A je me tė vėrtetė i shpėtuar?

 “Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate, nė tė cilat keni ecur dikur, sipas ecjės sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes, ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit dhe tė mendjes, dhe ishim prej natyre bij tė zemėrimit, ashtu si edhe tė tjerėt. Por Perėndia, qė ėshtė i pasur nė mėshirė, pėr shkak tė dashurisė sė tij tė madhe me tė cilėn na deshi, edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit), edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus, pėr tė treguar nė epokat qė do tė vijnė pasurinė e pamasė tė hirit tė tij, me anė tė mirėsisė ndaj nesh nė Krishtin Jezus. Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush. Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to” (Efesianėve 2:1-10).

Parathėnie

Ē’lloj njerėzish kanė kishat e sotshme? A janė ata tė shpėtuar vėrtet, apo thjesht njerėz fetarė? Mund tė duken si tė krishterė, por ka tė ngjarė qė tė jenė thjesht “tė perėndishėm nė dukje” (2 Timoteut 3:5). Mund t’iu pėlqejnė predikimet e sė dielės, por, nė fakt, njerėz tė tillė “mėsojnė gjithnjė dhe kurrė nuk mund tė arrijnė nė njohjen e plotė tė sė vėrtetės” (2 Timoteut 3:7).  Ka dy lloj tipe anėtarėsh kishe dhe ne nuk duhet tė imitojmė asnjėrin prej tyre.

Fetarėt

Shumica e njerėzve fetarė e bazojnė jetėn e tyre tek vetė-drejtėsia. Njerėz tė tillė nuk e kanė ndjerė kurrė tė nevojshme tė pendohen pėr mėkatet e tyre, por, pėrkundrazi, shkojnė nė kishė, ngaqė e kanė pėr detyrė. Kujtojnė se do tė shkojnė nė Qiell, ngaqė janė njerėz tė drejtė, jo ngaqė Krishti u sakrifikua pėr ta nė kryq. E hedhin poshtė, pra, domosdoshmėrinė e tė rilindurit pėr sė dyti. Por, njerėzit fetarė, po tė mos pendohen, kanė pėr t’u ndėshkuar pėrjetėsisht, pavarėsisht se kujt kishe i pėrkasin. “Unė po ju them: Jo! Por nėse ju nuk pendoheni, do tė vdisni tė gjithė me tė njėjtėn mėnyrė” (Luka 13:5)... “Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij” (Mateu 25:41).

Njerėz tė tillė janė thjesht mėkatarė tė reformuar, fetarė tė papenduar. “Ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij, me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė” (Titit 3:5). Mund tė kenė njohuri nga Bibla, por, edhe pse mund tė jenė tė mirėinformuar, janė prapėseprapė, mėkatarė tė reformuar, ngaqė nuk ia kanė pėrkushtuar jetėn Krishtit. Pak rėndėsi ka nėse besojnė se Jezusi ka pėr t’i lejuar qė tė shkojnė nė Qiell, ngaqė janė anėtarė kishe. Vetė Jezusi tha: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė”... “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė”... “Duhet tė lindni pėrsėri” (Gjoni 3:3, 5, 7). Njerėzit fetarė duhet tė pendohen, qė tė shpėtohen.

Dembelėt

Ka shumė kisha, qė janė tė mbushura plot e pėrplot, por, nėse anėtarėt e tyre nuk e duan Zotin, Perėndinė e tyre, si me fjalė, ashtu edhe me vepra, a janė kėto kisha me tė vėrtetė tė suksesshme? Shumica e adhuruesve janė pa punė, dembelė. Kujtojnė se s’iu ka mbetur gjė tjetėr pėr tė bėrė, tani qė e kanė pranuar Krishtin si Shpėtimtar. Ngrohin karriget nė kishė, por, kur vjen puna pėr t’i shėrbyer Perėndisė, zemrėn e kanė akull tė ftohtė. Ia lėnė gjithēka tė tjerėve dhe presin qė t’i gjejnė gjėrat gati. Ankohen shumė, por kurrė nuk bėjnė ndonjė punė.

Apostulli Pal nuk pati parasysh tė krishterė tė tillė dembelė, kur shkroi tek Romakėve 12:1-2, “O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė”. Adhuruesit e vėrtetė janė punėtorė tė Zotit. “As mos i jepni gjymtyrėt tuaja nė shėrbim tė mėkatit si mjete paudhėsie, por tregoni veten tuaj te Perėndia, si tė gjallė prej sė vdekurish, dhe gjymtyrėt tuaja si mjete drejtėsie pėr Perėndinė” (Romakėve 6:13). Njerėz tė tillė e kuptojnė se tė adhurosh nuk do tė thotė vetėm tė kėndosh e tė duartrokasėsh nė shėrbesėn kishtare. “Kjo fjalė ėshtė e sigurt, dhe dua qė ti tė pohosh me forcė kėto gjėra, qė ata qė kanė besuar nė Perėndinė tė kujdesen pėr tė kryer vepra tė mira. Kėto gjėra janė tė mira dhe tė dobishme pėr njerėzit” (Titit 3:8). E kanė kuptuar se, po nuk punuan, adhurimi dhe besimi i tyre nuk ka vlerė fare. “Edhe le tė mėsojnė edhe tanėt t’u kushtohen veprave tė mira pėr nevojat e ngutshme, qė tė mos jenė tė pafrytshėm” (Titit 3:14)... “Besimi, pa vepra, ėshtė i vdekur” (Jakobi 2:26).

Nė fakt, tė krishterėt dembelė e ēnderojnė Zotin, tė Cilin thonė se e duan dhe e adhurojnė, ndaj edhe tė tillė njerėz nuk kanė pėr t’u bėrė kurrė tė frytshėm. Pali i kėshillon besimtarėt e vėrtetė qė tė mos jenė “tė pėrtuar nė zell”, por “tė zjarrtė nė frymė”, duke i shėrbyer Perėndisė (Romakėve 12:11). Zoti do qė tė shpėtuarit tė shkojnė e tė japin fryt (Gjoni 15:16).

Pėrfundim 

“Sepse erdhi koha qė tė fillojė gjyqi nga shtėpia e Perėndisė; dhe nėse fillon mė pėrpara nga ne, cili do tė jetė fundi i atyre qė nuk i binden ungjillit tė Perėndisė?” (1 Pjetrit 4:17). Ka shumė rėndėsi ajo, qė ndodh brenda pėr brenda shtėpisė sė Perėndisė, sepse vetėm kėshtu e kuptojmė se duhet t’i jemi dėshmitarė tė frytshėm dhe besnikė Zotit. Sa gjė e trishtuar ka pėr tė qenė atėherė, kur Zoti ka pėr tė ardhur pėr t’i gjykuar banorėt e shtėpisė sė Tij! Tė shumtė do tė jenė ata, tė cilėt kanė pėr tė dėgjuar kėto fjalė: “Unė s’ju kam njohur kurrė; largohuni nga unė, ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi” (Mateu 7:23). Njerėz tė tillė kanė pėr tė pėrfunduar nė Ferr, pavarėsisht se kujt feje i pėrkasin, sepse kurrė nuk i janė bindur Zotit. “Nė njė zjarr flakėrues, pėr t’u hakmarrė kundėr atyre qė nuk njohin Perėndi, dhe tė atyre qė nuk i binden ungjillit tė Zotit tonė Jezu Krisht. Ata do tė ndėshkohen me shkatėrrim tė pėrjetshėm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisė sė tij, kur ai tė vijė, atė ditė, pėr tė qenė i lavdėruar nė shenjtorėt e vet, pėr tė qenė i admiruar nė mes tė atyre qė kenė besuar, sepse dėshmia jonė tek ju u besua” (2 Thesalonikasve 1.8-10).  

© 22/5/2010