Njė natė mrekullish

Parathėnie

“Por ti, o Betlem Efratah, megjithėse je i vogėl midis mijėrave tė Judės, nga ti do tė dalė pėr mua ai qė do tė jetė sundues nė Izrael, origjinat e tė cilit janė nga kohėrat e lashta, nga ditėt e pėrjetėsisė" (Mikea 5:2).

E gjithė historia botėrore po e pėrqėndronte vėmendjen tek kjo natė, nė tė cilėn u pėrmbush profecia mė e rėndėsishme e Dhiatės sė Vjetėr. Nė Izrael, nė njė fshat tė vogėl, tė quajtur Bethlehem, shpresa e botės ishte gati pėr t’u realizuar nėpėrmjet Marias dhe Jozefit. Engjėjt shikonin lart nga Qielli, ndėrsa pritnin pėr tė shpallur lindjen e Dritės sė Botės.

]Mrekullia I – Lindja e pėrulur e Krishtit

“Tani, nė atė ditė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė perandorisė. Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė. Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet. Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit, pėr t’u regjistruar bashkė me Marinė, gruan e vet, me tė cilėn ishte martuar dhe qė ishte shtatzėnė. Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė. Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė han nuk kishte vend pėr ta” (Luka 2:1-7).

Krishti erdhi nga froni i Tij i lavdishėm nė Qiell nė njė grazhd, qė mbante erė bagėtish. Edhe pse ishte Mbret, boritė nuk kumbuan pėr Tė. Ai nuk erdhi i hipur mbi kalė, por doli prej barkut tė Marias. Historia e Tij ėshtė historia e njė pasaniku, qė u bė i varfėr. Kėsaj foshnje tė vogėl i pėrkiste e tėrė bota, sepse e kishte krijuar vetė atė: “Ai ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij” (Gjoni 1:10). Kjo foshnjė ishte Shpėtimtari i tė gjithė njerėzve. Sa keq qė bota do ta mohonte! Por, lavdi Perėndisė, disa do ta kuptonin mrekullinė e kėsaj nate dhe do ta pranonin Atė si Zot: “Por bota nuk e njohu. Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan, por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij” (Gjoni 1.10-12) 

Mrekullia II – Ushtria qiellore

“Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha, dhe natėn ruanin kopenė e tyre. Dhe ja, njė engjėll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe. Por engjėlli u tha atyre: “Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin; sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd”. Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė: “Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e tij!” (Luka 2:8-14).

Qė prej rėnies sė Adamit nė mėkat, engjėjt kishin bashkėvepruar me njerėzit, me qėllim qė t’i pėrgatisnin ata pėr kėtė natė. “Kur u mbush koha” (Galatasve 4:4), Gabrieli shkoi tek Maria, Jozefi, Elizabeta dhe Zakaria, pėr t’iu treguar atyre rreth mrekullisė qė po afrohej - mrekullisė sė tė gjitha epokave. Ishin engjėjt ata, tė cilėt ia deklaruan lindjen e Shpėtimtarit barinjve nė kodrat e Judesė, pikėrisht nė tė njėjtin vend, ku Davidi ishte vajosur si mbret. Engjėjt kėnduan rreth mrekullisė sė kėsaj nate – njė natė, qė kishte pėr t’u mbajtur mend pėrjetė. 

Mrekullia III – Zemrat e njerėzve ndryshohen

“Dhe ndodhi qė, kur engjėjt u larguan prej tyre pėr t’u kthyer nė qiell, barinjtė i thanė njeri tjetrit: “Le tė shkojmė deri nė Bethlehem pėr tė parė ē’ka ndodhur dhe ē’na bėri tė ditur Zoti”. Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin dhe fėmijėn qė ndodhej nė njė grazhd. Mbasi e panė, pėrhapėn ato qė u ishte thėnė pėr atė fėmijė. Dhe tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga gjėrat qė u treguan barinjtė. Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i medituar nė zemrėn e saj. Dhe barinjtė u kthyen, duke pėrlėvduar dhe lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė kishin dėgjuar dhe parė, ashtu si u ishte thėnė atyre” (Luka 2:15-20).

Ēfarė koinēidence! Perandori romak mori vendim, qė tė gjithė njerėzit tė regjistroheshin pikėrisht nė kėtė kohė! Por kjo s’ishte aspak njė koinēidencė. Perėndia kishte vepruar nė zemrat dhe mendjet e njerėzve, me qėllim qė vendimet e tyre tė pėrputheshin me planet e Tij. Ideja e perandorit ishte, nė fakt, ideja e Zotit! Pa dijeninė e perandorit August dhe pavarėsisht nga urrejtja e tij e madhe pėr fenė e judenjve, urdhėri i tij i hapi rrugėn Mesias sė Izraelit, qė Ai tė lindte pikėrisht atje, ku e kishte thėnė edhe profeti Mikea. Nė kėtė natė, barinjtė u bėnė ungjilltarė, kurse dijetarėt morėn rrugėn e tyre tė gjatė drejt Bethlehemit, tė udhėhequr prej njė ylli tė veēantė (Mateu 2). Tani skena ishte gati dhe bota do ta shihte se Perėndia ishte me njeriun. “Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel” (Isaia 7:14, Mateu 1:23). Mrekullia e kėsaj nate do tė kujtohej ēdo vit prej botės, kurse besimtarėt e shpėtuar do ta kujtonin kėtė mrekulli gjatė ēdo dite tė vitit.

Pėrfundim   

Lindja e Jezus Krishtit ėshtė mrekullia mė e madhe nga tė gjitha. Pasojat e saj kanė pėr tė zgjatur deri nė pėrjetėsi. Si barinjtė, ashtu edhe dijetarėt erdhėn pėr ta nderuar dhe pėr ta adhuruar Jezusin dhe shpresojmė se kėta njerėz u shpėtuan nga mėkatet, ngaqė e takuan Atė. Ndoshta nuk e kuptojmė mirė mrekullinė e Krishtlindjes, pėr shak tė dhuratave, zbukurimeve, apo ushqimeve tė mira, qė hamė pėr festa. Ajo mrekulli ėshtė pėr tė gjithė ata, qė do ta pranojnė Atė si Zotin dhe Shpėtimtarin e tyre.  Lavdi Perėndisė pėr mrekullinė e shpėtimit!

© 27/12/2010