"Prandaj po ju them: mos u shqetėsoni pėr jetėn tuaj, pėr atė qė do
tė hani ose do tė pini, as pėr trupin tuaj, pėr atė qė do tė vishni. A
nuk ėshtė vallė jeta mė me vlerė se ushqimi dhe trupi mė me vlerė se
veshja? Vini re zogjtė e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin
nė hambare; megjithatė Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumė mė
tepėr se sa ata? Dhe cili nga ju, me gjithė kujdesin e tij, mund ti shtojė
shtatit tė tij qoftė edhe njė kubit tė vetėm? Pse shqetėsoheni pėr
veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakėt e fushės: ata nuk lodhen dhe nuk
tjerrin; dhe unė, pra, po ju them se Salomoni vetė, me gjithė lavdinė e tij,
nuk ishte veshur si ndonjė nga ata. Tani nėse Perėndia e vesh kėshtu barin e
fushės, qė sot ėshtė dhe nesėr hidhet nė furrė, vallė nuk do tju veshė
shumė mė tepėr ju, njerėz besimpakė? Mos u shqetėsoni, pra duke thėnė:
"Ēfarė do tė hamė ose ēfarė do tė pimė, ose me ēfarė do tė
vishemi?". Sepse janė paganėt ata qė kėrkojnė tė gjitha kėto gjėra;
Ati juaj qiellor, pra, e di mirė se ju keni nevojė pėr tė gjitha kėto gjėra.
Por para sė gjithash kėrkoni mbretėrinė e Perėndisė dhe drejtėsinė e tij
dhe tė gjitha kėto gjėra do tju shtohen. Mos u brengosni, pra, pėr tė
nesėrmen, sepse e nesėrmja do tė kujdeset vetė pėr vete. Secilės ditė i
mjafton pikėllimi i vet" (Mateu 6:25-34).
Parathėnie
Tekstin e mėsipėrm duhet ta kujtojmė vazhdimisht, sepse e kemi zakon tė shqetėsohemi e tė merakosemi. Shqetėsimi ėshtė e kundėrta e besimit dhe armiku i tij. Shqetėsimi shkakton dyshime, tė cilat, po tė mos sfidohen, e dobėsojnė jetėn shpirtėrore.
Shikoni rreth e rrotull!
Jezusi na inkurajon, qė tė mos shqetėsohemi pėr jetėn. E prapėseprapė, ne shqetėsohemi dhe i bėjmė pyetje vetes se si do tė mbijetojmė nė kėtė periudhė tė vėshtirė ekonomike, se si do ta sigurojmė bukėn e gojės, apo se si do tė kemi mundėsi, qė tė blejmė rroba pėr t'u veshur. Pa tė mendojmė pak e t'i bėjmė pyetje vetes, nėse na ka lėnė apo jo Perėndia ndonjėherė, pa na i siguruar tė gjitha gjėrat, qė na janė nevojitur gjatė gjithė jetės? Sa herė kemi qenė pa bukė e gati sa duke vdekur nga uria? Kur ishte hera e fundit, qė dolėm rrugėve, pa kėpucė?
Zogjtė, p.sh. as nuk mbjellin farė nė pranverė, as nuk korrin nė vjeshtė. E megjithatė, nuk kemi parė akoma qoftė edhe njė zog tė vetėm, qė tė ulet nė degėn e pemės, duke u shqetėsuar pėr ushqimin, rrobat, apo folenė e vet. Zogjtė nuk shqetėsohen, sepse gjithēka, pėr tė cilėn kanė nevojė, iu sigurohet nga dita nė ditė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr lulet. Ato nuk rrinė gjithė ditėn pėrpara pasqyrės, duke e zbukuruar veten. Pėrkundrazi, ėshtė Perėndia Ai, qė i bėn ato tė bukura. Edhe lulja mė e thjeshtė ėshtė veshur mė mirė, sesa mbreti mė i pasur i kėsaj bote, sepse ēdo petale e saj ėshtė krijuar prej Perėndisė. Ne jemi mė tė rėndėsishėm pėr Zotin, sesa ē'janė zogjtė dhe lulet. Ai na do dhe do tė na japė gjithēka, qė na nevojitet. "Unė kam qenė fėmijė dhe tani jam plakur, por nuk e kam parė kurrė tė drejtin tė braktisur dhe pasardhėsit e tij tė lypin bukė" (Psalmi 37:25).
Hidhini sytė lart!
Perėndia, Ati ynė e di se ē'na nevojitet. Mund tė dėshirojmė shumė gjėra, por, edhe kur nuk arrijmė tė marrim gjithmonė atė qė duam, pėr njė gjė tė jemi tė sigurtė, se do tė na jepet gjithmonė ajo, pėr tė cilėn kemi nevojė. Po t'i hedhim sytė nga Zoti, do tė gjejmė inkurajim dhe ngushėllim. Ai nuk habitet prej surprizave, ashtu siē habitemi ne. "Unė i ngre sytė nga malet; nga do tė mė vijė ndihma? Ndihma me vjen nga Zoti, qė ka bėrė qiejtė dhe tokėn. Ai nuk do tė lejojė qė tė tė merren kėmbėt, ai qė tė mbron nuk do tė dremitė. Ja, ai qė mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. Zoti ėshtė ai qė tė mbron, Zoti ėshtė hija jote, ai ndodhet nė tė djathtėn tėnde. Dielli nuk ka pėr tė tė goditur ditėn, as hėna natėn. Zoti do tė tė ruajė nga ēdo e keqe; ai do tė ruajė jetėn tėnde. Zoti do tė ruajė daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe pėrjetė" (Psalmi 121).
Kur harrojmė qė t'i kemi "nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė", atėherė e humbasim besimin (Kolosianėve 3:2). Nėse nuk e besojmė se Perėndia ėshtė nė gjendje, qė tė na i plotėsojė tė gjitha nevojat dhe tė kujdeset pėr ne, atėherė ē'mesazh do t'iu pėrcjellim atyre, qė nuk e njohin Atė? Duhet t'i hedhim sytė nga Zoti pėr gjithēka. Duhet t'i lutemi Atij. Kjo do tė thotė qė Atė duhet ta vėmė nė plan tė parė nė zemrėn tonė. Gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn tonė nuk duhet tė jetė familja, apo shtėpia, apo pasuria. Pėrkundrazi gjėja mė e rėndėsishme ėshtė t'i japėsh Zotit vendin e duhur.
Mos e kini mendjen tek e nesėrmja!
Tė gjithė biem nė kurthin e shqetėsimit, duke u merakosur pėr tė nesėrmen, ose pėr ndonjė ditė tjetėr tė shėnuar nė kalendar. Mund tė jetė p.sh. njė takim i rėndėsishėm, apo njė operacion, apo qoftė edhe njė udhėtim, apo rrugė e gjatė. Por ē'pėrfitojmė prej tė shqetėsuarit? A forcohemi mė shumė, apo lodhemi e s'kemi mė fuqi pėr nesėr, ngaqė kemi ndenjur gjithė natėn pa gjumė, duke u merakosur? Ngjarjet e sė nesėrmes mund tė jenė vėrtet tė tmerrshme, por nuk e dimė madje, nėse do tė jemi gjallė, apo jo, pėr t'i pėrjetuar ngjarje tė tilla. Perėndia do, qė tė mos e kemi mendjen tek e nesėrmja, por qė tė inkurajohemi nga prania e Tij e tanishme. Perėndia ka pėr tė qenė i ulur mbi fronin e Tij mbretėror edhe nesėr.
Pėrfundim
![]()
© 22/12/2009