Tema e bindjes paraqitet kaq qartė nė Dhiatėn e Re, saqė ėshtė pėr tu habitur se pse kaq shumė njerėz e konsiderojnė kėtė temė tė parėndėsishme. A nuk ēnderohet Perėndia, kur kjo e vėrtetė me vlerė jetėsore nuk pėrfillet fare? Ėshtė e pamundur tė ndodhesh nė rradhėn e atyre qė janė besnikė, po qe se bindja nuk ėshtė pjesė e jetės tėnde tė krishterė.
Zoti Jezus Krisht erdhi nė kėtė botė pėr tė paguar sakrificėn mė tė madhe pėr mėkatin. Gatishmėria qė tregoi Ai pėr tė vdekur nė kryq, ishte pjesė pėrbėrėse e bindjes sė Tij ndaj tė Atit: Ja, unė vij pėr tė bėrė, o Perėndi, vullnetin tėnd (Hebrenjve 10:9)... Unė smund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj sipas asaj qė dėgjoj dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk kėrkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar (Gjoni 5:30). Pėr kėtė e kishte fjalėn edhe Pali, kur shkroi: Dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit (Filipianėve 2:8).
Mėsimet e Jezusit pėrmbajnė shumė tė dhėna lidhur me domosdoshmėrinė pėr tu bindur. Nė fakt, Ai thotė se pasuesit e Tij duhet ti binden Atij, nėse duan tė shkojnė nė Qiell: Jo ēdo njeri qė mė thotė: "Zot, Zot" do tė hyjė nė mbretėrinė e qieve; por do tė hyjė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej (Mateu 7:21). Ėshtė e qartė, pra, se ėshtė e pamundur tė jesh i krishterė, pa patur bindje ndaj Zotit: Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia... Kush ka urdhėrimet e mia dhe i zbaton, ėshtė ai qė mė do; dhe kush mė do mua, Ati im do ta dojė; dhe unė do ta dua dhe do ti dėftehem atij... Nėse ndokush mė do, do ta zbatojė fjalėn time; edhe Ati im do ta dojė dhe ne do tė vijmė tek ai dhe do tė bėjmė banesėn tek ai. Kush nuk mė do, nuk i zbaton fjalėt e mia (Gjoni 14:15, 21, 23-24). Pak rėndėsi ka se sa pak (apo shumė) iu japim llustėr kėtyre thėnieve; njė gjė ėshtė e qartė se mosbindja ėshtė shenjė qė tregon se ne nuk e duam Zotin: Po tė zbatoni urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė time, sikurse unė i zbatova urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė dashurinė e tij (Gjoni 15:10).
Sot, kjo lloj bindjeje nuk predikohet nė katedrat e kishave tona, sepse shumicės sė njerėzve, kjo bindje iu duket e vėshtirė pėr tu kuptuar. Nuk ėshtė pėr tu habitur, pra, se nė kėto kisha mungon fuqia e Perėndisė. Duhet qė tė ketė njė kthim tė besimtarėve drejt bindjes me gjithė zemėr ndaj Perėndisė.
Edhe apostujt dhanė mėsim rreth domosdoshmėrisė pėr tu bindur. Nė kėtė studim, do tė shohim se ēthanė Pjetri, Pali, Jakobi dhe Gjoni rreth kėsaj teme.
a) Pjetri. Pjetri e kuptoi se bindja ishte njė element i rėndėsishėm nė jetėn e besimtarit, edhe po qe se kjo bindje tė ēonte nė vuajtje dhe vdekje. Ai iu tha me guxim atyre qė e kundėrshtonin predikimin e tij: Duhet ti bindemi Perėndisė mė shumė sesa njerėzve (Veprat e Apostujve 5:29). Kjo lloj bindjeje ėshtė bindje aktive (vepruese) dhe jo pasive. Pjetri nuk do ta pranonte idenė qė thotė se njė person i pabindshėm ndaj Perėndisė mund ta ketė Frymėn e Shenjtė: Dhe pėr kėto gjėra ne jemi dėshmitarė tė tij, si edhe Fryma e Shenjtė, qė Perėndia ua ka dhėnė atyre qė i binden atij (Veprat e Apostujve 5:32). Bindja ndodhet nė vetė natyrėn e fėmijės sė Perėndisė: Si bij tė bindur, mos iu pėrshtatni lakmive tė mėparshme kur ishit nė padijen tuaj, por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj (1 Pjetrit 1:14-15). Nė fakt, nuk mund tė deklarojmė se jemi tė shenjtė, po sqemė tė bindur: Mbasi tė pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj sė vėrtetės me anė tė Frymės, pėr tė pasur njė dashuri vėllazėrore pa hipokrizi, tė doni fort njeri tjetrin me zemėr tė pastėr (1 Pjetrit 1:22).
b) Pali. Ēėshtė besimi pa bindjen? Tek Romakėve 1:5, Pali na e tregon se sa tė pandarė nga njėri-tjetri janė besimi dhe bindja: Me anė tė tė cilit ne kemi marrė hir dhe apostullim, pėr bindje nė besim midis tė gjithė kombeve pėr hir tė emrit tė tij. Nė fund tė sė njėjtės letėr, ai shkruan: Por tani u shfaq e u zbulua me anė tė Shkrimeve tė profetėve, sipas urdhėrimit tė Perėndisė tė pėrjetshme dhe u njoh ndėr tė gjitha kombet, pėr ti sjellė nė dėgjesėn e besimit (Romakėve 16:26). Prandaj, ata qė thonė se kanė besim, duhet ti binden Perėndisė: Sepse nuk do tė guxoja tė flas pėr ndonjė nga ato gjėra tė cilat Krishti nuk i bėri nėpėrmjet meje, pėr ti sjell nė dėgjes johebrenjtė me fjalė dhe me vepėr (Romakėve 15:18). Pali na mėson se bindja (dėgjesa) jonė duhet ti pėrngjajė asaj sė Krishtit: Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit (Filipianėve 2:5-8). Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė, me anė tė sė cilės me tė vėrtetė mund ti sjellim lavdi Perėndisė: Dhe se ai ka vdekur pėr tė gjithė, me qėllim qė ata tė cilėt jetojnė, tė mos jetojnė qė sot e tutje pėr veten e tyre, po pėr atė qė vdiq dhe u ringjall pėr ta (2 Korintasve 5:15).
c) Jakobi. Sot, Veprimtaria e Besimit (Faith Movement njė lloj rryme jo-biblike) pėrplaset shumė herė me librin e Jakobit. Edhe pse Abrahami u justifikua (u quajt i drejtė) me anė tė besimit, besimi i tij kishte si pjesė pėrbėrėse edhe bindjen ndaj Perėndisė: Abrahami, ati ynė, a nuk u shfajėsua me anė tė veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? Ti e sheh se besimi vepronte bashkė me veprat e tij, dhe se, nėpėrmjet veprave, besimi u pėrsos (Jakobi 2:21-22). Besimi, pa bindjen, ėshtė i vdekur: Po kėshtu ėshtė edhe besimi; nė qoftė se ska vepra, ėshtė i vdekur nė vetvete... Ju shikoni, pra, se njeriu shfajėsohet nga veprat dhe jo vetėm nga besimi... Sepse, sikurse trupi pa frymėn ėshtė i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, ėshtė i vdekur (Jakobi 2:17, 24, 26). Shumė vetė e dėgjojnė tė vėrtetėn, e deklarojnė dhe e shpallin atė, por tė paktė janė ata qė e zbatojnė: Dhe bėhuni bėrės tė fjalės dhe jo vetėm dėgjues, qė gėnjejnė vetveten... Ndėrsa ai qė do tė shikojė me vemendje ligjin e pėrsosur, i cili ėshtė ligji i lirisė, dhe ngulmon nė tė, duke mos qenė njė dėgjues harraq, por njė bėrės i veprės, ai do tė jetė i lumtur nė veprimtarinė e vet (Jakobi 1:22, 25).
d) Gjoni. Apostulli Gjon pėrdor disa prej shprehjeve mė tė forta qė ndodhen nė Bibėl lidhur me bindjen. Ata qė thonė se janė tė krishterė, por nuk i binden Perėndisė, janė nė fakt hipokritė dhe gėnjeshtarė: Ai qė thotė: Unė e kam njohur atė, dhe nuk zbaton urdhėrimet e tij, ėshtė gėnjeshtar dhe e vėrteta nuk ėshtė nė tė (1 Gjonit 2:4). Bindja ėshtė provė e saktė se Krishti ėshtė brenda nesh: Djema tė rinj, tė mos duam me fjalė, as me gjuhė, por me vepra dhe nė tė vėrtetė. Dhe nga kjo ne dimė se jemi nė tė vėrtetėn dhe do ti bindim zemrat tona para atij; sepse, po tė na dėnojė zemra jonė, Perėndia ėshtė mė i madh se zemra jonė dhe njeh ēdo gjė. Shumė tė dashur, nėse zemra jonė nuk na dėnon, kemi siguri para Perėndisė; dhe ētė kėrkojmė, e marrim nga ai, sepse zbatojmė urdhėrimet e tij dhe bėjmė gjėrat qė janė tė pėlqyera prej tij (1 Gjonit 3:18-22). Pasuesi i bindshėm i Krishtit kurrė nuk dyshon se Perėndia e do: Nga kjo ne dimė ti duam bijtė e Perėndisė: kur duam Perėndinė dhe zbatojmė urdhėrimet e tij. Sepse kjo ėshtė dashuria e Perėndisė: qė ne tė zbatojmė urdhėrimet e tij; dhe urdhėrimet e tij nuk janė tė rėnda (1 Gjonit 5:2-3).
Nėse bindja zė njė vend kaq tė rėndėsishėm nė Bibėl, pse ndodh, atėherė, qė ajo mospėrfillet kaq serbes nga kisha e ditėve tė sotme? Nė thelb tė kėsaj mosbindjeje duhet tė jetė dashuria pėr mėkatin, e cila ėshtė gjithashtu shkaku i dėshtimit tonė nė lutje dhe nė vepra. Sa mė shumė qė ti bindemi Perėndisė, aq mė shumė do tė kėnaqemi me praninė e Tij. Bindja duhet tė jetė pika e fillimit dhe e mbarimit tė jetės sonė tė krishterė. Pa bindjen, besimi ėshtė i mangėt. Tė besosh me besim tė vėrtetė do tė thotė ti dorėzohesh plotėsisht vullnetit dhe qėllimeve tė Perėndisė.
Page created 17 June 2006