Perėndia njihet me titullin Atė. Ai, jo vetėm qė ėshtė Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, por ėshtė edhe Ati i tė gjithė atyre qė besojnė nė Birin e Vetėmlindur tė Perėndisė. Koncepti i birėsisė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr atė qė e ndjek Krishtin, sepse, n.q.s. nuk jemi bij tė Perėndisė, atėherė nuk i pėrkasim Atij, dhe jemi, nė fakt, pėrjetėsisht tė humbur.
Eksodi 4:22-23 thotė: Dhe ti do ti thuash Faraonit: "Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im". Prandaj unė tė them: Lėre birin tim tė shkojė, qė tė mė shėrbejė; por nė qoftė se ti nuk e lė tė shkojė, ja, unė do tė vras birin tėnd, tė parėlindurin tėnd". Perėndia ishte Ati i kombit tė Izraelit, por kjo nuk do tė thotė se ēdo individ izraelit ishte bir i Perėndisė. Kurdoherė qė Bibla e pėrdor fjalėn bir nė lidhje me Izraelin, ajo pėrqėndrohet tek tėrė kombi, jo tek individi. Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim (Hosea 11:1) Sepse jam njė atė pėr Izraelin, dhe Efraimi ėshtė i parėlinduri im (Jeremia 31:9).
Marrėdhėnia qė egziston midis Perėndisė dhe Izraelit mbetet njė marrėdhėnie kombėtare, d.m.th. sipas mishit; nuk ėshtė marrėdhėnie shpirtėrore apo personale. Judenjtė e konsiderojnė si ofendim dhe sharje ndaj Zotit (apo blasfemi) idenė qė thotė se njė njeri mund tė quhet bir i Perėndisė. Kur Zoti ynė Jezus Krisht e deklaroi kėtė gjė pėr Veten e Tij, ata synuan ta vrisnin: Judenjtė u pėrgjigjėn duke thėnė: Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, po pėr blasfemi, dhe sepse ti, duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi (Gjoni 10:33). Kjo ėshtė arsyeja pse ka kaq pak judenj qė kanė njė marrėdhėnie personale me Perėndinė.
Feja qė nuk ka Krisht, madje edhe shumė kisha liberale, kanė pikėpamjen se tė gjithė njerėzit, pa dallim, janė bij tė Perėndisė. Ky koncept bazohet tek tradita pagane dhe jo tek fjala e Perėndisė. Kurdoherė qė dikush thotė se tė gjithė njerėzit janė fėmijė tė Perėndisė, ai flet gėnjeshtrat e Satanait, nė vend qė tė flasė dlirėsinė e Biblės.
Homeri e quajti Zeusin (ose Jupiterin) atė tė perėndive dhe tė njerėzve (marrė nga Odisea, viti 800 para Krishtit). Apostulli Pal e pėrmend kėtė lloj mėsimi tek Veprat e Apostujve 17:28, Sepse nė tė ne jetojmė, lėvizim dhe jemi, sikurse kanė thėnė edhe disa nga poetėt tuaj: "Sepse jemi edhe ne pasardhės tė tij". Por, vini re se ky lloj birėsimi (i mėsipėrm) vjen si rezultat i lindjes natyrore, dhe jo si rezultat i tė rilindurit (ose lindjes shpirtėrore). Pali e sqaron se vetėm besimi tek Krishti mund tė na bėjė ne bij tė Perėndisė: Sepse ai ka caktuar njė ditė nė tė cilėn do tė gjykojė me drejtėsi botėn me anė tė atij njeriu tė cilin ai e ka caktuar; dhe pėr kėtė u ka dhėnė tė gjithėve njė provė tė sigurt, duke e ringjallur prej tė vdekurit (Veprat e Apostujve 17:31).
Ata qė nuk e kanė Krishtin, nuk mund ta konceptojnė dot se si Perėndia, Krijuesi i tė gjithėve, mundet qė ta gjykojė cilindo prej bijve tė Tij nė ferr. Ashtu si judenjtė, edhe ata mendojnė se janė automatikisht bij tė Perėndisė, prandaj edhe e mohojnė arsyen se pėrse erdhi Krishti nė tokė: Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij (Gjoni 1:12).
Dhiata e Re na jep njė koncept shpirtėror dhe personal tė birėsisė. Birėsia
ėshtė vetėm pėr ata qė janė tė rilindur, d.m.th. tė lindur prej Frymės.
Vetėm besimtarėt nė Krishtin kanė tė drejtėn dhe privilegjin ta deklarojnė
si tė tyrin kėtė fakt tė ēmuar: Shikoni ēdashuri
tė madhe na dha Ati, qė tė quhemi bij tė Perėndisė. Prandaj bota nuk na
njeh, sepse nuk e ka njohur atė (1 Gjonit 3:1, shiko gjithashtu Gjoni
1:12 mė lart).
Ky birėsim nuk ėshtė thjesht ēėshtje besimi, por edhe ēėshtje praktike: Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė (Romakėve 8:14). Po qe se ky birėsim nuk evidentohet nė jetėn e pėrditshme, atėherė ėshtė, mė e keqja, hipokrizi, ose tė paktėn, mashtrim i vetvetes. Duhet tė ketė shenjtėri, bindje dhe manifestim tė karakterit tė Krishtit nė jetėn tonė, nėse deklarojmė se jemi bij tė Perėndisė. Duhet tė duam atė qė do edhe Ai, dhe tė urrejmė atė qė urren edhe Ai. Qė tė jeni tė paqortueshėm dhe tė pastėr, bij tė Perėndisė pa tė meta nė mes tė njė brezi tė padrejtė dhe tė ēoroditur, nė mes tė tė cilit ju ndriēoni si pishtarė nė botė, duke e mbajtur lart fjalėn e jetės, qė unė tė kem me se tė krenohem nė ditėn e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot (Filipianėve 2:15-16).
Njohuria se jemi bij tė Perėndisė duhet tė na bėjė tė fortė nė besim dhe jo tė na vėrė nė pozitė, apo tė na bėjė me turp. Judenjtė dhe johebrenjtė mund tė na tallin e tė na persekutojnė, por duhet tė qėndrojmė krahas asaj qė Bibla e deklaron tė vėrtetė pėrsa i pėrket besimtarit.
Ka nga ata qė mendojnė se janė Bij tė Perėndisė, sepse kanė lindur nė njė tė ashtu-quajtur vend kristian apo nė njė familje tė krishterė. Tė tjerė thonė se janė bij tė Perėndisė, sepse Perėndia ėshtė Krijuesi i tė gjithėve. As birėsia kombėtare, as ajo fizike nuk kanė ndonjė fuqi shpėtuese. Ajo qė ka vlerė pėr shpirtin tonė, ėshtė birėsia shpirtėrore dhe personale.
Tek Gjoni 3:3 thuhet: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė. Teologjia moderne mund ta refuzojė kėtė fakt, duke thėnė se ka dalė jashtė mode, por, njėkohėsisht, ajo refuzon gjithashtu edhe Perėndinė. Ėshtė ligėsi e madhe ti quash bijtė e djallit si bij tė Perėndisė (Mateu 13:38, Gjoni 8:44, Veprat e Apostujve 13:10, 1 Gjonit 3:10).
Falemnderit Perėndisė qė jemi bijtė e Tij, nėpėrmjet besimit nė Zotin tonė Jezus Krisht: Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ēdo tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai. Dhe kushdo qė e ka kėtė shpresė nė tė, le ta pastrojė veten, siē ėshtė i pastėr ai (1 Gjonit 3:2-3).Page created 2 June 2006