
I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė na bekoi
me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė Krishtin, sikurse na zgjodhi nė
tė pėrpara se tė themelohej bota, qė tė jemi tė shenjtė dhe tė papėrlyer
pėrpara tij nė dashuri, duke na paracaktuar qė tė birėsohemi nė veten e
tij me anė tė Jezu Krishtit, sipas pėlqimit tė vullnetit tė vet, pėr lėvdim
tė lavdisė sė hirit tė tij, me tė cilin na bėri tė pėlqyer nė tė
dashurin Birin e tij, nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij,
faljen e mėkateve sipas pasurivė sė hirit tė tij (Efesianėve 1:3-7).
Parathėnie
Asnjėra prej feve jo-biblike nuk arrin ta kuptojė dot se ēėshtė hiri
i Perėndisė. Mund ta pėrdorin fjalėn hir, por me njė kuptim komplet tė
kundėrt prej atij, qė na shfaqet nė Bibėl. Madje ka edhe tė krishterė, qė
nuk e kanė kuptuar plotėsisht se ēėshtė hiri, apo se pėrse na nevojitet
ai. Tek fjalori Uebster, hiri pėrkufizohet si favor, apo si
dashuria dhe mbrojtja hyjnore e Perėndisė pėr njerėzimin. Hiri, pra,
ėshtė favori i pamerituar i Perėndisė. Perėndia e pėrkufizon hirin si
Jezus Krishti dhe si shpėtimi, qė mund tė sjellė vetėm Ai. Unė
kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk (Gjoni 10:10).
Dikush e ka pėrshkruar kėshtu hirin: Dhuratat e Perėndisė tė paguara
prej Krishtit.
Na duhet hiri
Ēdo burrė, grua, apo fėmijė, ėshtė fajtor pėrpara Perėndisė sė
shenjtė, qė ka krijuar gjithēka. Ēdo njeri ėshtė mėkatar, i humbur dhe i
destinuar pėr nė Ferr, po qe se nuk pendohet dhe nuk kthehet tek Krishti.
Shumica e njerėzve, qė e kuptojnė se janė mėkatarė, mundohen ta zgjidhin
problemin, duke bėrė vepra bamirėsie, apo duke kryer rite tė ndryshme fetare.
Por, nė fakt, kėto veprime e mohojnė hirin shpėtim-dhėnės, qė na ofron
Perėndia. Unė nuk e hedh poshtė hirin e Perėndisė sepse, nė qoftė se drejtėsia
vjen me anė tė ligjit, atėherė Krishti ka vdekur mė kot (Galatasve
2:21). Edhe sikur tė ishte e mundur qė njė njeri tė jetonte njė jetė tė
ndershme, qė nga momenti kur e kuptoi se ishte vėrtet mėkatar, prapėseprapė
ai (ajo) nuk do tė mund ta ēlironte dot veten prej pasojave tė mėkateve tė
sė shkuarės. Prandaj, pra, ēdo njeri ėshtė fajtor dhe, si i tillė, duhet
ndėshkuar. Sepse paga e mėkatit ėshtė
vdekja, por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Jezu Krishtin,
Zotin tonė (Romakėve 6:23).
Kjo do tė thotė se nuk mund ta shpėtojmė dot veten dhe, si rrjedhim, nuk
mund ti shpėtojmė dot as tė tjerėt. Si mund ti shpėtojė mėkatari mėkatarėt?
Pėr mė tepėr, as qė nuk mund tė bėjmė dot pazar me Perėndinė, duke e
paguar Atė me anė veprash bamirėsie, apo pėrmes kryerjes sė aktiviteteve tė
ndryshme fetare, apo qoftė edhe duke i zbatuar me pėrpikmėri tė Dhjetė Urdhėrimet,
me qėllim qė tė marrim shpėtimin. Duke vepruar kėshtu, i themi Atij se
skemi nevojė pėr Tė. Edhe atij qė
vepron, shpėrblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh (Romakėve
4:4). Perėndia nuk na ka asnjė borxh. Pėrkundrazi, i jemi ne borxhlinj Atij.
Dhe, po tė jetė prej hirit, nuk ėshtė
mė prej veprash, pėrndryshe hiri nuk do tė ishte mė hir, pėrndryshe vepra
nuk do tė ishte mė vepėr (Romakėve 11:6).
Perėndia na ofron hirin
Sepse hiri shpėtues i Perėndisė
iu shfaq gjithė njerėzve (Titit 2:11). Ky hir gjendet vetėm nė gjakun
shpengues tė Krishtit. Ai, qė ishte pa mėkat, vdiq nė kryq, nė vend tė mėkatarėve.
Kjo fjalė ėshtė e sigurt e denjė pėr
tu pranuar plotėsisht, qė Krishti Jezus erdhi nė botė pėr tė shpėtuar
mėkatarėt (1 Timoteut 1:15). U desh njė hir i tepėrt, aty ku mėkati
ishte i tepruar. Por aty ku mėkati ėshtė
i tepruar, hiri ėshtė akoma mė i tepėrt (Romakėve 5:20)... Nė
fakt, nė qoftė se prej shkeljes sė kėtij njėrit vetėm vdekja mbretėroi pėr
shkak tė atij njėrit, akoma mė shumė ata qė marrin bollėkun e hirit dhe tė
dhuratės se drejtėsisė do tė mbretėrojnė nė jetė me anė tė atij njėrit,
qė ėshtė Jezu Krishtit (Romakėve 5:17). Ky hir ia mposht fuqinė mėkatit.
Nė fakt mėkati nuk do tė ketė mė
pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nėn ligj, por nėn hir (Romakėve 6:14).
Hiri ėshtė falas
Hiri ėshtė njė dhuratė, qė Perėndia iua jep falas mėkatarėve, tė
cilėt i besojnė Krishtit. Ju nė
fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk
vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret
askush (Efesianėve 2:8-9). Prandaj edhe hiri ėshtė kaq madhėshtor,
ngaqė Perėndia, ndaj tė Cilit kemi mėkatuar, u bė Vetė mjeti pėr tė na
ēliruar. Mirėpo hiri nuk ėshtė si shkelja; nėse nė fakt pėr shkak tė
shkeljes sė njė njeriu tė vetėm vdiqėn shumė, shumė mė tepėr hiri i Perėndisė
dhe dhurata me anė tė hirit e njė njeriu, Jezu Krishtit, i teproi pėr shumė
tė tjerė (Romakėve 5:15).
Hiri ėshtė vėrtet falas, por, nė tė njėjtėn kohė, ai duhet marrė me
anė tė besimit, me qėllim qė tė na bėjė efekt. Dhe
ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij, hir mbi hir. Sepse Ligji u dha
nėpėrmjet Moisiut, por hiri dhe e vėrteta erdhėn nėpėrmjet Jezu Krishtit
(Gjoni 1:16-17). Nuk kemi opcione tė shumta, kur vjen puna pėr ta zgjedhur
hirin dhe shpėtimin. Ose i pranojmė ato nė Jezus Krishtin, ose i hedhim poshtė
fare dhe zgjedhim rrugėn e Ferrit. Sepse
tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė, por janė shfajėsuar
falas me anė tė hirit tė tij, nėpėrmjet shpengimit qė ėshtė nė Krishtin
Jezus. Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet
besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr
faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė
(Romakėve 3:23-25).
Pėrfundim
![]()
© 15/5/2010