Parathėnie
Edhe atij, qė ka vite nė besim, jeta e krishterė mund t'i duket si barrė, jo si bekim. Zakonisht ndjenja tė tilla vijnė nga mosbindja dhe mėkati. Ėshtė e qartė, pra, se kur dashuria pėr Perėndinė dhe popullin e Tij na ėshtė ftohur, atėherė kemi nevojė pėr njė rilindje personale.
Kemi nevojė, qė tė na prekė Perėndia
"Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron" (Isaia 6:1).
Izraeli ishte ambientuar me mbretin Uziah, ndaj edhe vdekja e tij i solli kombit pasiguri. Ishte pikėrisht kjo ndjenjė pasigurie, qė e bėri profetin Isaia t'i lutej edhe mė shumė Perėndisė. Kjo lutje u kthye nė njė vizion tė lavdisė sė mahnitshme tė Zotit. Po ne, a e ndjejmė tė nevojshme, qė Perėndia tė na e prekė sėrish jetėn?
Perėndia ynė mbretėron
"Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit tė tij mbushnin tempullin. Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy fluturonte. Njeri i bėrtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e tij". Shtalkat e portės u tronditėn nga zėri i atij qė bėrtiste, ndėrsa tempulli po mbushej me tym" (Isaia 6:1-4).
Uziah vdiq, por Perėndia ishte akoma mbi fronin e Tij, duke punuar pėr tė realizuar planin e Vet. Jeta mund tė na sjellė vėshtirėsi nga mė tė ndryshmet, por nuk duhet ta harrojmė kurrė se Zoti mbretėron. Na duket nganjėherė sikur po shkatėrrohemi, por Perėndia ėshtė nė kontroll. "Ndaluni dhe pranoni qė jam Perėndi" (Psalmi 46:10).
Po, Perėndia ėshtė mbi Fronin e Qiellit, por le tė mos e harrojmė kurrė se Ai ėshtė absolutisht i shenjtė dhe i pastėr. Qėniet ėngjėllore mbuluan fytyrat e tyre nė praninė e lavdisė sė shenjtėrisė sė Perėndisė. Themelet e Tempullit Qiellor u dridhėn prej fuqisė sė Shenjtėrisė sė Tij. Ē'nėnkuptojmė me kėtė? Nėse ėngjėjt dhe objektet jofrymore dridhen nė praninė e Perėndisė, ne duhet tė dridhemi edhe mė shumė se ato. Kurrė nuk kemi pėr tė patur njė zemėr tė ftohtė, apo njė zemėr tė ngurtė, nėse besojmė me tė vėrtetė se Perėndia mbretėron nė shenjtėri tė lavdishme.
I papastėr
"Atėherė unė thashė: "I mjeri unė! Unė jam i humbur, sepse jam njė njeri me buzė tė papastra dhe banoj nė mes tė njė populli me buzė tė papastra; megjithatė sytė e mi kanė parė Mbretin, Zotin e ushtrive" (Isaia 6:5).
Isaia e kuptoi se nė ē'gjendje ishte, vetėm atėherė kur sytė e tij panė Zotin. Ai nuk e krahasoi veten me tė tjerėt, por, pėrkundrazi, e pa sesa mėkatar ishte pėrpara Perėndisė. Nėse duam qė tė pėrjetojmė me tė vėrtetė njė rilindje personale, atėherė na duhet ta marrim nė konsideratė edhe mėkatin mė tė vogėl tė jetės sonė. Vini re se si profeti ia rrėfeu mėkatin e tij Perėndisė dhe e mbajti shėnim kėtė fakt nė librin e tij. Pak rėndėsi ka se sa tė shenjtė na quajnė tė tjerėt. Ajo qė ka rėndėsi, ėshtė se sa tė shenjtė na konsideron Perėndia.
Pastrimi
"Atėherė njė nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė dorė njė urė zjarri, qė kishte marrė me mashė nga altari. Me tė ai preku gojėn time dhe tha: "Ja, kjo preku buzėt e tua, paudhėsia jote hiqet dhe mėkati yt shlyhet" (Isaia 6:6-7).
Perėndia i shfaqi Isaias shenjtėrinė dhe lavdinė e Tij, jo pėr ta shkatėrruar, por pėr ta inkurajuar atė, qė t'i afrohej Atij edhe mė shumė. Sapo profeti veproi kėshtu dhe u pendua pėr mėkatet e tij, Perėndia e bekoi, duke e falur. Pak rėndėsi ka sesa mėkatare ėshtė jeta jonė. Perėndia ka fuqi pėr ta na rinovuar prapė. Ata qė pendohen, gjithmonė do tė pastrohen. "Ejani, pra, dhe tė diskutojmė bashkė, thotė Zoti, edhe sikur mėkatet tuaja tė ishin tė kuqe flakė, do tė bėhen tė bardha si bora, edhe sikur tė ishin tė kuqe tė purpur, do tė bėhen si leshi" (Isaia 1:18)... "Po ti rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (1 Gjonit 1:9). Ai na ka premtuar se do tė na shkatėrrojė mėkatin, jo neve. "Sa larg ėshtė lindja nga perėndimi, aq shumė ai ka larguar nga ne fajet tona" (Psalmi 103:12).
Dėgjimi i zėrit tė
Perėndisė
"Pastaj dėgjova zėrin e Zotit" (Isaia 6:8).
Kur na falet mėkati dhe na pastrohet zemra, atėherė e dėgjojmė mė mirė zėrin e Zotit. Fjala e Tij bėhet sėrish mė e freskėt, mė e fuqishme dhe mė inkurajuese.
Bindja
"Pastaj dėgjova zėrin e Zotit qė thoshte: "Kė tė dėrgoj dhe kush do tė shkojė pėr ne?". Unė u pėrgjigja: "Ja ku jam, dėrgomė mua!" (Isaia 6:8).
Zemrėn e kemi gur ndaj Perėndisė, ngaqė nuk i jemi bindur Atij. Bindja besnike na vendos automatikisht mbi shkėmbin e palėkundur tė fjalės sė Tij. "Unė kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u pėrkul mbi mua dhe dėgjoi britmėn time. Mė nxorri jashtė njė grope shkatėrrimi, nga balta e moēalit, i vendosi kėmbėt e mia mbi njė shkėmb dhe i ka bėrė tė qėndrueshme hapat e mia. Ai vuri nė gojėn time njė kantik tė ri pėr tė lėvduar Perėndinė tonė; shumė njerėz kanė pėr ta parė kėtė, do tė dridhen dhe do ti besojnė Zotit" (Psalmi 40:1-3)... "Prandaj, ai qė i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė praktikė, mund tė krahasohet prej meje me njė njeri tė zgjuar, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi shkėmb" (Mateu 7:24).
Nėse jemi gati pėr t'iu pėrgjigjur thirrjes sė Perėndisė, atėherė Ai ka njė plan tė mrekullueshėm pėr ne. Do tė na vajosė me Frymėn e Shenjtė nė momentin, kur ia dorėzojmė veten Atij.
Pėrfundim
![]()
© 26/9/2009