Streha dhe forca e besimtarit

Teksti i studimit: Psalmi 46

Parathėnie

Jetojmė nė njė botė, nė tė cilėn tė paktė janė ata, qė kanė njė shpresė tė vėrtetė e tė sigurtė, qoftė nė tė tashmen, qoftė nė tė ardhmen. Pali na thotė se ata, qė nuk e njohin Krishtin si Shpėtimtar, janė pa shpresė. "Ishit nė atė kohė pa Krishtin, tė huaj nė qytetėrinė e Izraelit dhe tė huaj pėr besėlidhjen e premtimit, pa pasur shpresė dhe duke qėnė pa Perėndi nė botė" (Efesianėve 2:12). Psalmi 46-tė i Davidit na thotė se kemi njė strehė, madje edhe atėherė kur bota shkon drejt shkatėrrimit.

Perėndia ėshtė streha jonė

"Perėndia ėshtė pėr ne njė strehė dhe njė forcė, njė ndihmė gjithnjė e gatshme nė fatkeqėsi. Prandaj ne nuk do tė kemi frikė edhe sikur toka tė luajė dhe malet tė hidhen nė mes tė detit, dhe ujėrat e tij tė tėrbohen dhe tė shkumojnė, dhe malet tė dridhen nė fryerjen e tij. (Sela)" (Psalmi 46:1-3).

Ai ėshtė streha jonė, qė na mbron prej problemeve tė kėsaj bote. Kur jemi tė shqetėsuar pėr ndonjė problem, thjesht duhet tė vrapojmė tek Perėndia, pėr tė marrė pėrsėri forcė pėr tė vazhduar sė jetuari. Perėndia ynė ėshtė me ne nė ēdo hap, qė hedhim. Pėr Tė, asnjė problem nuk ėshtė aq i vėshtirė, sa nuk zgjidhet dot; asnjė frikė nuk ėshtė aq e madhe, saqė Ai s'e mposht dot. Ata, qė nuk janė besimtarė, merakosen  pėr gjendjen e vėshtirė ekonomike qė po kalon bota, pėr sėmundjet e ndryshme, etj. Pėrkundrazi, ata, qė e njohin Zotin, kanė besim e jo frikė. Pėr ta "streha" ėshtė, nė fakt, "vendi i besimit". "Lum ata qė gjejnė strehė tek ai" (Psalmi 2:12). Tė gjithė ata, qė besojnė nė Krishtin, kanė njė strehė tė tillė pėr shpirtin e tyre. "Emri i Zotit ėshtė njė kala e fortė, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri" (Fjalėt e Urta 18:10)... "Unė po ju lė paqen, po ju jap paqen time: unė po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittė dhe mos u frikėsoftė" (Gjoni 14:27).

Perėndia ėshtė afėr

"Ėshtė njė lumė brigjet e tė cilit mbushin me gėzim qytetin e Perėndisė, vendin e shenjtė ku banon shumė i Larti. Perėndia ėshtė nė mes tė tij, ai nuk do tė luajė nga vendi; Perėndia do ta ndihmojė nė dritat e para tė mėngjesit. Kombet do tė ziejnė, mbretėritė do tė tronditen; ai dėrgoi jashtė zėrin e tij, toka u shkri. Zoti i ushtrive ėshtė me ne; Perėndia i Jakobit ėshtė streha jonė. (Sela)" (Psalmi 46:4-7).

Perėndia ėshtė me ne. E pse kemi frikė, atėherė, e merakosemi pėr ato qė ndodhin nė botė? Le tė tronditet toka prej fatkeqėsive natyrore; Perėndia nuk luan nga vendi. As ne nuk duhet tė luajmė nga vendi. Malet le tė tronditen; Perėndia nuk tronditet. As ne nuk duhet tė tronditemi. Mbretėritė e kėsaj bote le tė ngrenė krye kundėr Zotit dhe popullit tė Tij, por Ai, prapėseprapė, ėshtė i ulur nė fronin e Tij. "Ai qė ulet nė qiejtė do tė qeshė, Zoti do tė tallet me ta" (Psalmi 2:4)... "Ja, kombet janė si njė pikė ujė nė njė kovė, konsiderohen si pluhuri i njė peshoreje; ja, ai i ngre ishujt si tė ishin njė send shumė i vogėl" (Isaia 40:15). Ajo, qė ka rėndėsi, ėshtė fakti se "kujt i besojmė?". Ai, qė ėshtė me ne, ėshtė streha dhe forca jonė e vazhdueshme dhe gjithnjė e gatshme.

Perėndia vepron

"Ejani dhe admironi veprat e Zotit, qė ka bėrė mrekulli mbi tokė. Ai bėn qė tė pushojnė luftėrat deri nė skajet e tokės; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr. Ndaluni dhe pranoni qė jam Perėndi; do tė ngrihem lart midis kombeve, do tė ngrihem lart mbi tokė. Zoti i ushtrive ėshtė me ne; Perėndia i Jakobit ėshtė streha jonė. (Sela)" (Psalmi 46:8-11).

Po, ėshtė e vėrtetė se tė drejtėt ballafaqohen me vėshtirėsi, por asnjėra prej kėtyre vėshtirėsive nuk i shpėton syrit tė Perėndisė. Ai sheh dhe ka pėr t'u hakmarrė njė ditė kundėr tė gjithė atyre, qė nuk besojnė. Ai ka pėr ta shkatėrruar gjithēka, qė ata kujtonin se ishte streha e tyre. E kur gjithēkaje t'i vijė fundi, vetėm Perėndia dhe populli i Tij kanė pėr tė egzistuar. Bota, atėherė, ka pėr ta kuptuar se vetėm Perėndia i Jakobit, Zoti i ushtrive, ėshtė Shkėmbi i fortė i shpėtimit tė pėrjetshėm. Mos harroni se Ai, qė e bėri universin tė egzistonte thjesht me anė tė fjalės sė Tij, ėshtė po Ai, qė mjafton vetėm ta hapė gojėn e ta shkatėrrojė tė njėjtin univers me po tė njėjtėn fjalė tė Tij. Nė komentimin qė i bėjnė Biblės, autorėt Xhejmisėn, Foset dhe Braun thonė kėshtu: "Hiqni dorė e mos mė kundėrshtoni as Mua, as popullin Tim, sepse Unė jam streha e tyre".

Pėrfundim

Dy gjėra na mbeten pėr tė bėrė: ose tė merakosemi e tė shqetėsohemi pėr problemet e kėsaj jete, ose t'i qetėsojmė zemrat, duke i besuar Atij, qė vdiq nė kryq pėr tė na ēliruar prej skllavėrisė. Perėndia ynė na siguron lumin e jetės sė pėrjetshme, pėr tė na i kėnaqur shpirtrat e pėr tė na i gėzuar zemrat, pavarėsisht nga problemet, qė mund tė kalojmė.

"Kush banon nė strehėn e Shumė tė Lartit, pushon nė hijen e tė Plotfuqishmit. Unė i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kėshtjella ime, Perėndia im, tė cilit i besoj". Me siguri ai do tė tė ēlirojė nga laku i gjuetarit tė shpendėve dhe nga murtaja vdekjeprurėse. Ai do tė tė mbulojė me pendėt e tij dhe do tė gjesh strehė nėn krahėt e tij; besnikėria e tij do tė tė shėrbejė si mburojė dhe parzmore. Ti nuk do tė kesh frikė nga tmerri i natės, sa nga shigjeta qė fluturon ditėn, as nga murtaja qė endet nė terr, as nga shfarosja qė bėn kėrdinė nė mesditė. Njė mijė do tė bien nė krahun tėnd dhe dhjetė mijė nė tė djathtėn tėnde, por aty nuk do tė tė afrohet. Mjafton qė ti tė kėqyrėsh me sytė e ty dhe do tė shikosh shpėrblimin e tė pabesėve. Duke qenė se ke thėnė: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bėrė Shumė tė Lartin strehėn tėnde, nuk do tė tė gjejė asnjė e keqe, asnjė plagė nuk do t’i afrohet ēadrės sate. Sepse ai do tė urdhėroi Engjėjt e tij tė tė ruajnė nė tė gjitha rrugėt e tua. Ata do tė tė mbajnė nė duart e tyre, me qėllim qė kėmba jote tė mos pengohet nga ndonjė gur. Ti do tė ecėsh mbi luanin dhe gjarpėrin helmues, do tė shkelėsh luanin e vogėl dhe kuēedrėn. Duke qenė se ai ka vėnė mbi mua dashurinė e tij, unė do ta ēliroj dhe do ta ēoj lart nė vend tė sigurt, sepse ai njeh emrin tim. Ai do tė mė kėrkojė dhe unė do t’i pėrgjigjem; do tė jem me tė nė fatkeqėsi; do ta ēliroj dhe do ta pėrlėvdoj. Do ta ngop me jetė tė gjatė dhe do t’i tregoj shpėtimin tim" (Psalmi 91). 

© 21/3/2009