Qen roje apo qenushė tė pėrkėdhelur?

“Rojtarėt e tyre janė tė verbėr, janė tė gjithė tė paditur, janė tė gjithė qen memecė, tė paaftė tė lehin; shohin ėndrra, rrinė shtrirė, u pėlqen tė dremitin. Janė qen llupės, qė nuk ngopen kurrė, janė barinj qė nuk kuptojnė asgjė; ndjekin tė gjithė rrugėn e tyre, secili shikon interesin e vet, pėr llogari tė vet.” (Isaia 56:10-11).

Parathėnie

Nė Bibėl, lajmėtarėve tė Perėndisė iu jepen tituj tė ndryshėm si p.sh. shėrbėtorė, profetė, apostuj, mėsues, apo rojtarė. Ata, qė janė pėrgjegjės pėr t’u kujdesur nga ana shpirtėrore pėr njė grup tė caktuar njerėzish, janė edhe rojtarė tė kėtyre njerėzve. “Tregoni kujdes, pra, pėr veten tuaj dhe pėr gjithė tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij” (Veprat e Apostujve 20:28). Lajmėtari i Perėndisė shikon se ku ėshtė rreziku, sidomos rreziku qė vjen prej mėsimeve apo veprave heretike. Ai vėren gjithashtu edhe rrezikun, qė mund tė vijė prej njerėzve mėkatarė, tė cilėt hiqen sikur janė besimtarė. Lajmėtari e ka pėr detyrė, qė t’i bjerė borisė dhe t’i largojė “ujqėrit, qė shtiren si dele”. “Ruhuni nga profetėt e rremė, tė cilėt vijnė te ju duke u shtėnė si dele, por pėrbrenda janė ujqėr grabitqarė” (Mateu 7:15).

Qentė roje

Lajmėtarin mund ta quajmė edhe qen roje, sepse detyra e tij ėshtė qė tė lehė fort, me qėllim qė ta paralajmėrojė tė zotin e ta frikėsojė hajdutin. Hajdutėt gjithmonė kėrkojnė qė tė vjedhin gjėrat e tė tjerėve. “Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar” (Gjoni 10:10). Por, ē’vlerė ka njė qen roje, nėse e lejon hajdutin qė ta ledhatojė? Kush e do njė qen, qė nuk leh? Qeni i rojes duhet tė jetė nė gjendje ta dėgjojė edhe zhurmėn mė tė vogėl, e jo tė flejė gjithė natėn. Sytė duhet t’i shohin nė mėnyrė tė pėrsosur, sepse, pėrndryshe, ē’vlerė ka njė qen qorr?

Rojtarėt e popullit tė Perėndisė ishin bėrė dembelė, memecė dhe tė pėrgjumur. Si pasojė, profetėt e rremė (bishat e egra) ishin tė lirė ta grabisnin kopenė, si t’ua donte qejfi, pa u penguar prej askujt. “O ju mbarė, kafshė tė fushave, ejani pėr tė ngrėnė; ejani, ju mbarė kafshė tė pyllit!” (Isaia 56:9). E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr situatėn, nė tė cilėn ndodhen kishat e sotshme. Shėrbėtorėt e Ungjillit nuk duan tė ofendojnė asnjeri, ndaj edhe nuk e shpallin mė hapur tė vėrtetėn. Kishat janė tė mbushura me mėsime tė rreme, ngaqė pastorėt nuk duan tė duken sikur po i gjykojnė vėllezėrit e motrat e tyre. Imoraliteti dhe mėkati janė vazhdimisht nė rritje madje edhe brenda pėr brenda kishave, vetėm e vetėm ngaqė predikuesit i ka ikur zėri.

Qeni i rojes ka mik vetėm tė zotin dhe ata, qė i pėrkasin familjes sė tij. Ai nuk e mirėpret kurrė armikun. Por, nėse ky qen pranon tė ushqehet prej dorės sė hajdutit, atėherė ka pėr ta mbyllur gojėn dhe shtėpia ka pėr t’u vjedhur kollaj. Pastorėt e kanė lejuar veten tė pėrkėdhelen prej botės, nėpėrmjet programeve tė ndryshme shoqėrore apo humanitare, ndėrkohė qė e vėrteta ėshtė hedhur mėnjanė. Dora qė i jep qenit copa tė shijshme mishi, ėshtė po e njėjta dorė, qė ia lidh atij zinxhirin rreth qafes e qė e tėrheq, sipas qejfit. Pastorėt e sotshėm fshihen nė qoshe tė kishės; kanė frikė madje edhe tė kuitin. Sa i pėlqen kjo skenė hajdutit!

Qenushėt e pėrkėdhelur

Para syve tanė, po ndodhin vjedhje tė njė grade tė lartė, por tė paktė janė ata, qė e vėnė re rrezikun. Doktrinat e rreme sot nuk vijnė vetėm prej burimeve tė zakonshme, por gjithashtu vijnė edhe prej katedrave tė kishave ungjillore. Na duhen rojtarė, qė tė protestojnė kundėr herezive, kudo qė tė predikohen ato. “Shmangu nga njeriu sektar, mbasi ta kesh qortuar njė herė e dy herė, duke ditur se njė i tillė ėshtė ēoroditur dhe mėkaton, duke dėnuar vetveten” (Titit 3:10-11). Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, qė kishat tona nuk i vėnė re mė profetėt e rremė, sepse anėtarėt e tyre nuk e studjojnė mė fjalėn e Perėndisė. Pastorėt janė kthyer nė qenushė tė pėrkėdhelur, nė vend qė tė jenė qenėr roje, gati pėr ta ruajtur kopenė.

Qenushėt e pėrkėdhelur nuk kanė pėr t’u bėrė kurrė qenėr tė mirė rojeje, sepse ata pėrkėdhelen, nė vend qė tė stėrviten. Shumica e predikuesve tė sotėm duan tė duken mirė e bukur nėpėr reklama tė ndryshme, nė vend qė tė jenė profetė tė Perėndisė. Nuk pyesin shumė pėr tė vėrtetėn, ngaqė e kanė mendjen tek llukset e tyre personale. Njė pastor, qė nuk e di tė vėrtetėn, nuk ka sesi t’i drejtojė tė tjerėt tek Krishti. “Nė fakt unė e di se, pas largimit tim, do tė hyjnė midis jush ujqėr grabitqarė, qė nuk do ta kursejnė tufėn, edhe vetė midis jush do tė dalin njerėz qė do tė flasin gjėra tė ēoroditura qė tė tėrheqin pas vetes dishepujt. Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se pėr tre vjet me radhė, ditė e natė, nuk pushova kurrė tė paralajmėroj secilin me lot” (Veprat e Apostujve 20:29-31).

Qenushi i pėrkėdhelur ka pėr tė ofruar justifikime nga mė tė ndryshmet pėr gjendjen e keqe tė kishės sė tij, por njė pastor i tillė nuk ėshtė nė gjendje tė ofrojė dot as edhe njė rrugėzgjidhje tė vetme. Do qė tė ketė paqe e harmoni nė kishė, ndaj edhe predikon njė ungjill tė holluar, qė nuk i ofendon tė tjerėt. Pastorė tė tillė e kanė mė tė lehtė tė shoqėrohen me ata, qė janė tė varfėr nga ana shpirtėrore, sesa me besimtarėt, qė duan tė jetojnė njė jetė tė shenjtė dhe tė drejtė. Nuk e hapin gojėn fare, kur ballafaqohen me mėkatin nė kishė, nga frika se mos iu ikėn anėtarėt e iu pakėsohen tė ardhurat kishtare. Pastorė tė tillė janė me tė vėrtetė qenėr memecė. Jeremia 6:12-17 flet hapur rreth njerėzve tė tillė. “Shtėpitė e tyre do t’u kalojnė tė tjerėve, sė bashku me arat e tyre dhe bashkėshortet e tyre, sepse unė do tė shtrij dorėn time mbi banorėt e vendit," thotė Zoti. "Sepse nga mė i vogli deri tek mė i madhi tė gjithė lakmojnė fitime; nga profeti deri te prifti janė tė gjithė gėnjeshtarė. Ata e mjekojnė shkel e shko plagėn e popullit tim, duke thėnė: "Paqe, paqe," kur nuk ka paqe. A ju vinte turp kur kryenin gjėra tė neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se ē’ishte tė skuqeshe. Prandaj do tė rrėzohen midis atyre qė rrėzohen; kur do t’i vizitoj, do tė rrėzohen," thotė Zoti. Kėshtu thotė Zoti: "Ndaluni nėpėr rrugė dhe shikoni, pyesni pėr shtigjet e vjetra, ku ėshtė rruga e mirė, dhe ecni nėpėr tė; kėshtu do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj". Por ata pėrgjigjen: "Nuk do tė ecim nėpėr tė". "Kam vėnė roje mbi ju: Kushtojini kujdes zėrit tė borisė!". Por ata pėrgjigjen: "Nuk do t’i kushtojmė kujdes".         

Pėrfundim   

Sot, ata qė duhet tė jenė rojtarė (apo qenėr roje), e bėjnė njė sy qorr e njė vesh shurdh, ndėrkohė qė kishat e tyre po sulmohen prej armiqve tė Ungjillit. Nuk i paralajmėrojnė tė tjerėt, nga frika se mos konsiderohen si gjykatės tė popullit. Kujtojnė se e ruajnė vendin e punės, duke e mbajtur gojėn mbyllur. Por, nė fakt, ata nuk paguhen mė prej Perėndisė. Janė bėrė aq tė pavlefshėm, saqė nuk i hyjnė nė punė askujt.

Lavdi Zotit pėr ata rojtarė, qė janė vigjilentė ndaj rrezikut. Ata rrinė zgjuar dhe janė gati pėr ta predikuar fjalėn e Perėndisė, pa u kompromentuar me botėn. “Pėr hir tė Sionit unė nuk do tė hesht dhe pėr hir tė Jeruzalemit nuk do tė gjej prehje deri sa drejtėsia e saj tė mos dalė si agimi dhe shpėtimi i saj si njė pishtar flakėrues” (Isaia 62:1). Ėshtė e qartė, pra, se na duhen predikues, qė nuk janė tė heshtur e qė nuk kanė frikė se mos iua mbyllin gojėn. Le t’i quajė ‘fanatikė’ bota. Le t’i quajė ‘ekstremista’. Por le tė jenė ata gjithmonė rojtarė pėr Zotin.

© 9/10/2010