
Unė
jam hardhia e vėrtetė dhe Ati im ėshtė vreshtari...
Nė kėtė ėshtė pėrlėvduar
Ati im, qė tė jepni shumė fryt, dhe kėshtu do tė jeni dishepujt e mi
(Gjoni 15:1, 8).
Parathėnie
Nė
kėtė seri studimesh, do tiu hedhim njė sy disa aspekteve tė
ndryshme tė jetės sė krishterė, tė cilat na paraqiten prej Zotit Jezus
Krisht tek Gjoni 15:1-16. Do ti ndajmė kėto aspekte nė segmente tė
ndryshme, me qėllim qė ti kuptojmė mė mirė ēėshtjet, qė pėrfshihen nė
to.
Vreshtari
Nė
kohėt biblike, vreshtari ishte fshatar i fushės, kurse nė ditėt e sotshme,
ky term i referohet sidomos rritjes sė bagėtive nė fshat.
Qė
nė fillim, e shohim se vreshtari i pėrngjan Perėndisė Atė. Jezusi
thotė se i Ati e ruan hardhinė dhe kujdeset pėr tė. Hardhia, pra, ėshtė
vetė Krishti. Zoti Jezus Krisht ėshtė hardhia e vėrtetė, kurse ne
jemi shermendet (d.m.th. degėt). Kėshtu pra, Ati, duke u kujdesur
pėr hardhinė, kujdeset automatikisht gjithashtu edhe pėr shermendet.
Jezusi u bė hardhia, nė mėnyrė qė ne tė mund tė bėheshim shermendet,
tė cilat duhet ti sjellin lavdi Atit, ashtu siē i sjell Atij lavdi edhe
Krishti.
Biri
i Perėndisė, edhe pse ėshtė njė me Atin dhe Frymėn e Shenjtė, prapėseprapė
erdhi nė tokė, pėr tė na ofruar privilegjin, pėr tu bėrė fėmijė tė
Perėndisė. Ky bekim nuk bėhet kurrė realitet, po qe se nuk ia dorėzojmė
jetėn Atij. Vetė Krishti e mbėshteti jetėn e Vet tek i Ati. Nė
tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se Biri nuk mund tė bėjė asgjė
prej vetvetes, pėrveē asaj qė sheh se bėn Ati; gjėrat nė fakt qė bėn Ati,
i bėn po ashtu dhe Biri (Gjoni 5:19)... A
nuk beson se unė jam nė Atin dhe se Ati ėshtė nė mua? Fjalėt qė po ju
them, nuk i them nga vetja. Ati qė qėndron nė mua, ėshtė ai qė i bėn
veprat (Gjoni 14:10). Njė jetė e tillė e kėnaq Vreshtarin. Ky
ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur (Mateu 3:17)... Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė jam kėnaqur: dėgjojeni! (Mateu
17:5). Besimi, qė kishte Krishti tek i Ati, ishte njė besim i pėrsosur, edhe
pse e dinte se do tė vuante e do tė vdiste mbi kryq. Prandaj edhe Ati u pėrlėvdua
nė Birin.
Vėnia
nė praktikė
Fshatari
e ka pėr detyrė, qė tė kujdeset si pėr tė mbjellat, ashtu edhe pėr dheun,
nė tė cilin janė mbjellė ato, sepse pėrndryshe, nuk korr dot prodhime tė
mbara. Perėndia na ka vendosur nė pozicionin mė tė mirė, sepse, nėse
Jezusi ėshtė hardhia dhe ne jemi shermendet, atėherė nuk kemi
asnjė arsye pse tė mos japim fryte. Kjo do tė thotė se me forcat tona nuk
mund tė bėjmė dot asgjė, pėr tė qenė tė frytshėm. Sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė (Gjoni 15:5). Kėshtu pra,
nė vend qė ti varim shpresat tek vetja, le ti kthejmė sytė tek Ati dhe
ta lėmė jetėn tonė nė duart e Tij. Kjo mund tė jetė gjėja mė e vėshtirė,
qė do tė na duhet tė bėjmė, sepse shpesh kujtojmė se mund tė shkojmė nė
Parajsė me forcat tona. Duhet ta besojmė faktin se Ai kujdeset pėr ne, sepse
njė kopėsht i pambajtur mirė shumė shpejt kthehet nė shkretėrirė.
Duhet
ta konsiderojmė veten si tė pazotė dhe tia dorėzojmė vullnetin tonė
plotėsisht Perėndisė. O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė,
ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te
Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur (Romakėve 12:1). Po tė
mos ia nėnshtrojmė veten Perėndisė, atėherė nuk do tė japim kurrė ato
fryte, qė Vreshtari pret prej nesh. Po tė mos e lejojmė Atė, qė tė na i
sigurojė tė gjitha nevojat tona, pėr njė rritje sa mė tė mirė nga ana
shpirtėrore, atėherė do tė kemi pasoja negative nė jetėn tonė tė
krishterė. Vreshti qė jep verė tė
kuqėrremtė, kėndoni pėr tė. Unė, Zoti, e ruaj, e vadis ēdo ēast, e ruaj
natėn e ditėn me qėllim qė askush tė mos e dėmtojė (Isaia 27:2-3).
Jemi thirrur qė ti shėrbejmė Perėndisė.
E
si mund tė pėrlėvdohet Perėndia ndryshe? Ai pėrlėvdohet nėpėrmjet
fryteve tė atyre, qė ia kanė dedikuar jetėn Atij. Ashtu siē gėzohet e
nderohet fshatari, kur njerėzit ia pėlqejnė frytat e perimet, ashtu edhe
Vreshtari Hyjnor pėrlėvdohet, atėherė kur bota sheh karakterin e Tij tek ne.
Ashtu le tė shndritė drita juaj para
njerėzve, qė tė shohin veprat tuaja tė mira dhe ta lėvdojnė Atin tuaj qė
ėshtė nė qiej (Mateu 5:16). Le tė mos e harrojmė se gjithēka qė ka
lidhje me rritjen shpirtėrore, vjen nga Perėndia e jo prej nesh. Gjithashtu,
Perėndinė e pėrlėvdojmė, atėherė kur qėndrojmė brenda pėr brenda zonės
sė dheut, nė tė cilin na ka mbjellė Ai. Nėse
dikush flet, le ta bėjė si tė shpa-llė orakullit tė Perėndisė; kush bėn
njė shėrbim, le tė bėjė nė forcėn qė i jep Perėndia, qė nė gjithēka
tė pėrlėvdohet Perėndia nėpėrmjet Jezu Krishtit, tė cilit i takon lavdia
dhe pushteti pėr shekuj tė shekujve (1 Pjetrit 4:11). Kjo do tė thotė
se mund ti shėrbejmė Perėndisė vetėm nė bazė tė fuqisė, qė na ka dhėnė
Ai. Ia grabisim Atij lavdinė, po tė veprojmė ndryshe.
Pėrfundim
Ėshtė fshatari ai, qė lavdėrohet
pėr trėndafilin e bukur, qė ka mbjellė. Ėshtė Ati Ai, i Cili pėrlėvdohet
pėr jetėn, qė jetojmė nė Krishtin. Nuk rritemi dot nė Zotin thjesht me
forcat tona. Ėshtė Ai, qė vepron tek ne, pėr tė prodhuar fryte. Sepse
Perėndia ėshtė ai qė vepron nė ju vullnetin dhe veprimtarinė, sipas pėlqimit
tė tij (Filipianėve 2:13). Gjithēka qė na nevojitet pėr jetėn e
krishterė, vjen prej Tij. A jemi gati ti pranojmė ato, qė na siguron Ai?
Nė pjesėn e dytė tė kėtij
studimi, do ti hedhim njė sy Hardhisė sė Vėrtetė.
![]()
© 12/6/2010