Njė kishė me harmoni

"Pra, nė qofte se ka ndonjė ngushėllim nė Krisht, ndonjė ngushėllim dashurie, ndonjė pjesėmarrje tė Frymės, ndonjė mallėngjim e dhembshuri, atėherė e bėni tė plotė gėzimin tim, duke pasur tė njejtin mendim, tė njėjtėn dashuri, njė unanimitet dhe njė mendje tė vetme. Mos bėni asgjė pėr rivalitet as pėr mendjemadhėsi, por me pėrulėsi, secili ta ēmojė tjetrin mė shumė se vetveten. Mos mendojė secili pėr interesin e vet, por edhe atė tė tė tjerėve. Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit" (Filipianėve 2:1-8).

Parathėnie   

Nė shumicėn e kishave tė sotshme mbizotėron fryma e argėtimit, e mbrėmjeve tė vallėzimit, etj. Por kisha e parė nuk ishte e tillė. Kur bėhej fjalė pėr Ungjillin, anėtarėt e saj ishin tė gjithė tė njė mendjeje. Ata luteshin me besim dhe kishin rezultat. "Tė gjithė kėta ngulmonin me njė mendje tė vetme nė lutje dhe pėrgjėrim" (Veprat e Apostujve 1:14). Iu bėnin thirrje mėkatarėve, qė tė pendoheshin. "Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit pėr faljen e mėkateve, dhe ju do tė merrni dhuratėn e Frymės sė Shenjtė" (Veprat e Apostujve 2:38). I ishin besnikė fjalės sė shfaqur tė Perėndisė. "Ata ishin ngulmues nė zbatimin e mėsimit tė apostujve, nė bashkėsi..." (Veprat e Apostujve 2:42). Pėrjetuan njė rritje tė kishės. "Dhe Zoti i shtonte kishės ēdo ditė ata qė ishin shpėtuar" (Veprat e Apostujve 2:47). Vargje tė tilla na tregojnė se kishave tė sotshme i mungon diēka. Cilat janė, pra, kriteret, qė e bėjnė njė kishė tė ketė harmoni?

Mungesa e rivalitetit dhe e mendjemadhėsisė

Shumica e kishave e shkatėrrojnė veten nga brenda. Mund ta bėjnė me faj djallin, por, nė fakt, janė grindjet dhe pėrēarjet mes anėtarėve ato, qė shkaktojnė mė shumė problem. Kjo vjen si rezultat i mungesės sė shenjtėrisė nė kishė. "Sepse jeni akoma tė mishit; nė fakt sepse midis jush ka smirė, grindje e pėrēarje a nuk jeni tė mishit dhe a nuk ecni sipas mėnyrės sė njerėzve?" (1 Korintasve 3:2-3). Njė kishė e tillė vepron sipas mishit, e jo sipas Frymės sė Perėndisė. "Dhe veprat e mishit janė tė zbuluar dhe janė: kurorėshkelja, kurvėria, ndyrėsia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqėsimi, grindjet, xhelozitė, mėritė, zėnkat, pėrēarjet, tarafet, smira, vrasjet, tė dehurit, grykėsia dhe gjėra tė ngjashme me kėto, pėr tė cilat po ju paralajmėroj, si kurse ju thashė edhe mė parė, se ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė" (Galatasve 5:19-21). Satanai e drejton kishėn drejt shkatėrrimit, atėherė kur brenda pėr brenda saj egziston rivaliteti dhe mendjemadhėsia. "Por nė qoftė se ne zemrėn tuaj keni smirė tė hidhur dhe grindje, mos u mbani me tė madh dhe mos gėnjeni kundėr sė vėrtetės. Kjo nuk ėshtė dituri qė zbret nga lart, por ėshtė tokėsore, shtazore, djallėzore. Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfarė veprash tė kėqija" (Jakobi 3:14-16).

Zoti na ka thirrur pėr t'i shėrbyer Atij dhe pėr ta nderuar Atė, jo vetėm nga ana individuale, por edhe si kishė. Shpeshherė, e shohim se si shėrbėtorėt nderohen mė shumė sesa Mjeshtri. Perėndia nuk mund ta bekojė atė kishė, nė tė cilėn Ai nuk lartėsohet, si me fjalė, ashtu edhe me vepra. "Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t’i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij" (Kolosianėve 3:17).

Mungesa e pėrēmimit

Njėra nga arsyet pse nė shumicėn e kishave tė sotshme mungon shenjtėria, ėshtė prania e atij ungjilli, qė thotė se s'ėshtė problem ta ngresh lart veten e tė dukesh. Njė ungjill i tillė iu thotė besimtarėve, qė ta vlerėsojnė shumė veten, nė njė kohė qė Bibla na thotė, qė tė tregohemi tė pėrulur. "Nė qoftė se dikush don tė vijė pas meje, ta mohojė vetveten, ta marrė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė" (Mateu 16:24)... "Pėruluni pėrpara Zotit, dhe ai do t’ju lartėsojė!" (Jakobi 4:10). Tė tregohesh i pėrulur do tė thotė t'i nderosh tė tjerėt mė shumė sesa veten.

Vlerėsimi i tė tjerėve ėshtė njė shenjė karakteristike e dashurisė sė vėrtetė, qė egziston nė kishė. "Dashuria ėshtė e durueshme; plot mirėsi; dashuria nuk ka smirė, nuk vė nė dukje, nuk krekoset, nuk sillet nė mėnyrė tė pahijshme, nuk kėrkon tė sajat" (1 Korintasve 13:4-5). Dashuria ėshtė njė nga shtyllat mė tė forta tė kishės. "Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria" (1 Korintasve 13:13). Prandaj edhe kisha nuk mund tė funksionojė pa patur dashuri.  

Pėrfundim

"Ju e dini se tė parėt e kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė pėrdorin pushtet mbi ato, por midis jush kėshtu nuk do tė ndodhė; madje secili prej jush qė do tė dojė tė bėhet i madh, qoftė shėrbėtori juaj; dhe kushdo prej jush qė do tė dojė tė jetė i pari, qoftė skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t’i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetėve" (Mateu 20:25-28).

Kėto vargje na pėrshkruajnė sadopak atė, qė donte tė thoshte Pali lidhur me mendjen e Krishtit. Tė kesh mendjen e Krishtit do tė thotė tė kesh pėrulėsi, jo urrejtje; tė jesh zemėrgjerė, jo tė kesh smirė; tė sakrifikosh pėr tė tjerėt e tė mos tregohesh egoist. Kisha qė nuk ka harmoni, nuk mund ta kuptojė vėrtet se ē'ėshtė shoqėria e krishterė. Njė kishė e tillė nuk mund tė bekohet kurrė prej Perėndisė.  

© 31/10/2009