Bashkėsia (shoqėria) mė e pėrsosur

“Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: “Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im” (2 Korintasve 6:16).

Parathėnie

Nuk ka bashkėsi (apo shoqėri) mė tė pėrsosur sesa ajo bashkėsi qė mund ta pėrjetojmė me Perėndinė e Gjallė. Ai na ka premtuar se do tė banojė me ata qė ecin nė tė vėrtetėn e Tij: “Do tė eci midis jush dhe do tė jem Perėndia juaj, dhe ju do tė jeni populli im” (Levitiku 26:12). “Ikni, ikni, dilni andej, mos prekni asgjė tė papastėr! Dilni nga ambienti i saj, pastrohuni, ju qė mbani vazot e Zotit!” (Isaia 52:11). Apostulli Gjon na thotė: “Atė qė pamė dhe dėgjuam, ne po jua shpallim, qė edhe ju tė keni bashkėsi me ne; dhe bashkėsia jonė ėshtė me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin” (1 Gjonit 1:3). Nė kėtė studim do tė shohim se ē’kuptim kanė tre aspekte tė kėsaj bashkėsie midis nesh dhe Perėndisė.

Kujdesje reciproke

Pali na e bėn tė qartė faktin se ne i pėrkasim Perėndisė dhe Ai na pėrket neve. Ē’na duhet mė tepėr nė jetėn tonė sesa prania banuese e Tij? Psalmisti ka shkruar: “Cilin kam nė qiell veē teje? Dhe mbi tokė nuk dėshiroj tjetėr njeri veē teje. Mishi im dhe zemra ime nuk mund tė ligėshtohen, por Perėndia ėshtė kėshtjella e zemrės sime dhe pjesa ime nė pėrjetėsi” (Psalmi 73:25-26). Prandaj Zoti duhet tė jetė thesari ynė i vetėm, mbi tė cilin duhet ta kemi mendjen mė shumė se mbi ēdo gjė tjetėr. “Nė qoftė se ju jeni ringjallur me Krishtin, kėrkoni ato qė janė lart, ku Krishti ėshtė ulur nė tė djathtė tė Perėndisė. Kini nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė, sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj ėshtė fshehur bashkė me Krishtin nė Perėndinė” (Kolosianėve 3:1-3). Tė njėjtėn gjė thotė edhe Zoti Jezus Krisht tek Mateu 6:33: “Por para sė gjithash kėrkoni mbretėrinė e Perėndisė dhe drejtėsinė e tij dhe tė gjitha kėto gjėra do t’ju shtohen”. Duhet tė tregojmė kujdes gjithashtu edhe pėr punėn e Perėndisė mbi tokė. Zoti Jezus Krisht na ka ngarkuar njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr ta ndarė me botėn e humbur mesazhin e hirit qė tė shpėton (shiko Mateu 28:19-20).

Konsideratė reciproke

A mendon Perėndia pėr ne gjatė gjithė kohės, ngaqė Ai na premton se do tė “banojė” dhe do tė “ecė” mes nesh? Ai na ruan, ashtu siē ruan bariu delet e tij (shiko Psalmi 23 dhe Gjoni 10:11-14). Ai i ruan fėmijėt e Tij nė ēdo moment tė ēdo dite: “Ti mė ke hetuar, o Zot, dhe mė njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellė tė gjitha rrugėt e mia. Sepse, edhe para se tė jetė fjala mbi gojėn time ti, o Zot, e di atė plotėsisht. Ti mė rrethon nga pas dhe pėrpara dhe vė dorėn tėnde mbi mua. Njohja jote ėshtė shumė e mrekullueshme pėr mua, aq e lartė sa unė nuk mund ta arrij. Ku do tė mund tė shkoja larg Frymės sate, ose ku do tė mund tė ikja larg pranisė sate? Nė rast se ngjitem nė qiell, ti je atje; nė rast se shtrij shtratin tim nė Sheol, ti je edhe aty. Nė rast se marr krahėt e agimit dhe shkoj tė banoj nė skajin e detit, edhe aty dora jote do tė mė udhėheqė dhe dora jote e djathtė do tė mė kapė. Po tė them: "Me siguri terri do tė mė fshehė," madje edhe nata do tė bėhet dritė rreth meje: terri vetė nuk mund tė tė fshehė asgjė, madje nata shkėlqen si dita; terri dhe drita janė tė barabarta pėr ty. Po, ti ke formuar tė pėrbrėndėshmet e mia, ti mė ke endur nė barkun e nėnes sime. Unė do tė tė kremtoj, sepse jam krijuar nė mėnyrė tė mrekulluar; veprat e tua janė tė mrekullueshme, dhe unė e di shumė mirė kėtė gjė. Kockat e mia nuk ishin njė e fshehtė pėr ty kur u formova nė fshehtėsi duke u endur nė thellėsitė e tokės. Dhe sytė e tu panė masėn pa trajtė tė trupit tim, dhe nė librin tėnd ishin shkruar ditėt qė ishin caktuar pėr mua, megjithėse asnjė prej tyre nuk ekzistonte ende. Oh, sa tė ēmuara janė pėr mua mendimet e tua, o Perėndi! Sa i madh ėshtė gjithė numri i tyre! Po tė doja t’i numėroja, do tė ishin mė tė shumtė se rėra; kur zgjohem jam ende me ty” (Psalmi 139:1-18). A nuk mund ta besojmė atė premtim, tė cilin e citojmė shpesh, tė gjendur tek Hebrenjve 13:5? “Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis”.

Edhe ne duhet tė mendojmė gjithnjė mbi Zotin. “Lum njeriu qė nuk ecėn sipas kėshillės tė tė pabesėve, qė nuk ndalet nė rrugėn e mėkatarėve dhe nuk ulet bashkė me tallėsit, por qė gjen kėnaqėsinė e tij nė ligjin e Zotit, dhe qė mendon thellė ditė e natė mbi ligjin e tij. Ai do tė jetė si njė pemė e mbjellė gjatė brigjeve tė ujit, qė jep frytin e tij nė stinėn e tij dhe tė cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithēka bėn do tė ketė mbarėsi” (Psalmi 1:1-3). Si mund tė rritemi shpirtėrisht, nėse nuk e marrim Zotin nė konsideratė? “Duke i drejtuar sytė te Jezusi, kreu dhe plotėsonjėsi i besimit, i cili, pėr gėzimin qė ishte pėrpara tij, duroi kryqin duke e pėrēmuar fyerjen dhe u ul nė tė djathtėn e fronit tė Perėndisė. Kujtoni, pra, atė qė duroi njė kundėrshtim tė tillė nga ana e mėkatarėve kundėr tij, qė tė mos lodheni dhe tė ligėshtoheni nė shpirtin tuaj” (Hebrenjve 12:2-3). Kėshilla e menēur e Salomonit na tregon disa nga mėnyrat me anė tė sė cilave duhet ta marrim Zotin nė konsideratė : “Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd; pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua” (Fjalėt e urta 3:5-6).

Shoqėri reciproke

Mė i mahnitshėm ėshtė fakti se kemi privilegjin mė tė madh kur ecim me Perėndinė. Adami e humbi kėtė privilegj pėr tė gjithė njerėzimin nė momentin kur ra nė mėkatin e mosbindjes. Dikur ai ishte nė gjendje tė ecte me Perėndinė (Zanafilla 3:8), por u ndalua qė tė ecte pėrsėri me Tė, pėr shkak tė mėkatit (Zanafilla 3:24). Dhiata e Vjetėr na dėshmon se pak njerėz patėn mundėsinė ta provonin kėtė pėrvojė tė mrekullueshme. “Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete” (Zanafilla 5:24). “Noeu ishte njė njeri i drejtė dhe i patėmetė midis bashkėkohėsve tė tij. Noeu eci me Perėndinė” (Zanafilla 6:9). A nuk e nėnkuptoi kėtė gjė Jezusi kur tha: “Ndiqmėni”? (Mateu 4:19; 16:24). Kisha, tė cilėn Ai e shpengoi me gjakun e Tij, ia ka mohuar Zotit kėtė shoqėri (ose bashkėsi) me Tė. “Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua. Kujt fiton do t’i jap tė ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unė fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij” (Zbulesa 3:20-21). Kjo bashkėsi ėshtė ajo qė Ai e ka dėshiruar gjithmonė: “Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni gjėrat qė unė ju urdhėroj. Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk e di ē’bėn i zoti; por unė ju kam quajtur miq, sepse ju bėra tė njihni tė gjitha gjėra qė kam dėgjuar nga Ati im” (Gjoni 15:14-15). 

Pėrfundim

Duhet t’i besojmė Perėndisė ashtu siē i ka hije Atij. Duhet t’i shėrbejmė Atij ashtu siē e meriton. Duhet ta duam, adhurojmė dhe t’i bindemi Atij nė frymė dhe nė tė vėrtetė (Gjoni 4:24). Kjo duhet tė jetė dėshira e zemrės sonė, d.m.th. qė tė kemi bashkėsi (shoqėri) tė pastėr me Perėndinė e Plotfuqishėm: “Njė gjė i kėrkova Zotit dhe atė kėrkoj: tė banoj nė shtėpinė e Zotit tėrė ditėt e jetės sime, pėr tė soditur bukurinė e Zotit dhe pėr tė admiruar tempullin e tij. Zemra ime mė thotė nga ana jote: "Kėrkoni fytyrėn time". Unė kėrkoj fytyrėn tėnde, o Zot. Oh, sikur tė mos isha i sigurt tė shoh mirėsinė e Zotit nė dheun e tė gjallėve!” (Psalmi 27:4, 8, 13)  

Page created 25 February 2006