė e tij dhe ka
shpalosur qiejt me zgjuarsinė e tij" (Jeremia 10:12).
Veprat e Perėndisė janė
thjesht fjala e Tij e folur. Ai e krijoi tokėn dhe gjithēka nė tė, nėpėrmjet
fjalės sė Tij. Zanafilla 1:2 na thotė: "Fryma e Perėndisė fluturonte mbi sipėrfaqen e ujėrave".
Prandaj edhe autori i psalmit 33 shkruan kėshtu: "Qiejtė u bėnė me anė tė fjalės sė Zotit dhe tėrė ushtria e tyre
me anė tė frymės sė gojės sė tij" (Psalmi 33:6). Vetėm Ai kishte
fuqinė pėr tė krijuar gjithēka. Prandaj, pra, tė thuash se njė proēes
evolucionar ėshtė forca shtytėse e krijimit, ėshtė njėlloj sikurse t'ia
vjedhėsh Perėndisė lavdinė dhe nderin. "Qiejtė
tregojnė lavdinė e Perėndisė dhe kupa qiellore shpall veprėn e duarve tė
tij" (Psalmi 19:1).
Teoria e njerėzve
Ka nga ata, qė besojnė si tek
teoria e evolucionit, ashtu edhe tek Perėndia. Por, nėse njerėz tė tillė
kanė tė drejtėn me vete, atėherė, a s'ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė
Perėndisė iu desh tė priste derisa Ēarls Darvini ta formulonte idenė e tij
tė evolucionit, me qėllim qė ne ta mėsonim tė vėrtetėn?! Sa gabim e paska
patur Jezus Krishti, atėherė, ngaqė nuk na mėsoi atė, qė besonte Darvini!
"Perėndia, mbasi u foli sė lashti
shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto
ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė
gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė" (Hebrenjve
1:1-2). Po qe se Jezusi e paska patur gabim, lidhur me krijimin e botės, atėherė
mė mirė tė shkojmė e tė gjejmė njė Shpėtimtar tjetėr!
A ishte atje Darvini, kur filloi
tė egzistonte universi? Nėse pėrgjigja ėshtė 'jo', atėherė a ėshtė e
saktė teoria e tij? "Ku ishe kur unė
hidhja themelet e tokės? Thuaje, nė rast se ke aq zgjuarsi" (Jobit
38:4). A mund ta shpjegojė dot Darvini faktin se si toka qėndron pezull nė
mes tė hapėsirės qiellore, duke mos u varur fare nė asgjė, e megjithatė,
ky planet ėshtė habitat i pėrsosur pėr jetėn? "Ai shtrin veriun nė zbrazėti dhe e mban tokėn pezull mbi hiēin"
(Jobit 26:7). Njė teori, qė shpiket pėr t'ia zėnė vendin fakteve, dėshmon
se njerėzit kėrkojnė ta hedhin poshtė Perėndinė me vetėdashje. "Duke
qenė se mendimet e mia nuk janė mendimet tuaja, dhe as rrugėt tuaja nuk janė
rrugėt e mia," thotė Zoti. "Ashtu si qiejtė janė mė tė lartė se
toka, kėshtu edhe rrugėt e mia janė mė tė larta se rrugėt tuaja dhe
mendimet e mia janė mė tė larta se mendimet tuaja" (Isaia 55:8-9).
Pėrfundim
Perėndia ėshtė Krijuesi i gjithēkaje. "Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės" (Isaia 40:28). Nuk do tė egzistonte, po tė mos ishte i tillė, sepse nuk ka vend pėr njė Perėndi, qė nuk ėshtė Origjina e gjithēkaje. Po qe se kapitujt e parė tė Biblės janė mith, atėherė e tėrė Bibla ėshtė mith. Nuk ia vlen fare ta lexosh! Por, vetė krijimi i botės na flet pėr egzistencėn e Perėndisė, prandaj edhe vetėm njė budalla kokėfortė beson nė evolucion. "I pamendi ka thėnė nė zemėr tė tij: "Nuk ka Perėndi" (Psalmi 14:1).
Nė pjesėn e ardhshme tė kėtij studimi, do tė zbulojmė arsyen e vėrtetė se pėrse njerėzit e hedhin poshtė atė, qė thotė Bibla rreth Krijimit.
![]()
© 14/2/2009