"Sepse ne tė gjithė duhet tė dalim para gjyqit tė Krishtit, qė
secili merr shpagimin e gjėrave qė ka bėrė me anė tė trupit, nė bazė tė
asaj qė ka bėrė, qoftė nė tė mirėn apo nė tė keqen" (2
Korintasve 5:10).
Parathėnie
Shpeshherė, harrojmė se kemi njė takim me doktorin, apo me dentistin, apo me njė shok a shoqe. Herė tė tjera na duhet qė t'i anullojmė takime tė tilla, pėr arsye tė ndryshme. Por ka njė takim, qė askush nga ne nuk do tė ketė mundėsi ta anullojė dot. Ky takim ėshtė planifikuar prej Zotit pėr njė datė tė caktuar, jo atėherė kur tė na dojė ne qejfi. Tė gjithė do tė qėndrojmė njė ditė pėrpara Tij.
Kemi pėr t'u takuar me Shpėtimtarin
Ky takim ėshtė i veēantė, sepse vetėm ata, qė janė besimtarė, kanė pėr tė marrė pjesė nė tė. Ata qė janė tė humbur, do ta kenė takimin e tyre mė vonė. "Por tė vdekurit e tjerė nuk u kthyen nė jetė deri sa tė mbusheshin njė mijė vjet. Kjo ėshtė ringjallja e parė" (Zbulesa 20:5). Vini re se si, tek vargu nė hyrje tė kėtij studimi, Pali thotė se ne "duhet" tė dalim para gjyqit, pa u vonuar, pa bėrė justifikime. S'kemi rrugėdalje tjetėr. Anjėri prej nesh nuk ėshtė i pėrjashtuar prej kėtij takimi, sepse Perėndia na thotė se "tė gjithė" duhet tė dalim para Tij. Do tė takohemi me Atė, qė erdhi nga Qielli, pėr tė vdekur nė kryq pėr mėkatet tona, qė u ringjall tė tretėn ditė dhe qė na dėgjon, kur i lutemi. Duhet ta pėrgatisim veten pėr atė ditė tė shėnuar.
Kemi pėr t'u takuar me Perėndinė, qė di
gjithēka
"Ne tė gjithė duhet tė dalim" para Tij. Kjo nuk do tė thotė thjesht se do ta prezantojmė veten pėrpara Perėndisė, por se gjithēka rreth nesh, vetė karakteri ynė ka pėr t'u shfaqur hapur pėrpara tė gjithėve. Ky karakter ka pėr tė na u matur, nėpėrmjet "gjėrave qė [kemi] bėrė me anė tė trupit, nė bazė tė asaj qė [kemi] bėrė, qoftė nė tė mirėn apo nė tė keqen". Le tė mos e harrojmė faktin se Zoti Jezus Krisht di gjithēka rreth nesh, ndaj edhe s'ka pėr ta patur tė vėshtirė pėr tė na treguar se kush jemi. "Delet e mia e dėgjojnė zėrin tim, unė i njoh dhe ato mė ndjekin" (Gjoni 10:27). Prej Tij, nuk mund tė fshihet dot asgjė. "Dhe nuk ka asnjė krijesė qė tė jetė e fshehur para tij, por tė gjitha janė lakuriq dhe tė zbuluara para syve tė Atij, tė cilit ne do ti japim llogari" (Hebrenjve 4:13). Kjo do tė thotė se nuk mund t'i zbukurojmė dot gjėrat, apo tė gėnjejmė pėrpara Zotit.
Zoti e di se ē'kemi nė mendje. E shikon se ē'bėjmė, kur jemi vetėm, apo me shokė. Ai mban shėnim gjithēka: si e kalojmė kohėn, si i shpenzojmė paratė. E di se sa tė pėrkushtuar jemi ndaj Tij. Po ta dinim se do ta takonim sot Perėndinė, ē'pėrgatitje do tė bėnim nė jetėn tonė? Ē'qėllim do t'i vinim vetes?
Kemi pėr t'u takuar me Atė, qė na ka
thirrur
Perėndia s'na ka shpėtuar, vetėm pėr tė ngrohur karrigen nė kishė, por pėr ta kėnaqur Atė. Pali na thotė se jemi ambasadorė. "Ne, pra, bėhemi lajmėtarė pėr Krishtin" (2 Korintasve 5:20). Detyra jonė ėshtė qė t'iua predikojmė tė humburve lajmin e mirė. "Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė" (Mateu 28:19). Jemi thirrur, qė tė bėhemi drita tė shenjta nė kėtė botė tė errėt. "Qė tė jeni tė paqortueshėm dhe tė pastėr, bij tė Perėndisė pa tė meta nė mes tė njė brezi tė padrejtė dhe tė ēoroditur, nė mes tė tė cilit ju ndriēoni si pishtarė nė botė, duke e mbajtur lart fjalėn e jetės" (Filipianėve 2:15).
Kemi njė takim, pėr tė marrė shpėrblime
Perėndia ka pėr t'i dhėnė popullit tė Tij gjėra shumė mė tė ēmuara, sesa ē'mund tė na japė njė mbret, apo mbretėreshė e kėsaj bote. "Dhe ja, unė vij shpejt, dhe shpėrblimi im ėshtė me mua, pėr ti dhėnė gjithsecilit sipas veprave qė ai ka bėrė" (Zbulesa 22:12). Kėto shpėrblime do tė jenė, si vijon:
a) Kurora e gėzimit, pėr ata, qė kanė kthyer njerėz tek Krishti. "Cila nė fakt ėshtė shpresa jonė, a gėzimi, a kurora e lavdisė? A nuk jeni pikėrisht ju, pėrpara Zotit tonė Jezu Krisht nė ardhjen e tij?" (1 Thesalonikasve 2:19).
b) Kurora e drejtėsisė, pėr ata, qė mezi e presin ardhjen e Krishtit. "Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė qė Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė, dhe jo vetėm mua, por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij" (2 Timoteut 4:8).
c) Kurora e jetės, pėr ata, qė kanė vuajtur pėr kauzėn e Krishtit. "Lum njeriu qė ngulmon nė provė, sepse kur del i aprovuar, do tė marrė kurorėn e jetės, tė cilėn Zoti ua premtoi atyre qė e duan" (Jakobi 1:12).
d) Kurora e lavdisė, pėr ata, qė iu kanė mėsuar tė tjerėve fjalėn e Perėndisė. "Dhe kur tė shfaqet kryebariu, do tė merrni kurorėn e lavdisė qė nuk fishket" (1 Pjetrit 5:4).
Shpėrblimi, qė do tė marrim, varet nga mėnyra se si e jetojmė jetėn kėtu nė tokė. "Dhe, nė qoftė se dikush ndėrton mbi kėtė themel ar, argjend, gurė tė ēmuar, dru, sanė, kashtė, vepra e secilit do tė shfaqet, sepse dita do ta tregojė; sepse do tė zbulohet me anė tė zjarrit, dhe zjarri do tė provojė veprėn e secilit e ēlloji ėshtė. Nė qoftė se vepra qė dikush ka ndėrtuar mbi themelin qėndron, ai do tė marrė njė shpėrblim, nė qoftė se vepra e tij digjet, ai do tė pėsojė humbje, por ai vetė do tė shpėtohet, si pėrmes zjarrit" (1 Korintasve 3:12-15).
Pėrfundim
![]()
© 12/12/2009