
Parathėnie
Ky predikim ėshtė i bazuar tek njė pamflet i shkruar prej evangjelistit
Billi Sandej (1862-1935), pėr tė krishterėt, qė janė tė rinj nė besim.
Ėshtė Perėndia Ai, qė na ka shpėtuar me anė tė hirit tė Tij, por
rritja nė besimin dhe nė njohjen e Jezus Krishtit varet nga pėrkushtimi ynė
ndaj Tij. Ėshtė e pamundur qė tė bėhemi tė vlefshėm pėr Perėndinė, po
qe se nuk i vėmė nė praktikė ato gjėra, qė janė absolutisht tė
domosdoshme pėr rritjen shpirtėrore.
Studimi
Ēdo ditė, na duhet qė tė shpenzojmė kohė, duke studjuar Biblėn. Mundohu
tė dalėsh pėrpara Perėndisė si i sprovuar, si punėtor qė nuk ka pse tė
turpėrohet, qė thotė drejt fjalėn e sė vėrtetės (2 Timoteut 2:15).
Por si mundet ta studjojmė Biblėn, po qe se nuk dėshirojmė, qė tė
ushqehemi prej Frymės sė Perėndisė? Posi foshnja tė sapolindura, tė dėshironi fort qumėshtin e pastėr tė
fjalės, qė tė rriteni me anė tė tij (1 Pjetrit 2:2). Fjala e shkruar
e Perėndisė ėshtė ushqim pėr shpirtrat tanė dhe, nėse kjo fjalė ėshtė
e rrėnjosur thellė nė zemrat tona, atėherė do tė forcohemi edhe mė shumė,
pėr tiu bėrė ballė tundimeve tė ndryshme, qė mund tė na i sjellė
Satanai pėrpara. E kam ruajtur fjalėn
tėnde nė zemrėn time, qė tė mos mėkatoj kundėr teje (Psalmi
119:11).
Lutja
Lutja ėshtė thjesht bisedė me Perėndinė. Ai nuk pret, qė ne ti
flasim nė mėnyrė fetare. Ai thjesht kėrkon, qė ne tia hapim zemrėn. Perėndia
ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė
tė vėrtetėn (Gjoni 4:24). Perėndisė mund ti tregojmė gjithēka qė
na shqetėson, qė na frikėson, qė na dėshpėron. Mund ti tregojmė Atij
rreth miqve dhe armiqve tanė e madje edhe rreth mėkateve tona. Mos
u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja
Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falenderim (Filipianėve
4:6).
Ungjillizimi
Duhet tiu tregojmė tė tjerėve se Krishti ėshtė i vetmi Shpėtimtar,
qė ka pėr tė patur ndonjėherė bota. Ky nuk ėshtė thjesht njė sugjerim,
por, pėrkundrazi, Perėndia kėtė kėrkon, qė tiu dėshmojmė tė tjerėve.
Dilni nė mbarė botėn dhe i
predikoni ungjillin ēdo krijese (Marku 16:15). E kemi pėr detyrė, qė
tiu tregojmė tė tjerėve se ēpasoja do tė kenė ata, po qe se e hedhin
poshtė Jezus Krishtin si Shpėtimtar. Nė rast se unė i them tė pabesit: "Me siguri ke pėr tė vdekur,"
dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė
rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė
nė paudhėsinė e tij, por unė do tė kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e
tij (Ezekielit 3:18).
Mėnjanimi
Duhet ti mėnjanohemi shoqėrisė sė keqe, d.m.th. atyre, qė kanė njė
zemėr tė ligė, dhe mendime tė kėqija, prej atyre, qė e tallin Zotin dhe
popullin e Tij. Tek Psalmi 1, na thuhet: Lum
njeriu qė nuk ecėn sipas kėshillės tė tė pabesėve, qė nuk ndalet nė
rrugėn e mėkatarėve dhe nuk ulet bashkė me tallėsit, por qė gjen kėnaqėsinė
e tij nė ligjin e Zotit, dhe qė mendon thellė ditė e natė mbi ligjin e tij.
Ai do tė jetė si njė pemė e mbjellė gjatė brigjeve tė ujit, qė jep
frytin e tij nė stinėn e tij dhe tė cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithēka
bėn do tė ketė mbarėsi. Tė tillė nuk janė tė pabesėt; janė si byku qė
era e shpėrndan. Prandaj tė pabesėt nuk do tė pėrballojnė gjykimin, as mėkatarėt
nė kuvendin e tė drejtėve. Sepse Zoti njeh rrugėt tė drejtėve, por rruga e
tė pabesėve tė ēon nė shkatėrrim. Kjo ėshtė njė nga gjėrat mė
tė vėshtira, qė duhet tė bėjmė nė jetėn tonė tė krishterė, por kjo ka
shumė rėndėsi, nėse duam qė tė kemi vėrtet sukses. Mos
hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ēlidhje ka drejtėsia
me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin? Dhe ēharmoni ka
Krishti me Belialin? Ose ēpjesė ka besimtari me jobesimtarin? Dhe ēfarė
marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė
sė gjallė, sikurse tha Perėndia: Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė
ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im.
Prandaj dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti (2
Korintasve 6:14-17). Duhet tė pėrpiqemi qė tiua fitojmė zemrėn
jobesimtarė e ti drejtojmė ata tek Krishti. Por nuk duhet tė bėhemi shokė
me ta, nėse ata e mohojnė Zotin. Mos
u gėnjeni; shoqėritė e kėqija prishin zakonet e mira (1 Korintasve
15:33).
Bashkėsia e krishterė
Njė pasues i vėrtetė i Krishtit adhuron besnikėrisht nė praninė e fėmijėve
tė tjerė tė Perėndisė. Jetojmė nė njė epokė tė dobėt nga ana shpirtėrore,
ngaqė shumica e besimtarėve kujtojnė se nuk kanė nevojė, qė tė shkojnė
fare nė kishė. Pa hequr dorė nga tė
mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa (Hebrenjve 10:25).
Tė mblidhesh sė bashku me besimtarėt e tjerė nuk do tė thotė vetėm qė
tė shkosh nė kishė tė dielėn, por edhe qė ta mbėshtesėsh kishėn e ti
dedikosh asaj kohė dhe tė ardhura. Shpeshherė, ka besimtarė, qė kujtojnė
se mirėmbajtja e kishės i takon dikujt tjetri e jo atyre. Nuk pyesin se kush e
hap derėn, para se tė fillojė takimi, apo se kush ėshtė i pranishėm nė
kishė pėr ti mirėpritur vizitorėt, apo nėse ka apo jo fonde tė
mjaftueshme pėr tė paguar faturat e ndryshme tė qirasė, dritave, etj. Duhet
tė angazhohemi, pra, nė kryerjen e detyrave tė tilla. Sa
pėr tė mbledhurit e ndihmave pėr shenjtorėt, bėni edhe ju ashtu si i urdhėrova
kishat e Galatisė. Tė parėn ditė tė ēdo jave, secili nga ju le tė vėrė
mėnjanė aq sa mundet sipas tė ardhurave tė tij (1 Korintasve
16:1-2)... Secili le tė veprojė ashtu si ka vendosur nė zemrėn, as me keqardhje
as nga shtrėngimi, sepse Perėndia do njė dhurues tė gėzuar (2
Korintasve 9:7). Tė gjithė anėtarėt e kishės, e jo vetėm pastori, duhet tė
jenė pėrgjegjės pėr mirėqėnien e kishės, si nga ana fizike, ashtu edhe
nga ajo shpirtėrore.
Vendosmėria
Ēdo pasues i vėrtetė i Krishtit do tė ballafaqohet me momente
zhdekurajuese apo me vuajtje nga mė tė ndryshmet. Por momente tė tilla janė
pjesė pėrbėrėse tė luftės sonė shpirtėrore. Tė
gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen
(2 Timoteut 3:12). Perėndia na ka pėrgatitur pėr ēdo lloj luftimi. Pėr
ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė
sė tij. Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr
kurtheve tė djallit, sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit,
por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė
errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet
qiellore. Prandaj merreni tė gjithė armatimin e Perėndisė, qė tė mund tė
rezistoni nė ditėn e mbrapshtė dhe tė mbeteni mė kėmbė pasi ti keni
kryer ēdo gjė. Qėndroni, pra, tė fortė, duke patur nė ijė brezin e sė vėrtetės,
tė veshur me parzmoren e drejtėsisė, dhe duke mbathur kėmbėt me gatishmėrinė
e ungjillit tė paqes, mbi tė gjitha, duke marrė mburojėn e besimit, me tė
cilėn mund tė shuani tė gjitha shigjetat e zjarrta tė tė ligut. Merrni edhe
pėrkrenaren e shpėtimit dhe shpatėn e Frymės, qė ėshtė fjala e Perėndisė,
duke u lutur nė ēdo kohė dhe me ēdo lloj lutjeje dhe pėrgjėrimi nė Frymėn,
duke ndenjur zgjuar pėr kėtė qėllim me ēdo ngulmim dhe lutje pėr tė gjithė
shenjtorėt (Efesianėve 6:10-18)... Perėndia
ėshtė pėr ne njė strehė dhe njė forcė, njė ndihmė gjithnjė e gatshme nė
fatkeqėsi (Psalmi 46:1). Ai ka pėr tė na ndihmuar nė ēdo vėshtirėsi,
qė tė ndodhemi. Asnjė tundim nuk ju
ka gjetur juve, pėrveē se tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė besnik dhe
nuk do tė lejojė qė tju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me tundimin do
tju japė dhe rrugė dalje, qė ju tė mund ta pėrballoni (1
Korintasve 10:13). Romakėve 8:28 na thotė: Dhe
ne e dimė se tė gjitha gjėra bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e
duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij.
Pėrfundim
![]()
© 17/4/2010