Nga hiri nė mėkat

Parathėnie

Salomoni ishte njeriu mė i zgjuar e mė i pasur i botės. Perėndia e kishte bekuar aq shumė, saqė s'e imagjinojmė dot. E, megjithatė, ai mėkatoi dhe e turpėroi veten. Shumica e njerėzve mė tė famshėm tė botės njihen, jo pėr veprat e tyre tė mira, por pėr fundin e tyre tragjik.

Bibla na flet rreth tre gabimeve tė Salomonit, me qėllim qė tė mėsojmė prej tyre e tė mos biem nga hiri nė mėkat.

Aleanca jo tė shenjta

"Pastaj Salomoni bėri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me tė bijėn e Faraonit dhe e ēoi nė qytetin e Davidit, deri sa tė mbaronte sė ndėrtuari shtėpinė e tij, shtėpinė e Zotit dhe muret rrethuese tė Jeruzalemit" (1 Mbretėrve 3:1).

Salomoni filloi tė kishte probleme, qėkurse kujtoi se mund ta mbronte mė mirė veten vetė, sesa ta mbronte Perėndia. Besimit ia zuri vendin frika, ngaqė, edhe para se ta merrte pushtetin nė dorė, vėllai i tij, Adonijahu, u pėrpoq pėr ta rrėzuar Salomonin nga froni. "Adonijahut, birit tė Hagithit, i qe rritur mendja, dhe thoshte: "Do tė jem unė mbret!". Dhe gjeti qerre, kalorės dhe pesėdhjetė njerėz qė tė vraponin para tij" (1 Mbretėrve 1:5). Madje edhe disa nga aleatėt mė tė ngushtė tė Davidit, ngritėn krye kundra Salomonit. "Ai u mor vesh me Joabin, birin e Tserujahut, dhe me priftin Abiathar, tė cilėt i vajtėn pas Adonijahut dhe e ndihmuan" (1 Mbretėrve 1:7). Kėshtu, pra, Salomoni i kėrkoi ndihmė Egjiptit, me qėllim qė ta konsolidonte pozitėn e tij. Duhej tė kishte shkuar pėr ndihmė tek profetėt dhe priftėrinjtė, por, pėrkundrazi, ai u bė shok me armikun mė tė madh tė Izraelit.

Nganjėherė, kėtė gjė bėjmė pikėrisht edhe ne. Nė vend qė tė shkojmė pėr ndihmė tek Perėndia, i turremi botės. Sa tė paktė janė ata, qė i kėrkojnė ndihmė Perėndisė nė jetėn e tyre tė pėrditshme! Kur i kėrkojmė ndihmė botės, bėhemi fajtorė, ngaqė hymė "nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt" (2 Korintasve 6:14). Vetė Perėndia do tė na sjellė njerėz tė caktuar nė jetėn tonė, qė tė na ndihmojnė. Prandaj edhe duhet t'i besojmė Atij, sepse Ai ka planin mė tė mirė pėr ne. "Dhe ne e dimė se tė gjitha gjėra bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij" (Romakėve 8:28).

Toleranca jo tė shenjta

"Populli ofronte flijime nė vendet e larta, sepse deri nė atė ditė nuk ishte ndėrtuar akoma njė tempull nė emėr tė Zotit. Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit tė tij; megjithatė ofronte flijime dhe digjte temjan nė vendet e larta" (1 Mbretėrve 3:2-3).

Salomoni ishte me tė vėrtetė njė adhurues i Perėndisė, por, nė tė njėjtėn kohė, ai adhuronte edhe zotėr tė tjerė. Ndoshta ai kujtonte se tė gjitha fetė kanė tė njėjtin zot. Ndoshta ai kujtonte se prania e tij do tė kishte ndikim tek adhuruesit e tjerė dhe do t'i kthente ata kėshtu tek Jehovai. Por, nuk ishin ata, qė u kthyen, por ishte vetė Salomoni! Duke shkuar pėr tė adhuruar nė tempujt dhe nė xhamitė e tyre, ai nuk e kuptonte se po ofendonte tė vetmin Perėndi tė vėrtetė. "Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin?" (2 Korintasve 6:15).

Ka shumė njerėz sot, qė kujtojnė se Perėndia kėnaqet me dialogun, qė egziston mes feve tė ndryshme. Por, jo, Ai nuk ėshtė i kėnaqur. Njė organizatė e krishterė, qė bashkėpunon me ata, qė mėsojnė tė kundėrtėn e asaj, qė thotė Bibla, nuk mund tė bekohet prej Perėndisė. Po tė luajmė shumė me gjarpėrin, do vijė dita qė do tė na kafshojė!

Miqėsi jo tė shenjta

"Por mbreti Salomon, veē bijės sė Faraonit, dashuroi shumė gra tė huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje, qė u pėrkisnin popujve pėr tė cilėt Zoti u kishte thėnė bijve tė Izraelit: "Ju nuk do tė lidhni martesė me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnė me siguri zemrėn tuaj nga perėnditė e tyre". Por Salamoni u bashkua me kėto gra nga dashuria. Ai pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkėshortet e tij ia ēoroditėn zemrėn. Kėshtu, kur Salomoni u plak, bashkėshortet e tij ia kthyen zemrėn nė drejtim tė perėndive tė tjera; dhe zemra e tij nuk i pėrkiste plotėsisht Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si zemra e Davidit, atit tė tij" (1 Mbretėrve 11:1-4).

Salomoni kishte ē't'i donte zemra, e prapė, donte mė shumė. Kishte premtimet e ēmuara tė Perėndisė, por djalli ia kishte qėrruar sytė me pasuritė e botės dhe lakmitė e kėnaqėsive. "A nuk mėkatoi, vallė, Salomoni, mbret i Izraelit, pėr kėto gjėra? Megjithatė midis kaq kombeve nuk pati njė mbret si ai; e donte Perėndia i tij, dhe Perėndia e kishte vendosur mbret mbi tėrė Izraelin; por gratė e huaja e bėnė edhe atė tė mėkatojė" (Nehemia 13:26). Nuk e dėgjonte dot "shushuritjen e ėmbėl" tė Perėndisė, ngaqė zėri i lartė i botės ia kishte shurdhuar veshėt (1 Mbretėrve 19:12). Kujtonte se i duheshin 1000 gra nė jetė. Ndoshta kishte si synim, qė ta ndėrtonte vetė mbretėrinė e tij. Por idetė e tij nuk u realizuan. Ishin pikėrisht kėto ide e plane, qė i sollėn shkatėrrimin si Salomonit, ashtu edhe Izraelit.

Dema ėshtė shembull i njė besimtari, qė ra nga hiri nė mėkat. "Sepse Dema mė la, sepse deshi kėtė botė" (2 Timoteut 4:10). Apostulli Gjon na inkurajon, qė t'ia ngulim sytė Krishtit, e jo magjepsjeve tė botės. "Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė" (1 Gjonit 2:15-17). Po tė mos ecim nė hirin e Perėndisė, nuk do tė kemi fuqi pėr t'i rezistuar tundimit.

Pėrfundim

Duhet t'ia kujtojmė vetes vazhdimisht faktin se armiku pėrpiqet tė na mbjellė egjėr nė grurin e jetės sonė. Po tė mos jemi vigjilentė, egjėri ka pėr t'u rritur e ka pėr tė na e mbytur fare farėn e mirė. Gjėrat e kėsaj bote janė aq tė fuqishme, sa tė na e shkatėrrojnė jetėn, ashtu siē ia shkatėrruan edhe Salomonit. Nga ana e jashtme, mund tė duket sikur Perėndia po na bekon, por ato bekime nuk vėrtetojnė se Ai ėshtė i kėnaqur me ne. Sapo ta lėmė Perėndinė jashtė jetės sonė, do tė fillojmė tė biem nga hiri nė mėkat.

© 14/2/2009