Teksti i studimit:
1 Pjetrit 4:1-19
Parathėnie
Tema e kėtij predikimi ėshtė sugjeruar prej Fondit tė Barnabait, njė organizatė, qė ka si qėllim qė t'i inkurajojė, t'i forcojė dhe t'i mbėshtesė ata tė krishterė kudo nė botė, qė persekutohen pėr shkak tė besimit tė tyre, si edhe t'iu tregojė besimtarėve nė vendet perėndimore rreth persekutimeve tė tilla (pėr mė shumė informacion, vizitoni faqen e internetit www.barnabasfund.org).
Ne, qė jetojmė nė vendet perėndimore, nganjėherė mund tė ndeshemi me armiq nga mė tė ndryshmit, ngaqė dėshirojmė t'i shėrbejmė Krishtit. Por besimtarėt nė vendet komuniste, apo islamike persekutohen akoma edhe mė shumė sesa ne. Shpesh, besimtarė tė tillė kėrcėnohen, rrihen, futen nė burg, madje edhe vdesin pėr hir tė Krishtit. Arsyeja kryesore e keqtrajtimeve tė tilla ėshtė thjesht pėr t'iu thėnė tė tjerėve, qė tė mos e hedhin poshtė ateizmin, apo fenė myslimane, pėrndryshe, i njėjti fat i pret edhe ata.
Letra e Pjetrit iu drejtohet sidomos atyre besimtarėve, qė dikur ishin tė dhėnė pas feve pagane, apo pas feve tė rreme, por tani i ishin kthyer Krishtit. Besimtarė tė tillė e kishin hedhur poshtė jetėn e tyre tė vjetėr, si edhe zakonet dhe ritet e ndryshme fetare. Si pasojė, ata ndodheshin nėn presionin e atyre, me tė cilėt dikur adhuronin bashkė perėnditė e rreme. Tani ata konsideroheshin si tė jashtė-ligjshėm, si kriminelė tė shoqėrisė.
Tė braktisurit e sė
shkuarės (4:1-6)
Pjetri iu thotė besimtarėve se edhe vetė Zoti Jezus Krisht vuajti dhe u persekutua pėr shkak tė besimit. Ajo, qė ka mė shumė rėndėsi, sidomos kur ballafaqohemi me armiqtė, ėshtė t'i bindemi Perėndisė. Pėrndryshe, do ta gjejmė veten, duke jetuar njėlloj si edhe mė pėrpara. Nuk ka vend pėr kompromis. Pėrkundrazi, duhet t'i shmangemi plotėsisht gjithēkaje, qė ka tė bėjė me jetėn e vjetėr.
Ata qė dikur ishin myslimanė, por tani i janė kthyer Krishtit pėr besim, heqin dorė jo vetėm prej zakoneve fetare, por edhe prej vetė mėnyrės sė vjetėr tė jetesės. Ata e dinė mirė se njė vendim i tillė pėr ta ndjekur Krishtin, ka pėr tė shkaktuar njė opozitė agresive. Familja p.sh. mund t'i hedhė poshtė. Por atyre qė e duan me tė vėrtetė Zotin, iu jepet fuqia, pėr tė qėndruar tė fortė e pėr t'iu bindur vullnetit tė Perėndisė. Nganjėherė, ka nga ata qė thonė se besimtarėve tė rinj, qė sapo janė kthyer prej fesė myslimane, iu lejohet tė vazhdojnė t'i mbajnė ritet e zakonet islamike, me qėllim qė tė tjerėt tė mos e kuptojnė se ata e kanė ēnderuar fenė myslimane, apo familjen e tyre. Por Perėndia nuk e lejon njė gjė tė tillė. Besimtarė tė tillė, edhe po tė vriten (gjė qė ndodh shpesh) janė tė sigurtė se do tė shkojnė drejt e nė Mbretėrinė e Perėndisė. Kėta janė martirėt (dėshmorėt) e vėrtetė tė Lindjes sė Mesme. Besimi i tyre ka mė shumė vlerė, sesa ēmimi qė mund tė paguajnė pėr atė besim.
Ndihmoni njėri-tjetrin
(4:7-11)
Persekutimi i tė krishterėve (edhe pse ka ndodhur edhe mė parė) ėshtė shenjė simbolike e faktit se po jetojmė vėrtet nė ditėt e fundit tė botės. Prandaj edhe duhet tė tregohemi vigjilentė e tė lutemi vazhdimisht. Duhet tė jemi gati pėr t'i ndihmuar tė tjerėt, sidomos ata, qė vuajnė pėr hir tė Zotit. Besimtarėt qė persekutohen, kanė nevojė pėr lutjen dhe mbėshtetjen tonė.
Tė krishterėt, qė kthehen nga feja myslimane dhe nuk shkojnė mė nė xhami, kanė nevojė pėr njė bashkėsi besimtarėsh, nė mėnyrė qė besimi dhe pėrkushtimi i tyre tė forcohet edhe mė shumė. Edhe pse ėshtė pothuajse e pamundur pėr t'iu dėrguar ndihma besimtarėve tė tillė nė vendet islamike, prapėseprapė, mund tė lutemi pėr ta dhe t'i mbėshtesim ato organizata, qė kanė mundėsi t'i ndihmojnė besimtarėt e tillė.
Ballė pėr ballė
me armikun (4:12-19)
Pjetri na thotė se persekucioni nuk duhet tė konsiderohet si diēka e jashtėzakonshme, por si diēka normale e jetės sė krishterė. Nė vend qė ta lejojmė armikun tė na e shkatėrrojė besimin, duhet tė ngazėllohemi nė Zotin, sepse po e ndajmė vuajtjen tonė me Krishtin. Ngazėllohemi, sepse e dimė se, kur kėsaj jete t'i vijė fundi, do tė mbretėrojmė pėrgjithmonė me Tė.
Tė vuash pėr Zotin, nuk ėshtė njėlloj sikur tė jesh me grip, apo tė kesh migrenė koke. Tė shumtė janė ata, qė heqin dorė nga besimi nė Krishtin, sapo sėmuren. Ne, qė jetojmė nė vendet perėndimore, jetojmė rehat dhe rrallėherė persekutohemi vėrtet. Por ata, qė jetojnė nė vendet islamike, po keqtrajtohen tmerrėsisht. Ata janė shembuj tė shenjtorėve tė vėrtetė. Besimtarėt nė jug tė Sudanit, p.sh. janė tė gėzuar, edhe pse abuzohen tmerrėsisht prej qeverisė nė veri tė vendit. Ata kanė njė shprehje tė tillė: "Perėndia na ka dhėnė edhe njė ditė tjetėr dhe ne do tė shkojmė nė Qiell".
Ata, qė keqtrajtohen pėr hir tė Krishtit, e konsiderojnė kėtė keqtrajtim si bekim, jo si mallkim, sepse besimi i tyre i fortė tregon se Fryma e Perėndisė ėshtė me ta. Besimtarė tė tillė i qėndrojnė besnik Krishtit dhe nuk e kompromentojnė besimin e tyre. Ata nuk i nėnshtrohen armiqve, duke e ditur se njė ditė Perėndia ka pėr t'i ndėshkuar tė ligėt. Ata, qė vuajnė pėr hir tė Krishtit, duhet t'i varin shpresat tek Krijuesi i tyre besnik, duke jetuar njė jetė tė drejtė, sepse Ai ka pėr t'iu dhėnė atyre kurajon dhe fuqinė pėr ta duruar ēdo vėshtirėsi.
Pėrfundim
Pjetri na vė nė dukje sesa serioze janė vuajtjet dhe persekutimet, qė pėrjetojnė besimtarėt. Ai na tregon gjithashtu se ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti, qė besimtarėt qė vuajnė e persekutohen tė mos kthehen mė tek jeta e tyre e vjetėr, tek zakonet dhe ritet e vjetra fetare. Mund tė na duket qesharake thėnia e Pjetrit, kur na thotė qė tė ngazėllohemi. Por ngazėllimi vėrteton se e duam me tė vėrtetė Zotin dhe po i shėrbejmė me tė vėrtetė Atij. Jeta e re e besimtarit duhet jetuar madje edhe nė mes tė atyre, qė janė nėn zgjedhėn e feve pagane, apo tė feve tė rreme.
Ne, qė jetojmė nė vendet perėndimore, nuk duhet t'i harrojmė ata, qė vuajnė pėr hir tė Krishtit. Pėrkundrazi, duhet tė marrin mė shumė informacion rreth vuajtjeve tė tyre dhe tė lutemi mė shumė pėr ta. Nėse kemi mundėsi pėr t'i mbėshtetur organizata tė tilla si ajo e Fondit tė Barnabait, mirė do tė bėjmė. Nėse s'kemi, atėherė duhet tė lutemi pėr vėllezėrit dhe motrat tona, qė po persekutohen nė vendet pagane, me qėllim qė besimi i tyre tė mbetet i fortė, madje edhe nė mes tė presioneve e vėshtirėsive, qė po kalojnė.![]()
© 3/10/2009