
Sikurse
Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur juve; qėndroni nė
dashurinė time. Po tė zbatoni urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė
time, sikurse unė i zbatova urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė dashurinė
e tij. Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi
juaj tė jetė i plotė. Ky ėshtė urdhėrimi im: ta doni njėri-tjetrin, ashtu
si unė ju kam dashur juve. Askush ska dashuri mė tė madhe nga kjo: tė japė
jetėn e vet pėr miqtė e tij (Gjoni
15:9 -13).
Parathėnie
Apostulli Pal na thotė se
dashuria ėshtė karakteristika mė e mirė, qė mund tė ketė njeriu, sepse
ajo i pėrmbush tė gjitha kushtet e ligjit (1 Corintasve 13:13, Romakėve
13:10). Apostulli Gjon na informon se mund ta pėrjetojmė dashurinė e pėrsosur
(1 Gjonit 4:18). Nė tekstin nė hyrje tė kėtij studimi, e shohim qartė kėtė
tė vėrtetė, sepse, meqėnėse Perėndia
ėshtė dashuri dhe pa Krishtin ne nuk mund tė bėjmė dot asgjė,
atėherė nga kjo rrjedh se dashuria e vėrtetė e krishterė na jepet drejtpėrsėdrejti
prej Perėndisė (1 Gjonit 4:16, Gjoni 15:5). Kjo dashuri na ėshtė
derdhur nė zemrat tona me anė tė Frymės sė Shenjtė (Romakėve 5:5).
Dashuri hyjnore
Jezusi ka tė njėjtėn dashuri
pėr ne, si ajo qė ka Ati pėr Birin e Tij. Kjo dashuri ėshtė e njėjtė me
atė tė Atit si nga madhėsia, ashtu edhe nga cilėsia dhe lloji, sepse pėrndryshe
Jezusi nuk do ta pėrmendte fare. Kjo dashuri nuk njeh kufij, apo kufizime. Qė
Krishti tė banojė nė zemrat tuaja me anė tė besimit, qė, tė rrėnjosur
dhe tė themeluar nė dashuri, tė mund tė kuptoni me tė gjithė shenjtorėt
cila ėshtė gjėrėsia, gjatėsia, thellėsia dhe lartėsia, dhe ta njihni
dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri, qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė
e Perėndisė (Efesianėve 3:17-19). Siē e vumė re edhe tek shėmbėlltyra
e hardhisė, gjithė ushqimin qė merr hardhia, e marrin edhe degėt. Prandaj,
pra, dashuria nuk ėshtė thjesht njė ndjenjė emocionale, por njė realitet
shpirtėror pėr tė gjithė ata, qė qėndrojnė nė Krishtin.
Edhe pse mund tė mos e kuptojmė
plotėsisht sesi mund tė egzistojė njė dashuri e tillė brenda nesh, prapėseprapė,
nuk duhet tė heqim dorė prej sė pranuarit me gjithė zemėr tė kėsaj
dhurate tė ēmuar. Kjo dashuri nuk mund tė fallsifikohet. Pėr mė tepėr, ėshtė
e pamundur ta marrėsh atė, thjesht duke bėrė vepra bamirėsie, apo sakrifica
tė ndryshme. Shumė shpejt do ta vėmė re se kemi pėr tė dėshtuar, nėse
mundohemi ta marrim kėtė dashuri me forcat tona. Dashuri hyjnore, apo dashuria
qiellore nuk mund tė krahasohet me asgjė tjetėr nė botė. Kjo dashuri ėshtė
e gjitha Perėndi. Sepse Perėndia e
deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin... Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende
ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne (Gjoni 3:16, Romakėve 5:8). Kjo
dashuri na jepet, qė nė momentin kur i besojmė Krishtit dhe e pranojmė Atė
si Shpėtimtar. Qė, kushdo qė beson
nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme (Gjoni
3:16).
Qėndroni nė dashuri
Fakti se Zoti na kėrkon qė tė
qėndrojmė nė dashuri, na tregon se ne vetė nuk qėndrojmė dot automatikisht
nė kėtė dashuri. Pėrvoja personale e tė krishterėve tė brezave tė shkuar
na vėrteton se tė paktė janė ata, qė qėndrojnė nė dashuri. Gjithashtu,
fjalėt e Krishtit na tregojnė se ėshtė e mundur tė kesh njė dashuri tė pėrsosur.
Njė ide e tillė mund tė na duket e parealizueshme, por kjo vjen ngaqė na
mungon besimi. Disa e quajnė kėtė lloj dashurie jeta mė e lartė, apo
jeta e mė thellė, apo jeta mė e plotė e krishterė. Nė kėtė qėndrim
nė dashuri bazohet edhe shenjtėria. E shohim, pra, se kjo dashuri merret nė
momentin e shpėtimit, por ėshtė e rėndėsishme ta kuptojmė faktin se na
duhet tė rritemi nė kėtė dashuri, nėpėrmjet bindjes ndaj Perėndisė. Dhe kjo ėshtė dashuria, tė ecim sipas urdhėrimeve tė tij (2
Gjonit, vargu 6)... Nėse mė doni,
zbatoni urdhėrimet e mia (Gjoni 14:15).
Tė qėndruarit nė dashurinė e
Krishtit nėnkupton faktin se mund tė kemi njė jetė tė krishterė, qė ėshtė
fitimtare, sepse kjo dashuri e mund ēdo lloj vėshtirėsie. Kush
do tė na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja,
a uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siē ėshtė shkruar: Pėr ty
po vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr therje. Por nė tė
gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na
deshi. Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet,
as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė,
as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė
qė ėshtė nė Jezu Krishtin, Zotin tonė (Romakėve 8:35-39). Nėse i
marrim nė konsideratė pasojat e tė qėndruarit nė dashuri, atėherė do ta
shohim se do tė gjejmė forcė pėr ta pėrballuar secilėn prej dilemave tė
jetės.
Nuk duhet ta harrojmė faktin se
duhet tė qėndrojmė nė dashuri. Ky lloj qėndrimi na sjell pėrfitime, por
nuk do ti marrim dot shpėrblime tė tilla, nėse vullnetarisht ia kthejmė
kurrizin Zotit dhe ia japim dashurinė tonė njė tjetri. Mos
e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn,
dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė (1 Gjonit 2:15).
Dashuri horizontale
Dashuria e vėrtetė i jepet
shpirtit nga Perėndia. Si rrjedhim, kjo dashuri i pėrgjigjet Perėndisė, duke
e dashur vetė Atė. Por dashuria, ashtu si edhe degėt e hardhisė, duhet tė pėrhapet.
Prandaj, pra, nuk mund tė qėndrojmė dot nė dashurinė e Krishtit, nėse i
urrejmė ata, qė na rrethojnė. Po tė
thotė dikush: Unė e dua Perėndinė dhe urren vėllanė e vet, ėshtė gėnjeshtar;
sepse ai qė nuk do vėllanė e vet tė cilin e sheh, si mund tė dojė Perėndinė,
qė nuk e sheh? Dhe ky ėshtė urdhėrimi qė kemi marrė nga ai: ai qė do Perėndinė,
tė dojė edhe vėllanė e vet (1 Gjonit 4:20-21). Qė dashuria tė jetė
e pėrsosur, ajo duhet tė arrijė si Tokėn, ashtu edhe Qiellin. Kjo dashuri
nuk ėshtė mishore, pėrkundrazi, ėshtė sakrifikuese, sepse ėshtė gati ta
japė jetėn pėr ti kthyer tė tjerėt tek Krishti, ashtu siē e dha edhe Ai
jetėn e Vet pėr ne, me njė dashuri tė pėrsosur.
Ata qė kanė natyrėn e
Krishtit, tregojnė dashuri ndaj tė tjerėve e jo urrejtje. A nuk e shohim, pra,
se si dashuria ėshtė njė nga segmentet e frytit tė prodhuar prej degėve?
Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria...
(Galatasve 5:22). Prania e dashurisė brenda nesh vėrteton se jemi pasues tė vėrtetė
tė Krishtit. Prej kėsaj do tju
njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi, nėse keni dashuri pėr njėri-tjetrin
(Gjoni 13:35). Dashuria horizontale ėshtė njė kusht e jo njė sugjerim.
Prandaj, pra, nuk mund tė qėndrojmė dot nė Krishtin pa e patur kėtė
dashuri. Nėse nuk qėndrojmė nė dashurinė e Krishtit, atėherė jemi duke qėndruar
nė vdekje. Ne e dimė se kemi kaluar
nga vdekja nė jetė, sepse i duam vėllezėrit; kush nuk e do vėllanė e vet,
mbetet nė vdekje (1 Gjonit 3:14).
Pėrfundim
![]()
© 25/8/2010