Gjahtari i shpirtrave

"Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyrėn nga vajzat e popullit tėnd qė profetizojnė sipas zemrės sė tyre dhe profetizo kundėr tyre, dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Mjerė gratė qė qepin rripa nė tė gjitha kyēet e dorės dhe bėjnė vela pėr kokat e ēdo lartėsie pėr tė gjuajtur shpirtėrat. A besoni ju tė gjuani shpirtėrat e popullit tim dhe tė shpėtoni jetėn tuaj? Ju mė pėrdhosni nė mes tė popullit tim pėr disa grushte elbi dhe pėr disa copa buke, duke bėrė tė vdesin shpirtėra qė nuk duhet tė vdisnin dhe duke bėrė tė jetojnė shpirtėra qė nuk duhet tė jetonin, duke e gėnjyer popullin tim qė u vė veshin gėnjeshtrave". Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė jam kundėr rripave tuaja me tė cilat ju gjuani shpirtėrat sikur tė ishin zogj; do t’i shkėpus nga krahėt tuaja dhe do t’i ēliroj shpirtėrat, ato shpirtėra qė ju i gjuani si zogj. Gjithashtu do tė heq velat tuaja dhe do tė ēliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do tė jetė mė njė pre nė duart tuaja; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti. Nė fakt e keni brengosur zemrėn e tė drejtit me gėnjeshtra, kur unė nuk e brengosja, dhe keni fortėsuar duart e tė pabesit, qė tė mos shmanget nga rruga e tij e keqe pėr tė mbetur nė jetė. Prandaj nuk do tė keni mė vegime tė rreme dhe nuk do tė praktikoni mė shortarinė, dhe unė do ta ēliroj popullin tim nga duart tuaja; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti" (Ezekieli 13:17-23).

Parathėnie

Magjia ėshtė po aq e famshme sot, saē ishte edhe nė tė shkuarėn. Gratė tėrhiqen mė shumė prej saj, sesa burrat. “Sepse prej kėtyre janė ata qė futen nėpėr shtėpi dhe i bėjnė pėr vete femrat e ngarkuara me mėkate, tė sunduara nga pasione tė ndryshme” (2 Timoteut 3:6). Por magjia ka pėr tė qenė e pėrhapur gjithashtu edhe nė fund tė epokės. “Edhe tregtarėt e dheut do tė qajnė dhe do tė vajtojnė pėr tė, sepse askush nuk do tė blejė mė mallrat e tyre: mallra prej ari dhe argjendi, gurė tė ēmuar dhe margaritarė, pėlhura liri dhe purpri, mendafshi e tė kuqeje, dhe gjithfarė drurėsh erėmirė, e gjithfarė sendesh fildishi dhe druri shumė tė ēmuar, bronzi, hekuri dhe mermeri, dhe kanellė, dhe parfume, vajra erėmirė, temian, verė, vaj, majė mielli, grurė, gjė e gjallė, dhen, kuaj, qerre, trupa e shpirtra njerėzish... Dhe dritė llambe nuk do tė ndriēojė mė nė ty; edhe zė dhėndri dhe nuseje nuk do tė dėgjohet mė te ti; sepse tregtarėt e tu ishin tė mėdhenjtė e dheut, sepse gjithė kombet u mashtruan me magjinė tėnde” (Zbulesa 18:11-13, 23).

Perėndia e caktoi profetin Ezekiel pėr t’iu deklaruar atyre, qė merreshin me magji, se Zoti ishte i zemėruar me ta, sepse ishin bėrė si gjahtarė tė djallit, duke gjuajtur shpirtrat e popullit tė Perėndisė. Gjėja mė e trishtuar ishte kjo: njerėzit po iua vinin veshin kėtyre gėnjeshtrave tė magjistarėve. E njėjta gjė ndodh edhe sot nė kishat tona. Mėsuesit e rremė, qė e quajnė veten zėdhėndės tė Perėndisė, iu thonė njerėzve gėnjeshtra nga mė tė ndryshmet, si e si pėr t’iu marrė atyre paratė. “Por ka pasur edhe profetė tė rremė midis popullit, ashtu si do tė ketė midis jush mėsues tė rremė, tė cilėt do tė fusin fshehurazi herezi shkatėrruese dhe, duke mohuar Zotėrinė qė i bleu ata, do tė tėrheqin mbi vete njė shkatėrrim tė shpejtė. Dhe shumė vetė do tė ndjekin doktrina shkatėrruese tė tyre dhe pėr shkak tė tyre udha e sė vėrtetės do tė shahet. Dhe nė lakminė e tyre do t’ju shfrytėzojnė me fjalė tė shpifura, por ndėshkimi i tyre qė moti nuk vonon dhe shkatėrrimi i tyre nuk po dremit” (2 Pjetrit 2:1-3). “Shortaria” qė pėrmendet tek Ezekieli 13:23 ka tė bėjė me magjitė, doktrinat dhe fetė e rreme dhe ateizmin.

Mashtruesit

Magjistarėt dhe mėsuesit e rremė gjithmonė thonė se flasin nė emėr tė Perėndisė, por nė fakt, gjėrat qė thonė, vijnė prej Satanait dhe prej mendimeve tė tyre tė liga. Fatkeqėsisht, ka njerėz, qė janė gati t’i mbushin plot e pėrplot auditorėt, gati pėr tė paguar shuma tė mėdha parash, vetėm e vetėm pėr t’i dėgjuar gėnjeshtrat e kėtyre mėsuesve. “Sepse do tė vijė koha kur njerėzit nuk do ta durojnė doktrinėn e shėndoshė, por, sipas ėndjeve tė veta, do tė mbledhin grumbull mėsues pėr tė gudulisur veshėt dhe do t’i largojnė veshėt nga e vėrteta e do t’i sjellin drejt pėrrallave” (2 Timoteut 4:3-4)... “Tani unė ju bėj thirrje, o vėllezėr, tė ruheni nga ata qė shkaktojnė pėrēarje dhe skandale kundėr doktrinės qė keni mėsuar dhe tė largoheni nga ata; sepse ata nuk i shėrbejnė Zotit tonė Jezu Krisht, por barkut tė tyre, dhe me fjalė tė ėmbla dhe tė bukura gėnjejnė zemrat e tė thjeshtit.” (Romakėve 16:17-18).

Pėrpiqen pėr tė shkatėrruar

Me dashje, a pa dashje, mashtrues tė tillė paguhen prej Satanait dhe pėrdoren prej Tij, pėr t’iu shkatėrruar shpirtrat njerėzve e pėr t’i ēuar ata nė Ferr. “Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar” (Gjoni 10:10). Djalli e realizon kėtė shkatėrrim, me anė gėnjeshtrash e tė vėrtetash gjysmake. “Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės” (Gjoni 8:44). Djalli shet veē gėnjeshtra. “Profetėt profetizojnė nė mėnyrė tė rreme, priftėrinjtė qeverisin duke u mbėshtetur nė forcėn e autoritetit tė vet dhe popullit tim i pėlqen qė gjendja ėshtė e tillė. Por ēfarė do tė bėni kur tė vijė fundi?” (Jeremia 5:31).

Njerėz tė tillė thonė se vetėm ata e dinė rrugėn e shpėtimit. “A besoni ju tė gjuani shpirtėrat e popullit tim dhe tė shpėtoni jetėn tuaj?” (Ezekieli 13:18). Iu premtojnė liri shpirtėrore atyre, qė iua vėnė veshin. “Sepse duke mbajtur ligjėrata jashtė mase tė fryra dhe tė kota bėjnė pėr vete, me anė tė pasioneve tė mishit dhe tė paturpėsisė, ata qė me tė vėrtetė kishin shpėtuar nga ata qė jetojnė nė gabim; ndėrsa u premtojnė atyre liri, ata vetė janė skllevėr tė prishjes, sepse njė bėhet skllav i atij qė e mundi” (2 Pjetrit 2:18-19). Po tė mos paguhen mirė, mashtrues tė tillė nuk do tė bėnin atė punė qė bėjnė. “Krerėt e tij gjykojnė pėr njė dhuratė, priftėrinjtė e tij japin mėsim pėr njė pagesė, profetėt e tij kryejnė shortari pėr para; megjithatė mbėshteten tek Zoti dhe thonė: "A nuk ėshtė vallė Zoti midis nesh? Nuk do tė na bjerė nė krye asnjė fatkeqėsi" (Mikea 3:11).

Duan ta dobėsojnė kishėn

Mashtrues tė tillė duan ta dobėsojnė kishėn e Krishtit, duke deklaruar se kisha nuk ka se ē’t’iu ofrojė mė njerėzve dhe, si pasojė, duhet shmangur. Feja e rreme, magjitė dhe shtirja e fallit janė tė gjitha njė sulm dhe njė ofezė, qė drejtohet kundėr tė drejtėve. “Nė fakt e keni brengosur zemrėn e tė drejtit me gėnjeshtra” (Ezekieli 13:22). Mashtruesit, duke i brengosur tė drejtėt, i bėjnė pėr vete tė ligėt dhe mėkatarėt. “Dhe keni fortėsuar duart e tė pabesit, qė tė mos shmanget nga rruga e tij e keqe pėr tė mbetur nė jetė” (Ezekieli 13:22)... “Edhe ndėrmjet profetėve tė Jeruzalemit kam parė gjėra tė ndyra: kryejnė shkelje tė kurorės, ecin nė mėnyrė tė rreme, pėrforcojnė duart e keqbėrėsve, dhe kėshtu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe qė ka marrė. Pėr mua janė qė tė gjithė si Sodoma, dhe banorėt e tij si Gomora" (Jeremia 23:14).  

Pėrfundim

Kėta gjahtarė e ēojnė prenė e tyre drejt Ferrit tė pėrjetshėm. Ata, qė iu zėnė besė kėtyre rrenave, kėnaqen kur dėgjojnė se ka njė rrugė tjetėr, mė tė lehtė, qė tė ēon drejt jetės, njė rrugė, e cila ėshtė nė kundėrshtim me atė, qė ka urdhėruar Perėndia. Por, nė fund, kanė pėr ta kuptuar se ē’gabim tė madh kanė bėrė dhe kanė pėr tė vuajtur pasojat e atij gabimi. “Ėshtė njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė rrugėt e vdekjes” (Fjalėt e Urta 14:12 dhe 16:25).

© 20/2/2010