
Atėherė
u thashė atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar nė tė cilat ndodhemi:
Jeruzalemi ėshtė shkatėrruar dhe portat e tij janė konsumuar nga zjarri!
Ejani, ti rindėrtojmė muret e Jeruzalemit, dhe kėshtu nuk do tė jemi mė
tė turpėruar!". U tregova pastaj atyre si dora bamirėse e Perėndisė
tim kishte qenė mbi mua si dhe fjalėt qė mbreti mė kishte thėnė. Atėherė
ata thanė: "Tė ngrihemi dhe ti vihemi ndėrtimit!". Kėshtu morėn
kurajo pėr ti forcuar duart e tyre pėr kėtė punė tė rėndėsishme. (Nehemia
2:17-18).
Parathėnie
Nehemia ishte njeri i lutjes, njeri inkurajues dhe largpamės. Ishte tip
njeriu, qė, nė vend qė tė thoshte se sa e pamundur ishte puna, e shihte se
ku ishte problemi dhe e gjente mėnyrėn se si ta zgjidhte atė. Por ai nuk
ishte thjesht largpamės, kur vinte puna pėr tė thurur plane. Pėrkundrazi, ai
ishte edhe punėtor, gati pėr tė kryer detyra tė vėshtira.
Njeriu largpamės
Arriti nė Judė Hanani, njė nga
vėllezėrit e mi, bashkė me disa burra tė tjerė. Unė i pyeta lidhur me
Judejtė qė kishin shpėtuar, qė ishin kthyer gjallė nga robėria, dhe lidhur
me Jeruzalemin. Ata mė thanė: "Ata qė kanė shpėtuar nga robėria janė
atje poshtė nė krahinė, nė njė varfėri tė madhe dhe me faqe tė zezė; pėrveē
kėsaj muret e Jeruzalemit janė plot me tė ēara dhe portat e tij janė
konsumuar nga zjarri". Sa i dėgjova kėto fjalė, u ula dhe qava; pastaj
mbajta zi disa ditė me radhė, agjerova dhe u luta pėrpara Perėndisė tė
qiellit (Nehemia 1:2-4).
Nehemia u brengos shumė, kur mori lajm rreth shkatėrrimit tė mureve tė
Jeruzalemit. Kjo brengė e shtyu atė, qė tė lutej. Na thuhet se mbreti
Artasers e lejoi Nehemian, qė tė kthehej nė Jeruzalem, i ngarkuar me
lloj-lloj materialesh, qė do ti nevojiteshin pėr ti riparuar muret. Sapo
arriti nė qytet, Nehemia i ra rreth e pėrqark mureve, pėr ta parė me sytė e
vet dėmin e shkaktuar. Pikėrisht, nė kėtė moment, ai themeloi vizionin e
tij pėr tė ardhmen.
Tė gjithė e dinin se muret ishin nė njė gjendje tė keqe, por askush nuk
ishte aq largpamės, sa tė ishte gati ti riparonte. Nehemia e pa se ku ishte
problemi dhe menjėherė e kuptoi se cila ishte rrugėzgjidhja. Ai i hodhi sytė
larg, tej gurėve tė thyer, drejt murit tė riparuar. Prandaj edhe nė mendjen
e tij, kjo punė kishte pėrfunduar me kohė. Problemin mė tė madh Nehemia nuk
e kishte me muret, sepse i kishte gati tė gjitha materialet, por e kishte me
banorėt e Jeruzalemit. A do tė arrinin ta kuptonin dot ata vizionin, qė
kishte ai? A do tė mund tė vepronin edhe ata me besim, si vetė ai? Po tė mos
e kuptonin vizionin e Nehemias, atėherė shumė shpejt ata do tė
zhdekurajoheshin dhe do ta ndalonin punėn.
Bibla nuk na tregon se ēpo mendonte, vallė, nė ato momente Nehemia,
tek kontrollonte muret e Jeruzalemit atė natė. Por mund ta imagjinojmė se ai
e ndjeu veten tė thirrur prej Perėndisė, pėr ta pėrfunduar kėtė detyrė tė
madhe. E vėmė re gjithashtu se ai nuk ishte si predikuesit e sotshėm, tė cilėt
deklarojnė se janė tė vajosur prej Zotit, pėr tė ndėrtuar kisha tė mėdha
dhe pėr tiu kėrkuar njerėzve mė shumė para nė oferta. Nehemia i
inspektoi muret fshehurazi natėn, kur tė tjerėt flinin. Largpamėsi i vėrtetė
nuk ka nevojė, qė tia shpallė botės hapur qėllimet e veta, sepse
problemi qėndron mes atij dhe Perėndisė. Nehemia mund tė ishte brengosur
edhe mė shumė, kur e pa gjendjen e vėrtetė tė mureve. Mund tė kishte
menduar se kjo kishte pėr tė qenė njė punė aq e vėshtirė, saqė sia
vlente tė merreshe fare me tė. Por Nehemia e dinte se Perėndia kishte pėr
ti dhėnė fuqi, pėr ta kryer njė detyrė tė tillė.
Lutja
E dimė se Nehemia ishte njeri i lutjes. Ai u lut, kur mori vesh pėr
gjendjen e mureve. Dhe thashė: "Tė
lutem shumė, o Zot, Perėndia i qiellit, Perėndi i madh dhe i tmerrshėm, qė
i qėndron besnik besėlidhjes dhe ke mėshirė pėr ata qė tė duan dhe
respektojnė urdhėrimet e tua, qofshin veshėt e tua tė vėmėndshėm dhe sytė
e tu tė hapur pėr tė dėgjuar lutjen e shėrbėtorit tėnd qė tani ta
drejton ty ditėn dhe natėn pėr bijtė e Izraelit, shėrbėtorė tė tu, duke
rrėfyer mėkatet e bijve tė Izraelit, qė ne kemi kryer kundėr teje. Po, unė
dhe shtėpia e atit tim kemi mėkatuar. Jemi sjellė shumė keq me ty dhe nuk
kemi respektuar urdhėrimet, statutet dhe dekretet qė ti i ke urdhėruar
Moisiut, shėrbėtorit tėnd. Mbaje mend fjalėn qė i urdhėrove Moisiut, shėrbėtorit
tėnd, duke i thėnė: "Nė qoftė se do tė mėkatoni, unė do tju shpėrndaj
midis popujve; por nė rast se do tė ktheheni tek unė dhe do tė respektoni
urdhėrimet e mia, dhe do ti zbatoni nė praktikė, edhe sikur njerėzit tuaj
tė shpėrndarė tė jenė nė kufijtė e qiellit, unė do ti mbledh qė
andej dhe do ti sjell pėrsėri nė vendin qė kam zgjedhur ku tė banojė
emri im" (Nehemia 1:5-9). Jemi tė sigurtė se ai u lut gjatė rrugės
pėr nė Jeruzalem, si edhe kur i kontrolloi muret natėn. Ndoshta, vizioni i
lindi nė shpirt, tek bisedonte me Zotin rreth problemit, me tė cilin
ballafaqohej. E dinte se jo vetėm qė ishte e mundur ta riparonte murin, por
edhe se muri patjetėr qė do tė riparohej.
Kjo nuk do tė thotė se Nehemia i hodhi poshtė vėshtirėsitė dhe
pengesat e shumta. Ai e kuptoi se i duhej ti inkurajonte shumė njerėzit, qė
tė punonin fort pėr Zotin. Kjo ishte njė detyrė tepėr e vėshtirė, sepse kėta
njerėz ishin mėsuar tė jetonin mes mbeturinave. Ka tė ngjarė qė Nehemia ta
ketė ditur se do tė ballafaqohej me kundėrvėnie tė ndryshme, si nga brenda,
ashtu edhe nga jashtė. Por ai, nė vend qė tė ėndėrronte me sy hapur, ishte
njė njeri, qė besonte nė mrekulli.
Inkurajuesi
Njerėzit me tė vėrtetė largpamės e kuptojnė se kanė nevojė pėr tė
tjerėt, pėr ata, qė janė tė njė mendjeje me ta dhe qė e vlerėsojnė punėn
e njėri-tjetrit, me qėllim pėr ta pėrfunduar detyrėn e ngarkuar. Nehemia
nuk mund ta rindėrtonte murin vetėm. Ndoshta judenjtė, qė jetonin nė atė
kohė nė Jeruzalem, mund tė mos e kenė kuptuar plotėsisht se ēduhej tė
bėnin. Por ata morėn zemėr prej entuziazmit tė Nehemias dhe e panė se kjo
punė ishte e mundur. Gjatė gjithė historisė botėrore, e shohim se si
arritjet e mėdha nė fillim e patėn origjinėn nė mendjen e njė individi, i
cili e pa rezultatin pėrfundimtar, madje edhe para se ai tė bėhej realitet.
Erdhi dita, kur Nehemias i duhej ti dilte pėrpara popullit dhe tiu
thoshte se ēvizion kishte nė zemėr. Ngaqė ishte njeri i lutjes, ai duhet
tė jetė lutur mė parė pėr ato, qė do tiu thoshte. Atėherė u thashė atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar nė tė
cilat ndodhemi: Jeruzalemi ėshtė shkatėrruar dhe portat e tij janė konsumuar
nga zjarri! Ejani, ti rindėrtojmė muret e Jeruzalemit, dhe kėshtu nuk do tė
jemi mė tė turpėruar!". U tregova pastaj atyre si dora bamirėse e Perėndisė
tim kishte qenė mbi mua si dhe fjalėt qė mbreti mė kishte thėnė. Atėherė
ata thanė: "Tė ngrihemi dhe ti vihemi ndėrtimit!". Kėshtu morėn
kurajo pėr ti forcuar duart e tyre pėr kėtė punė tė rėndėsishme
(Nehemia 2:17-18). Kjo nuk ishte ligjėrata mė e famshme nė historinė botėrore,
por ishte njė ligjėratė e mbėshtetur nė lutje. Prandaj edhe judenjtė donin
tė merrnin pjesė nė kėtė punė tė lavdishme. Atėherė
ata thanė: "Tė ngrihemi dhe ti vihemi ndėrtimit!". Kėshtu morėn
kurajo pėr ti forcuar duart e tyre pėr kėtė punė tė rėndėsishme
(Nehemia 2:18). Dhe, sa herė qė ata do tė zhdekurajoheshin, apo do tė kishin
frikė prej armikut, Nehemia do tiu jepte zemėr, nėpėrmjet fjalės sė Perėndisė.
Mos kini frikė nga ata! Kujtoni Zotin
e madh dhe tė tmerrshėm dhe luftoni pėr vėllezėrit tuaj, pėr bijtė dhe
bijat tuaja, pėr bashkėshortet tuaja dhe pėr shtėpitė tuaja!" (Nehemia
4:14).
Pėrfundim
![]()
© 11/10/2010