Shpengimi ėshtė i plotė

"U ēua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e tė gjallėve dhe ishte goditur pėr shkak tė shkeljeve tė popullit tim? Kishin caktuar ta varrosnin bashkė me tė pabesėt, po kur vdiq e vunė me tė pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjė dhunė dhe nuk kishte pasur asnjė mashtrim nė gojėn e tij. Por i pėlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bėnte tė vuante. Duke ofruar jetėn e tij si flijim pėr mėkatin, ai do tė shikojė pasardhės, do tė zgjasė ditėt e tij, dhe vullneti i Zotit do tė ketė mbarėsi nė duart e tij. Ai do tė shikojė frytin e mundimit tė shpirtit tė tij dhe do tė jetė i kėnaqur; me anė tė diturisė sė tij, i drejti, shėrbėtori im, do tė bėjė tė drejtė shumė veta, sepse do tė marrė pėrsipėr paudhėsitė e tyre. Prandaj do t’i jap pjesėn e tij midis tė mėdhenjve, dhe ai do ta ndajė plaēkėn me tė fuqishmit, sepse e ka pėrkushtuar jetėn e tij deri nė vdekje dhe u pėrfshi midis keqbėrėsve; ai ka mbajtur mėkatin e shumė vetave dhe ka ndėrhyrė nė favor tė shkelėsve" (Isaia 53:8-12).

Parathėnie

Kapitulli i 53-tė i Isaias ka tė bėjė me vuajtjen, vdekjen dhe ringjalljen e Zotit tonė Jezus Krisht. Atė e hodhėn poshtė, e lėnduan, e shanė dhe e goditėn pėr hatrin tonė. Pėr ne, Ai pagoi ēmimin mė tė madh, pėr tė na shpėtuar prej mėkatit. Prandaj, pra, nuk mund tė ketė asnjė Shpėtimtar tjetėr.

Ringjallja

Vuajtja dhe vdekja e Krishtit nė kryq ishte plan i Perėndisė pėr tė shpėtuar mėkatarėt. Edhe pse e dimė se Atit Perėndi iu desh qė ta kthente kokėn mėnjanė, kur i Biri tha: "Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?” (Mateu 27:46), prapėseprapė ky s'ishte njė gabim nga ana e Perėndisė, sepse "i pėlqeu Zotit ta rrihte". Pėrkundrazi, kryqi ishte plani i Perėndisė, qė e dinte se Mesia do tė pėrēmohej dhe do tė hidhej poshtė (shiko Isaia 53:3). Jezusi e dha Veten e Tij pėr tė shpenguar botėn.

Por kjo histori nuk mbaron me vdekjen e Krishtit. Prandaj edhe ne nuk mbajmė tė varur nė qafė njė kryq me Shpėtimtarin nė tė. Vdekja e Tij nuk tregon se plani i Perėndisė ka dėshtuar, por, pėrkundrazi, kjo vdekje ėshtė fitorja mė e madhe nė botė. I pėlqeu Atit, qė ta ngrinte Krishtin prej sė vdekuri nė ditėn e tretė dhe t'i zgjaste ditėt (Isaia 53:10). Si vdekja, ashtu edhe ringjallja e Tij ishin pėrmbushje e planit tė Perėndisė, pėr ta kthyer njeriun mėkatar prapė tek Krijuesi i tij. Ky ėshtė, pra, ungjilli i vėrtetė i Krishtit. "Sepse unė ju kam transmetuar para sė gjithash ato qė edhe unė vetė i kam marrė, se Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall tė tretėn ditė, sipas Shkrimeve" (1 Korintasve 15:3-4).

Shfajėsimi

Njerėzimi meriton vetėm zemėrimin e plotė tė Perėndisė ndaj mėkatit. Por Zoti Jezus Krisht i plotėsoi Vetė tė gjitha kėrkesat e drejta tė ligjit. Vdekja e Tij nė kryq ėshtė e mjaftueshme pėr shpėtimin e cilitdo, qė vjen tek Ai. "Prandaj edhe mund tė shpėtojė plotėsisht ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė" (Hebrenjve 7:25).

Drejtėsia ka triumfuar. Nuk mund ta paguanim vetė ēmimin pėr mėkatet tona. Prandaj edhe nuk mund tė shfajėsoheshim dot kurrė nė sytė e Perėndisė. Sakrifica e Krishtit na tregon jo vetėm se Perėndia ėshtė i drejtė, por gjithashtu edhe se Ai i shfajėson e i bėn tė drejtė tė gjithė ata, qė i besojnė Atij. "Por janė shfajėsuar falas me anė tė hirit tė tij, nėpėrmjet shpengimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus. Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė, pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit" (Romakėve 3:24-26). Pėrmbushja e planit u vulos atėherė, kur Zoti thirri: "U krye!” (Gjoni 19:30). Shpengimi ėshtė i plotė dhe ai mėkatar, qė i beson Jezusit, tani konsiderohet i pafajshėm prej Perėndisė. "Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė" (Romakėve 5:1).

Ai jeton!

Nuk ka lajm mė tė mirė se ky, d.m.th. Jezusi nuk ėshtė i vdekur, por pėrkundrazi, Ai "gjithmonė rron qė tė ndėrmjetėsojė" pėr ne (Hebrenjve 7:25). Ai "e zbrazi veten e tij" (Filipianėve 2:7) dhe, duke iu bindur Perėndisė Atė, shkoi nė kryq (Filipianėve 2:8). Tani Ai mbretėron pėrgjithmonė si Zot, si Shpėtimtar dhe si Perėndi. "Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr, qė nė emėr tė Jezusit tė pėrkulet ēdo gju i krijesave (ose gjėrave) qiellore, tokėsore dhe nėntokėsore, dhe ēdo gjuhė tė rrėfejė se Jezu Krishti ėshtė Zot, pėr lavdi tė Perėndisė Atė" (Filipianėve 2:9-11).

Kjo ėshtė, pra, arsyeja pse besojmė se Krishti ėshtė "avokati" ynė "te Ati" (1 Gjonit 2:1). Besojmė se Ai ndėrmjetėson pėr ne. "Kush ėshtė ai qė do t’i dėnojė? Krishti ėshtė ai qė vdiq, po pėr mė tepėr ai u ringjall; ai ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė dhe ai ndėrmjetėson pėr ne" (Romakėve 8:34). Nuk ėshtė pėr t'u habitur, pra, qė Stefani pa "Jezusin qė rrinte nė kėmbė nė tė djathtėn e Perėndisė" (Veprat e Apostujve 7:55). Nuk kėrkojmė njė Shpėtimtar mbi kryq, apo nė varr. Pėrkundrazi, Ai ėshtė i gjallė dhe mbretėron nė Fronin e Lavdisė si "Mbret mbi mbretėr dhe Zot mbi zotėr" (Zbulesa 19:16).

Pėrfundim

Borxhi ėshtė larė. Shpėtimtari i ringjallur ėshtė gati ta shpėtojė cilindo, qė e pranon Atė vetėm me anė tė besimit. Vetėm nė kėtė mėnyrė, Ai na pėrfaqėson nė Qiell.

© 25/4/2009