Tė kthehemi tek Zoti

"Ejani, tė kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copėtuar, por do tė na shėrojė; na ka goditur, por do tė na mbėshtjellė. Mbas dy ditėsh do tė na japė pėrsėri jetė, ditėn e tretė do tė na ringjallė dhe ne do tė jetojmė nė prani tė tij. E njohim Zotin, tė pėrpiqemi ta njohim mė mirė; ardhja e tij ėshtė e sigurt si agimi. Ai do tė na vijė si shiu, si shiu i fundit dhe i parė mbi tokė" (Osea 6:1-3).

Parathėnie

Mėkati dhe imoraliteti e kanė kthyer kombin tonė nė njė kanal tė ujėrave tė zeza. Politikanėt tanė e kanė lejuar tė ligėn, qė ta pėrmbytė tė tėrė vendin. Drejtuesit tanė fetarė nga njėra anė iu dalin nė mbrojtje atyre, qė janė tė degjeneruar nga ana shpirtėrore, nga ana tjetėr iu kundėrvihen atyre qė flasin pėr Perėndinė. Vendi ynė ėshtė shumė i sėmurė dhe plagėt e tij po kalbėzohen me shpejtėsi jashtėzakonisht tė madhe. Vetėm Perėndia mund tė na shėrojė me prekjen e Tij shėruese. Por ne duhet tė pendohemi e t'i kthehemi Atij me tė vėrtetė.

Kalbėzimi

"Dėgjoni fjalėn e Zotit, o bij tė Izraelit, sepse Zoti ka njė konflikt me banorėt e vendit: "Nuk ka nė fakt as sinqeritet, as mėshirė dhe as njohje tė Perėndisė nė vend" (Osea 4:1).

E shohim se si, edhe pse kėto fjalė iu drejtuan dikur Izraelit, ato janė tė vlefshme gjithashtu edhe pėr kombin tonė sot. Ēdo vend, qė dikur ka qenė i bekuar prej Perėndisė, ėshtė nė rrezik, qė tė vuajė pasojat, qė rrjedhin, kur banorėt e tij nuk iu binden urdhėrimeve tė Zotit. Kur njė vend e hedh poshtė Perėndinė dhe fjalėn e Tij, atėherė nė tė ėshtė vėshtirė tė gjenden mėshira dhe e vėrteta. E vėrteta ėshtė fryti i tė qėnit i drejtė me Perėndinė. "Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė” (Gjoni 8:32). Mėshira ėshtė njė karakteristikė, qė duket qartė tek ata, qė e ndjekin Zotin. "Lum ata qė janė tė mėshirshėm, sepse ata do tė gjejnė mėshirė" (Mateu 5:7).

Shumica e njerėzve e kanė braktisur Perėndinė e Biblės. Nuk i dinė fare mėsimet e Fjalės sė Tij. Krishtin e njohin vetėm pėr festa, pėr Pashkė dhe pėr Krishtlindje, apo kur e marrin nėpėr gojė, duke e sharė, emrin e Tij. Shumica e njerėzve nuk e kuptojnė tė vėrtetėn e krishterė dhe, madje edhe kur dikush iua prezanton Biblėn, ata nuk kanė kohė ta lexojnė. Duan vetėm tė argėtohen e t'ia bėjnė qejfin vetes.

Vendi ynė ka nevojė pėr njė ringjallje prej Perėndisė, njė ringjallje, prej tė cilės tė preket ēdo grua, burrė e fėmijė. Feja dhe ritet e saj nuk bėjnė punė. Pėrkundrazi, kemi nevojė, qė tė ngrihet njė grup besimtarėsh besnikė, tė pėrkushtuar e guximtarė, tė cilėt tė jenė tė gatshėm, pėr ta ndarė shpėtimin jetė-ndryshues me ata qė janė tė humbur. Ai, qė shkon nė kishė, duhet tė pendohet dhe tė kthehet tek Zoti, para se njeriu i rrugės tė vijė tek Krishti.

Sėmundja

"Nuk bėhet tjetėr pėrveē shpėrbetimeve, gėnjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve tė kurorės, shkeljeve tė ēdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak" (Osea 4:2).

Tė njėjtat gjėra shkruhen edhe nė gazetat e sotshme. Njė korrupsion i tillė vihet re nė ēdo nivel tė shoqėrisė dhe nėpėrmjet tij mund tė matim gjendjen shpirtėrore tė kombit tonė. Njerėzit, jo vetėm qė bėjnė gjėra tė liga, por edhe mendjen e kanė tė mbushur gjithashtu me ligėsi. Si pasojė, banorėt e kombit tonė janė tė ēoroditur dhe tė degjeneruar nga ana shpirtėrore. "Ose bėjeni tė mirė pemėn dhe fryti i saj do tė jetė i mirė, ose bėjeni tė keqe pemėn dhe fryti i saj do tė jetė i keq; sepse pema njihet nga fryti. O pjellė nepėrkash! Si mund tė flisni mirė, kur jeni tė kėqij? Sepse ē’ka zemra qet goja. Njeriu i mirė nga thesari i mirė i zemrės nxjerr gjėra tė mira; por njeriu i keq nxjerr gjėra tė kėqija nga thesari i tij i keq. Por unė po ju them se ditėn e gjyqit njėrėzit do tė japin llogari pėr ēdo fjalė tė kotė qė kanė thėnė. Sepse nė bazė tė fjalėve tė tua do tė justifikohesh, dhe nė bazė tė fjalėve tė tua do tė dėnohesh” (Mateu 12:33-37).

Tė paktė janė ata, qė flasin me njė gjuhė tė pastėr, tė dlirė e tė shėndetshme. Pse nuk mund tė flasin dot njerėzit pa sharė, pa blasfemuar emrin e Perėndisė, pa pėrdorur fjalė tė pista? Kisha e Krishtit duhet ta distancojė veten prej kėtyre gjėrave. "Por tani hiqni edhe ju tė gjitha kėto gjėra: zemėrim, zemėratė, ligėsi, e mos tė dalė sharje e asnjė e folur e pandershme nga goja juaj" (Kolosianėve 3:8). Pėr mė tepėr, njerėzit qė gėnjejnė nė shoqėrinė e sotshme, duartrokiten prej tė tjerėve. Kjo vjen, ngaqė shoqėria jonė e ka hedhur poshtė Perėndinė e Gjallė. "U miratofshin para teje fjalėt e gojės sime dhe pėrsiatjet e zemrės sime, o Zot, kėshtjella ime dhe shpėtimtari im" (Psalmi 19:14).

Jeta sot konsiderohet si e pavlerė. Tė rinjtė mbajnė nėpėr duar pistoleta, thika dhe armė tė tjera tė rrezikshme dhe i pėrdorin ato pėr tė derdhur gjak. Nė shkollė kanė mėsuar mjaft, sa tė bėhen qytetarė shembullorė. Por nė vend qė tė bėhen tė tillė, janė kthyer nė bisha tė egra. Vjedhin, vrasin, mashtrojnė dhe shkatėrrojnė, sepse nuk i binden Biblės. "Nuk do tė vrasėsh. Nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore. Nuk do tė vjedhėsh. Nuk do tė bėsh dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd. Nuk do tė dėshirosh shtėpinė e tė afėrmit tėnd; nuk do tė dėshirosh gruan e tė afėrmit tėnd, as shėrbėtorin e tij, as shėrbėtoren e tij, as lopėn e tij, as gomarin e tij, as asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd" (Eksodi 20:13-17). Arsimtarėt tanė e vėnė nė lojė Biblėn, por ē'kanė bėrė ata vetė, pėr ta pėrmirėsuar kombin?

Pėrfundim

"Sepse erdhi koha qė tė fillojė gjyqi nga shtėpia e Perėndisė; dhe nėse fillon mė pėrpara nga ne, cili do tė jetė fundi i atyre qė nuk i binden ungjillit tė Perėndisė?" (1 Pjetrit 4:17). Ėshtė e rėndėsishme, pra, qė tė jemi ne tė parėt ata, qė pendohen. Vetėm ne mund t'i ndikojmė shoqėrisė sonė pėr mirė. Kjo ka qenė e vėrtetė nė tė kaluarėn dhe ėshtė e vėrtetė edhe sot. Nėse kthehemi tek Zoti, atėherė Ai ka pėr tė na falur, ka pėr tė na pastruar dhe ka pėr tė na ringjallur.                 

© 28/11/2009