
Parathėnie
Ka patur raste, kur tė gjithė tė krishterėt kanė pėrjetuar momente,
kur e kanė ndjerė se Perėndia as nuk po iua dėgjon lutjet, as nuk po iu jep
atyre ndonjė pėrgjigje. Kanė arritur deri aty, sa tė kujtojnė se Perėndia
i ka braktisur. Por Ai na ka premtuar se nuk do ta bėjė kurrė njė gjė tė
tillė. Nuk do tė tė lė, nuk do tė
tė braktis (Hebrenjve 13:5). Psalmi 22 u shkrua pėr tiu treguar
besimtarėve se si tė reagojnė ndaj Zotit, kur ballafaqohen me probleme e vėshtirėsi.
Ky psalm na tregon gjithashtu se duhet tė vazhdojmė ti besojmė Atij, madje
edhe atėherė kur na duket sikur Ai spo na flet.
Pyete Perėndinė: Pėrse?
Perėndia im, Perėndia im, pse mė
ke braktisur? Pse mė rri kaq larg dhe nuk vjen tė mė ēlirosh, duke dėgjuar
fjalėt e ofshamės sime? O Perėndia im, unė bėrtas ditėn, por ti nuk pėrgjigjesh,
edhe natėn unė nuk rri nė heshtje. Megjithatė ti je i Shenjti, qė banon nė
lėvdimet e Izraelit (Psalmi 22:1-3).
Davidi e pyet Perėndinė se pėrse nuk po e ndihmon. Kjo nuk tregon se
Davidi nuk beson. Pėrkundrazi, edhe vetė Zoti Jezus Krisht u lut nė tė njėjtėn
mėnyrė tek Mateu 27:46, duke pėrdorur tė njėjtat fjalė prej psalmit 22.
Perėndia nuk inatoset, po ta pyesim se pėrse po ballafaqohemi me periudha tė
vėshtira nė jetė dhe pėrse nuk po na ndihmon Ai. Ajo qė ka rėndėsi, ėshtė
fakti se si Davidi, ashtu edhe Jezusi treguan respekt dhe pėrulje ndaj Perėndisė
dhe nuk e kritikuan Atė. Vargu 3 na tregon se si, pavarėsisht se po vuante,
Davidi, prapėseprapė, e adhuroi Perėndinė dhe e deklaroi se Ai ėshtė i
shenjtė. Kėtė fakt nuk duhet ta harrojmė as ne, madje edhe atėherė kur
ndihemi tė dėshpėruar, apo tė zhdekurajuar nė jetė.
Ndoshta, nė momente vuajtjesh, duhet ta pyesim Perėndinė, nėse, mos vallė,
Ai kėrkon tė na tėrheqė vėmendjen, pėr tė na mėsuar diēka, apo pėr tė
na treguar se duhet tia rrėfejmė mėkatet. Ēdo dilemė me tė cilėn
ballafaqohemi, na pėrgatit e na bėn mė tė fortė, pėr tė korrur fitore
edhe mė tė mėdha nė jetėn tonė. Prandaj, pra, ndoshta Perėndia dėshiron
tė na flasė, nėpėrmjet problemeve tė ndryshme.
Merr nė konsideratė faktin se si Perėndia e ēliron
popullin e Tij
Etėrit tonė kanė pasur besim te
ti; kanė pasur besim te ti dhe ti i ke ēliruar. Tė klithėn ty dhe u ēliruan;
patėn besim te ti dhe nuk u zhgėnjyen. Por unė jam njė krimb dhe jo njė
njeri; turpi i njerėzve dhe pėrēmimi i popullit. Tėrė ata qė mė shohin mė
pėrqeshin, zgjatin buzėn dhe tundin kokėn, duke thėnė: "Ai i ka besuar
Zotiit; le ta ēlirojė, pra, ta ndihmojė, mbasi e do". Me siguri ti je ai
qė mė nxori nga barku i nėnes; bėre qė tė kem besim te ti qysh nga koha
kur pushoja mbi sisėt e nėnes sime. Unė u braktisa te ti qysh nga lindja ime;
ti je Perėndia im qysh nga barku i nėnes sime (Psalmi 22:4-10).
Perėndia gjithmonė ėshtė treguar besnik dhe i mėshirshėm ndaj popullit
tė Tij. Ka tė ngjarė qė Davidi ta ketė shkruar kėtė psalm nė tė njėjtin
vend, nė tė cilin Jakobi luftoi me engjėllin (Zanafilla 32:21-32). Prandaj
ndoshta, ai e konsideroi konfliktin e tij shpirtėror si njė luftim me Perėndinė.
Edhe ne, ashtu si Davidi, mund ti rradhitim njė nga njė tė gjitha
padrejtėsitė dhe tė gjitha tė ligat, qė na janė bėrė nga tė tjerėt. E
megjithatė, duhet tia ngulitim sytė Perėndisė, qė kurrė nuk na ka
braktisur. Djalli gjithmonė i ka gati njerėzit e vet, pėr tė na tallur, ngaqė
vazhdojmė ti besojmė Zotit, edhe atėherė kur vuajmė e torturohemi. Edhe
Jobi kėshtu mendonte: Atėherė
gruaja e tij i tha: "Qėndron ende nė ndershmėrinė tėnde? Mallko Perėndinė
dhe vdis!", por Jobi iu pėrgjigj: "Ti
flet si njė grua pa mend. Nė rast se pranojmė tė mirėn nga Perėndia, pse
nuk duhet tė pranojmė edhe tė keqen?". Nė tė gjitha kėto Jobi nuk mėkatoi
me buzėt e tij (Jobit 2:9-10). Le tė mos e harrojmė kurrė besnikėrinė
e Perėndisė.
Duhet ta falenderojmė Perėndinė pėr besnikėrinė e Tij, madje edhe nė
situatat mė negative tė jetės. Kėshtu do tė mund tė themi sė bashku me
apostullin Pal: Dhe ne e dimė se tė
gjitha gjėra bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr
ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij (Romakėve 8:28).
Thuaji Perėndisė atė, qė ke nė zemėr
Mos u largo nga unė, sepse ankthi
ėshtė i afėrt, dhe nuk ka asnjė qė tė mė ndihmojė. Dema tė mėdhenj mė
kanė rrethuar, dema tė fuqishėm tė Bashanit mė rrinė pėrqark; ata hapin
gojėn e tyre kundėr meje, si njė luan grabitqar qė vrumbullit. Mė derdhin
si ujė dhe tėrė kockat e mia janė tė ndrydhura; zemra ime ėshtė si dylli
qė shkrihet nė mes tė zorrėve tė mia. Forca ime ėshtė tharė si njė enė
balte dhe gjuha ime ėshtė ngjitur te qiellza; ti mė ke vėnė nė pluhurin e
vdekjes. Sepse qentė mė kanė rrethuar, njė grup keqbėrėsish mė rri
rrotull; mė kanė shpuar duart dhe kėmbėt. Unė mund ti numėroj gjithė
kockat e mia; ato mė shikojnė dhe mė kėqyrin. Ndajnė midis tyre rrobat e
mia dhe hedhin nė short tunikėn time (Psalmi 22:11-18).
Nuk ia vlen, qė tė mendosh thjesht mendime pozitive, atėherė kur
ballafaqohesh me sfida tė ndryshme. Kjo ėshtė sidomos e vėrtetė atėherė,
kur i lutemi Perėndisė. Duhet tė tregohemi tė ndėrgjegjshėm me Tė, sepse
Atij nuk i bėjnė pėrshtypje ata njerėz, tė cilėt mundohen ta bindin Zotin
se gjithēka po shkon nė rregull. Perėndia na i di mendimet, ndaj edhe nuk
alarmohet prej ndjenjave tona tė brendshme. Duhet tia themi hapur Atij tė
gjitha dyshimet, shqetėsimet dhe frikėn, qė kemi. Vetėm atėherė do tė
jemi nė gjendje ta pranojmė ngushėllimin dhe inkurajimin, qė Ai ka pėrgatitur
pėr ne. Ėshtė budallallėk e jo besim, po ta mohojmė se nuk kemi probleme.
Si Davidi, ashtu edhe ne, duhet ti tregojmė Perėndisė rreth atyre, qė
duan tė na shkatėrrojnė, si edhe rreth frikės qė mund tė kemi, kur mendojmė
se tė tillė njerėz kanė pėr tia arritur qėllimit tė tyre.
Lutju Perėndisė, qė tė ndėrhyjė
Por ti, o Zot, mos u largo; ti qė
je forca ime, nxito tė mė ndihmosh. Ēliroje jetėn time nga shpata, jetėn
time tė vetme nga kėmba e qenit. Shpėtomė nga gryka e luanit dhe nga brirėt
e buajve. Ti mu pėrgjigje (Psalmi 22:19-21).
Perėndia e di se me ēfarė po ballafaqohemi. Prandaj edhe nuk ofendohet,
po tia hapim zemrėn. Tek Mateu 26:39, e shohim se si Jezusi ia hapi zemrėn
Atit tė Vet, duke iu lutur qė tė ndėrhynte: Ati
im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė,
jo si dua unė, por si do ti. Vetėm ata, qė i besojnė vėrtet Atit tė
tyre Qiellor, kanė guximin pėr ti kėrkuar Atij, qė ta shfaqė hapur fuqinė
e Tij ēliruese.
Lavdėro Zotin
Unė do tu njoftoj emrin tėnd
vėllezėrve tė mi, do tė tė lėvdoj nė mes tė kuvendit. Ju qė keni frikė
nga Zoti, lėvdojeni; dhe ju tė gjithė, pasardhės tė Jakobit, pėrlėvdojeni;
dhe ju tė gjithė, o fis i Izraelit, kini frikė nga ai. Sepse ai nuk ka pėrēmuar
as nuk ka hedhur poshtė vuajtjen e tė pikėlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrėn
e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kėnaqur. Shkaku i lėvdimit tim nė
kuvendin e madh je ti; unė do ti plotėsoj zotimet e mia nė prani tė tė
gjithė atyre qė kanė frikė nga ti. Nevojtarėt do tė hanė dhe do tė
ngopen; ata qė kėrkojnė Zotin do ta lėvdojnė; zemra juaj do tė jetojė pėrjetė.
Tė gjitha skajet e tokės do ta mbajnė mend Zotin dhe do tė kthehen tek ai;
dhe tė gjitha familjet e kombeve do tė adhurojnė pėrpara teje. Sepse Zotit i
pėrket mbretėria dhe ai sundon mbi kombet. Gjithė tė pasurit e dheut do tė
hanė dhe do tė tė adhurojnė; tė gjithė ata qė zbresin nė pluhur dhe qė
nuk arrijnė tė mbahen gjallė do tė pėrkulen para teje. Pasardhėsit do
ti shėrbejnė; do ti flitet pėr Zotin brezit tė ardhshėm. Ata do tė
vijnė dhe do ti shpallin drejtėsinė e tij njė populli qė nuk ka lindur
akoma, dhe qė ai vetė e ka krijuar (Psalmi 22:22-31).
Nuk duhet ta lejojmė qė sfidat tona shpirtėrore tė na e largojnė
besimin prej Perėndisė, apo qė tė na shkaktojnė, qė tė mos i shėrbejmė
mė Atij. Adhurimi na e transformon si zemrėn, ashtu edhe kėndvėshtrimin tonė
ndaj jetės, madje edhe atėherė kur situatat nuk kanė ndryshuar aspak. Vini
re ndryshimin qė ndodhi tek Davidi, gjatė kohės qė ai shkroi kėtė psalm (krahaso
vargun 1 me vargun 24). E kuptoi se Perėndia ishte akoma i ulur mbi fronin e
Tij qiellor, madje edhe atėherė kur Davidit i dukej sikur lutjeve tė tij nuk
po i pėrgjigjej kush. Davidi e kuptoi rėndėsinė e tė adhuruarit tė Perėndisė
sė Gjithėfuqishėm, madje edhe atėherė kur i dukej sikur Zoti nuk po i
fliste.
Pėrfundim
![]()
© 24/4/2010