Fryrja e zjarrit

Parathėnie

Ata qė thonė se ėshtė e lehtė tė jetosh pėr Perėndinė, ose janė tė gabuar, ose janė gėnjeshtarė. Djalli ėshtė gati tė bėjė gjithēka, me qėllim qė tė na largojė prej gjėrave tė Perėndisė e tė na e shuajė pasionin tonė pėr Tė. Pėr mė tepėr, ngaqė jetojmė nė njė botė mėkatare, jeta nganjėherė na paraqet probleme e shqetėsime tė panumėrta dhe, si rezultat, nuk na del mė koha pėr gjėrat shpirtėrore. Nėse jemi si ai zjarr, qė ėshtė gati tė shuhet, atėherė na duhet t’i fryjmė, me qėllim qė t’i ndezim pėrsėri flakėt.

Kemi nevojė pėr Zotin

Tė shumtė janė ata tė krishterė zemėr-ftohtė, qė presin sa t’iu ndodhė ndonjė tragjedi, pėr t’u kthyer pėrsėri tek Perėndia. Tė krishterė tė tillė e kanė lejuar botėn, qė t’ua shuajė zjarrin e Zotit nė jetėn e tyre dhe, dalė-nga-dalė, janė kthyer si ata, qė nuk besojnė. Fillojnė e mėsojnė se si tė jetojnė pa praninė e Perėndisė.

Kemi nevojė pėr Zotin nė ēdo moment tė jetės. Kemi nevojė pėr Tė nė ēdo situatė tė jetės. Pa Tė, nuk mund tė jetojmė dot shpirtėrisht dhe, shumė shpejt, mungesa e Tij nė jetėn tonė do tė ketė njė ndikim negativ gjithashtu edhe nga ana fizike. Duhet tė mos i harrojmė bekimet e shumta, qė na ka dhėnė Perėndia, sidomos dhuratėn e mrekullueshme tė shpėtimit. “U kujto atyre qė t’u nėnshtrohen pushtetarėve dhe autoriteteve, tė jenė tė bindur, gati pėr ēdo vepėr tė mirė, tė mos flasin keq pėr asnjeri, tė jenė paqėsorė dhe tė butė, duke treguar mirėsjellje tė madhe kundrejt tė gjithė njerėzve. Sepse edhe ne dikur ishim tė pamendė, rebelė, endacakė, robėr tė lakmive tė ndryshme dhe tė qejfeve, duke jetuar nė ligėsi dhe nė smirė, tė urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin. Po kur u shfaq mirėsia e Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, dhe dashuria e tij pėr njerėzit, ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij, me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė, tė cilėn e derdhi me mbushėlli mbi ne, me anė tė Jezu Krishtit, shpėtimtarit tonė, qė ne, tė shfajėsuar me anė tė hirit tė tij, tė bėhemi trashėgimtarė tė jetės sė pėrjetshme, sipas shpresės qė kemi” (Titit 3:1-7). Ky pasazh jo vetėm qė na mėson se Krishti na shpėtoi, por edhe se Ai na e ndryshoi gjithashtu edhe mėnyrėn tonė tė tė sjellurit. Shpėtimi pėrfshin ēdo aspekt tė jetės sonė, tė shpirtit, zemrės dhe trupit.

Po tė duam, mund tė vazhdojmė tė sillemi si ata qė nuk besojnė, por, duke vepruar kėshtu, nuk do tė marrim dot bekimet e Atit tonė qiellor. “Pėrveē kėsaj mos kėrkoni ēfarė do tė hani ose do tė pini, dhe mos jini nė merak, sepse njerėzit e botės i kėrkojnė tė gjitha kėto, por Ati juaj e di qė ju keni nevojė pėr to. Kėrkoni mė parė mbretėrinė e Perėndisė dhe tė gjitha kėto do t’ju jepen si shtesė” (Luka 12:29-31).

Pasojat e mėkatit

Duke e lejuar mishin (e jo Frymėn), qė tė na e mbizotėrojė jetėn, shumė shpejt bėhemi skllevėr tė mėkatit dhe zemra na ftohet ndaj Perėndisė. Tė ndodhur nė njė gjendje tė tillė, jemi si rebelė, duke iu kundėrvėnė vullnetit tė Zotit. Mėkati hyn zakonisht dalė-nga-dalė nė zemėr. Mund ta mburrim veten se shkojmė nė kishė, apo se lutemi, apo se i japim Zotit tė dhjetėn. Por, nė fakt, zemrėn e kemi akull ndaj Tij.

Mėkati mė i madh ėshtė ai, qė e shkurorėzon Krishtin prej fronit tė jetės sonė. Njė mėkat i tillė, po tė mos rrėfehet shpejt, na e shkatėrron marrėdhėnien tonė me Perėndinė. Rrėfimi duhet tė dalė nga zemra. “Ki mėshirė pėr mua, o Perėndi, sipas mirėsisė sate; pėr dhembushurinė e madhe qė ke fshiji tė ligat qė kam bėrė. Mė pastro tėrėsisht nga paudhėsia ime dhe mė pastro nga mėkati im. Sepse i pranoj tė ligat qė kam bėrė, dhe mėkati im mė rri gjithnjė pėrpara. Kam mėkatuar kundėr teje, vetėm kundėr teje, dhe kam bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e tu, me qėllim qė ti tė njihesh i drejtė kur flet dhe i ndershėm kur gjykon. Ja, unė jam mbruajtur nė paudhėsi, dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat. Por ty tė pėlqen e vėrteta qė qėndron nė thelb, dhe mė mėson diturinė nė sekretin e zemrės. Mė pastro me hisop dhe do tė jem i pastruar; mė laj dhe do tė jem mė i bardhė se bora. Bėj qė tė ndjej gėzim dhe ngazėllim; bėj qė kockat qė ke thyer tė kremtojnė edhe ato. Fshih fytyrėn tėnde nga mėkatet e mia dhe fshi tė tėra paudhėsitė e mia. O Perėndi, krijo tek unė njė zemėr tė pastėr dhe pėrtėri tek unė njė frymė tė patundur. Mos mė largo nga prania jote dhe mos mė hiq Frymėn tėnde tė shenjtė. Kthemė gėzimin e shpėtimit dhe pėrkahmė me frymė dashamirės” (Psalmi 51:1-12).

Kthimi tek Perėndia

Mund tė kthehemi tek Perėndia, vetėm atėherė kur me tė vėrtetė duam qė Krishti tė mbretėrojė nė jetėn tonė. Kjo do tė thotė se duhet tė shpenzojmė kohė nė praninė e Tij, duke lexuar fjalėn e Tij. Mos e harroni se edhe vetė Zoti Jezus Krisht e pa tė domosdoshme, qė tė komunikonte me Atin e Tij qiellor nė lutje. “Mbasi i nisi ato, u ngjit vetėm mbi mal pėr t’u lutur” (Mateu 14:23). Kjo duhet tė jetė dėshira jonė numėr 1. “Njė gjė i kėrkova Zotit dhe atė kėrkoj: tė banoj nė shtėpinė e Zotit tėrė ditėt e jetės sime, pėr tė soditur bukurinė e Zotit dhe pėr tė admiruar tempullin e tij” (Psalmi 27:4).

Nėse kthehemi tek Zoti, atėherė Ai na jep fuqi me anė tė Frymės sė Shenjtė, pėr ta mbajtur konstante jetėn tonė tė krishterė. Nė vend qė tė jemi tė dobėt, do tė kemi fuqi dhe kėmbėngulje, pėr tė vazhduar sė ecuri nė rrugėn e jetės sė pėrjetshme, pavarėsisht nga pengesat, qė mund tė na dalin pėrpara. “Qėndroni nė mua dhe unė do tė qėndroj nė ju; sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt nga vetja, po qe se nuk qėndron nė hardhi, ashtu as ju, nėse nuk qėndroni nė mua. Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė” (Gjoni 15:4-5).

Tė kthehesh tek Perėndia, do tė thotė tė kesh njė marrėdhėnie tė mirė edhe me pjesėtarėt e kishės sate. Sepse, nėse duam t’i shėrbejmė Zotit, duhet ta duam edhe popullin e Tij. “Sepse ju, o vėllezėr, u thirrėt nė liri; por mos e pėrdorni kėtė liri si njė rast pėr mishin, por, me dashuri t’i shėrbeni njėri-tjetrit. Sepse gjithė ligji pėrmblidhet nė kėtė fjalė, tė vetme: “Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten!”. Sepse nėse ju kafshoni dhe hani njėri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njėri nga tjetri” (Galatasve 5:13-15).         

Pėrfundim

“Por nė qoftė se ndonjėrit nga ju i mungon urtia, le tė kėrkojė nga Perėndia, qė u jep tė gjithėve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet” (Jakobi 1:5). Nėse kemi nevojė pėr udhėzim nė jetėn tonė, thjesht na duhet qė t’i lutemi Zotit. Ai do tė na e ndezė prapė flakėn e shuar, duke na hedhur vajin prej altarit tė Tij, me qėllim qė ne, pėrsėri, ta dimė se ē’do tė thotė tė jetosh njė jetė tė krishterė, tė lumtur, tė bekuar e tė fuqishme.

© 6/3/2010