Ē'do tė sjellė e ardhmja?

"Mos u gėnjeni: Perėndia nuk vihet dot nė lojė, sepse ē’tė mbjellė njeriu, atė edhe do tė korrė. Sepse ai qė mbjell pėr mish tė tij, do tė korrė nga mishi i tij prishje, por ai qė mbjell pėr Frymė, do tė korrė nga Fryma jetė tė pėrjetshme. Le tė mos lodhemi duke bėrė tė mirėn; sepse, po tė mos lodhemi, do tė korrim nė kohėn e vet" (Galatasve 6:7-9).

Parathėnie

Tė shumtė do tė jenė ata, qė kanė pėr tė parashikuar ngjarjet e vitit 2010-ė. Disa kanė pėr tė thėnė se si moti, ashtu edhe gjendja ekonomike kanė pėr t'u keqėsuar akoma edhe mė shumė, apo se do tė ketė qoftė edhe njė rrezik lufte mbarėbotėrore. Tė tjerė kanė pėr tė sugjeruar se jeta ka pėr t'u pėrmirėsuar dhe se e adhmja do tė jetė mė e mirė pėr tė gjithė njerėzimin. Nuk kemi nevojė qė fallxhorė tė tillė tė na thonė se ē'do tė ndodhė gjatė kėtij viti tė ri, sepse Bibla na e bėn tė qartė tė ardhmen. Nėse njeriu mbjell mėkat e ligėsi, atėherė ai ka pėr tė korrur fatkeqėsi e katastrofa.

Mbjellja dhe korrja

Gjithēka qė bėn njeriu, qoftė pėr mirė, apo pėr keq, ka pasojat e saj. Njė i krishterė, i cili jeton sipas parimeve tė fjalės sė Perėndisė, ka pėr tė korrur shpėrblimet e Perėndisė. Por ai komb, qė e hedh poshtė Zotin dhe fjalėn e Tij ka pėr tė vuajtur gjykimin, qė i takon. "Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol; po, tė gjitha kombet qė harrojnė Perėndinė" (Psalmi 9:17). Jetojmė nė njė epokė tė rehatshme. Tė paktė janė ata njerėz, qė shqetėsohen pėr shpirtrat e tyre. Pėrkundrazi, e zhytin veten gjithnjė e mė shumė nė mėkate tė formave nga mė tė ndryshmet. Mundohen ta harrojnė faktin se njė ditė do tė vdesin dhe se atėherė kanė pėr tė qėndruar ballė pėr ballė me Krijuesin e tyre. "Dhe veprat e mishit janė tė zbuluar dhe janė: kurorėshkelja, kurvėria, ndyrėsia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqėsimi, grindjet, xhelozitė, mėritė, zėnkat, pėrēarjet, tarafet, smira, vrasjet, tė dehurit, grykėsia dhe gjėra tė ngjashme me kėto, pėr tė cilat po ju paralajmėroj, si kurse ju thashė edhe mė parė, se ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė" (Galatasve 5:19-21). Ka pėr tė ardhur edhe koha e tė korrave tė mėkatit.

Por njerėzit e Perėndisė janė tė vendosur pėr t'i shkuar pas drejtėsisė. "Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj" (Galatasve 5:22-23). Nėse mbjellim nė Frymė, do tė kemi paqe nė mes tė ēfarėdolloj stuhie dhe do tė kėnaqemi me shpėrblimet e pėrjetshme.

Furtuna

"Meqenėse mbjellin erė, do tė korrin furtunė" (Osea 8:7).

Dikur, Britania e Madhe u pėrdor fuqimisht prej Perėndisė. Ky komb pėrhapi Lajmin e Mirė nė mbarė botėn. Misionarėt anglezė udhėtuan deri nė skajet mė tė largėta, pėr tė shpėtuar shpirtrat e njerėzve. Shoqėritė biblike e pėrkthyen dhe e botuan Biblėn nė tė gjitha gjuhėt e njohura tė botės. Ky vend u themelua mbi ligjet e drejta tė Perėndisė dhe si pasojė, korri bekimet e Tij. Por, sa thellė jemi zhytur tani nė mėkat!

Sot, nė Angli ėshtė pothuajse krim tė flasėsh pėr emrin e Krishtit. Bibla, Kryqi dhe festat e krishtera janė ofenduese pėr shumė njerėz, ndėrkohė qė emrat e perėndive tė rreme ngrihen lart e mė lart. Me mijėra bebe vriten ēdo vit nėpėrmjet aborteve. Homoseksualėt mburren pėr mėkatet e tyre nė mes tė rrugės. Martesa mes njė burri e njė gruaje konsiderohet si e dalė jashtė mode, kurse marrėdhėniet bashkėshortore mes dy personave tė tė njėjtit seks konsiderohen si diēka e mrekullueshme. Popullsia jonė nuk ka njohuri fare rreth Perėndisė, por bėn siē i do vetja. (Osea 4:1 dhe Gjyqtarėve 17:6). Janė fajtorė, ngaqė e kanė hedhur poshtė atė, qė ėshtė e shenjtė dhe e moralshme. "Mjerė ata qė e quajnė tė mirė tė keqen dhe tė keqe tė mirėn, qė ndėrrojnė terrin nė dritė dhe dritėn nė terr, qė ndėrrojnė hidhėsirėn nė ėmbėlsi dhe ėmbėlsinė nė hidhėsi! Mjerė ata qė janė tė urtė nė sytė e tyre dhe tė zgjuar para vetvetes! Mjerė kampionėve nė pirjen e verės dhe tė shkathtėve nė pėrzierjen e pijeve dehėse, qė e nxjerrin tė pafajshėm njeriun e keq pėr njė dhuratė dhe ia mohojnė tė drejtit tė drejtėn e tij! Prandaj, ashtu si njė gjuhė zjarri pėrpin kallamishtet dhe flaka konsumon kashtėn, kėshtu rrėnja e tyre do tė hiqet si njė kalbėsirė dhe lulja e tyre do tė hiqet si tė ishte pluhur, sepse kanė hedhur poshtė ligjin e Zotit tė ushtrive dhe kanė pėrēmuar fjalėn e tė Shenjtit tė Izraelit" (Isaia 5:20-24). Jemi bėrė mė keq sesa Sodomi dhe Gomora dhe do kemi tė njėjtin fat - zemėrimin e Perėndisė.

Ē'mund tė bėjmė ne?

Le ta inkurajojmė veten dhe t'i dalim pėrkrah emrit tė Zotit. Duhet tė jetojmė njė jetė tė drejtė. Dhe, ashtu si apostulli Pal, duhet tė tregohemi tė guximshėm nė besim, pavarėsisht nga rrethanat nė tė cilat ndodhemi. "Nė fakt unė nuk kam turp pėr ungjillin e Krishtit, sepse ai ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson" (Romakėve 1:16)... "Pėr kėtė arsye unė po vuaj edhe nga kėto gjėra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai ėshtė i zoti ta ruajė visarin tim deri nė atė ditė" (2 Timoteut 1:12). E kemi pėr detyrė, qė tė lutemi pėr kombin tonė. "Nė qoftė se populli im, i cili thirret me emrin tim, pėrulet, lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, unė do ta dėgjoj nga qielli, do t’i fal mėkatin e tij dhe do ta shėroj vendin e tij" (2 Kronikasve 7:14)... "Tė bėj thirrje, pra, para sė gjithash, qė tė bėhen pėrgjėrime, lutje, ndėrhyrje dhe falėnderime pėr tė gjithė njerėzit, pėr mbretėrit e pėr tė gjithė ata qė janė nė pushtet, qė tė mund tė shkojmė njė jetė tė qetė dhe tė paqtė me ēdo perėndishmėri dhe nder" (1 Timoteut 2:1-2).             

Pėrfundim

Gjithsecili prej nesh ka pėr tė korrur atė qė mbjell. Ēdo vepėr e ligė, jo vetėm qė e zmadhon edhe mė shumė ndėshkimin e merituar, por e dobėson gjithashtu edhe shėndetin e kombit. Nėse duam qė t'i ndryshojmė gjėrat, nėse duam qė t'ia shohim fundin ndikimit, qė ka feja e rreme mbi popullsinė, nėse duam qė njerėzit tė kthehen tek Perėndia i vėrtetė, atėherė na duhet qė, si tė krishterė qė jemi, tė jetojmė vetė jetė tė drejta e tė ndershme, sepse ne vetė jemi pėrgjegjės pėr kėtė brez.

© 11/1/2010