6 kushtet e rilindjes

Parathėnie

Kemi nevojė tė madhe pėr njė rilindje tė dėrguar nga Qielli nė kishat tona, nė shoqėrinė dhe nė kombin tonė. Por bekimi i rilindjes jepet me kusht. Po nuk iu bindėm ligjeve dhe standarteve tė Perėndisė, atėherė do tė jetė vėshtirė tė pėrjetojmė njė vizitė tė Zotit nė brezin tonė.

Mė poshtė do tė shohim 6 kushtet e rilindjes. Kėto kushte nuk janė hapa drejt rilindjes, por ato duhet tė egzistojnė nė mėnyrė tė barabartė dhe nė tė njėjtėn kohė.

Kushti 1: Ta kuptojmė se na duhet urgjentisht njė rilindje

“Dhe engjėllit tė kishės nė Laodice shkruaji: kėtė thotė Ameni, Dėshmitari besnik dhe i vėrtetė, Fillimi i krijesės sė Perėndisė. Unė njoh veprat e tua, qė ti nuk je as i ftohtė as i ngrohtė. Do tė doja tė ishe i ftohtė ose i ngrohtė! Por, mbasi je kėshtu i vakėt, dhe as i ftohtė e as i ngrohtė, unė do tė tė vjell nga goja ime. Sepse ti thua: "Unė jam i pasur, u pasurova dhe s’kam nevojė pėr asgjė"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfėr, i verbėr dhe i zhveshur. Tė kėshilloj tė blesh nga unė ar tė kulluar nė zjarr qė tė bėhesh i pasur; edhe petka tė bardhė qė tė vishesh dhe tė mos duket turpi i lakuriqėsisė sate; edhe vajos sytė e tu me kolir, qė tė shohėsh. Unė tė gjithė ata qė i dua i qortoj dhe i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu. Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua. Kujt fiton do t’i jap tė ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unė fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij. Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė u thotė Fryma kishave” (Zbulesa 3:14-22).

Kisha nė Laodice nuk e vuri re nevojėn qė kishte pėr t’u rilindur. Anėtarėt e saj ishin bėrė tė pėrgjumur, kishin zėnė rehat dhe ishin pa Krishtin. Ata e konsideronin veten si tė bekuar me bollėk prej Perėndisė, por nė realitet, ishin tė verbuar shpirtėrisht dhe tė dobėt nė sytė e Perėndisė. Kisha e ditėve tona nuk ndryshon shumė prej kishės sė Laodicesė, dhe vuan nga e njėjta pamaturi dhe vetė-kėnaqėsi si ajo. “Qortimi” i Jezusit duhet tė kishte shkaktuar pendim (vargu 19), por fjalėt e Tij ranė nė vesh tė shurdhėr. Atė e lanė pėrjashta kishės (vargu 20). Sot egziston njė nevojė e madhe dhe urgjente pėr rilindje.

Kushti 2: Ta kuptojmė se rilindja ėshtė e mundur

“Dhe gjithēka tė kėrkoni nė lutje, duke patur besim, do tė merrni” (Mateu 21:22).

Rilindja nuk vjen nėpėrmjet emocioneve, apo nėpėrmjet veprimtarive tė drejtuesve tė ndryshėm tė kishės. Ajo vjen nga Qielli si rezultat i lutjeve. S’ka dyshim qė fjala “gjithēka” nė tekstin e mėsipėrm, pėrfshin gjithēka qė ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e pėrsosur tė Perėndisė! Prandaj, rilindja ėshtė e mundur pėr ata qė luten dhe besojnė, sepse Perėndia nuk gjen kėnaqėsi kur ne jemi tė vakėt. Nganjėherė na vjen zor qė tė pranojmė dhurata, por duhet ta mbajmė mend se Perėndia ėshtė mė i gatshėm sesa ne pėr tė na dhėnė bekime, edhe kur ne s’jemi aq tė gatshėm pėr t’i pranuar ato. “Pėr njerėzit kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur” (Mateu 19:26).

Kushti 3: Ta kuptojmė se Perėndia dėshiron rilindje

“Unė do tė shėroj shthurjen e tyre, do t’i dua shumė” (Hosea 14:4).

Perėndia dėshiron qė t’i kthejė kishės sė Krishtit lavdinė qė ajo kish dikur tek Ai. Edhe tani, nė kėtė fazė tė fundit, Ai ėshtė gati ta derdhė bekimin e Tij mbi tė gjithė ata qė kthehen tek Ai dhe pendohen: “Merrni me vete disa fjalė dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: "Largo ēfarėdo paudhėsi dhe prano atė qė ėshtė e mirė, dhe ne do tė ofrojmė flijimet e buzėve tona” (Hosea 14:2). Ata qė veprojnė nė kėtė mėnyrė, do tė jetojnė me anė tė fjalės sė Perėndisė nė shenjtėri dhe nė drejtėsi: “Kush ėshtė i urtė, t’u kushtojė kujdes kėtyre gjėrave. Kush ka mend le t’i kuptoje ato. Sepse rrugėt e Zotit janė tė drejta; tė drejtėt do tė ecin nėpėr to, por shkelėsit do tė rrėzohen” (Hosea 14:9). Ah, sikur ta dėgjonim zėrin e Tij! “Ah, sikur populli im tė mė dėgjonte, sikur Izraeli tė ecte nė rrugėt e mia!” (Psalmi 81:13). Kjo thirrje vjen prej Perėndisė, i cili na vėshtron tek rrėzohemi nga njėra ditė e pafuqishme nė tjetrėn.

Kushti 4: Ta kuptojmė se ne duhet ta dėshirojmė rilindjen

“Zoti ėshtė drita ime dhe shpėtimi im; nga kush do tė kem frikė? Zoti ėshtė kėshtjella e jetės sime; nga kush do tė kem frikė? Kur njerėzit e kėqij, armiqtė dhe kundėrshtarėt e mi mė sulmuan pėr tė ngrėnė mishin tim, ata vetė u lėkundėn dhe ranė. Edhe sikur njė ushtri tė dilte kundėr meje, zemra ime nuk do tė kishte frikė; edhe sikur njė luftė tė pėlciste kundėr meje, edhe atėherė do tė kisha besim. Njė gjė i kėrkova Zotit dhe atė kėrkoj: tė banoj nė shtėpinė e Zotit tėrė ditėt e jetės sime, pėr tė soditur bukurinė e Zotit dhe pėr tė admiruar tempullin e tij” (Psalmi 27:1-4).

Rilindja ėshtė personale, d.m.th. ajo fillon tek ēdo individ qė i pėrgjigjet thirrjes sė Perėndisė. Ndoshta kemi dėshirė ta pėrjetojmė gėzimin dhe ngazėllimin qė na sjell rilindja, por a e dėshirojmė Zotin e rilindjes, dhe a duam qė tė qeverisemi nga Fryma e Shenjtė? Dėshira pėr rilindje duhet tė pėrfshijė vendosmėrinė pėr t’ia pėrkushtuar veten shėrbesės sė Perėndisė gjatė gjithė ditėve tė jetės sonė.

Kushti 5: Ta kuptojmė se rilindja kushton shumė

“Pastaj u tha tė gjithėve: “Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė. Sepse kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por kush do ta humbasė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė” (Luka 9:23-24).

A jemi gati tė paguajmė ēmimin mė tė lartė pėr rilindjen? Sa shumė njerėz duan tė shkojnė nė parajsė, por nuk janė tė gatshėm ta humbasin jetėn pėr hir tė Krishtit? Sa shumė njerėz e dėshirojnė rilindjen, por nuk janė gati t’i sakrifikojnė dėshirat e mishit (trupit) tė tyre? Pėrkushtimi ndaj Zotit do tė thotė qė ta marrėsh ēdo ditė kryqin dhe ta ndjekėsh Atė, kudo qė tė shkojė Ai. Kryqi bėn fjalė pėr sakrifikim, ndarje nga bota, shenjtėrim dhe shėrbim ndaj Perėndisė. Ēmimi pėr t’i shkuar pas Jezusit ėshtė jashtėzakonisht i madh, sepse Ai kėrkon gjithēka nga ne. Rilindja nuk vjen falas, por vjen me njė ēmim qė pak veta janė gati ta paguajnė. Shumė pak veta duan ta marrin nė konsideratė bindjen dhe shenjtėrinė.

Kushti 6: Ta kuptojmė se rilindjes duhet t’i shkojmė nga pas

“Prandaj po ju them: Lypni dhe do t’ju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet. Sepse kushdo qė lyp, merr, kush kėrkon, gjen dhe do t’i hapet atij qė troket” (Luka 11:9-10).  

Ndoshta jemi lutur, kemi besuar dhe e kemi dėshiruar rilindjen. Ndoshta e kemi dorėzuar jetėn tonė pėr kauzėn e rilindjes, por duket sikur asgjė s’ka ndryshuar. I kemi plotėsuar tė gjitha kushtet, por duket sikur Perėndia nuk ėshtė i kėnaqur me ne. Ē’duhet tė bėjmė mė tepėr? A duhet tė heqim dorė dhe tė kthehemi tek feja mondane dhe e mėrzitshme, me tė cilėn kėnaqen shumica e njerėzve? Apo duhet tė vazhdojmė tė trokasim pėrsėri?

Lutja kėmbėngulėse ėshtė shenjė sinqeriteti. Perėndia nuk e ka bezdi kur i trokasim nė derė dhe i pėrgjėrohemi pėr rilindje. “Pastaj u tha atyre edhe njė shėmbėlltyrė, pėr tė treguar se duhet tė lutemi vazhdimisht pa u lodhur, duke thėnė: “Nė njė qytet ishte njė gjykatės qė nuk kishte frikė nga Perėndia dhe nuk kishte respekt pėr njeri. Tani po nė atė qytet ishte njė grua e ve qė shkonte tek ai duke thėnė: "Ma jep tė drejtėn para kundėrshtarit tim". Pėr njė farė kohe ai nuk deshi ta bėnte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikė nga Perėndia dhe s’kam respekt pėr asnjeri, duke qenė se kjo grua e ve po vazhdon tė mė mėrzitė, do t’ia jap tė drejtėn, sepse, duke mė ardhur vazhdimisht, do tė mė rraskapitė"”. Dhe Zoti tha: “Dėgjoni ē’thotė gjykatėsi i padrejtė. Vallė Perėndia nuk do tė marrė hak pėr tė zgjedhurit e tij qė i kėlthasin atij ditė e natė? A do tė vonojė, vallė, tė ndėrhyjė nė favor tė tyre? Po, unė ju them se ai do t’ua marrė hakun sė shpejti. Po kur tė vijė Biri i njeriut, a do tė gjejė besim mbi tokė?” (Luka 18:1-8). Ėshtė vėshtirė tė gjendet ky lloj besimi i qėndrueshėm.

Kjo lutje besnike dhe kėmbėngulėse na sjell pėrsėri nė fillim tė kėtij studimi. E vėmė re nevojėn urgjente pėr rilindje dhe vazhdojmė tė lutemi, derisa tė marrim njė derdhje tė freskėt bekimi prej Frymės sė Perėndisė. Duhet t’i shkojmė pas rilindjes, derisa ta gjejmė.

Pėrfundim

“Nė qoftė se populli im, i cili thirret me emrin tim, pėrulet, lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, unė do ta dėgjoj nga qielli, do t’i fal mėkatin e tij dhe do ta shėroj vendin e tij” (2 Kronikave 7:14).

Tė pranuarit dhe tė kuptuarit e kushteve nuk sjell rilindje. Duhet tė kemi besim dhe tė veprojmė. Vallė, sa tė madhe e kemi dėshirėn pėr ta parė Perėndinė tė veprojė nė mes tė brezit tonė? A e dėshirojmė njė gjė tė tillė pėr tė mbushur kishėn me njerėz, apo pėr lavdinė e Perėndisė? Ēfarė presim qė tė bėjė Perėndia mes nesh? A jemi gati t’i zbusim zemrat tona dhe ta lejojmė Atė tė veprojė? Po tė mos jemi gati, atėherė rilindja do tė mbetet vetėm nė faqet e librave tė historisė.

“Lėroni arėn tuaj tė djerrė dhe mos mbillni midis ferrave” (Jeremia 4:3).

“Mbillni pėr vete sipas drejtėsisė, korrni sipas dhemshurisė, lėroni arėn tuaj tė lėnė djerrė, sepse ėshtė koha pėr tė kėrkuar Zotin, derisa ai tė vijė dhe pėrhapė mbi ju drejtėsinė” (Hosea 10:12).

Page created 25 February 2006