Pse urrehen tė krishterėt?

"Jo sikundėr Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau vėllanė e vet. Dhe pėr ēfarė arėsye e vrau atė? Sepse veprat e tij ishin tė liga dhe ato tė tė vėllait ishin tė drejta. Mos u ēuditni, vėllezėr tė mi, nėse bota ju urren" (1 Gjonit 3:12-13) .

Parathėnie

Nuk ėshtė gjė e mirė tė tė urrejnė e tė tė pėrbuzin tė tjerėt. Por, le tė mos harrojmė se pavarėsisht sesa na urren bota, Perėndia na do mė shumė se ē'mund ta imagjinojmė dot nė kėtė jetė.

Armiqtė tanė

"Po tė ishit nga bota, bota do tė donte tė vetėt; por sepse nuk jeni nga bota, por unė ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren" (Gjoni 15:19).

Nuk ėshtė gjithmonė e mundur ta gjykosh drejt karakterin e njė njeriu thjesht nga shokėt e miqtė, qė e rrethojnė. Por, karakterin e tij mund ta gjykojmė shumė mirė, duke parė se kush janė armiqtė e tij. Bota mėkatare do tė vetėt, por i urren tė gjithė ata, qė e ndjekin me tė vėrtetė Zotin Jezus Krisht.

Ka tė krishterė, qė habiten, kur i urrejnė tė tjerėt. Kėrkojnė qė tė duhen, tė nderohen e  tė respektohen, ngaqė janė qytetarė tė mirė, paqedashės e mirėbėrės. Por, nėse bota e urreu dhe e vrau Mjeshtrin tonė, atėherė pse duhet t'i kėrkojmė asaj, qė tė na trajtojė neve mė mirė? "Nėse bota ju urren, ta dini se mė ka urryer mua para jush" (Gjoni 15:18). Bota, siē e shau Jezusin, ashtu do tė na shajė edhe neve: "I mjafton dishepullit tė bėhet si mėsuesi i tij dhe shėrbėtorit tė bėhet si zotėria e tij. Nė se tė zotin e shtėpisė e quajtėn Beelzebub, aq mė tepėr do t’i quajnė ashtu ata tė shtėpisė sė tij!" (Mateu 10:25).

Armiqtė tanė mund tė ndodhen gjithashtu edhe midis atyre tė ashtu-quajturve 'tė krishterė'. Ishin pikėrisht drejtuesit fetarė ata, qė ishin pėrgjegjės pėr persekutimin dhe vdekjen e Shpėtimtarit. Pėrpara atyre, qė e kishin urryer dhe mohuar vetė Krishtin, Stefani e pėrmblodhi mirė kėtė ēėshtje, nė momentin kur po e gjykonin pėr ta vrarė: "Cilin nga profetėt nuk e pėrndoqėn etėrit tuaj? Ata vranė edhe ata qė paralajmėronin ardhjen e tė Drejtit, pėr tė cilin tani ju jeni bėrė tradhtarė dhe vrasės" (Veprat e Apostujve 7:52).

Mėnyra se si sillet bota

Vitet kalojnė, por tė persekutuarit e njerėzve tė Perėndisė mbetet po ai. I njėjti persekutim ndodhi edhe nė fillimin e historisė botėrore, kur Kaini vrau vėllanė e tij, Abelin. Pse e urrente kaq shumė vėllanė e vet Kaini? Ngaqė Abeli donte t'i shėrbente Zotit e t'i bindej Atij besnikėrisht. "Por Adami njohu Evėn, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: "Fitova njė burrė nga Zoti". Pastaj lindi Abeli, vėllai i tij. Dhe Abeli u bė bari kopesh, ndėrsa Kaini u bė punonjės i tokės. Me kalimin e kohės, Kaini i bėri njė ofertė frutash tė tokės Zotit; por Abeli i ofroi edhe ai tė parėlindurit e kopesė sė tij dhe yndyrėn e tyre. Dhe Zoti e ēmoi Abelin dhe dhuratėn e tij, por nuk ēmoi Kainin dhe ofertėn e tij. Dhe kėshtu Kaini u pezmatua shumė dhe fytyra e tij mori njė pamje tė dėshpėruar. Atėherė Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote ėshtė dėshpėruar? Nė rast se bėn mirė a nuk do tė pranohesh? Por nė qoftė se bėn keq, mėkati po tė ruan te porta dhe dėshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh". Dhe Kaini foli me tė vėllanė, Abelin; kur u gjendėn nė fushė, Kaini u ngrit kundėr vėllait tė tij Abelit dhe e vrau" (Zanafilla 4:1-8). Kėtu pėrmblidhet e tėrė historia e Izraelit, e botės dhe e kishės sė rreme. "Jeruzalem, Jeruzalem, qė i vret profetėt dhe i vret me gurė ata qė tė janė dėrguar!" (Mateu 23:37).

Pse na urrejnė?

Gjon Uesli, nė komentimin, qė i bėn vargut nė hyrje tė kėtij studimi, thotė kėshtu: "Kaini ishte nga i ligu - kjo na tregon se ai ishte njė fėmijė i djallit, ngaqė vrau vėllanė e vet. E pėr ē'arsye e vrau? Ngaqė kishte bėrė faj? Jo, pėrkundrazi, ngaqė kishte bėrė mirė".

Bota nuk e ēan shumė kokėn, nėse e quajmė apo jo veten 'tė krishterė', pėrsa kohė qė nuk e vėmė nė praktikė atė, qė besojmė. Krishtėrimi i vėrtetė i vė njerėzit nė pozitė. "Prandaj u duket ēudi qė ju nuk rendni me ta nė po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq pėr ju" (1 Pjetrit 4:4)... "Sepse kushdo qė bėn gjėra tė mbrapshta e urren dritėn dhe nuk vjen te drita, qė tė mos zbulohen veprat e tij" (Gjoni 3:20). Bota e sheh besimin tonė si kėrcėnim ndaj veprimeve tė tyre mėkatare. Prania jonė i duket asaj si qortim ndaj mėkatit dhe si paralajmėrim i gjykimit, qė po afron.

Pėrfundim   

S'ka besimtar tė vėrtetė (qoftė sot, qoftė nė tė shkuarėn), qė s'ka pėrjetuar urrejtje, kundėrshtime, mohime dhe armiqėsi pėr kauzėn e Krishtit. Sapo flasim hapur pėr Zotin, e ndjejmė dhe e kuptojmė zemėrimin e Satanait dhe tė atyre, qė paguhen prej tij. Duhet tė gėzohemi, kur e dimė se jemi mes njė shoqėrie tė mirė, kur ballafaqohemi me persekucionin: "Gėzohuni dhe ngazėllohuni, sepse shpėrblimi juaj ėshtė i madh nė qiej, sepse kėshtu i kanė pėrndjekur profetėt qė qenė para jush” (Mateu 5:12).

© 17/1/2009