
Nuk
mė keni zgjedhur ju mua, por unė ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova tė
shkoni dhe tė jepni fryt, dhe fryti juaj tė jetė i qėndrueshėm, qė, ēfarėdo
gjė qė ti kėrkoni Atit nė emrin tim, ai tjua japė. (Gjoni
15:16).
Parathėnie
Nė
kėtė studim pėrfundimtar mbi shėmbėlltyrėn e Hardhisė, do tė shohim diēka
rreth pozitės sonė nė Krishtin dhe faktit se si arritėm nė kėtė pozitė.
Teksti i mėsipėrm pėrmban dy shprehje tė rėndėsishme: ju kam zgjedhur
dhe ju caktova. Kėto shprehje na bėjnė tė ditur planin dhe qėllimin e
Perėndisė, qė na shpėtoi. Ka nga ata, qė i konsiderojnė si mith tė
zgjedhurit qė pėrmend Jezusi nė kėtė varg, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
Nuk duhet ta nxjerrim jashtė kontekstit atė qė na thotė Jezusi, sepse pėrndryshe
do tė zhytemi thellė e mė thellė nė baltėn e gabimit.
Zgjedhėsi
Hardhia
i zgjedh vetė degėt dhe pozicionin qė duhet tė kenė ato. Zoti na zgjodhi,
kur ishim akoma mėkatarė pozicion ky, nė tė cilin as nuk mund ta
imagjinonim dot se mund ta zgjidhnim vetė Atė. Ne
e duam atė, sepse ai na deshi i pari (1 Gjonit 4:19)... Askush
nuk mund tė vijė tek unė, po qe se Ati qė mė ka dėrguar nuk e tėrheq
(Gjoni 6:44). Shpeshherė, i dėgjojmė besimtarėt tek thonė se e kanė
zgjedhur vetė Krishtin si Shpėtimtarin e tyre, por, nė fakt, jemi tė mundur
vetėm pėr tė marrė vendim pėr ti shėrbyer Atij, pasi tė na ketė
zgjedhur Vetė Ai nė fillim. Jemi nė gjendje pėr ta ndjekur pas Atė, vetėm
pasi tė jemi zgjedhur prej Tij. Zgjidhni
sot kujt doni ti shėrbeni (Jozueu 24:15). Mateo Henri shkruan kėshtu:
Le ta diskutojmė hapur e le ta marrim nė konsideratė kėtė ēėshtje e, mė
pas, le tė vendosim se cila ėshtė e mira dhe e drejta.
Ai
zgjodhi, qė tė ishte Shpėtimtari ynė, edhe pse nuk e meritonim ēmimin, qė
pagoi pėr tė na shpenguar. Krishti
Jezus erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt (1 Timoteut 1:15).
Ky vendim u mor, qė para themelimit tė botės. Sikurse
na zgjodhi nė tė pėrpara se tė themelohej bota, qė tė jemi tė shenjtė
dhe tė papėrlyer pėrpara tij nė dashuri, duke na paracaktuar qė tė birėsohemi
nė veten e tij me anė tė Jezu Krishtit, sipas pėlqimit tė vullnetit tė
vet, pėr lėvdim tė lavdisė sė hirit tė tij, me tė cilin na bėri tė pėlqyer
nė tė dashurin Birin e tij, nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė
tij, faljen e mėkateve sipas pasurivė sė hirit tė tij (Efesianėve
1:4-7). Ėshtė me rėndėsi qė ta kuptojmė se zgjedhja e Perėndisė nuk e
hedh poshtė vullnetin e njeriut. Zgjedhja e Tij na bėn qė tė marrim njė
vendim, ose pėr ta pranuar, ose pėr ta hedhur poshtė ftesėn pėr ti shėrbyer
Krishtit. Kjo do tė thotė se Perėndia vėrtet qė na thėrret, por jemi ne
ata, qė duhet tė marrin vendim pėr ti besuar Atij. Johebrenjtė, kur dėgjuan, u gėzuan dhe lėvdonin fjalėn e Zotit; dhe
tė gjithė sa ishin tė paracaktuar pėr jetėn e pasosur besuan (Veprat
e Apostujve 13:48).
Kjo
zgjedhje bėhet realitet, nė momentin qė na prezantohet Ungjilli dhe nė
momentin qė i besojmė atij. Por ne
duhet ta falėnderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr ju, o vėllezėr tė dashur
nga Zoti, sepse Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr tju shpėtuar, me anė
tė shenjtėrimit tė Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn; tek e cila ju
thirri me anė tė ungjillit tonė, qė tė arrini tė merrni lavdinė e Zotit
tonė Jezu Krisht (2 Thesalonikasve 2:13-14). Perėndia, sipas hirit tė
Tij sovran, ka vendosur qė ti lejojė njeriut tė ketė vullnet tė lirė, pėr
ta hedhur poshtė tė vėrtetėn. Prandaj, pra, ėshtė besimi personal nė
Krishtin ai, qė na shpėton, kur njeriu e pranon tė vėrtetėn. Besimi i vėrtetė
duhet tė jetė gjithmonė njė veprim i vullnetshėm, i bėrė nga dėshira, jo
me forcė. Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar
me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė
dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush. Ne nė fakt
jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira qė Perėndia
pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to (Efesianėve 2:8-10).
Dhurata, qė pėrmendet kėtu, nuk ėshtė besimi, por oferta e shpėtimit me anė
tė hirit. Sepse paga e mėkatit ėshtė
vdekja, por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Jezu Krishtin,
Zotin tonė (Romakėve 6:23)... Po
ta njihje ti dhuratėn e Perėndisė dhe kush ėshtė ai qė tė thotė: "Mė
jep tė pi!," ti vetė do tė kėrkoje nga ai dhe ai do tė tė jepte ujė
tė gjallė (Gjoni 4:10).
Tė
zgjedhurit
Jemi
zgjedhur, me qėllim qė ta jetojmė jetėn, ashtu siē e ka planifikuar Perėndia,
d.m.th. qė tė japim sa mė shumė fryte e tė jemi si Jezusi. Sepse
ata qė ai i ka njohur qė mė parė, edhe i ka paracaktuar qė tė jenė tė
ngjashėm me shėmbėlltyrėn e Birit tė tij (Romakėve 8:29). Ky
paracaktim fillon ta kryejė punėn e vet transformuese, nė momentin kur njeriu
i beson Krishtit. Jemi zgjedhur pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė, qė e kėnaq
Atė. Por ju jeni fis i zgjedhur,
priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtė, njė popull i fituar, qė tė
shpallni mrekullitė e atij qė ju thirri nga terri nė dritėn e tij tė
mrekullueshme (1 Pjetrit 2:9).
Zoti
na mėson dy tė vėrteta tė rėndėsishme, qė na shfaqin arsyet pse na
zgjodhi. Sė pari, duhet tė jemi tė frytshėm dhe sė dyti, do ta kuptojmė
fuqinė e asaj lutjeje, qė merr pėrgjigje. Fryti qė japim, duhet tė jetė i
shenjtė dhe i pėlqyer prej Tij. Ai duhet tė rrojė gjatė gjithė pėrjetėsisė.
Kurrė nuk ka pėr tu harruar ajo, qė bėjmė pėr lavdinė e Tij. Kemi pėr
tė marrė, pra, shpėrblimin dhe bekimin. Lutjet e atyre qė qėndrojnė nė
Krishtin, kanė pėr tė gjetur pėrgjigje. Jemi tė sigurtė se lutjet tona kanė
pėr tė marrė pėrgjigje, vetėm atėherė kur qėndrojmė vullnetarisht nė
Krishtin. Nė qoftė se qėndroni nė
mua dhe fjalėt e mia qėndrojnė nė ju, kėrkoni ēfarė tė doni dhe do
tju bėhet (Gjoni 15:7).
Jemi
zgjedhur, qė ta ndajmė me botėn po tė njėjtin mesazh shpėtimi, duke iu
treguar atyre se Perėndia i ka zgjedhur, qė tė vijnė tek Ai, duke e pranuar
Krishtin. Kjo do tė thotė se tė zgjedhurit janė caktuar pėr tė qenė lajmėtarė
tė Krishtit. Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar
nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė
zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar (Mateu 28:19-20).
Sepse ėshtė mėse e sigurtė se Perėndia nuk
do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim (2
Pjetrit 3:9). Nuk mund ta neglizhojmė faktin se Zoti nė fillim e pati fjalėn
pėr tė dymbėdhjetė dishepujt dhe tė caktuarit e tyre pėr ti shėrbyer
Atij. Ata nuk e zgjodhėn vetė Atė, por pėrkundrazi, i zgjodhi Ai ata, me
qėllim qė tė jepnin fryte nė shpėtimin e njerėzve (marrė nga komentimi
qė i bėn Biblės Dhiata e Re e Popullit). Fjalėt e Tij i pėrkasin tė gjithė
atyre, qė i thėrret Zoti.
E shohim, pra, nga studimi i Gjonit 15-tė se tė zgjedhurit duhet tė qėndrojnė nė Krishtin dhe nė fjalėn e Tij. Po tė mos veprojnė kėshtu, ata nuk do tė marrin bekimet e Perėndisė, qė vijnė ngaqė Ai i ka thirrur. Kushdo qė shkon tej dhe nuk qėndron nė doktrinėn e Krishtit, nuk ka Perėndi; kush qėndron nė doktrinėn e Krishtit, ka Atin dhe Birin (2 Gjonit, vargu 9).
Pėrfundim
![]()
© 25/9/2010