Shenjtėria e Perėndisė

"Ti i ke sytė tepėr tė pastėr pėr tė parė tė keqen dhe nuk e shikon dot paudhėsinė" (Habakuku 1:13).

Parathėnie

Nė njė kohė, kur imoraliteti dhe doktrinat e rreme kanė zėnė rrėnjė edhe nė kishė, nuk ėshtė pėr t'u habitur kur shohim sesa tė paktė janė ata besimtarė, tė cilėt e kuptojnė mirė nga ana biblike se kush ėshtė nė tė vėrtetė Perėndia. Nė Bibėl, Ai na paraqitet si njė Perėndi absolutisht dhe pėrsosshmėrisht i shenjtė. Nė fakt, po qe se Zoti nuk do tė ishte i shenjtė, Ai nuk do tė ishte dot as Perėndi i Gjithėpushtetshėm. Si shpjegohet pra, atėherė, qė shumica e njerėzve kujtojnė se Perėndia e bėn njė sy qorr e njė vesh shurdh, kur bėhet fjalė pėr mėkatet e tyre? Nuk ėshtė Perėndia Ai, qė nuk ėshtė i shenjtė, por koncepti qė kanė kėta njerėz pėr Tė ėshtė i njollosur prej botės dhe mėkatit.

Sakrifica supreme e Krishtit

Jezusi mori mbi kryq mėkatet e ēdo burri, gruaje dhe fėmije. "Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne ai qė nuk njihte mėkat" (2 Korintasve 5:21). Nuk ėshtė pėr t'u habitur, pra, qė Atit Perėndi iu desh qė t'i kthente sytė mėnjanė e tė mos e shihte Birin e Vet mbi kryq: "Ishte afėrsisht ora e gjashtė dhe errėsira e mbuloi gjithė vendin deri nė orėn e nėntė. Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda nė mes" (Luka 23:44-45). Prandaj edhe Perėndia Bir u ndje i braktisur: "Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?” (Mateu 27:46). Sytė e dlirė tė Perėndisė nuk mund ta shihnin dot Jezusin, ngaqė mėkati ynė ishte mbi Tė.

Bibla e Shenjtė ėshtė fjala e Perėndisė sė Shenjtė

"Duke ditur sė pari kėtė: qė asnjė profeci e Shkrimit nuk ėshtė objekt i interpretimeve tė veēanta. Sepse asnjė profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerėzit e shenjtė tė Perėndisė kanė folur, tė shtyrė nga Fryma e Shenjtė" (2 Pjetrit 1:20-21).

Bibla nuk ėshtė thjesht njė koleksion premtimesh apo thėniesh tė urta. Ėshtė i vetmi libėr i shenjtė, qė i ka dhėnė Perėndia njeriut. Si shpjegohet, atėherė, qė ata qė bazohen nė kėtė libėr, nuk arrijnė ta shohin dot Perėndinė e shenjtė brenda faqeve tė tij? Koncepti qė kemi pėr Perėndinė, duhet t'i pėrngjasė atij koncepti, qė na prezantohet edhe nė Bibėl. Fatkeqėsisht, shumica e tė krishterėve e trajtojnė Biblėn sikur tė ishte supermarket, d.m.th. marrin prej saj ato vargje, qė iu pėlqejnė mė shumė dhe lėnė pas ato qė nuk iu pėlqejnė. Perėndia nuk na ka dhėnė kurrė lirinė pėr tė vepruar nė mėnyrė tė tillė. Bindja qė tregojmė ndaj tė vėrtetės biblike, reflektohet nė mėnyrėn sesi e konsiderojmė Perėndinė dhe sesi e jetojmė jetėn.

Ligėsia e mėkatit

Dhuna, abortet dhe imoraliteti janė vazhdimisht nė rritje, pavarėsisht se ē'na thotė qeveria. Tmerrohemi, kur dėgjojmė se dikush ėshtė vrarė nė rrugėt e qyteteve tona, por duhet tė tmerrohemi akoma edhe mė shumė, kur dėgjojmė rreth mėkateve, qė kryhen brenda pėr brenda mureve tė kishave tona. Kisha duhet tė jetė si drita nė errėsirė, por errėsira ia ka shuar dritėn. Kisha tani i toleron pikėrisht tė njėjtat gjėra, pėr tė cilat vuajti e vdiq Krishti. E si mund tė mendojmė se nuk do t'i vuajmė fare pasojat, qė vijnė nga mungesa e tė mos nderuarit Perėndinė e shenjtė?

Si shpjegohet qė tė paktė janė ata pastorė, qė predikojnė rreth mėkatit dhe tė ligės nė shoqėrinė e sotshme? Shumica e tyre flasin vetėm rreth ēėshtjeve, qė nuk ofendojnė njeri. Predikuesit e hershėm, profetėt e Perėndisė, e denonconin mėkatin si nė botė, ashtu edhe brenda kishės. Kurse predikuesit e sotshėm janė mė tė prirur pėr t'i denoncuar ata besimtarė, qė flasin rreth shenjtėrisė, duke i akuzuar ata si fanatikė fetarė. Nė tė shkuarėn, Perėndia nderohej si njė Perėndi absolutisht i shenjtė, kurse sot Ai konsiderohet si Babagjyshi i Vitit tė Ri, i cili iu jep dhurata fėmijėve mė tė pasjellshėm, edhe pse ata nuk i meritojnė dhurata tė tilla.

Pėrsosshmėria e Perėndisė

Profeti Isaia, nė vizionin, qė pati rreth fronit tė Perėndisė, tha: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e tij" (Isaia 6:3). E kuptoi se Perėndia ishte pėrsosshmėrisht i shenjtė, kurse ai vetė ishte absolutisht mėkatar: "I mjeri unė! Unė jam i humbur, sepse jam njė njeri me buzė tė papastra dhe banoj nė mes tė njė populli me buzė tė papastra; megjithatė sytė e mi kanė parė Mbretin, Zotin e ushtrive" (Isaia 6:5). Por sot, koncepti qė kanė njerėzit pėr Perėndinė, ėshtė shumė i ndryshėm nga ai i Isaias.

Edhe apostulli Pal e kuptoi se Perėndia ėshtė i shenjtė dhe i pėrsosur. Por, nė tė njėjtėn kohė, ai na tregon se Zoti pret qė edhe fėmijėt e Tij tė veēohen nga bota. "Mos hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ē’lidhje ka drejtėsia me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin? Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin? Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: “Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im”. Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do t’ju pranoj, dhe do tė jem si njė Atė pėr ju, dhe ju do tė jeni pėr mua si bijtė e bijat, thotė Zoti i Plotfuqishėm” (2 Korintasve 6:14-18). Neglizhenca qė tregojmė, pėr tė ecur nė shenjtėri e pėr tė synuar drejt pėrsosshmėrisė, korespondon me mungesėn e tė kuptuarit nga ana jonė tė shenjtėrisė dhe pėrsosshmėrisė sė Perėndisė. "Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė” (1 Pjetrit 1:16)... "Jini, pra, tė pėrkryer, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj, qė ėshtė nė qiej” (Mateu 5:48).   

Pėrfundim

E si mund tė transformohemi, kur nuk e shohim Perėndinė si absolutisht tė shenjtė? E si mund ta pėrfaqėsojmė Krishtin para kėsaj bote mėkatare, kur refuzojmė pėr ta nderuar Atė, duke ecur vetė nė shenjtėri? Kur koncepti qė kemi pėr Perėndinė, ėshtė i drejtė, atėherė do tė mund tė pėrdoremi fuqishėm prej Tij, pėr t'iu pėrhapur tė humburve ungjillin, qė ndryshon jetė: "Atėherė njė nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė dorė njė urė zjarri, qė kishte marrė me mashė nga altari. Me tė ai preku gojėn time dhe tha: "Ja, kjo preku buzėt e tua, paudhėsia jote hiqet dhe mėkati yt shlyhet". Pastaj dėgjova zėrin e Zotit qė thoshte: "Kė tė dėrgoj dhe kush do tė shkojė pėr ne?". Unė u pėrgjigja: "Ja ku jam, dėrgomė mua!" (Isaia 6:6-8).

© 7/3/2009