Armiku i shpirtrave tanė

Parathėnie

Betejat fitohen ose humben, jo pėr shkak tė fuqisė ushtarake tė armikut, por pėr shkak tė njohurisė sė dobėsive tė armikut. Komandanti i ushtrisė ulet dhe studjon me hollėsi si fuqinė, ashtu edhe pikat e dobėta tė armikut. Njė ushtar ėshtė mė i pėrgatitur dhe arrin mė shumė sukses atėherė, kur e di se ē’mund tė presė prej armikut tė vet. Edhe armiku i shpirtrave tanė tė njėjtėn metodė pėrdor, pėr tė na mundur. Tundimi, i pėrdorur nė mėnyrė dinake, arrin ta mundė edhe mė tė fortin e shenjtorėve, po qe se ai/ajo nuk ėshtė nė dijeni tė taktikave tė Satanait.

Plani i betejės

Djalli e shfaqi planin e tij tė betejės nė kopshtin e Edenit, kur e tundoi Evėn, me qėllim qė ajo tė zgjidhte rrugėn e tij drejt jetės sė pėrjetshme. “Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?” (Zanafilla 3:1). Djalli e kishte njė arsye pse donte qė Eva tė mendohej rreth asaj, qė kishte urdhėruar Perėndia. E dinte se, sapo ajo tė fillonte ta vinte nė dyshim fjalėn e Zotit, ai atėherė do tė mund ta ēarmatoste atė prej tė njėjtės armė, me tė cilėn ishte mundur edhe vetė, d.m.th. prej vetė fjalės sė Perėndisė.

Eva filloi tė bisedonte me djallin rreth Zotit dhe rreth pėrjetėsisė. E shohim, pra, se si kulti i parė filloi tė praktikohej pėr herė tė parė nė kopshtin e Edenit. Nga pamja e jashtme, njė diskutim rreth gjėrave shpirtėrore nuk dukej aspak i dėmshėm, por Satanai ishte mjeshtėr si orator dhe kishte mundur ta bindte madje edhe njė tė tretėn e ėngjėjve, qė t’i shkonin pas versionit, qė kishte ai rreth tė vėrtetės sė pėrjetshme. Eva duhej ta kishte mbrojtur fjalėn e Perėndisė, nė vend qė ta dyshonte, sepse duke vepruar kėshtu, ajo nė fakt po e vinte nė dyshim edhe vetė tė vėrtetėn dhe shenjtėrinė e Perėndisė.

Tek po diskutonte rreth vlefshmėrisė sė fjalės sė Perėndisė, Evės iu bė mendja lėmsh dhe shtoi edhe disa fjalė tė tjera, qė Zoti s’i kishte pėrmendur fare. “Dhe gruaja iu pėrgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemėve tė kopshtit mund tė hamė; por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni"” (Zanafilla 3:2-3). Dhe djalli ishte nė gjendje t’i prezantonte Evės gėnjeshtrėn e tij, sapo ajo tha diēka qė ishte nė kundėrshtim me Biblėn. “Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s’keni pėr tė vdekur aspak; por Perėndia e di qė ditėn qė do t’i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen” (Zanafilla 3:4-5). Shkurtimisht, ai po i thoshte Evės: “Perėndia nuk do qė ta hani frutin, ngaqė Ai nuk do qė ju tė bėheni si Ai”. Por nė fakt Eva do tė bėhej si djalli, po t’i zinte besė gėnjeshtrės sė tij! Asaj iu dukėn tėrheqėse fjalėt e Satanait.

Beteja bėhet edhe mė e ashpėr

Gabimi qė bėri Eva ishte ky: ajo i kushtoi vėmendje gėnjeshtrės sė Satanait dhe e konsideroi tė parėndėsishėm mėkatin, qė po krynte. “Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t’u ngrėnė” (Zanafilla 3:6). Pa dyshim, Perėndia e kishte bėrė gjithēka “shumė mirė” (Zanafilla 1:31), ndaj edhe fruti i kėsaj peme duhej tė ketė qenė i mirė pėr t’u ngrėnė. Por pse pikėrisht kjo pemė – a nuk kishte pemė tė tjera nė kopėsht, prej sė cilave mund tė hante Eva, po ta merrte uria? “Qė ishte e kėndshme pėr sytė” (Zanafilla 3:6). Eva kishte  mundėsi ta admironte bukurinė e kėsaj peme, aq sa t’i donte qejfi. “Dhe qė pema ishte i dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė” (Zanafilla 3:6). Pikėrisht kėtė gjė donte edhe Satanai, qė ta besonte Eva. Donte qė ajo t’i varte shpresat jo tek Perėndia dhe tek fjala e Tij, por tek kjo pemė, e cila, nė mėnyrė mistike, pėrmbante sekretin e jetės. Eva u bind se Perėndia nuk donte t’i jepte asaj atė gjė, qė do t’i sillte rininė e pėrjetshme. Sipas saj, Perėndia mund t’i kishte treguar asaj tė vėrtetėn, por jo tė gjithė tė vėrtetėn.

Sapo fillojmė ta nėnvlerėsojmė mėkatin, qė duam tė kryejmė, e kemi shumė mė tė vėshtirė atėherė pėr ta kthyer mbrapsht fatkeqėsinė dhe pasojat negative, qė vijnė si rezultat i njė veprimi tė tillė. Satanai e bindi Evėn, duke i thėnė se Perėndia i kishte treguar asaj gjithė tė vėrtetėn rreth jetės sė pėrjetshme, por ai, nė mėnyrė dinake, nuk i tregoi asaj pasojat, qė do tė rridhnin, po qe se ajo nuk do t’i bindej Perėndisė. Ajo u kėnaq pėr momentin, duke kujtuar se kishte gjetur diturinė e pėrjetėsisė. E ndau kėtė njohuri edhe me Adamin. “Dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai” (Zanafilla 3:6). Por kėnaqėsia zgjati vetėm pėr njė moment, sepse shumė shpejt u ndjenė fajtorė dhe meritonin tė ndėshkoheshin. “Atėherė iu hapėn sytė tė dyve dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr t’u mbuluar” (Zanafilla 3:7). Pasojat e mosbindjes sė Adamit dhe Evės do tė ndikonin negativisht, jo vetėm tek ata, por edhe tek tė gjithė pasardhėsit e tyre.

Beteja vazhdon

“Jini tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė” (1 Pjetrit 5:8). Satanai nuk e ka ndryshuar kurrė planin e tij tė betejės, sepse e di se taktikat e tij janė aq efikase sot, saē ishin edhe dikur, nė kopshtin e Edenit. E di pikėrisht se si tė na largojė prej Perėndisė dhe prej fjalės sė Tij. Djalli na ka mundur, sapo tė fillojmė ta ulim pėrtokė “Shpatėn e Frymės” (Efesianėve 6:17). “E kam ruajtur fjalėn tėnde nė zemrėn time, qė tė mos mėkatoj kundėr teje” (Psalmi 119:11). Mėkati shpejt i zė vendin fjalės sė Perėndisė, kur ajo nuk besohet mė.

Duhet tė tregohemi vigjilentė dhe t’i bėjmė sytė katėr, me qėllim qė t’i vėmė re ato kurthe, qė thuren kundra nesh, pėr tė na shkatėrruar. Djalli i di dobėsitė tona, ndaj do tė bėnim mirė, qė t’i dinim edhe ne kėto dobėsi, nė mėnyrė qė tė jemi tė pėrgatitur pėr sulmet e tij. Zoti Jezus Krisht ėshtė shembull pėr ne, duke na treguar se si duhet tė merremi me djallin (shiko Mateu 4:1-11). Ndryshe nga Eva, Jezusi kurrė nuk bisedoi me djallin rreth tundimeve, qė iu paraqitėn. Pėrkundrazi, Ai pėrdori pikėrisht tė njėjtėn armė, qė urrehej aq shumė prej djallit, d.m.th. fjalėn e Perėndisė, tė deklaruar hapur e qartė, pa asnjė lloj kompromisi. “Ėshtė shkruar” (Mateu 4:4, 7, 10). Kjo fjalė duhet tė zėrė vend edhe nė gojėn tonė, sidomos atėherė kur djalli vjen e na tundon me propozimet e tij joshėse. Kjo do tė thotė se duhet ta familjarizojmė veten me atė qė thotė Bibla, e jo thjesht ta pranojmė atė prej gojės sė njerėzve, apo prej librave tė tyre.         

Pėrfundim

“Asnjė tundim nuk ju ka gjetur juve, pėrveē se tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė besnik dhe nuk do tė lejojė qė t’ju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japė dhe rrugė dalje, qė ju tė mund ta pėrballoni” (1 Korintasve 10:13). Nuk ka arsye, qė tė mos jemi fitimtarė ndaj ēdo tundimi. Nuk jemi fitimtarė, atėherė kur nuk duam tė jetojmė sipas tė vėrtetės sė Perėndisė, tė shfaqur vetėm nė Bibėl. Nuk mund ta mundim dot Satanain, me forcat tona. Duhet tė mbėshtetemi tek Zoti dhe tė pėrdorim armėn, qė na ka siguruar Ai. Le tė mos e vėmė nė dyshim fjalėn e Perėndisė. Le tė mos e nėnvlerėsojmė mėkatin. Pėrkundrazi, “qėndroni, pra, tė fortė, duke patur nė ijė brezin e sė vėrtetės, tė veshur me parzmoren e drejtėsisė” (Efesianėve 6:14).

© 13/2/2010