
Teksti:
Mateu 19:16-26
Parathėnie
Teksti ynė i studimit na thotė:
Pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e
mundur (vargu 26). Por duhet ta pranojmė se ka disa gjėra, qė janė tė
pamundura pėr Perėndinė. Ėshtė e
pamundur qė Perėndia tė gėnjejė (Hebrenjve 6:18). Ai nuk mund tė mohojė vetveten (2 Timoteut 2:13). Edhe pse Zoti
Sovran mund tė bėjė gjithēka, prapėseprapė Ai nuk mund tė bėjė atė, qė
bie nė konflikt me fjalėn, natyrėn, apo karakterin e Tij. Perėndia ėshtė dritė dhe nė Tė nuk ka kurrfarė errėsirė
(1 Gjonit 1:5).
Nėse
ti mund tė besosh, ēdo gjė ėshtė e mundshme pėr atė qė beson (Marku
9:23). Mos, vallė, kjo do tė thotė qė gjithēka ėshtė e mundur, thjesht
sepse besojmė, pa i marrė parasysh kushtet, apo rrethanat e njė situate tė
caktuar? Ky studim ka si synim, qė tė na tregojė se, ashtu siē disa gjėra tė
caktuara janė tė pamundura pėr Perėndinė, ashtu edhe ne ndoshta besojmė pėr
ato gjėra, qė nuk janė tė mundura.
Pjekuri pa themel
Populli
im vdes pėr mungesė njohurish (Osea 4:6). Tė shumtė janė ata
besimtarė, qė kujtojnė se mund tė rriten e tė pjekurohen nė Krishtin, pa e
lexuar, apo pa e studiuar ndonjėherė fjalėn e Perėndisė. Kujtojnė se do tė
pranohen prej Tij, edhe pse e neglizhojnė pėrditė Biblėn. Duke
qenė se ti ke refuzuar njohjen, edhe unė do tė tė refuzoj (Osea 4:6).
Pali na kėshillon kėshtu: Mundohu tė
dalėsh pėrpara Perėndisė si i sprovuar, si punėtor qė nuk ka pse tė turpėrohet,
qė thotė drejt fjalėn e sė vėrtetės (2 Timoteut 2:15). Po tė mos
veprojmė kėshtu, atėherė do tė jemi gjithmonė skllevėr tė botės. Do
ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do tju bėjė tė lirė... Pra, nėse
Biri do tju bėjė tė lirė, do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė (Gjoni
8:32, 36). Pa njė njohuri tė tillė, nuk mund tė rritemi e tė maturohemi.
Posi foshnja tė sapolindura, tė dėshironi fort qumėshtin e pastėr tė
fjalės, qė tė rriteni me anė tė tij (1 Pjetrit 2:2).
Pjekuria shpirtėrore nuk ka tė
bėjė fare me moshėn tonė fizike. Pėr mė tepėr, pak rėndėsi ka sesa vite
kemi, qė jemi tė krishterė. Pjekuria shpirtėrore vėrtetohet nga mėnyra se
si e jetojmė jetėn, d.m.th. nėse jetojmė apo jo sipas standarteve tė fjalės
sė Perėndisė. Nėse kujtojmė se kemi pjekuri tė pabazuar nė themelin e
ngritur prej Perėndisė, atėherė kot qė e gėnjejmė veten.
Dishepullizim pa sakrificė
Ishte sakrifica personale si e
Atit, ashtu edhe e Birit ajo, qė na bleu shpėtimin, bekimin mė tė madh. Sepse
Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo
qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme
(Gjoni 3:16). Nėse duam qė tė jemi pasues tė vėrtetė tė Krishtit, atėherė
duhet tė jemi gati edhe ne pėr tė sakrifikuar gjithēka. Nėse
dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė
kryqin e vet dhe tė mė ndjekė (Luka 9:23).
Njė ide e tillė mund tju
duket habi atyre, qė thonė se janė tė krishterė, por qė nuk ia kanė pėrkushtuar
vėrtet jetėn Krishtit. E megjithatė, njė ide e tillė ėshtė pikėrisht ajo
gjė, qė iu kėrkohet dishepujve. O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė,
ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te
Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė
botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė
provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė
(Romakėve 12:1-2). Nė njė sakrificė tė tillė mund tė pėrfshihen edhe
persekutimi dhe vuajtjet pėr kauzėn e Krishtit. Tė
gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen
(2 Timoteut 3:12). Sakrifica jonė ėshtė fallco, nėse nuk na kushton gjithēka.
Nuk do ti ofrojė Zotit, Perėndisė
tim, olokauste qė nuk mė kushtojnė asgjė (2 Samuelit 24:24). Ėshtė
e pamundur tė jesh njė pasues i Krishtit, nėse nuk je gati pėr tia dorėzuar
jetėn Atij.
Bekim pa shenjtėri
Perėndia e ka njė plan tė pėrsosur
pėr jetėn tonė. Lum njeriu qė nuk
ecėn sipas kėshillės tė tė pabesėve, qė nuk ndalet nė rrugėn e mėkatarėve
dhe nuk ulet bashkė me tallėsit, por qė gjen kėnaqėsinė e tij nė ligjin e
Zotit, dhe qė mendon thellė ditė e natė mbi ligjin e tij. Ai do tė jetė si
njė pemė e mbjellė gjatė brigjeve tė ujit, qė jep frytin e tij nė stinėn
e tij dhe tė cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithēka bėn do tė ketė mbarėsi
(Psalmi 1:1-3). Tė shumtė janė ata, qė kujtojnė se janė tė bekuar, por qė
e neglizhojnė Perėndinė gjatė gjithė ditės! Zemra e njeriut programon rrugėn e tij, por Zoti drejton hapat e tij
(Fjalėt e Urta 16:9)... Hapat e
njeriut i drejton Zoti, kur atij i pėlqejnė rrugėt e tij (Psalmi
37:23).
Aty ku vihet nė lojė shenjtėria,
apo aty ku ajo konsiderohet si njė doktrinė heretike, aty ndodhet edhe mėkati.
Njerėz tė tillė nuk e njohin fare Zotin dhe kurrė nuk kanė pėr ti trashėguar
bekimet e jetės sė pėrjetshme. Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka
pėr tė parė Perėndinė (Hebrenjve 12:14).
Shpėtim pa besim
Edhe
pa besim ėshtė e pamundur ti pėlqesh Atij (Hebrenjve 11:6). Njė
zemėr qė nuk ka besim nė Perėndinė, nuk ėshtė e shpėtuar. Prandaj
ju thashė se ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, sepse po tė mos besoni se unė
jam, ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja (Gjoni 8:24). Ata qė nuk janė
dakort me kėtė thėnie, mund tė thonė se shpėtimi ėshtė njė dhuratė
e Perėndisė, qė jepet falas (Romakėve 6:23). Por kjo nuk do tė thotė
se njeriu, tė cilit i jepet kjo dhuratė, nuk ka nevojė fare tė besojė nė
Perėndinė. Zotėrinj, ēduhet tė
bėj unė qė tė shpėtohem?. Dhe ata i thanė: Beso nė Zotin Jezu
Krisht dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote (Veprat e Apostujve
16:30-31).
Shumica e njerėzve kujtojnė se kanė pėr tė shkuar nė Parajsė, ngaqė shkojnė nė kishė, apo ngaqė janė njerėz tė mirė. Por ajo qė na shfajėson pėrpara Perėndisė ėshtė vetėm besimi ynė personal nė veprėn e pėrfunduar tė Krishtit mbi kryq. Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė (Romakėve 5:1). Kjo do tė thotė se duhet tė pendohemi e tė besojmė nė Krishtin, para se ta marrim dhuratėn e Perėndisė. Mungesa e pendesės e pengon punėn e Perėndisė nė shpirtin e njeriut. Por paudhėsitė tuaja kanė shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj, dhe mėkatet tuaja kanė bėrė tė fshihet fytyra e tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė (Isaia 59:2). Njerėzit vdesin, po nuk u penduan. Por nėse ju nuk pendoheni, do tė vdisni tė gjithė me tė njėjtėn mėnyrė (Luka 13:3). Ėshtė e pamundur, pra, tė jesh i shpėtuar, pa patur besim nė Krishtin.
Pėrfundim
Po, gjithēka ėshtė e mundur pėr Perėndinė, por si mund tė jetė Ai vėrtet Perėndi, po qe se vepron nė kundėrshtim me fjalėn, natyrėn, apo karakterin e Tij? E si mund tė kujtojmė se jemi vėrtet tė krishterė, kur nuk jetojmė sipas parimeve tė fjalės sė Tij, apo nuk veprojmė sipas vullnetit tė Tij? Gjėrat e pamundura janė, nė fakt, tė shumta. Kjo listė ėshtė e shkurtėr dhe si zė dot tė gjitha. Por, tė paktėn, e shohim se nuk ėshtė e mundur tė jesh pasues i vėrtetė i Krishtit, pa ia nėnshtruar gjithēka Atij. A po i besojmė sė pamundurės? A po shpresojmė tė marrim atė, qė nuk mund tė na e japė dot Perėndia?
![]()
© 6/11/2010