Parathėnie
Gjithēka qė besojmė duhet tė gjejė mbėshtetje tė plotė tek fjala e shkruar e Perėndisė. Nė studimin tonė mbi bindjen, nė vend qė tė mbėshtetemi tek librat dhe jetėt e tė tjerėve, do tė pėrcaktojmė se si vepruan autorėt e Biblės me kėtė temė.
Fillimi
dhe mbarimi
Qė nga fillimi i Krijimit, vėmė re se bindja u prezantua si njė e vėrtetė thelbėsore. Tek Zanafilla 2:16-17 gjejmė urdhėrimin e parė tė Perėndisė: njeriu duhet ti bindej vullnetit tė Tij. Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: "Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri". Por vini re se sa shpejt dėshtoi njeriu: Dhe Perėndia i tha: "Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?" (Zanafilla 3:11). Perėndia dha si urdhėrim bindjen, dhe jo besimin, pėruljen dhe adhurimin, sepse Adami do ti pėrmbushte edhe kėto tė tjerat, po qe se do ti bindej Perėndisė. Ajo qė ishte e domosdoshme ishte bindja. Fati i pėrjetshėm i njeriut do tė pėrcaktohej nga tė bindurit apo tė mosbindurit e tij.
Nė faqet e fundit tė Biblės egziston njė shėnim pėr tė treguar se nga ka rėnė njeriu dhe se besimtarit mund ti lejohet tė hajė nga Pema e Jetės, vetėm nėpėrmjet bindjes: Lum ata qė i kryejnė urdhėrimet e tij, qė tė kenė tė drejtėn pėr drurin e jetės dhe pėr tė hyrė nė portat e qytetit (Zbulesa 22:14).
Ligji i
pandryshueshėm
Ėshtė jashtėzakonisht e qartė se bindja ndaj fjalės sė Perėndisė nuk ėshtė njė e drejtė zgjedhjeje (njė variant), por ėshtė njė urdhėrim. Njeriu i parė, edhe pse ishte i pėrsosur, vuajti pasojat e tė mosbindurit. Atij iu ndalua mundėsia pėr tė marrė nga Pema e Jetės. Si ėshtė e mundur, pra, qė besimtarėt e sotėm mendojnė se Perėndia nuk iu vė re atyre, kur ata rebelojnė haptas kundėr fjalės sė Tij? Tė dyja Dhiatat bėjnė fjalė rreth faktit se mėshira hyjnore dhe jeta e pėrjetshme janė tė rezervuara vetėm pėr ata qė i besojnė dhe i binden Perėndisė. Perėndia nuk e ka ndryshuar kurrė mendjen lidhur me domosdoshmėrinė pėr tiu bindur Atij: Dhe, si u bė i pėrkryer, u bė vepronjėsi i shpėtimit tė amshuar pėr tė gjithė ata qė qė i binden (Hebrenjve 5:9).
Bindja e
Krishtit
Qė prej Adamit e deri mė sot, njeriu vazhdon ta refuzojė thirrjen e Perėndisė pėr tiu bindur, prandaj edhe shpata e Tij flakėruese qėndron akoma aty ku e vendosi Perėndia, nė mėnyrė qė njeriu tė mos arrijė tė hyjė nė jetėn e pėrjetshme: Kėshtu ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės (Zanafilla 3:24). Njeriu pėrpiqet ta sfidojė Perėndinė, sidomos nėpėrmjet fesė dhe kryerjes sė veprave tė mira, duke u munduar tė kalojė pėrtej shpatės flakėruese. Por, nė vend qė tė vishet me pėrsosmėrinė, njeriu ėshtė i veshur me rrobat e ndotura tė drejtėsisė sė tij vetjake: Jemi tė gjithė si njė gjė e papastėr, dhe tė gjitha veprat tona tė drejtėsisė janė si njė rrobe e ndotur; po fishkemi tė gjithė si njė gjethe dhe paudhėsitė tona na ēojnė larg si era (Isaia 64:6). E ngaqė u desh vetėm njė veprim mosbindjeje qė tė sillte mėkatin, po ashtu u desh vetėm njė veprim bindjeje nga ana e Krishtit, pėr tė na siguruar plotėsisht rrugėn neve pėr tė shkuar pėrsėri tek Perėndia: Nė fakt, ashtu si nga mosbindja e njė njeriu tė vetėm tė shumtėt u bėnė mėkatarė, ashtu edhe nga bindja e njė tė vetmi tė shumtėt do tė bėhen tė drejtė (Romakėve 5:19) Dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit (Filipianėve 2:8)... Edhe pse ishte Bir, mėsoi tė jetė i bindur nga ato qė pėsoi, dhe, si u bė i pėrkryer, u bė vepronjėsi i shpėtimit tė amshuar pėr tė gjithė ata qė qė i binden (Hebrenjve 5:8-9).
Shpengimi ėshtė i bazuar fuqishėm mbi themelin e bindjes. Mosbindja i solli dhe vazhdon ti sjellė akoma njerėzimit zėmėrimin e Perėndisė, por bindja sjell restaurim (ose kthim nė gjendjen e mėparshme). Nuk ka shpėtim po spati bindje. Pėrmes Krishtit, besimtari ka privilegjin e tė filluarit pėrsėri nga e para, pėr tė korrur fitore pikėrisht nė atė vend ku dėshtoi Adami: Ai qė zbaton urdhėrimet e tij qėndron nė Perėndinė, dhe Ai nė tė; dhe prej kėsaj ne dijmė se ai qėndron nė ne: nga Fryma qė ai na dha (1 Gjonit 3:24).
Pėrfundim
Bibla na mėson se Perėndia pret qė fėmijėt e Tij tiu binden urdhėrimeve tė Tij. Ai e vė re madje edhe mosbindjen mė tė vogėl. Bindja ėshtė pėr tė mirėn tonė, jo thjesht njė formė adhurimi drejt Perėndisė. Bindja bėn qė besimtari tė ketė pjesėn e tij nė shpėrblimet e lavdishme tė shenjtorėve: Ndoshta i pėlqejnė Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zėrit tė Zotit? Ja, bindja ėshtė mė e mirė se flijimi; dhe tė dėgjosh me kujdes ėshtė mė mirė se dhjami i deshve (1 Samuelit 15:22).
Nė studimin e ardhshėm, do tė shohim mė mirė se si e paraqet Dhiata e Vjetėr domosdoshmėrinė pėr tu bindur.
Page created 2 June 2006