Nuk jemi akoma tė pėrkryer

"Sepse ne e dimė se ligji ėshtė frymėror, por unė jam i mishė, i shitur mėkatit si skllav. Sepse unė nuk kuptoj atė qė bėj, sepse nuk bėj atė qė dua, por bėj atė qė urrej. Edhe, nėse bėj atė qė nuk dua, unė pranoj qė ligji ėshtė i mirė. Por tani nuk jam mė unė qė veproj, por mėkati qė banon nė mua. Nė fakt unė e di se nė mua domėthėnė nė mishin tim nuk banon asgjė e mirė, sepse, ndonėse e kam dėshirėn pėr tė bėrė tė mirėn, nuk ia gjej mėnyrėn. Nė fakt tė mirėn qė unė e dua nuk e bėj; por tė keqen qė s’dua, atė bėj. Edhe, nė qoftė se bėj atė qė nuk dua, s’jam mė vetė ai qė e bėj, por ėshtė mėkati qė banon nė mua. Unė, pra, po zbuloj kėtė ligj: duke dashur tė bėj tė mirėn, e keqja gjindet nė mua. Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm, por shoh njė ligj tjetėr nė gjymtyrėt e mia, qė lufton kundėr ligjit tė mendjes sime dhe qė mė bėn skllav tė ligjit tė mėkatit qė ėshtė nė gjymtyrėt e mia. Oh, njeri i mjerė qė jam! Kush do tė mė ēlirojė nga ky trup i vdekjes? I falem nderit Perėndisė me anė tė Jezu Krishtit, Zotit tonė. Unė vetė, pra, me mendjen, i shėrbej ligjit tė Perėndisė, por, me mishin ligjit tė mėkatit. Tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezu, qė nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymės, sepse ligji i Frymės i jetės nė Jezu Krishtin mė ēliroi nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes. Sepse atė qė ishte e pamundur pėr ligjin, sepse ishte pa forcė pėr shkak tė mishit, Perėndia, duke dėrguar birin e vet nė shėmbėllim mishi mėkatar, edhe pėr mėkat, e dėnoi mėkatin nė mish, qė tė pėrmbushet drejtėsia e ligjit nė ne, qė nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymės" (Romakėve 7:14-8:4).      

Parathėnie

Nėse jemi me tė vėrtetė tė rilindur pėr sė dyti, atėherė pse mėkatojmė? A nuk duhet tė jemi plotėsisht tė lirė prej tundimit dhe prej mėkatit, ngaqė e kemi pranuar Krishtin si Shpėtimtar? Pėr shekuj me rradhė, tė krishterėt janė munduar t'iu japin pėrgjigje pyetjeve tė tilla. Por ka nga ata, tė cilėt nuk e vrasin shumė mendjen pėr mėkatin. Edhe pse nuk jemi tė pėrsosur, Bibla nuk na thotė, qė tė mos mundohemi tė jemi tė tillė.

Jo mė skllevėr

Jemi krijesa tė reja. "Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja" (2 Korintasve 5:17). Kjo nuk do tė thotė se jemi bėrė tė pėrsosur. Jeta e pėrditshme e tregon hapur faktin se si vazhdimisht luftojmė kundėr dėshirave mishore pėr tė mėkatuar. Tė qėnit krijesė e re do tė thotė se Fryma e Shenjtė vepron nė mėnyrė aktive nė zemrat tona, duke na dhėnė fuqinė e njė jete tė shenjtėruar. "Dhe ne tė gjithė, duke soditur fytyrėzbuluar lavdinė e Zotit si nė pasqyrė, transformohemi nė tė njėjtėn shėmbėllim nga lavdia nė lavdi, posi prej Frymės sė Zotit" (2 Korintasve 3:18). Siē e shohim edhe nga ky varg, puna e Zotit nė zemrat tona ėshtė njė punė e vazhdueshme, qė na transformon dita-ditės.

Teksti biblik nė hyrje tė kėtij studimi na tregon dilemėn, me tė cilėn ballafaqohen besimtarėt, tė cilėt ndihen vazhdimisht tė brengosur pėr shkak tė mėkatit dhe tė mungesės sė pėrsosmėrisė nė jetėn e tyre. Por, duhet ta vėmė re, gjithashtu, edhe ndryshimin radikal, qė ka ndodhur tek ta. Edhe pse mėkatojmė, hiri i shpėtimit bėn qė tė mos jemi mė skllevėr tė mėkatit. Nėse ia kemi falur me tė vėrtetė jetėn Krishtit, atėherė nuk jemi tė sunduar mė prej fuqisė sė mėkatit. Pronarit tė skllavit i ka humbur autoriteti, qė kishte dikur ndaj nesh. "Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit" (Romakėve 6:6)... "Edhe veshėt njeriun e ri, qė pėrtėrihet nė njohurinė sipas shėmbullit tė atij qė e krijoi" (Kolosianėve 3:10).

Beteja

E dimė se nė shpirtin tonė po bėhet luftė kundėr fuqisė sė mėkatit. Nėpėrmjet tundimeve, Satanai pėrpiqet tė na ēojė prapė nė skllavėri. Por Fryma e Shenjtė na tėrheq drejt njė jete mė tė plotė nė besim dhe shenjtėri. Rezultati i kėsaj beteje varet nga vendimet, qė marrim. "Qė tė zhvisheni, pėr sa i takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės, dhe tė pėrtėriteni nė frymėn e mendjes suaj dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės" (Efesianėve 4:22-24). Pėr kė jetojmė? "Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezu Krishtin, Zotin tonė. Le tė mos mbretėrojė, pra, mėkati nė trupin tuaj tė vdekshėm, qė t’i bindeni atij nė epshet e veta. As mos i jepni gjymtyrėt tuaja nė shėrbim tė mėkatit si mjete paudhėsie, por tregoni veten tuaj te Perėndia, si tė gjallė prej sė vdekurish, dhe gjymtyrėt tuaja si mjete drejtėsie pėr Perėndinė" (Romakėve 6:11-13).

Jeta e re

E shohim, pra, se gjithēka varet nga fakti se kujt i nėnshtrohemi. Kjo jetė e re, qė na ėshtė dhėnė, pėrmes sakrificės sė Krishtit nė kryq, na tregon se nuk duhet tė jemi nėn kontrollin e mėkatit. "Ne, pra, u varrosėm me tė me anė tė pagėzimit nė vdekje, qė, ashtu si Krishti u ringjall prej sė vdekurish me anė tė lavdisė sė Atit, kėshtu edhe ne gjithashtu tė ecim nė risinė e jetės" (Romakėve 6:4). Nuk duhet tė lejojmė, qė mėkati tė na ēojė pėrsėri nė skllavėri mendore e shpirtėrore. "Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezu Krishtin, Zotin tonė" (Romakėve 6:11). Le tė meditojmė rreth faktit se kemi njė marrėdhėnie tė gjallė me Atė, i Cili pagoi ēmimin pėr shpengimin tonė prej mėkatit dhe, duke vepruar kėshtu, bashkėveprojmė me Tė, e jo me mishin.

Pėrfundim

Pėrsa kohė qė jetojmė nė kėtė botė mėkatare, beteja pėr pėrsosmėri do tė vazhdojė tė luftohet dita-ditės. Por, me ēdo tundim tė pėrditshėm na jepet fuqi e pėrditshme pėr tė dalė fitimtarė. Ēdo ditė, duhet tė mėsojmė t'i besojmė edhe mė shumė Krishtit dhe drejtėsisė sė Tij. Perėndia ka pėr ta mbaruar punėn, qė ka nisur tek ne. "Duke qėnė i bindur pėr kėtė, se ai qė nisi njė punė tė mirė nė ju, do ta pėrfundojė deri nė ditėn e Jezu Krishtit" (Filipianėve 1:6). Tek e shohim se ka prapė mėkate, qė duhen zhdukur prej jetės sonė, i afrohemi Krishtit pėr pastrim dhe pėr fuqinė pėr t'iu rezistuar kėtyre mėkateve. "Po t’i rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (1 Gjonit 1:9)... "Le tė synojmė pėrkryerjen" (Hebrenjve 6:1), duke patur "nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė" (Kolosianėve 3:2).

 24/7/2009