
Por
kam diēka kundėr teje, sepse dashurinė tėnde tė parėn e le. Kujtohu, pra,
se nga ke rėnė, pendohu, dhe bėj veprat e para; nė mos do tė vi sė shpejti
te ti dhe do ta luaj shandanin tėnd nga vendi i vet, nėse nuk pendohesh... Unė
njoh veprat e tua, qė ti nuk je as i ftohtė as i ngrohtė. Do tė doja tė
ishe i ftohtė ose i ngrohtė! Por, mbasi je kėshtu i vakėt, dhe as i ftohtė
e as i ngrohtė, unė do tė tė vjell nga goja ime. Sepse ti thua: "Unė
jam i pasur, u pasurova dhe skam nevojė pėr asgjė"; edhe nuk e di se
ti je qyqar e mjeran, i varfėr, i verbėr dhe i zhveshur. Tė kėshilloj tė
blesh nga unė ar tė kulluar nė zjarr qė tė bėhesh i pasur; edhe petka tė
bardhė qė tė vishesh dhe tė mos duket turpi i lakuriqėsisė sate; edhe
vajos sytė e tu me kolir, qė tė shohėsh. Unė tė gjithė ata qė i dua i
qortoj dhe i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu. Ja, unė qėndroj te
dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė
hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua. Kujt fiton do ti jap tė
ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unė fitova dhe u ula me Atin tim mbi
fronin e tij (Zbulesa 2:4-5, 3:15-21).
Parathėnie
Edhe pse mund tė mos na pėlqejė
tė dėgjojmė tė na predikohen tema tė tilla, secili prej nesh duhet ti pėrgjigjet
kėsaj pyetjeje: A egziston nė jetėn tonė ndonjė gjė, qė po e pengon Perėndinė
sė vepruari tek ne? Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, qė shumica e besimtarėve
e kanė humbur dashurinė e tyre tė parė dhe janė bėrė tė vakėt. Zellit
dhe pasionit tė dikurshėm ia ka zėnė vendin krishtėrimi mediokėr. Zjarri,
qė dikur flakėronte nė shpirtin e tyre pėr Zotin, mund tė ndizet prapė, nėse
i besojnė Atij. Ndoshta jemi akoma tė flaktė pėr Krishtin, por njė mesazh i
tillė na ndihmon qė tė vazhdojmė ta mbajmė atė flakė tė ndezur, qė tė
mos na shuhet. Prandaj ai qė mendon
se qėndron mė kėmbė, le tė shohė se mos bjerė (1 Korintasve
10:12).
Pasion i humbur
Me fjalėn pasion nėnkuptojmė
pėrkushtimin biblik ndaj Krishtit. Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė
shpirtin tėnd, me gjithė forcėn tėnde dhe me gjithė mendjen tėnde (Luka
10:27). Ky pasion mund tė humbet pėr disa arsye:
1)
Ndoshta i konsiderojmė
gjėrat e shenjta thjesht si gjėra fetare dhe, nė vend qė ta adhurojmė Zotin
nė frymė dhe nė tė vėrtetė,
jemi kthyer nė shėrbėtorė me detyrim, duke ia bėrė qejfin vetes e duke e
patur ndėrgjegjen tė pastėr (Gjoni 4:24). Feja na e shuan zjarrin e pėrkushtimit
tonė ndaj Perėndisė.
2)
Ndoshta iu jemi pėrshtatur
standarteve tė botės. Kodi moral i kėsaj bote ndryshon vazhdimisht, ndaj edhe
nuk mund ta marrim atė dot si kodin tonė. Kemi standarte mė tė larta, sesa
ēmund tė na japė bota, prandaj edhe nuk mund tė jetojmė si tė humburit.
Dhe mos u konformoni me kėtė botė,
por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni
cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė (Romakėve
12:2). Po tė jetojmė sipas standarteve tė botės, kemi pėr tu ftohur ndaj
gjėrave tė Perėndisė dhe, shumė shpejt, kemi pėr tu mėrzitur me shėrbesėn
e Tij.
3)
Ndoshta vėshtirėsitė
na kanė bėrė, qė tė heqim dorė nga Perėndia. Kjo vjen shpeshherė, ngaqė
kujtojmė se meritojmė mė shumė nga jeta, e jo vuajtjet pėr kauzėn e
Krishtit. Kur mendojmė kėshtu, atėherė gėzimi, qė dikur ndjenim tek i shėrbenim
Zotit, fillon e shuhet. Ta konsideroni
njė gėzim tė madh, o vėllezėr tė mi, kur ndodheni pėrballė sprovash nga
mė tė ndryshmet (Jakobi 1:2).
4)
Ndoshta nė jetėn
tonė kemi akoma mėkate tė parrėfyera. Nuk ėshtė asnjėherė njė gjė e
mirė ta mbash mėkatin nga brenda, sepse ai ta ha jetėn shpirtėrore, ashtu si
kanceri. Mėkati ėshtė njė nga mėnyrat, qė na e largon Perėndinė prej jetės
sonė. Por paudhėsitė tuaja kanė
shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj, dhe mėkatet tuaja kanė
bėrė tė fshihet fytyra e tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė (Isaia
59:2). Teksti nė hyrje tė kėtij studimi na thotė se pendimi mund tė na e
zgjidhė problemin e mėkatit dhe mund tė na bėjė pėrsėri tė flaktė pėr
Zotin.
Pasioni i rifituar
Duhet tė jemi gati pėr ta
ndryshuar mėnyrėn tonė tė jetesės, nėse duam ta rifitojmė pasionin e
humbur. Qėllimi ynė i vetėm nė jetė duhet tė jetė pėr ta kėnaqur Perėndinė,
nėpėrmjet besimit tė vėrtetė. Edhe
pa besim ėshtė e pamundur ti pėlqesh Atij (Hebrenjve 11:6). Kėtu
duhet tė pėrfshihet vendosshmėria jonė, pėr tė qenė ai lloj njeriu, qė kėrkon
Perėndia qė tė jemi. Ashtu siē bota kėrkon qė tė ketė sukses nė planet
e veta, ashtu edhe ne duhet tė dėshirojmė, qė tė kemi njė jetė tė
suksesshme tė krishterė. Njė besim i tillė duhet tė ngrihet mbi themelin e
fuqishėm tė fjalės sė Perėndisė. Po tė bazohemi mbi ndonjė themel tjetėr,
apo n.q.s. dėshira jonė ėshtė e dobėt, atėherė pėrpjekjet tona nuk do tė
japin fare rezultat. Por shqetėsimet e kėsaj bote, mashtrimet e pasurisė dhe lakmitė pėr
gjėra tė tjera qė hynė, e mbyten fjalėn dhe ajo bėhet e pafrytshme
(Marku 4:19). Do tė rritemi e do tė maturohemi, aq shumė saē kemi dėshirė.
Shembulli ynė mė i mirė pėr
tė jetuar njė jetė tė pėrkushtuar, ėshtė vetė Krishti. Ai donte vetėm qė
ta kėnaqte Atin e Tij. Ushqimi im ėshtė
tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij (Gjoni
4:34). Ai ishte i zellshėm pėr gjėrat e Perėndisė. Zelli i shtėpisė sate mė ka pėrpirė! (Gjoni 2:17). Apostulli
Pal ėshtė njė shembull tjetėr pėr ne, shembull i njė njeriu me shpirt tė
flaktė pėr Perėndinė. Ai shkroi: Po
rend drejt synimit, drejt ēmimit tė thirrjes sė lartme tė Perėndisė nė
Krishtin Jezus (Filipianėve 3:14) dhe Pėr
kėtė mundohem duke u pėrpjekur me fuqinė e tij, e cila vepron tek unė me
pushtet (Kolosianėve 1:29).
Duhet qė, me tė vėrtetė, tė
dėshirojmė tė jemi tė flaktė pėr Perėndinė, sepse, pėrndryshe, kot qė
e marrim nė konsideratė kėtė fakt. Na duhet qė tė jetojmė, tė drejtuar
prej Frymės sė Shenjtė. Ecni sipas
Frymės dhe nuk do ta pėrmbushni dėshirat e mishit (Galatasve 5:16)...
Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen
nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė (Romakėve 8:14)... Mos u tregoni tė pėrtuar nė zell; jini tė zjarrtė nė frymė, shėrbeni
Perėndisė (Romakėve 12:11). Ky pasion i ripėrtėrirė, jo vetėm qė
do tė na e ndryshojė jetėn tonė, por ka pėr tė ndikuar pėr mirė edhe nė
jetėt e atyre, qė na rrethojnė. Me fjalė tė tjera, pra, zjarri ėshtė
ngjitės. Sepse e njoh gatishmėrinė
e zemrave tuaja, pėr tė cilėn unė mburrem pėr ju te Maqedonasit, se Akaia
ėshtė gati qė vjet; dhe zelli juaj nxiti shumė tė tjerė (2
Korintasve 9:2).
Ndoshta kemi kujtuar se vetėm
disa njerėz mund ta kenė njė pasion tė tillė pėr Zotin. Por, jo, ky pasion
ėshtė pėr tė gjithė ata, qė janė gati tė preken e tė pastrohen prej
flakės sė shenjtė. Atėherė njė
nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė dorė njė urė zjarri, qė
kishte marrė me mashė nga altari. Me tė ai preku gojėn time dhe tha: "Ja,
kjo preku buzėt e tua, paudhėsia jote hiqet dhe mėkati yt shlyhet" (Isaia
6:6-7). Nėse nuk e kemi akoma njė pasion tė tillė, atėherė, le tė lutemi,
qė ta marrim. Lypni dhe do tju
jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do tju ēelet. Sepse kush lyp
merr, kush kėrkon gjen dhe do ti ēelet atij qė troket (Mateu
7:7-8).
Pėrfundim
![]()
© 20/11/2010