Bindja e Krishtit (Pjesa 1)

Parathėnie

Tė paktė janė ata besimtarė qė dinė ndonjė gjė rreth bindjes sė Zotit tonė Jezus Krisht, dhe si rezultat, ata nuk i kushtojnė ndonjė rėndėsi tė veēantė tė qėnit besnik ndaj Perėndisė nė jetėn e pėrditshme. Nė kėtė studim, do tė synojmė ta kuptojmė se pse kishte kaq shumė vlerė bindja e Krishtit, dhe se ē’kuptim ka ajo pėr ne sot.

Adami, i Padrejti

Njeriu i parė, Adami, u bė i padrejtė pėr shkak tė mosbindjes. Ai ua transmetoi kėtė pozitė tė gjithė pasardhėsve tė tij: “Nga mosbindja e njė njeriu tė vetėm tė shumtėt u bėnė mėkatarė” (Romakėve 5:19). Kjo mosbindje solli si vdekjen fizike, ashtu edhe vdekjen shpirtėrore pėr tė gjithė: “Tė gjithė vdesin nė Adamin” (1 Korintasve 15:22). Pėr shkak se jemi “nė” Adamin pėrmes lindjes natyrale, menjėherė u ndodhėm nėn fuqinė e mėkatit dhe tė vdekjes. Situata nė tė cilėn u ndodh Adami pasi mėkatoi, ėshtė e njėjta situatė nė tė cilėn ndodhėn tė gjithė ata qė nuk janė tė shpėtuar. Mendojmė si Adami, jetojmė si Adami dhe flasim si Adami – sepse nė gjenet dhe nė zemrat tona kemi trashėguar farat e rebelimit dhe tė mėkatit tė Adamit. Kemi zemrėn e Adamit – njė zemėr tė korruptuar dhe tė shkatėrruar nga mėkati. Prandaj, duhet tė arrijmė tek ajo pikė, ku e shohim se nė ne, d.m.th. nė mishin tonė “nuk banon asgjė e mirė” (Romakėve 7:18). Nė zemrėn e njeriut sundon natyra mėkatare e Adamit, dhe si pasojė, njeriu ėshtė i “vdekur nė faje dhe nė mėkate” (Efesianėve 2:1) dhe nga ana njerėzore, nuk egziston asgjė qė tė mund ta ndryshojė kėtė situatė. 

Jezusi, i Drejti 

Jezus Krishti, Adami i dytė, erdhi pėr t’i ofruar njerėzimit njė fillim tė ri, nėse njerėzit do tė besonin nė vdekjen e Tij sakrifikuese. Mėkatari qė e pranon Krishtin, bėhet njė me Tė dhe deklarohet i drejtė nga Perėndia. Tė shpenguarit janė “nė” Krishtin, nėpėrmjet aktit tė Tij tė bindjes: “Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallėn nė Krishtin” (1 Korintasve 15:22)… “Njeriu i parė, Adami, u bė shpirt i gjallė; por Adami i fundit ėshtė Frymė qė jep jetė” (1 Korintasve 15:45)... “Njeriu i parė i bėrė prej dheu, ėshtė tokėsor; njeriu i dytė ėshtė Zoti nga qielli” (1 Korintasve 15:47). Bindja e Krishtit bėri tė mundur qė pasardhėsit e Adamit tė bėhen tė drejtė nė sytė e Perėndisė: “Nė fakt, ashtu si nga mosbindja e njė njeriu tė vetėm tė shumtėt u bėnė mėkatarė, ashtu edhe nga bindja e njė tė vetmi tė shumtėt do tė bėhen tė drejtė” (Romakėve 5:19). Drejtėsia e vėrtetė mund tė gjendet vetėm nė Jezus Krishtin. Themeli i justifikimit tonė ėshtė nė gjakun mėkat-shlyes tė Shpėtimtarit tė drejtė, dhe pėr kėtė arsye, ne mund tė bėhemi pjestarė tė drejtėsisė sė Tij: “Sepse ne jemi bėrė pjestarė tė Krishtit, nė qoftė se do ta ruajmė tė palėkundur deri nė fund fillimin e besimit” (Hebrenjve 3:14).

Ē’do tė kish ndodhur, vallė, po qe se Zoti nuk do tė ishte treguar i bindshėm ndaj thirrjes pėr tė bėrė gjithēka qė u dėrgua pėr tė bėrė? A do tė ishte i mjaftueshėm gjaku i Tij pėr faljen e mėkateve tona? Ne do tė ishim akoma nė mėkat, po qe se Ai nuk do t’i ishte bindur pikė pėr pikė vullnetit tė Atit tė Tij: “Dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit” (Filipianėve 2:8). 

Bindja dhe shpėtimi 

Perėndia i kėrkoi Adamit qė thjesht ai t’i bindej lidhur vetėm me njė gjė, por, pėrmes mosbindjes sė tij, ne tė gjithė u bėmė bij tė mosbindjes, nėn kontrollin e Satanait, gati pėr tė merituar zemėrimin e Perėndisė: “Nė tė cilat keni ecur dikur, sipas ecjės sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes” (Efesianėve 2:2)… “Zemėrimi i Perėndisė mbi bijtė e mosbindjes” (Efesianėve 5:6)... “Pėr kėto gjėra zemėrimi i Perėndisė vjen pėrmbi bijtė e mosbindjes” (Kolosianėve 3:6). Ky mallkim egzistoi deri nė momentin kur Krishti e hoqi atė me anė tė gjakut tė Tij mbi Kalvar. E ngaqė mosbindja ėshtė rrėnja e tė gjitha mėkateve, ajo duhet prerė.

Kjo rrėnjė u hoq nėpėrmjet ndreqjes sė asaj qė kishte bėrė Adami. Jezusi e zėvendėsoi mosbindjen e Adamit me bindjen e Tij. Ashtu sikurse mosbindja e Adamit solli padrejtėsinė universale, ashtu edhe bindja e Krishtit solli drejtėsinė universale pėr tė gjithė ata qė pendohen dhe shpėtohen: “Prandaj, ashtu si pėr njė shkelje tė vetme dėnimi u shtri mbi tė gjithė njerėzit, ashtu edhe me njė akt tė vetėm drejtėsie, hiri u shtri mbi gjithė njerėzit pėr shfajėsimin e jetės. Nė fakt, ashtu si nga mosbindja e njė njeriu tė vetėm tė shumtėt u bėnė mėkatarė, ashtu edhe nga bindja e njė tė vetmi tė shumtėt do tė bėhen tė drejtė” (Romakėve 5:18-19)… “Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij” (Gjoni 1:12).

Pėrfundim

Vdekja e Krishtit nė kryq dhe jeta e re, qė vjen si rezultat i saj, duhet tė na japin zemėr pėr tė jetuar njė jetė plot bindje besnike pėrkundrejt Perėndisė. Kjo ėshtė provė e sigurtė se nuk jemi mė “bij tė mosbindjes”: “Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate, nė tė cilat keni ecur dikur, sipas ecjės sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes” (Efesianėve 2:1-2)… “Bėhuni pra imitues tė Perėndisė, si bij shumė tė dashur, edhe ecni nė dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij pėr ne, si ofertė e flijim Perėndisė, si njė parfum erėmirė. Por, ashtu si u ka hije shenjtorėve, as kurvėria, as ndonjė papastėrti, as kurnacėri tė mos zihet nė gojė midis jush; as pandershmėri, as tė folur pa mend e tė pėrqeshur, tė cilat nuk kanė hije, por mė tepėr tė ketė falenderime. Tė dini nė fakt kėtė: asnjė kurvar, ose i ndyrė ose kurnac, i cili ėshtė idhujtar, nuk ka ndonjė trashėgim nė mbretėrinė e Krishtit dhe tė Perėndisė. Askush tė mos ju gėnjejė me fjalė tė kota, sepse, pėr shkak tė kėtyre gjėrave, vjen zemėrimi i Perėndisė mbi bijtė e mosbindjes” (Efesianėve 5:1-6)… “Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: kurvėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari; pėr kėto gjėra zemėrimi i Perėndisė vjen pėrmbi bijtė e mosbindjes” (Kolosianėve 3:5-6). 

Nėse dikur jeta jonė sundohej nga mosbindja e Adamit, atėherė tani brenda nesh duhet tė sundojė bindja e Krishtit: “A nuk e dini ju se nėse e tregoni veten shėrbėtorė tė atij qė i bindeni, jeni shėrbėtorė tė atij qė i bindeni, qoftė mėkatit pėr vdekje, qoftė dėgjesės pėr drejtėsi?” (Romakėve 6:16). Kur e pranojmė me besim drejtėsinė e Krishtit, atėherė ndodhemi nė rrugėn e pėruljes sė plotė para Perėndisė, njė pėrulje qė do tė lulėzojė dhe do tė begatojė hap pas hapi. Pėr ē’arsye tjetėr na shpėtoi Ai, pra, po qe se s’ishte me qėllimin qė tė jetojmė si bij tė bindshėm?

BACK

Page created 23 June 2006