
Atėherė Jobi hapi gojėn dhe mallkoi ditėn e lindjes sė tij. Kėshtu Jobi mori fjalėn dhe tha: "Humbtė dita nė tė cilėn linda dhe nata qė tha: "U ngjiz njė mashkull!". Ajo ditė u bėftė terr, mos u kujdesoftė pėr tė Perėndia nga lart, dhe mos shkėlqeftė mbi tė drita! E marrshin pėrsėri terri dhe hija e vdekjes, qėndroftė mbi tė njė re, furtuna e ditės e tmerroftė!... Perėndia mė ka dhėnė nė duart e tė pabesėve, mė ka dorėzuar nė duart e njerėzve tė kėqij. Jetoja i qetė, por ai mė shkatėrroi, mė kapi pėr qafe dhe mė bėri copė-copė, dhe mė shndėrroi nė objekt goditjeje. Harkėtarėt e tij mė rrethojnė nė ēdo anė, mė shpon pa mėshirė veshkat, derdh pėr tokė vrerin tim. (Jobit 3:1-5, 16:11-13).
Parathėnie
Ka raste, kur nė jetėn tonė na ndodhin gjėra tė tmerrshme, tė cilat, nė pamje tė parė, na duken sikur skanė fare kuptim. Nė raste tė tilla, ndihemi sikur jemi njerėz dėshtakė pėrpara Perėndisė. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Mos vallė, Perėndia ka zgjedhur vetėm disa veta, pėr tė qenė fitimtarė, kurse tė tjerėt i ka lėnė qė tė jenė dėshtakė?
I humburi
Jobi kujtonte se ishte njė njeri dėshtak, njė i humbur. E dinte se ishte
besimtar i vėrtetė dhe se ia kishte pėrkushtuar veten plotėsisht Zotit dhe
shėrbesės sė Tij. Por, pse po vuante kaq shumė, nė njė kohė qė nuk po mėkatonte
me dashje? Po qe se skishte bėrė ndonjė gabim, atėherė Zoti nuk kishte
asnjė farė qėllimi pėr jetėn e tij, ndaj edhe po e ndėshkonte.
Jobi ishte njeri i pėrsosur, qė e urrente mėkatin dhe e nderonte Perėndinė.
I kishte rritur fėmijėt me frymėn e Perėndisė, e megjithatė, ata i kishin
vdekur. Kishte patur pasuri tė madhe dhe, edhe pse nuk ia kishte zėnė besėn
pasurisė, gjithēka i kishte humbur. Kishte qenė i shėndetshėm, e megjithatė
tani trupin e kishte plot e pėrplot me plagė shkatėrruese. Ska dyshim se e
donte me gjithė shpirt gruan, por fjalėt e saj ia kishin ēarė zemrėn, kur i
kishte thėnė: Qėndron ende
nė ndershmėrinė tėnde? Mallko Perėndinė dhe vdis!" (Jobit 2:9).
Jobi, pra, ishte i shkatėrruar si njeri dhe nuk e kuptonte se pse po i ndodhnin
tė gjitha kėto fatkeqėsi. Llogjika i thoshte se ishte i pavlerė, i humbur, dėshtak
gjatė gjithė jetės.
Tre miqtė e tij, Elifazi, Bildadi dhe Tsofari kishin mundėsi pėr ta inkurajuar Jobin dhe pėr tia larguar atij depresionin. Por sa ngushėllues tė mėrzitshėm qė u treguan! (Jobit 16:2). Thellė nė zemėr, edhe ata e konsideronin Jobin si dėshtak. Nuk kishin ēpėrgjigje ti jepnin. Nuk kishin asnjė lloj ngushėllimi pėr tė. U pėrpoqėn ta bėnin Jobin, qė ta kuptonte se ku e kishin fjalėn, por, mė kot. Ai nxorri si konkluzion se Perėndia e kishte hedhur poshtė. Jobi mund ta vėrtetonte se Zoti e kishte braktisur. Tre miqtė e tij nxorrėn si konkluzion se arsyeja pse po vuante Jobi qėndronte tek ai vetė. Sipas tyre, ai kishte mėkate sekrete, qė sia kishte rrėfyer akoma Zotit. Forca rinore qė i mbushte kockat do tė dergjet nė pluhur bashkė me tė (Jobit 20:11). As ata, as Jobi nuk e kuptonin dot arsyen e vėrtetė tė vuajtjeve tė tij. Prandaj edhe nga ana e jashtme, ai iu dukej tė gjithėve sikur ishte njeri dėshtak.
Fitimtari
Jobi, nė vend qė tė ishte i humbur, ishte fitimtar, edhe pse nuk arrinte
ta kuptonte dot akoma kėtė fakt. E kishte korrur fitoren, pikėrisht nė
momentin kur i kishte rezistuar tundimit pėr ta fajėsuar Perėndinė pėr
dilemėn, nė tė cilėn ndodhej. Nė
tė gjitha kėto Jobi nuk mėkatoi me buzėt e tij (Jobit 2:10). Pikėrisht
nė kėtė moment, u mund edhe Satanai. E megjithatė, djalli i solli Jobit tre
miqtė e vet, pėr tia bėrė mendjen lėmsh dhe pėr tia vjedhur besimin,
qė kishte ai tek Perėndia. Pothuajse gjatė gjithė librit tė Jobit, vėmė
re se si shokėt e tij u pėrpoqėn tia shkatėrronin besimin. Mė nė fund,
tek Jobit 42:7, e shohim se si Zoti na i zbulon qėllimet e vėrteta tė shokėve
tė tij, tek i drejtohet Jobit, shėrbėtorit tė Vet: Zoti
i tha Elifazit nga Temani: "Zemėrimi im u ndez kundėr teje dhe kundėr dy
miqve tė tu, sepse nuk keni folur drejt pėr mua, ashtu si ka bėrė shėrbėtori
im Job.
Kėshtu pra, Perėndia, nė fakt, e konsideronte Jobin si shėrbėtorin e
Vet, jo si dėshtak. Tek Ezekielit 14:14, Zoti e pėrmend Jobin si shembull tė
njė njeriu, qė jetoi njė jetė tė drejtė. Edhe
sikur nė mes tyre tė ishin kėta tre burra, Noeu, Danieli dhe Jobi, pėr shkak
tė drejtėsisė sė tyre do tė shpėtonin vetėm veten e tyre," thotė
Zoti, Zoti. Po ashtu, nė Dhiatėn e Re, Jobi po prapė na ngrihet lart,
si njė njeri i besimit, si njė njeri durimtar, pavarėsisht nga vuajtjet e tij
personale. Ja, ne shpallim tė lum ata
qė duruan; ju keni dėgjuar pėr durimin e Jobit, dhe e keni parė fatin pėrfundimtar
qė Zoti i rezervoi, sepse Zoti ėshtė plot mėshirė e dhembshuri (Jakobit
5:11).
Kėshtu, pra, sipas Perėndisė, Jobi nuk ishte aspak dėshtak, siē e mendonin tė tjerėt, apo siē kujtonte edhe ai vetė. Jobi e donte Perėndinė dhe i shėrbente Atij, por vuajtjet i mėsuan se vullneti dhe qėllimet e Zotit nuk janė gjithmonė tė njėjta me ato tė njeriut. Jobi i besoi kėsaj tė vėrtete dhe tani ai e kuptonte mė mirė fuqinė sovrane tė Perėndisė. Veshi im kishte dėgjuar tė flitej pėr ty por tani syri im tė sheh (Jobit 42:5). Ai tani kishte besim, pavarėsisht nga ato qė po pėrjetonte. Por unė e di qė Shpėtimtari im jeton dhe qė nė fund do tė ngrihet mbi tokė. Mbas shkatėrrimit tė lėkurės sime, nė mishin tim do tė shoh Perėndinė. Do ta shoh unė vetė; sytė e mi do ta sodisin, dhe jo njė tjetėr. Po mė shkrihet zemra (Jobit 19:25-27).
Pėrfundim
![]()
© 16/10/2010