Parathėnie
Ē'ėshtė zelli? Njė njeri i zellshėm ėshtė njė njeri entuziast dhe i pasionuar, komplet ndryshe nga ai, qė ėshtė dembel dhe i fjetur. Shumica e arritjeve nė fushėn e industrisė, shkencės, apo arsimit, nuk do tė ishin bėrė fare realitet, po tė mos kishin egzistuar njerėzit e zellshėm. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr rilindjet e ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare, pėr veprat misionare, apo edhe pėr kishėn, nė pėrgjithėsi. Tė jesh i zellshėm, do tė thotė t'i jesh besnik qėllimit, qė i ke vėnė vetes.
Domosdoshmėria pėr zell
Ēdo pasues i vėrtetė i Jezus Krishtit duhet tė jetė i zellshėm. Gjėra tė mėdha fillojnė e bėhen realitet, atėherė kur tė krishterėt bėhen tė zellshėm pėr Zotin. Nė fakt, Zoti nuk pranon tė veprojė aty, ku nuk ka zell. "Unė njoh veprat e tua, qė ti nuk je as i ftohtė as i ngrohtė. Do tė doja tė ishe i ftohtė ose i ngrohtė! Por, mbasi je kėshtu i vakėt, dhe as i ftohtė e as i ngrohtė, unė do tė tė vjell nga goja ime" (Zbulesa 3:15-16). Ata, qė janė tė kėnaqur me gjendjen e tyre tė vakėt, nė fakt, nuk kanė fare besim tek Krishti, apo tek fjala e Tij, prandaj edhe janė tė pavlefshėm pėr Tė. "Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė" (Gjoni 15:5).
Besimtari i zellshėm nuk do gjė tjetėr, veēse t'i shėrbejė Perėndisė. Kishės sė sotshme i duhen punėtorė tė tillė tė palodhur e tė pėrkushtuar. Kishat po dobėsohen dita-ditės, ngaqė tė paktė janė ata besimtarė, qė duan vėrtet t'i shėrbejnė Zotit me zell.
Zelli ėshtė ngjitės
Ata qė kanė zell, iu japin frymėzim tė tjerėve, qė t'i shėrbejnė edhe ata Perėndisė. "Mirė ėshtė tė jesh gjithnjė i zellshėm pėr tė mirė" (Galatasve 4:18). Nėse njė anėtar i familjes sėmuret me grip, shumė shpejt edhe tė tjerėt, fillojnė e teshtijnė, ngaqė gripi ėshtė ngjitės. Virusi i gripit pėrhapet, kudo qė shkon i sėmuri. Njė situatė e tillė duhet tė ndodhė edhe nė kishat tona dhe mjafton vetėm njė njeri i zellshėm, qė ta pėrhapė zellin kudo. "Duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht, i cili e dha veten pėr ne, pėr tė na shpenguar nga ēdo paudhėsi dhe pėr tė pastruar pėr vete njė popull tė veēantė, tė zellshėm nė vepra tė mira" (Titit 2:13-14). Sa tė paktė janė ata sot, qė tregojnė sadopak zell pėr kauzėn e Krishtit! Budallallėku, doktrinat e rreme dhe hipokrizia, qė vihen re nė kishat e sotshme, janė dėshmi tė mungesės sė zellit besnik.
Zelli duhet
urgjentisht
"Duke e shfrytėzuar kohėn, sepse ditėt janė tė mbrapshta" (Efesianėve 5:16). E si mund tė luajmė e tė argėtohemi, kur e shohim se bota po vrapon me shpejtėsi drejt Ferrit? Zoti Jezus Krisht, njeriu mė i zellshėm qė ka parė ndonjėherė bota, e dinte se zelli duhej urgjentisht. "Dhe si bėri njė kamxhik me litarė, i dėboi tė gjithė nga tempulli bashkė me qetė dhe delet, dhe ua hallakati paratė kėmbyesve tė monedhave dhe ua pėrmbysi tavolinat, dhe shitėsve tė pėllumbave u tha: Hiqni kėto gjėra qė kėtej; mos e bėni shtėpinė e Atit tim shtėpi tregtie!. Kėshtu dishepujve tė tij i kujtohej se ishte shkruar: Zelli i shtėpisė sate mė ka pėrpirė! (Gjoni 2:15-17). E si mund tė argėtohej Ai nė praninė e njerėzve, qė kishte ardhur pėr t'i shpėtuar? "Unė duhet ti kryej veprat e atij qė mė ka dėrguar sa ėshtė ditė; vjen nata kur askush nuk mund tė veprojė" (Gjoni 9:4). E shohim, pra, se Jezusi jetoi vetėm pėr ta kėnaqur Atin e Tij, duke bėrė vullnetin e Tij. Ai u tregua i zellshėm, qė prej djepit e deri nė kryq. "Mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim (Luka 2:49)... Ushqimi im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij" (Gjoni 4:34)... "Mos u bėftė vullneti im, por yti (Luka 22:42).
Zoti Jezus Krisht duhet tė jetė shembulli ynė, pėrsa i pėrket zellit, si
edhe pėrsa i pėrket ēdo aspekti tjetėr tė jetės sė krishterė. "Sepse
pėr kėtė ju u thirrėt, sepse edhe Krishti e vuajti pėr ne, duke ju lėnė
njė shembull, qė tė ecni pas gjurmės sė tij" (1 Pjetrit 2:21). A
jemi aq tė shqetėsuar pėr ata, qė nuk besojnė, saqė t'iu tregojmė lajmin
e mirė rreth Shpėtimtarit? Kėtė qėllim kishte edhe Pali dhe ky duhet tė
jetė edhe qėllimi ynė. "Kėshtu,
aq sa varet nga unė, jam gati tju predikoj ungjillin edhe juve qė jeni nė
Romė" (Romakėve 1:15)... "Por
unė nuk dua tia di fare pėr jetėn time qė nuk e ēmoj aq, sa ta kryej me
gėzim vrapimin tim dhe shėrbesėn qė mora nga Zoti Jezus, tė dėshmoj plotėsisht
ungjillin e hirit tė Perėndisė" (Veprat e Apostujve 20:24). Ku do tė
ishte kisha sot, pa zellin besnik tė pasuesve tė parė tė Krishtit? Fryma e
Shenjtė do ta ndezė edhe mė shumė flakėn e zellit, nėse ky zell ėshtė
vetėm pėr kauzėn e Krishtit.
Pėrfundim
Pse ėshtė kisha e sotshme nė njė gjendje kaq tė mjeruar? Jeremia na sugjeron se arsyeja qėndron tek plogėshtia e popullit tė Perėndisė. "Si u nxi ari, si u prish ari mė i mirė! Gurėt e shenjtėrores u shpėrndanė nė hyrje tė tė gjitha rrugėve" (Vajtimet 4:1). Kjo plogėshti vjen ngaqė ne, si besimtarė, nuk e vlerėsojmė siē duhet ungjillin e lavdishėm tė Krishtit, nuk i qėndrojmė besnikė standarteve tė tij dhe nuk e shpallim fuqishėm tė vėrtetėn e tij. Duhet tė tregohemi tė vendosur, pėr ta korrigjuar kėtė situatė, nė tė cilėn ndodhemi. "Tėrė ato qė dora jote gjen pėr tė bėrė, bėji me gjithė forcėn tėnde" (Predikuesit 9:10). Kjo epokė ka nevojė pėr besimtarė tė zellshėm, qė t'i shėrbejnė me besnikėri Zotit, sepse vetėm besimtarė tė tillė mund ta transformojnė shoqėrinė, kombin dhe kishėn.
![]()
© 6/6/2009