Si duhet tė veprojmė, kur tundohemi?

“Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjėroi dyzet ditė e dyzet net, nė fund e mori uria. Atėherė tunduesi, pasi iu afrua, i tha: “Nė qoftė se je Biri i Perėndisė, thuaj qė kėta gurė tė bėhen bukė”. Por ai, duke iu pėrgjigjur, tha: “Ėshtė shkruar: "Njeriu nuk rron vetėm me bukė, por me ēdo fjalė qė del nga goja e Perėndisė"”. Atėherė djalli e ēoi nė qytetin e shenjtė dhe e vendosi nė majė tė tempullit dhe i tha: “Nėse je Biri i Perėndisė, hidhu poshtė, sepse ėshtė shkruar: "Ai do t’u japė urdhėr engjėjve tė tij pėr ty; edhe ata do tė mbajnė mbi duart e tyre qė tė mos ndeshėsh me kėmbėn tėnde ndonjė gur"”. Jezusi i tha: “Ėshtė shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perėndinė tėnd"”. Djalli e ēoi sėrish mbi njė mal shumė tė lartė dhe i tregoi tė gjitha mbretėritė e botės dhe lavdinė e tyre, dhe i tha: “Unė do tė t’i jap tė gjitha kėto, nėse ti bie pėrmbys para meje dhe mė adhuron”. Atėherė Jezusi i tha: “Shporru, Satan, sepse ėshtė shkruar: "Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij"”. Atėherė djalli e la; dhe ja, u afruan engjėjt dhe i shėrbenin” (Mateu 4:1-11).

Parathėnie

Djalli ėshtė armiku i ēdo besimtari tė vėrtetė tė Jezus Krishtit. Ai mundohet tė na shkatėrrojė. “Jini tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė” (1 Pjetrit 5:8). Edhe pse jemi tė shpėtuar, prapėseprapė duhet tė luftojmė kundra djallit. Perėndia na ka pajisur mirė, me qėllim qė tė dalim fitimtarė. Djalli pėrdor tundime tė formave nga mė tė ndryshmet, qė tė na mundė, por secili tundim i tij mund tė mposhtet, nėse fjalėn e Perėndisė e kemi nė zemėr e nė mendje. Takimi i Jezusit me djallit na shėrben si shembull, pėr ta mposhtur tundimin dhe armikun.

Bibla, apo buka?

Vini re se si Jezusi ishte i uritur, pasi kishte agjėruar pėr dyzet ditė me rradhė. Satanai iu afrua, pėr t’i dhėnė atė, qė kishte nevojė, por jo falas. Ai, qė sė shpejti do ta krijonte Vetė bukėn, pėr t’i ushqyer me mijėra njerėz, mund t’i kthente kollaj gurėt nė bukė. Pse e konsiderojmė kėtė ngjarje, atėherė, si tundim? Ngaqė ishte Satanai ai (e jo Perėndia), qė i sugjeroi Jezusit, qė t’i kthente gurėt nė bukė. Njė veprim i caktuar mund tė na duket i mirė dhe i ligjshėm pėr momentin, por, po qe se nuk ėshtė prej Perėndisė, atėherė ai veprim ėshtė i gabuar. “Ēdo gjė qė nuk bėhet me besim, ėshtė mėkat” (Romakėve 14:23). Duhet ta hedhim poshtė tundimin, pavarėsisht se sa i mirė mund tė na duket.

Satanai mund tė pėrpiqet tė na mundė me problemet e jetės sė pėrditshme, por ne mund ta mposhtim atė, ashtu siē veproi edhe Jezusi, me fjalėn e Perėndisė. “Njeriu nuk rron vetėm me bukė, por rron me ēdo fjalė qė del nga goja e Zotit” (Ligji i Pėrtėrirė 8:3). Njerėzit mund tė shkojnė nė Ferr me barkun plot, por, pėr tė shkuar nė Parajsė, iu duhet ta kenė Ungjillin nė zemėr. Fjala e Perėndisė ėshtė ushqimi ynė i pėrditshėm. Ėshtė shpata, qė e mund djallin. “Shpatėn e Frymės, qė ėshtė fjala e Perėndisė” (Efesianėve 6:17).

Nė majė tė malit dhe plot fuqi?

Gjithmonė jemi mė tė dobėt e mė tė pafuqishėm, kur ndodhemi nė njė vend tė lartė, ku nuk na ka caktuar Perėndia. E ngushėllojmė veten atėherė me vargje inkurajuese prej Biblės. Por edhe Satanai e di fjalėn e Perėndisė, prandaj edhe tė shumtė janė ata njerėz, qė bien pre e doktrinave tė rreme tė kulteve tė ndryshme fetare. Le tė mos e harrojmė faktin se Satanai shpesh e maskon veten si ėngjėll tė Perėndisė. “Tė tillė apostuj tė rremė, janė punėtorė hileqarė, qė shndėrrohen nė apostuj tė Krishtit. Dhe nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite. Nuk ėshtė, pra, gjė e madhe, nėse edhe punėtorėt e tij shndėrrohen nė punėtorė (marrin trajtėn e punėtorėve) tė drejtėsisė, fundi i tė cilėve do tė jetė sipas veprave tė tyre” (2 Korintasve 11:13-15).

Zoti Jezus e mposhti pėrsėri Satanain me fjalėn e Perėndisė. “Nuk do tė tundoni Zotin, ashtu si u pėrpoqėt nė Masa” (Ligji i Pėrtėrirė 6:16). Izraelitėt e tunduan Perėndinė, duke u ankuar (Eksodi 17:7), duke mos i besuar (Numrave 14:22), duke dashur tė ktheheshin mbrapsht nė Egjipt (Psalmi 78:41) dhe duke i ngurtėsuar zemrat (Hebrenjve 3:8).  A nuk e tundojmė edhe ne Perėndinė nė tė njėjtėn mėnyrė? Mashtrimeve dhe tundimeve tė djallit duhet t’i drejtohemi gjithmonė me fjalėn e vogėl: “nuk”.

Perėndia, apo madhėshtia?

Prej majės sė malit, Satanai i tregoi Jezusit tėrė mbretėritė e botės, si pėr t’i thėnė se ato do tė ishin tė gjitha tė tijat, po qe se Zoti do tė bėnte qoftė edhe njė mrekulli tė vogėl. Jezusi mund tė ishte bėrė menjėherė njė udhėheqės i famshėm, i mirėpritur prej tė gjithėve, pa patur nevojė tė vuante e tė vdiste. Por kjo do ta ēonte botėn drejt shkatėrrimit tė pėrjetshėm. Edhe ky tundim u mposht po prapė me fjalėn e Perėndisė.

Tė gjitha fetė e rreme adhurojnė, nė fakt, Satanain. Ne jemi thirrur pėr t’i shėrbyer vetėm Perėndisė e pėr ta adhuruar vetėm Atė. “Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje. Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė. Nuk do tė pėrkulesh para tyre dhe as do t’i shėrbesh, sepse unė, Zoti, Perėndia yt, jam njė Perėndi xheloz qė dėnon padrejtėsinė e etėrve mbi fėmijve tė tyre deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt tė atyre qė mė urrejnė, dhe unė pėrdor dashamirėsi pėr mijėra, pėr ata qė mė duan dhe qė zbatojnė urdhėrimet e mia” (Eksodi 20:3-6). 

Pėrfundim

Ē’i tregoi Satanai Jezusit? Thjesht gurė! Gurė, nė vend tė bukės; gurė pėrtokė dhe gurėt e mbretėrive tė botės. Mbretėria e djallit pėrbėhet thjesht prej gurėsh imcakė (apo prej rėre, siē thuhet edhe tek Mateu 7:24-27). Por mbretėria e Zotit ėshtė shkėmb i fortė e i patundur. Prandaj, pra, ēdu tundim, pavarėsisht se sa i kėndshėm mund t’i duket trupit, s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė gur i paqėndrueshėm, e jo njė themel i vėrtetė. Fjala e Perėndisė ėshtė themel i sigurtė dhe shpata, qė e mund armikun tonė.  

© 13/3/2010