Fryma e Antikrishtit

“Fėmijė, ėshtė ora e fundit. Dhe, sikurse e dėgjuat, antikrishti duhet tė vijė, dhe tani janė shfaqur shumė antikrishtė; prej nga e dimė se ėshtė ora e fundit. Mes nesh dolėn, por nuk ishin nga tanėt, sepse, po tė ishin nga tanėt, do tė kishin qėndruar me ne; por kjo ndodhi qė tė dalė se nuk janė tė gjithė nga tanėt. Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini ēdo gjė. Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni tė vėrtetėn, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjė gėnjeshtėr nuk del nga e vėrteta. Kush ėshtė gėnjeshtari, veēse ai qė mohon se Jezus ėshtė Krishti? Antikrishti ėshtė ai, qė mohon Atin dhe Birin. Kushdo qė mohon Birin, s’ka as Atin; kushdo qė njeh Birin, ka edhe Atin. Ajo qė ju, pra, dėgjuat nga fillimi le tė qėndrojė nė ju; nė qoftė se ajo qė dėgjuat nga fillimi qėndron nė ju, edhe ju do tė qėndroni nė Birin dhe nė Atin” (1 Gjonit 2:18-24).

Parathėnie

Sot ka kaq shumė fe nė botė, saqė njerėzit kujtojnė se tė gjitha fetė tė ēojnė nė parajsė. “Pak rėndėsi ka se ē’besim ke”, thonė ata, “mjafton qė tė besosh nė egzistencėn e njė Qėnieje Hyjnore”. Por ėshtė e pamundur qė mėnyra e arsyetimit tė tė gjithė kėtyre “besimtarėve” tė jetė e drejtė, ngaqė doktrinat e feve tė ndryshme janė nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn. Nėse besimi i njė njeriu ėshtė i gabuar, atėherė ai ka pėr ta kaluar pėrjetėsinė nė Ferr, duke i ardhur keq pėr atė, qė ka besuar gjatė gjithė jetės. Koha pėr t’u shpėtuar ėshtė tani. “Ja, pra, koha e pėlqyer, ja, pra, dita e shpėtimit” (2 Korintasve 6:2). Ai, qė nuk beson nė Krishtin, ėshtė nėn kontrollin e frymės sė antikrishtit. “Dhe ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia; dhe kjo ėshtė fryma e antikrishtit qė, siē e keni dėgjuar se vjen; dhe tashmė ėshtė nė botė” (1 Gjonit 4:3).

Kush ėshtė ky antikrisht?

Antikrishti ėshtė njė njeri i fuqizuar prej Satanait. Ai do tė shfaqet nė skenėn botėrore nė fund tė epokave. Por apostulli Gjon e pėrdor kėtė titull pėr t’iu referuar atij njeriu, mėsimet e tė cilit nuk pėrputhen me Krishtėrimin Biblik, por pėrkundrazi, doktrinat e tij janė tė frymėzuara prej Satanait. Kjo “frymė” u shfaq nė fillim nė kopshtin e Edenit, si njė doktrinė alternative ndaj fjalės sė shfaqur tė Perėndisė, atėherė kur Satanai ia mbushi mendjen Adamit dhe Evės, qė t’i kundėrviheshin tė vėrtetės (Zanafilla 3). E njėjta “frymė” ėshtė nė kontroll tė politikės, arsimit dhe feve tė sotshme.

Ateistėt kujtojnė se nuk janė nėn kontroll tė kėsaj “fryme”, ngaqė nuk besojnė as nė Perėndi, as nė djall. Por ata janė po aq tė mashtruar, sa edhe myslimanėt, budistėt, apo paganėt. Ata qė besojnė nė njė Qėnie Hyjnore, i kushtojnė mė shumė rėndėsi kryerjes sė riteve fetare dhe veprave tė bamirėsisė, sesa besimit tė tyre. Tė gjithė, pra, janė zėnė nė kurthin e Satanait. “Ka njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė udhėt e vdekjes” (Fjalėt e Urta 16:25). Tė tillė njerėz, nė fakt, po iu besojnė gėnjshtrave tė djallit. “Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės” (Gjoni 8:44). “Fryma” e antikrishtit e mohon egzistencėn e Perėndisė dhe faktin se Krishti ėshtė Zot.

Ideja e gabuar

Shumica e njerėzve kujtojnė se pak rėndėsi ka ē’besojnė, mjafton qė tė jenė njerėz tė mirė. Por puna qėndron kėtu se “askush nuk ėshtė i mirė” (Mateu 19:17), apo siē e tha edhe Pali, “Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė. Nuk ka asnjeri qė tė kuptojė, nuk ka asnjeri qė tė kėrkojė Perėndinė. Tė gjithė kanė dalė nga udha e tij, qė tė gjithė janė bėrė tė padobishėm, nuk ka asnjė qė tė bėjė tė mirėn, as edhe njė. Gryka e tyre ėshtė njė varr i hapur, me gjuhėt e tyre kanė thurur mashtrime, ka helm gjarpėrinjsh nėn buzėt e tyre; goja e tyre ėshtė plot mallkim dhe hidhėsi; kėmbėt e tyre janė tė shpejta pėr tė derdhur gjak; nė udhėt e tyre ka rrėnim dhe gjėmė, dhe nuk e kanė njohur udhėn e paqes; nuk ka druajtja e Perėndisė para syve tė tyre” (Romakėve 3:10-18)... “Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23). Siē e shohim, pra, njerėzimi nuk meriton asgjė tjetėr, pėrveēse gjyqit. Prandaj edhe ajo qė besojmė, ka shumė rėndėsi.

Krishti

Meqė egziston njė antikrisht, egziston edhe njė Krisht i vėrtetė dhe ata qė e ndjekin Atė, kanė me vete tė vėrtetėn. “Nga kjo mund tė njihni Frymėn e Perėndisė: ēdo frymė qė rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, ėshtė nga Perėndia” (1 Gjonit 4:2). Kur i besojmė Atij, gjendemi nė rrugėn, qė tė ēon nė jetėn e pėrjetshme. “Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje” (Gjoni 14:6).

Mund ta mbrojmė veten, duke mos rėnė nė tė njėjtin kurth si bota, atėherė kur i qėndrojmė besnik fjalės sė Perėndisė dhe e vėmė ēdo lloj mėsimi nė provė, pėr ta parė nėse pėrputhet apo jo me Biblėn. “Shumė tė dashur, mos i besoni ēdo frymė, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė” (1 Gjonit 4:1). Nėse mėsimet e njerėzve tė ndryshėm e hedhin poshtė qoftė edhe sadopak Krishtin, atėherė ato duhen mohuar. “Dhe ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia; dhe kjo ėshtė fryma e antikrishtit qė, siē e keni dėgjuar se vjen; dhe tashmė ėshtė nė botė” (1 Gjonit 4:3).

Pėrfundim

Bota sot ėshtė e mashtruar prej djallit. Neve, si besimtarė, qė jemi, na del si detyrė, qė ta vėmė Biblėn nė praktikė, nė jetėn tone tė pėrditshme. Nėse i besojmė Krishtit, atėherė na duhet qė t’iua rrėfejmė Atė tė tjerėve. Po tė mos veprojmė kėshtu, atėherė do tė jemi njėlloj si ata tė feve tė tjera, apo si ateistat, d.m.th. tė mashtruar prej “frymės sė antikrishtit”. 

© 3/4/2010