Njeriu qė nuk vdiq kurrė

"Kėshtu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtėdhjetė e pesė vjet. Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete" (Zanafilla 5:23-24).

Parathėnie   

Kapitulli i 5-tė i Zanafillės pėrmban njė listė emrash tė disa njerėzve, qė lindėn dhe vdiqėn. Njė emėr dallohet nga tė tjerėt: emri i Enokut, njeriu, qė jetoi, por nuk vdiq kurrė. Kėshtu pra, shohim se ka jetė edhe nė mes tė vdekjes. "Me anė tė besimit Enoku u zhvendos qė tė mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet mė, sepse Perėndia e kishte zhvendosur; sepse para se tė merrej, ai pati dėshmimin se i kishte pėlqyer Perėndisė" (Hebrenjve 11:5). Nė krahasim me shumė njerėz tė tjerė, qė vdiqėn nė moshė tė vjetėr, Enoku u morr nė Qiell, kur ishte akoma i ri. Familja e tij ishte familja e parė, e cila nuk kishte kufomė pėr tė varrosur. Enoku u zhduk nga toka dhe askush nuk e pa mė me sy!

Fama

Enoku ishte njė njeri, qė e deshi Perėndinė me gjithė zemėr. Prandaj edhe Zoti e trajtoi atė nė mėnyrė tė veēantė, ndryshe nga tė tjerėt. Sot, tė rrallė janė ata, qė ecin vėrtet me Perėndinė. Pali na thotė se Enoku "i kishte pėlqyer Perėndisė". Ē'nėnkupton ai me kėtė shprehje? S'ka dyshim se Enoku jetoi njė jetė tė shenjtė e tė drejtė, duke iu bindur fjalės sė shfaqur tė Perėndisė. I tillė ishte besimi i tij dhe vetėm njė besim i tillė ėshtė i pėlqyer pėrpara Perėndisė. "Edhe pa besim ėshtė e pamundur t’i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė" (Hebrenjve 11:6). Enoku shkoi nė praninė e Perėndisė, sepse kishte besimin, qė ishte i pėlqyer pėrpara Tij. Nuk mund t'i afrohemi Zotit, po tė mos kemi edhe ne njė besim tė tillė. Tėrė jeta e Enokut ishte dėshmi e besimit tė vėnė nė praktikė.

Enoku dallohej nga njerėzit e tjerė tė brezit tė tij. Ai ishte burrė i vėrtetė i Perėndisė. "Dhe pėr kėta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thėnė: “Ja, Zoti erdhi me mijėrat e tij tė shenjtė" (Judės, vargu 14). Kjo do tė thotė, pra, se Enoku ia dėgjonte zėrin Zotit dhe ia predikonte fjalėn e Tij tė gjithė atyre, qė e rrethonin. Vini re se si ai profetizoi rreth Ardhjes sė Dytė tė Krishtit. Kėshtu veprojnė tė gjithė profetėt e vėrtetė. Por, fakti qė Enoku foli rreth Ardhjes sė Dytė, vėrteton se ai kishte dijeni edhe rreth ardhjes sė parė tė Krishtit. Pėr mė tepėr, Enoku i paralajmėroi njerėzit, lidhur me gjykimin e ardhshėm, qė do tė derdhej mbi botėn mėkatare. Gjon Uesli ka thėnė: "Adamit iu zbulua ardhja e parė e Krishtit, kurse Enokut Ardhja e Dytė e lavdishme e Tij. I shtati nė rradhė pas Adamit profetizoi ato gjėra, qė kishin tė bėnin me epokėn e shtatė tė historisė botėrore".

E shohim, gjithashtu, se Enoku besonte nė ringjalljen dhe nė faktin se tė gjithė mėkatarėt do tė pėrjetonin njė ditė zemėrimin e Perėndisė. "Pėr tė bėrė gjyqin kundėr tė gjithėve dhe pėr tė bindur tė gjithė tė pabesėt nė mes tyre pėr tė gjitha veprat e paudhėsisė dhe pėr tė gjitha fjalėt fyese qė mėkatarėt e pabesė folėn kundėr tij” (Judės, vargu 15). Kėshtu, pra, Enoku foli kundėr mėkatit.

Marrja nė Qiell

Enoku jetoi nė kohė tė vėshtira. Njerėzit nuk donin ta pranonin tė vėrtetėn dhe talleshin me ata, qė iu thonin tė pendoheshin. Njerėz tė tillė ishin egoistė. Iu pėlqente vetja. Donin tė jetonin si t'iua kishte qejfi. "Kėta janė murmuritės, qė ankohen pėr fatin e tyre, qė ecin sipas pasioneve tė tyre; dhe goja e tyre flet fjalė krenarie dhe u bėjnė lajka njerėzve pėr dobi tė vet" (Judės, vargu 16). Bota ishte gati pėr t'u gjykuar dhe, shumė shpejt, ky gjykim do tė vinte nė formėn e njė pėrmbytjeje mbarė-botėrore. Enoku ishte i veēantė nė sytė e Perėndisė, prandaj edhe Ai e mori atė nė Qiell, nė praninė e Tij. Nuk i dimė tė gjitha arsyet pse e mori Perėndia Enokun nė Qiell. Por, pėr njė gjė tė jemi tė sigurtė: Perėndia e deshi shumė Enokun. Mateo Henri ka thėnė: "Shpeshherė, Perėndia merr mė shpejt nė gjirin e Tij ata, tė cilėt Ai i do mė shumė. Njerėz tė tillė e kompensojnė kohėn, qė do ta kalonin nė tokė, me avantazhet e papėrshkrueshme tė Qiellit".

Banesa

Enoku u gjend pėrpara fronit tė Perėndisė shumė shpejt, sa hap e mbyll sytė. Nė momentin e vdekjes, tė gjithė do tė zhvendosemi menjėherė nė praninė e Zotit. "Por jemi tė sigurt dhe na parapėlqen mė tepėr ta lėmė trupin dhe tė shkojmė e tė banojmė bashkė me Zotin" (2 Korintasve 5:8)... "Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė, dhe mė pas vjen gjyqi" (Hebrenjve 9:27). Qė nga ai moment, pra, Enoku ishte banori i ri i Qiellit.

Tė njėjtėn gjė do tė pėrjetojnė edhe tė gjithė ata, qė i besojnė vėrtet Jezusit. "Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t’ju thoja. Unė po shkoj t’ju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t’ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju" (Gjoni 14:1-3). Do tė ndodhemi nė njė vend mė tė mirė, sesa ē'e imagjinojmė. "Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim. Por nuk e di se jeta nė mish tė jetė pėr mua njė punė e frytshme, as mund tė them ēfarė duhej tė zgjedh, sepse unė jam i shtrėnguar nga dy anė, sepse kam dėshirė tė iki nga kjo ēadėr dhe tė jem bashkė me Krishtin, gjėja mė e mirė" (Filipianėve 1:21-23).

Pėrfundim

Enoku nuk u habit prej faktit, qė kishte mundėsi tė ecte e tė fliste me Perėndinė nė Qiell, ngaqė ai kishte ecur besnikėrisht me Tė edhe nė tokė. Ishte gati tė shkonte me Zotin, kurdo qė ta thėrriste Ai. Po ne, a jemi aq tė lidhur pas kėsaj bote, saqė nuk duam fare, qė tė na marrė Perėndia nė Qiell? "Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do tė vijė nė atė orė kur ju nuk mendoni” (Mateu 24:44).   

© 7/11/2009