
Parathėnie
Tek Romakėve 8:31-39, apostulli Pal bėn gjashtė pyetje tė ndryshme dhe
pret qė besimtarėt e vėrtetė tė Krishtit tiu pėrgjigjen atyre me saktėsi,
plot besim e siguri nė zemėr.
Pyetja nr.1
Ēfarė tė themi, pra, pėr kėto
gjėra? (vargu 31). Ska dyshim se Pali po iu referohet, nė pėrgjithėsi,
atyre gjėrave, tė cilat i ka pėrmendur edhe mė parė nė kėtė letėr, por
sidomos, nė veēanti, atyre gjėrave, qė kanė tė bėjnė me shpjegimin, qė
i bėn ai temės sė shpėtimit. Ai iu thotė lexuesve tė vet, qė ta sjellin
ndėrmend atė, qė ka bėrė Perėndia pėr ta, me qėllim qė ti ēlironte
pėrmes gjakut tė Krishtit. Kjo pyetje mund tė pėrkthehet kėshtu nė ditėt
e sotshme: Ēmendim keni, pra, lidhur me kėtė ēėshtje?
Po ne, si reagojmė ndaj Lajmit tė Mirė, tė paraqitur nė kėtė kapitull?
A jemi tė gėzuar, apo e konsiderojmė kėtė thjesht si njė fakt tė jetės?
Patjetėr qė duhet tė entuziazmohemi, kur e kuptojmė se tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezu, qė
nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymės (vargu 1), sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė
Perėndisė (vargu 14) dhe ata
qė ai i ka njohur qė mė parė, edhe i ka paracaktuar qė tė jenė tė ngjashėm
me shėmbėlltyrėn e Birit tė tij, kėshtu qė ai tė jetė i parėlinduri nė
mes tė shumė vėllezėrve (vargu 29). Ndoshta Pali po pyet gjithashtu:
A doni gjė tjetėr mė tė mirė sesa kjo? Ne duhet ti pėrgjigjemi kėshtu:
I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit
tonė Jezu Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė
Krishtin (Efesianėve 1:3).
Pyetja nr.2
Nė qoftė se Perėndia ėshtė me
ne, kush mund tė jetė kundėr nesh? (vargu 31). Perėndia ėshtė i
gjithė-fuqishėm dhe na ka premtuar se do tė jetė me ne gjatė gjithė veėshtirėsive
tė jetės. Por tani kėshtu thotė
Zoti, qė tė ka krijuar, o Jakob, qė tė ka formuar, o Izrael: "Mos ki
frikė, sepse unė tė kam ēliruar, tė kam thirrur me emėr; ti mė pėrket
mua. Kur do tė kalosh pėrmes ujėrave unė do tė jem me ty, ose do tė kalosh
lumenjtė, nuk do tė tė mbytin; kur do tė ecėsh nėpėr zjarr, nuk do tė
digjesh dhe flaka nuk do tė tė konsumojė (Isaia 43:1-2) dhe nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis (Hebrenjve 13:5). Kėshtu,
pra, kush mund tė jetė kundra nesh, kur vetė Krishti ėshtė me ne? Kam
vėnė besimin tim te Perėndia, nuk do tė kem frikė. Ēfarė mund tė mė bėjė
njeriu? (Psalmi 56:11). Kėtu pėrfshihet edhe Satanai dhe demonėt e tij.
Mbi kėtė shkėmb unė do tė ndėrtoj
kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atė (Mateu 16:18). Gjėja
mė e mahnitshme ėshtė kjo se ne, si fėmijėt e Perėndisė qė jemi, kemi
mundėsinė ta thėrrasim Atė Baba. Sepse
ju nuk keni marrė njė frymė robėrie, qė tė keni pėrsėri frikė, po keni
marrė frymėn e birėrisė, me anė tė sė cilės ne thėrrasim: Aba, o Atė!.
Vetė Fryma i dėshmon frymės sonė se ne jemi bij tė Perėndisė (Romakėve
8:15-16). Kėshtu, pra, pėrgjigja jonė ndaj pyetjes nr.2 tė Palit duhet tė
jetė: Askush.
Pyetja nr.3
Sepse ai qė nuk e kurseu Birin e
vet, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėra
bashkė me tė? (vargu 32).
Perėndia na dha mė tė mirėn, qė pati, kur dėrgoi nė botė Birin
e tij tė vetėmlindurin (Gjoni 3:16). Nėse na ka dhėnė bekimin mė tė
madh, atėherė a nuk mundet Ai atėherė tė na japė edhe bekime tė tjera mė
tė vogla? Zoti na i ka plotėsuar tė gjitha nevojat. Dhe
Perėndia im do tė plotėsojė tė gjitha nevojat tuaja sipas pasurisė sė tij
nė lavdi, nė Jezu Krisht (Filipianėve 4:19). Edhe kur nuk mundemi qė
ti themi Atij gjithēka kemi nė zemėr, edhe atėherė Ai na ka premtuar se
vetė Fryma e Shenjtė do tė lutet pėr ne. Kėshtu,
pra, edhe Fryma na ndihmon nė dobėsitė tona, sepse ne nuk dimė ēfarė tė kėrkojmė
nė lutjet tona, sikurse duhet; por vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me psherėtima
tė patregueshme. Dhe ai qė heton zemrat e di cila ėshtė mendja e Frymės,
sepse ai ndėrhyn pėr shenjtorėt, sipas Perėndisė (Romakėve
8:26-27). Duhet tė kėndojmė sė bashku me Davidin: Kupa
ime po derdhet (Psalmi 23:5).
Pyetja nr.4
Kush do ti padisė tė
zgjedhurit e Perėndisė? Perėndia ėshtė ai qė i shfajėson (vargu
33).
Satanai ėshtė paditėsi i vėllezėrve
tanė (Zbulesa 19:10). Ai pėrpiqet pėr tė na shkatėrruar, me anė tė
ēdo lloj mjeti, qė ka nė dispozicion. Gėnjeshtrat i prezanton si tė vėrteta,
me qėllim qė ti mashtrojė besimtarėt e ti largojė ata prej Krishtit.
Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė
vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar (Gjoni 10:10). Nėse
jemi penduar pėr mėkatet tona dhe ia kemi dedikuar jetėn Zotit, atėherė
jemi tė shpėtuar. Kushdo qė do ta
thėrrasė emrin e Zotit do tė shpėtohet (Romakėve 10:13). Jemi tė
shfajėsuar nėpėrmjet besimit. Tė
shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu
Krishtit, Zotit tonė (Romakėve 5.1). Kėshtu, pra, pavarėsisht se kush
mundohet tė na akuzojė, le tė jemi tė sigurtė se Perėndia na
bėri tė pėlqyer nė tė dashurin Birin e tij (Efesianėve 1:6).
Pyetja nr.5
Kush ėshtė ai qė do
ti dėnojė? (vargu
34).
Tek vargu i parė i Romakėve 8-ė thuhet hapur se tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezu.
Prandaj edhe nuk duhet tiua vėmė veshin fjalėve tė atyre, qė pėrpiqen tė
na dėnojnė e tė na e shkatėrrojnė besimin. Nėse jemi me tė vėrtetė tė
shpėtuar, atėherė nuk kemi pse tė ndihemi tė dėnuar. Sepse Perėndia nuk e dėrgoi Birin e vet nė botė qė ta dėnojė botėn,
por qė bota tė shpėtohet prej tij (Gjoni 3:17). Duket sikur Jezusi na
thotė: Ku janė ata qė tė paditnin?
Askush nuk tė dėnoi? (Gjoni 8:10). Ne duhet tė pėrgjigjemi: Askush, Zot dhe Ai na ngushėllon me kėto fjalė: As
unė nuk tė dėnoj; shko dhe mos mėkato mė (Gjoni 8:11).
Pyetja nr.6
Kush do tė na ndajė nga dashuria
e Krishtit? (Romakėve 8:35).
Pali pyet gjithashtu: Pikėllimi,
a ngushtica, a pėrndjekja, a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata?
Me fjalėn kush nėnkuptohet ēdo qėnie e botės shpirtėrore dhe asaj
natyrale. Jezusi tha: Kur ta keni
lartuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj
asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar. Dhe
ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Ati smė ka lėnė vetėm, sepse bėj
vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė (Gjoni 8:28-29). Duket sikur Satanai
arrin tė korrė njė fitore tė madhe nė jetėn e shumė besimtarėve, duke i
bindur ata se Zoti nuk i do. Duhet ti zėmė besė fjalės sė Perėndisė,
ku thuhet se Ai na do. Nėse Ai na deshi i pari, atėherė ka pėr tė na dashur
deri nė fund. Ne e duam atė, sepse
ai na deshi i pari (1 Gjonit 4:19)... I
deshi deri nė fund (Gjoni 13:1). Edhe nėse vdesim nė kėtė botė tė
ligė, nuk do tė mund tė ndahemi dot prej dashurisė sė Perėndisė. Siē
ėshtė shkruar: Pėr ty po vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr
therje... Unė mendoj nė fakt,
se vuajtjet e kohės sė tanishme nuk vlejnė aspak tė krahasohen me lavdinė qė
do tė shfaqet nė ne (Romakėve 8:36, 18).
Pėrfundim
![]()
© 5/6/2010