Parathėnie
Si reagojmė, kur na jepet njė lajm i keq? Po sikur tė na thuhej se do tė na ndodhte diēka e tmerrshme, si pasojė e njė vendimit tonė tė gabuar? Popullit tė Izraelit iu tha se do tė bėheshin skllevėr tė babilonasve, ngaqė kishin mėkatuar dhe nuk i ishin bindur Perėndisė (shiko Isaia 39). E megjithatė, nė mes tė kėsaj ngjarjeje tė frikshme, Perėndia e ngushėlloi popullin e Tij, duke iu treguar atyre gjėrat e mrekullueshme, qė do t'iu ndodhnin nė tė ardhmen.
Ngushėllim nė faljen e Perėndisė
"Ngushėlloni, ngushėlloni popullin tim, thotė Perėndia juaj. I flisni zemrės sė Jeruzalemit dhe i shpallni qė koha e tij e luftės ka mbaruar, qė paudhėsia e tij ėshtė shlyer, sepse ka marrė nga duart e Zotit dyfishin pėr tė gjitha mėkatet e tij" (Isaia 40:1).
Izraeli do tė ndėshkohej nė mėnyrė tė rreptė prej Zotit, ngaqė nuk i ishte bindur Atij dhe nuk e kishte nderuar siē duhej Atė. Si mbreti Ezekia dhe priftėrinjtė e Tempullit, ashtu edhe i gjithė populli, nuk i kishin kushtuar shumė vėmendje predikimit tė profetėve tė Perėndisė, ndaj edhe e meritonin ndėshkimin, qė do t'iu jepej. E megjithatė, Perėndia iu tha se mėrgimit tė tyre po i vinte fundi dhe se tani Ai ishte gati t'iua falte tė gjitha mėkatet. Izraeli ishte akoma populli i Tij, popull, tė cilin Ai e donte shumė.
Zoti e do edhe kishėn e Tij. Nuk duhet ta harrojmė kurrė se Ai na do, edhe atėherė kur na qorton. "Sepse Perėndia ndreq atė qė do dhe fshikullon ēdo bir qė i pėlqen (Hebrenjve 12:6). Ai na do, pėr shkak tė ēmimit, qė pagoi Krishti mbi kryq, pėr tė na ēliruar prej zgjedhės sė mėkatit. "Nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurivė sė hirit tė tij" (Efesianėve 1:7). Kur mėkatojmė, le t'i drejtohemi Zotit e t'i kėrkojmė Atij, qė tė na falė. "Po ti rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (1 Gjonit 1:9). Nuk mbetemi kurrė tė pangushėlluar.
Ngushėllim nė lavdinė e Perėndisė
"Zėri i dikujt qė bėrtet nė shkretėtirė: "Shtroni udhėn e Zotit, hapni nė shkretėtirė njė rrugė pėr Perėndinė tonė. Ēdo luginė tė jetė e mbushur, ēdo mal dhe kodėr tė jenė sheshuar; vendet dredha-dredha tė drejtuar dhe vėndet e vėshtira tė sheshuar. Atėherė lavdia e Zotit do tė zbulohet dhe ēdo qenie do ta shohė, sepse goja e Zotit ka folur" (Isaia 40:3-5).
E dimė se kjo ėshtė profecia, qė u dha nė lidhje me ardhjen e Mesisė. Gjon Pagėzori e pėrgatiti rrugėn, duke deklaruar se, sė shpejti, vetė Zoti do tė shfaqej, pėr ta udhėhequr popullin e Tij drejt drejtėsisė dhe shenjtėrisė. Prej Tij, tė gjithė njerėzit do tė merrnin shpėtimin. "Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!" (Gjoni 1:29). Zoti Jezus Krisht ėshtė lavdia e Perėndisė, e shfaqur nė formė trupore. "Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė" (Gjoni 1:14)... "Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė. Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta" (Hebrenjve 1:1-3). Le ta ngushėllojmė veten, duke e ditur se kemi njė Shpėtimtar tė mrekullueshėm.
Ngushėllim nė fjalėn e Perėndisė
"Njė zė thotė: "Bėrtit!," dhe pėrgjigja qė merr ėshtė: "Ēfarė tė bėrtas?". "Bėrtit qė ēdo qenie ėshtė si bari, dhe qė tėrė hiri i tij ėshtė si lulja e fushės. Bari thahet, lulja fishket, kur Fryma e Zotit fryn mbi tė; me siguri populli nuk ėshtė veēse bar. Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrjetė" (Isaia 40:6-8).
Njeriu ėshtė i vdekshėm. Ēdo vepėr qė kryen ai, njė ditė do tė thėrrmohet e do tė vyshket. Si rrjedhim, pra, kujt mund t'i kemi besim nė kėtė jetė? Kujt mund t'i drejtohemi, pėr tė na ngushėlluar shpirtin? Perėndia na thotė se vetėm fjala e Tij e pagabueshme ėshtė e besueshme dhe e qėndrueshme deri nė pėrjetėsi. Krishtėrimi biblik nuk ka tė bėjė me fuqinė, aftėsitė, apo menēurinė e njerėzve. Pėrkundrazi, fuqia e Perėndisė ėshtė nė qendėr tė tij. Do tė na mungonte fare shpresa, po qe se Perėndia nuk do t'i qėndronte besnik fjalės sė Tij. "Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet. Kur ka thėnė njė gjė, nuk do ta bėjė? Ose kur ka shpallur njė gjė, nuk do ta kryejė?" (Numrave 23:19)... "Gjithnjė, o Zot, fjala jote ėshtė e qėndrueshme nė qiejtė" (Psalmi 119:89). Pak rėndėsi ka se ē'do tė ndodhė nė tė ardhmen. Le ta ngushėllojmė veten, duke e ditur se fjala e Zotit nuk ka pėr tė dėshtuar kurrė. Asaj nuk ka pėr t'i rėnė kurrė vlera. "Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e mia nuk do tė kalojnė (Marku 13:31).
Ngushėllim nė krahėt e Perėndisė
"O Sion, ti qė sjell lajmin e mirė, ngjitu mbi njė mal tė lartė! O Jeruzalem, ti qė sjell lajmin e mirė, ngrije zėrin me forcė! Ngrije zėrin, mos ki frikė! Thuaju qyteteve tė Judės: "Ky ėshtė Perėndia juaj!". Ja, Perėndia, Zoti, vjen i fuqishėm dhe krahu i tij sundon pėr tė. Ja, e ka shpėrblimin me vete, dhe shpėrblimi i tij e pararend. Ai do tė kullosė kopenė e tij si njė bari, do ti mbledhė qengjat me krahun e tij dhe do ti mbajė nė gji tė tij, dhe do tė udhėheqė me ėmbėlsi dhe kujdes delet qė kanė tė vegjėlit e tyre" (Isaia 40:9-11).
Njė ditė, Bariu i Mirė do tė kthehet pėr t'i mbledhur sė bashku tė gjithė ata, qė i pėrkasin Atij. Ai do ta qeverisė me drejtėsi botėn. Do t'i udhėheqė kombet nė rrugėn e shenjtėrisė. Derisa tė vijė ajo ditė, le t'i jemi mirėnjohės Atij, sepse e njohim dhe e kemi pranuar shpėtimin e Tij. Ngushėllohemi, ngaqė e dimė se, kur tė vijė Ai, do tė jemi pėrgjithmonė me Tė. "Dhe kur tė shfaqet kryebariu, do tė merrni kurorėn e lavdisė qė nuk fishket" (1 Pjetrit 5:4).
Pėrfundim
![]()
© 5/9/2009