"Ēfarė tė themi, pra? A tė
mbetemi nė mėkat, qė tė teprojė hiri? Aspak! Ne qė jemi tė vdekur pėr mėkatin,
si do tė jetojmė akoma nė tė? Po a nuk e dini se ne tė gjithė qė u pagėzuam
nė Jezu Krishtin, u pagėzuam nė vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosėm me tė me
anė tė pagėzimit nė vdekje, qė, ashtu si Krishti u ringjall prej sė
vdekurish me anė tė lavdisė sė Atit, kėshtu edhe ne gjithashtu tė ecim nė
risinė e jetės. Sepse, nėse u bashkuam me Krishtin nė njė vdekje tė
ngjashme me tė tijėn, do tė jemi edhe e ringjalljes sė tij, duke ditur kėtė:
se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė
anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit. Nė fakt, ai qė ka
vdekur ėshtė shfajėsuar nga mėkati" (Romakėve 6:1-7).
Parathėnie
A mund tė keqėsohet edhe mė shumė sesa kaq gjendja e shoqėrisė dhe e botės, nė tė cilėn jetojmė sot? Ngado qė t'i kthejmė sytė, na duket sikur njerėzit e ligė po pėrpiqen vazhdimisht, qė tė shpikin mėnyra nga mė tė ndryshmet, si e si pėr tė mėkatuar ndaj Perėndisė, ndaj tė tjerėve, madje edhe ndaj vetė shėndetit tė tyre. Nė fakt, nuk ka humnerė mė tė thellė sesa ajo, qė i ka hapur vetė njeriu sot vetes sė tij. Kisha e Krishtit nuk bėn zė fare. Pastorėt e saj nuk tregojnė mė interes ndaj rėndėsisė sė mėkatit dhe tė pasojave tė tij. Shumica e besimtarėve kujtojnė se Perėndia e bėn njė vesh shurdh e njė sy qorr, kur ata mėkatojnė, ngaqė e kanė pranuar Krishtin si Shpėtimtar. Djalli i ka vaksinuar shumė njerėz, qė tė mos vuajnė pasojat e virusit tė mėkatit. Prandaj edhe njerėz tė tillė nuk e kanė problem tė mėkatuarin, ngaqė e dinė se janė tė shpėtuar. Sa keq duhet tė na vijė pėr ta!
Fjalėt qė pėrdor Bibla rreth mėkatit, janė komplet ndryshe nga ato tė pastorėve tė sotshėm. Nė momentin kur mėkati hyri nė botė pėrmes Adamit, Perėndisė i mbetėn vetėm dy opcione: ose ta shkatėrronte racėn njerėzore, ose tė dėrgonte njė Shpėtimtar, i cili do tė mund tė paguante ēmimin mė tė lartė pėr mėkatin. Nuk kishte as ėngjėll, as ndonjė qėnie tjetėr tė krijuar, qė tė mund ta shpengonte njerėzimin prej pasojave tė mėkatit. Prandaj, pra, ishte vetė Perėndia Ai, qė nė personin e Birit tė Tij, duhej tė bėhej flijim pėr mėkatin. "Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme" (Gjoni 3:16).
Perėndia nuk mund t'i mbyllė sytė pėrpara mėkatit. Ai e fal dhe e anullon mėkatin. Mėnyra e shpėtimit kishte mbi 4000 vjet, qė po pėrgatitej. Gjaku i kafshės sė therur nė Kopshtin e Edenit, si edhe flijimet e pėrditshme nė tempull i tregonin njeriut atė, pėr tė cilėn ai kishte nevojė mė shumė, d.m.th. qė njė kafshė e pafajshme tė dėnohej e tė merrte ndėshkimin, nė vend tė tij. Tė gjitha kėto oferta e flijime i hapėn rrugėn ardhjes sė Mesias, Zotit Jezus Krisht. Parajsa duhet tė jetė habitur shumė, kur Jezusi e la vendin e lavdisė sė Tij, pėr tė vdekur nė kryqin e Kalvarit nė vend tė mėkatarėve. Por Perėndia nuk kishte rrugė tjetėr si tė na shpėtonte. S'ka dyshim se Parajsa tani ėshtė zemėrthyer, kur sheh reagimet e njerėzve ndaj njė dhurate tė tillė tė madhe. "Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan" (Gjoni 1:11). S'ėshtė pėr t'u habitur, pra, se ka gėzim tė madh nė Qiell, kur njė mėkatar shpėtohet e kthehet tek Krishti! "Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij" (Gjoni 1:12)... "Dhe unė po ju them se po kėshtu nė qiell do tė ketė mė shumė gėzim pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet" (Luka 15:7).
Tė jetosh nė mėkat, ėshtė njėlloj sikur ta mohosh arsyen e ardhjes sė Krishtit nė botė pėr tė na shpėtuar. Ai besimtar, qė nuk heq dorė prej mėkatit, nuk e pranon as Krishtin si Zot, as fuqinė pastruese tė gjakut tė Tij. Pasazhi biblik nė hyrje tė kėtij studimi na e bėn tė qartė rrezikun, qė shkakton mėkati nė jetėn e njė besimtari. Ose jemi tė ēliruar prej mėkatit, ose jemi robėr tė tij - nuk ka opcion tjetėr. Ose jemi nė Krishtin, ose nuk jemi nė Tė. Prandaj, pra, nuk mund t'i themi vetes 'tė krishterė', nėse kemi marrė vendim tė bėjmė si tė na dojė qejfi, duke mos e pėrfillur udhėheqjen e Frymės sė Shenjtė dhe Fjalėn e Perėndisė.
"Prandaj dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do tju pranoj" (2 Korintasve 6:17). Nuk ėshtė vetėm ndarja prej botės, qė na bėn tė shenjtė, por ėshtė Perėndia Ai, qė me hirin dhe mėshirėn e Tij, na shenjtėron, nėse dėshirojmė. Por, si fillim, duhet t'i besojmė dhe t'i bindemi Atij. Perėndia nuk e pranon njė shenjtėri personale, sė cilės i mungon vepra e hirit tė Tij.
A ka rrugė tjetėr pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Qiellit? Edhe po tė ketė rrugė tjetėr, ajo nuk gjendet nė Bibėl. Po tė ketė rrugė tjetėr, atėherė nuk do tė ishte absolutisht e nevojshme, qė Jezusi tė vdiste nė kryq. Prandaj edhe ai, qė nuk heq dorė prej mėkatit, duhet ta pranojė gjykimin e Perėndisė, ngaqė nuk ka jetuar sipas standarteve tė Tij. Njėherė e njė kohė, fjala "shenjtėri" ishte e vendosur mbi shtėpinė e Perėndisė. Por tani, fjala 'mėkat' dallohet qartė, e pikturuar me ngjyra tė ndezura nė derėn e kėsaj shtėpie. Ajo, qė dikur urrehej si njė ligėsi e tmerrshme, tani kremtohet brenda kishės. "Atė ditė mbi zilkat e kuajve do tė skalitet: "SHENJTĖRIM ZOTIT". Tenxheret nė shtėpinė e Zotit do tė jenė si legenėt e vegjėl pėrpara altarit. Po, ēdo tenxhere nė Jeruzalem dhe nė Judė do ti shenjtėrohet Zotit tė ushtrive; tė gjithė ata qė do tė ofrojnė flijime do tė vijnė ti marrin pėr tė gatuar mishrat. Atė ditė nė shtėpinė e Zotit nuk do tė ketė mė asnjė tregtar" (Zakaria 14:20-21). Ėshtė kananeu ai, qė e drejton kishėn e sotshme, duke predikuar prej katedrės e duke lejuar qė tė praktikohen lloj-lloj mėkatesh brenda kishės. Edhe kur e shohim se fjala e Perėndisė po shtrembėrohet, nė mėnyrė qė tė bjerė dakort me mėkatet e kėtij brezi, ne duhet tė jemi ata, qė qėndrojmė tė patundur, nė mbrojtje tė tė vetmes rrugė shpėtimi, qė na ka dhėnė Zoti.
Kisha ėshtė e mbushur me pastorė tė marrė, qė iu mėsojnė doktrina tė marra atyre budallenjve, qė nuk pranojnė tė jetojnė sipas fjalės sė dlirė tė Perėndisė. Fryma e Shenjtė po i thėrret besimtarėt, qė t'i largohen gjykimit tė ardhshėm e t'i afrohen shenjtėrisė. "Sepse erdhi koha qė tė fillojė gjyqi nga shtėpia e Perėndisė" (1 Pjetrit 4:17). Besimtarėve iu dha garancia e drejtėsisė sė vėrtetė, qė nė momentin kur Krishti vdiq nė kryq. Ata qė i besojnė Atij, kanė njė uri e njė etje tė atillė, e cila nuk mund tė shuhet dot prej kėsaj bote mėkatare. "Lum ata qė janė tė uritur dhe tė etur pėr drejtėsi, sepse ata do tė ngopen" (Mateu 5:6).
Ai e bėn tė burgosurin tė lirė;
Gjaku i Tij pastron mėkatin,
Gjaku i Tij ėshtė i dobishėm pėr mua.
(Ēarls Uesli)
![]()
© 20/6/2009