Perėndia ėshtė akoma…

Parathėnie

Krishtėrimi nuk merret shumė seriozisht prej brezit tė sotshėm, ndaj edhe shumė njerėz kujtojnė se Perėndia nuk pyet fare pėr ta dhe nuk kryen mrekulli si mė parė. Por Bibla na mėson se Perėndia ėshtė i pėrjetshėm dhe se Ai nuk ndryshon kurrė. “Unė jam Zoti, nuk ndryshoj” (Malakia 3:6)... “Krishti ėshtė i njėjtė dje, sot e pėrjetė” (Hebrenjve 13:8). Duhet ta besojmė se Ai ėshtė po i njėjti Perėndi, siē ka qenė edhe mė parė. “Edhe pa besim ėshtė e pamundur t’i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė” (Hebrenjve 11:6). Po tė mos e besojmė me gjithė zemėr se Perėndia egziston, se Ai nuk ndryshon kurrė dhe se Ai ėshtė nė gjendje tė bėjė tė njėjtat mrekulli, qė ka bėrė edhe nė tė kaluarėn, atėherė nuk do tė bėhemi kurrė dėshmitarė tė frytshėm pėr Tė.

Perėndia na flet akoma

Nuk ėshtė Perėndia Ai, qė e ka mbyllur gojėn, por janė jobesimtarėt ata, qė janė veshshurdhė dhe nuk e dėgjojnė zėrin e Tij. Duam p.sh. qė tė na realizohen tė gjitha planet dhe ėndrrat tona. Nuk jemi gati, qė ta lejojmė Perėndinė, qė tė na drejtojė e tė na udhėheqė. “Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd; pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua” (Fjalėt e Urta 3:5-6).

E dėgjojmė zėrin e Perėndisė, atėherė kur e lexojmė dhe e studjojmė fjalėn e Tij, kur udhėhiqemi prej Frymės sė Shenjtė dhe kur i pranojmė kėshillat e perėndishme tė besimtarėve tė tjerė. Pothuajse tė gjithė tė krishterėt kanė dėshirė ta dinė vullnetin e Perėndisė, por sa tė paktė janė ata, qė shpenzojnė kohė nė praninė e Tij! Vetė e kemi fajin, kur nuk e dėgjojmė dot zėrin e Zotit. “Delet e mia e dėgjojnė zėrin tim, unė i njoh dhe ato mė ndjekin” (Gjoni 10:27).

Perėndia na shėron akoma

“Sepse unė jam Zoti, qė tė shėron” (Eksodi 15:26). Ka kisha, qė besojnė se ka mbaruar koha e mrekullive. Por cili tekst biblik na e mbėshtet njė gjė tė tillė? Tek Isaia 53:5 na thuhet se “Ai u tejshpua pėr shkak tė shkeljeve tona, u shtyp pėr paudhėsitė tona; ndėshkimi pėr tė cilin kemi paqen ėshtė mbi tė, dhe pėr shkak tė vurratave tė tij ne jemi shėruar”. Po qe se Krishti nuk arrin dot tė shėrojė, atėherė Ai nuk ėshtė mė nė gjendje as tė shpėtojė.

Ka nga ata, qė na sugjerojnė se vargu i cituar mėsipėr bėn fjalė rreth shėrimit shpirtėror, jo atij fizik. Por Bibla na e pėrshkruan kėtė shėrim si tė dyfishtė: shėrim fizik, “Dhe kur u ngrys, i sollėn shumė tė pushtuar nga demonė; dhe ai, me fjalė, i dėboi frymėrat dhe i shėroi tė gjithė tė sėmurėt, qė kėshtu tė pėrmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: “Ai i mori lėngatat tona dhe i mbarti sėmundjet tona” (Mateu 8:16-17) dhe shėrim shpirtėror, “Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi; dhe me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetrit 2:24). Le t’i qėndrojmė besnikė Biblės dhe tė besojmė se Perėndia ynė ėshtė akoma nė gjendje tė shėrojė.

Perėndia na mbush akoma me Frymė

Tė mbushurit me Frymėn e Shenjtė ėshtė njė temė tjetėr biblike, e cila hidhet poshtė prej disave, qė e konsiderojnė atė si diēka, qė i pėrket tė kaluarės. Por, duke vepruar kėshtu, njerėz tė tillė ia grabisin kishės bekimet e Perėndisė. “Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė. Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė”. Por kėtė ai e tha pėr Frymėn, qė do tė merrnin ata qė do tė besonin nė tė; sepse Fryma e Shenjtė nė fakt nuk ishte dhėnė ende, sepse Jezusi ende nuk ishte pėrlėvduar” (Gjoni 7:37-39).

Ky premtim nuk u pėrmbush vetėm nė Ditėn e Pentikostit, por vazhdon tė pėrmbushet akoma edhe nė ditėt e sotme. Nė fakt, ai ėshtė pėrmbushur gjatė gjithė historisė sė kishės. “Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut” (Veprat e Apostujve 1:8). Po qe tė mbushurit me Frymėn e Shenjtė nuk i pėrket ditėve tė sotshme, atėherė as shpėtimi nuk ėshtė i vlefshėm pėr sot. “Sepse premtimi ėshtė pėr ju dhe pėr bijtė tuaj dhe pėr gjithė ata qė janė larg, pėr ata qė Zoti, Perėndia ynė, do t’i thėrrasė” (Veprat e Apostujve 2:39). Kisha nuk do tė mund tė mbijetojė dot, po qe se nuk mbushet me Frymėn. “Mbushuni me Frymė” (Efesianėve 5:18).

Perėndia akoma na pėrgjigjet

“M’u drejto dhe unė do tė tė pėrgjigjem dhe do tė tė njoftoj gjėra tė mėdha dhe tė padepėrtueshme qė ti nuk i di” (Jeremia 33:3). Ky varg konsiderohet si numri i telefonit tė Perėndisė, sepse nė tė na thuhet se Ai ėshtė gati pėr t’iu pėrgjigjur thirrjes sė cilitdo, qė i drejtohet. “Te ti, qė plotėson lutjen, do tė vijė ēdo krijesė” (Psalmi 65:2). Na duhet besim, pėr t’i thirrur Perėndisė, njė besim i thjeshtė nė premtimet e Zotit tonė tė pėrjetshėm. “Dhe gjithēka tė kėrkoni nė lutje, duke patur besim, do tė merrni” (Mateu 21:22)... “ qoftė se do tė kėrkoni diēka nė emrin tim, unė do ta bėj” (Gjoni 14:14).

Perėndia akoma na ēliron

“Fryma e Zotit, Zoti ėshtė mbi mua, sepse Zoti mė ka vajosur pėr t’u dhėnė njė lajm tė mirė tė pėrulurve; mė ka dėrguar tė lidh plagėn e atyre qė e kanė zemrėn tė thyer, tė shpall ēlirimin e atyre qė janė nė robėri, hapjen e burgut tė burgosurve” (Isaia 61:1, shiko gjithashtu Luka 4:18). Zoti Jezus e pėrmbushi dikur kėtė premtim, por Ai vazhdon akoma ta pėrmbushė atė nė jetėn e atyre, qė janė skllevėr tė Satanait, tė mėkatit, apo edhe tė vetvetes. Ai akoma po i ēliron ata, qė e pranojnė fjalėn e Tij. “Atėherė Jezusi u tha Judenjve qė besuan nė tė: “Nėse do tė qėndroni nė fjalėn time, jeni me tė vėrtetė dishepujt e mi; do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė... Pra, nėse Biri do t’ju bėjė tė lirė, do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė” (Gjoni 8:31-32, 36). Ai ėshtė akoma nė gjendje tė krijojė njė popull tė shenjtė, plotėsisht tė lirė prej mėkatit.

Perėndia akoma shpėton

“Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim” (Romakėve 10:10). Ėshtė e vėrtetė se Perėndia, me vullnetin e Tij sovran, mund ta shkatėrrojė fare kėtė botė, por, nė fakt, Ai pret me durim, qė jobesimtarėt ta pranojnė hirin e Tij shpėtues. “Zoti nuk vonon plotėsimin e premtimit tė tij, siē disa besojnė qė ai bėn; por ėshtė i durueshėm ndaj nesh, sepse nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim” (2 Pjetrit 3:9). S’ėshtė pėr t’u habitur, pra, qė Zoti Jezus na tha qė tė shkojmė nė tė gjithė botėn e ta predikojmė ungjillin (shiko Mateu 28:19-20). Duhet tė shkojmė e t’iu tregojmė tė gjithėve lajmin e mirė. “Kushdo qė do ta thėrrasė emrin e Zotit do tė shpėtohet” (Romakėve 10:13). Kjo lloj deklarate gjendet si tek Joeli 2:32, ashtu edhe tek Veprat e Apostujve 2:21, duke na vėrtetuar kėshtu se mesazhi ėshtė pėr tė gjithė njerėzit e pėr tė gjitha brezat. “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė” (Gjoni 3:3).                

Pėrfundim 

Perėndia akoma na flet, akoma na shėron, akoma na mbush me Frymėn e Shenjtė, akoma na i pėrgjigjet lutjeve, akoma na ēliron dhe akoma na shpėton. Pse? Sepse, pavarėsisht se ē’thonė teologėt e sotshėm, Ai ėshtė akoma Perėndi dhe mbretėron akoma nė Qiell. Mėsuesit dhe predikuesit e ndryshėm mund tė thonė se Perėndisė i ėshtė ndėrruar mendja, apo se Ai i ka ndryshuar planet e Veta. Por nė fakt, janė ata, qė kanė ndryshuar. Nuk e njohin mirė Perėndinė e Biblės, por, pėrkundrazi, i kanė krijuar vetes njė perėndi sipas imagjinatės sė tyre. Tė krishterėt e vėrtetė besojnė se “ēdo gjė e mirė qė na jepet dhe ēdo dhuratė e pėrsosur vjen prej sė larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranė sė cilit nuk ka ndėrrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:17).

© 29/5/2010