Fundi i udhėtimit

“Ashabi i njoftoi Jezebelit tėrė ato gjėra qė Elia kishte bėrė dhe si kisht vrarė me shpatė tėrė profetėt. Atėherė Jezebeli i dėrgoi njė lajmėtar Elias pėr t’i thėnė: "Perėnditė tė mė bėjnė kėshtu dhe mė keq, nė rast se nesėr nė kėtė orė nuk do tė tė kem bėrė ty si njė nga ata". Kur dėgjoi kėto fjalė, Elia u ngrit dhe iku pėr tė shpėtuar. Arriti nė Beer-Sheba, qė i pėrket Judės, dhe la aty shėrbėtorin e tij. Pėrkundrazi u fut nė shkretėtirė njė ditė rrugė, shkoi tė ulet poshtė njė gjinestre dhe kėrkoi tė vdesė, duke thėnė: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetėn time, se unė nuk jam mė i mirė se etėrit e mi". Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtė gjinestrės, por ja qė njė engjėll e preku dhe i tha: "Ēohu dhe ha". Ai shikoi dhe pa pranė kokės sė tij njė kulaē tė pjekur mbi gurė tė nxehtė dhe njė enė me ujė. Ai hėngri dhe piu, pastaj pėrsėri u shtri. Engjėlli i Zotit u kthye pėr herė tė dytė, e preku dhe i tha: "Ēohu dhe ha, sepse rruga ėshtė tepėr e gjatė pėr ty". Ai u ngrit, hėngri dhe piu; pastaj me forcėn qė i dha ai ushqim eci dyzet ditė dhe dyzet netė deri sa arriti nė malin e Perėndisė, nė Horeb” (1 Mbretėrve 19:1-8).

Parathėnie

Apostulli Jakob shkruan se profeti Elia ishte njė njeri, i cili kishte tė njėjtat probleme dhe dobėsi njerėzore siē kemi edhe ne (Jakobi 5:17). Ai ishte njė njeri, qė u dekurajua shpejt, edhe pse kishte pėrjetuar njė lėvizje tė fuqishme tė Perėndisė. Ai kishte thirrur zjarrin qė tė binte nga Qielli, kishte mposhtur profetėt e Baalit, por tani ai kishte frikė prej mbretėreshės sė ligė, Jezebel (1 Mbretėrve 18:17-40). Ky njeri i madh i Perėndisė po fshihej tani nėn njė gjinestėr (njė lloj peme), i mbushur me frikė, i dėshpėruar dhe i uritur. Prandaj, Perėndia i dėrgoi njė ėngjėll, qė ta inkurajonte dhe t’i pėrgatiste diēka pėr tė ngrėnė.

Jeta jonė e krishterė mund tė konsiderohet si njė udhėtim. Por, ashtu si tė gjitha udhėtimet, ėshtė e lehtė tė lodhesh gjatė rrugės dhe tė heqėsh dorė sė vazhduari mė tej. Zoti, jo vetėm qė na inkurajon qė tė ngulmojmė “deri nė fund” tė udhėtimit tonė, por Ai na ka siguruar edhe ushqimin shpirtėror pėr gjatė rrugės (Mateu 24:13). Shpesh dekurajohemi, kur ligėsia e vazhdueshme nė botė dhe braktisja e Zotit nga ana e besimtarėve na duken sikur s’kanė fund. Por, tė fshehurit nėn gjinestrėn tonė ėshtė gjė sa e rrezikshme, aq edhe e marrė. Duhet tė jemi “tė pėrkorė” dhe tė rrimė “zgjuar pėr t’iu kushtuar lutjeve”, nėse duam tė jetojmė deri nė fund njė jetė fitimtare tė krishterė (1 Pjetrit 4:7).

Kurajo      

Elia kishte pėrjetuar mrekulli tė mahnitshme: mrekullinė e vajit (1 Mbretėrve 17:8-16), tė ringjalljes sė tė vdekurit (1 Mbretėrve17:17-23), tė thirrjes sė zjarrit prej qiellit (1 Mbretėrve 18:37-38), tė rėnies sė shiut (1 Mbretėrve 18:41-45) dhe tė vrapimit para karrocės sė Ashabit (1 Mbretėrve 18:46). Si ishte e mundur qė ai kishte frikė tani dhe dėshironte tė vdiste? Pavarėsisht nga fakti se “dora e Zotit ishte mbi Elian”, ai ishte i dėshpėruar si fizikisht, ashtu edhe shpirtėrisht (1 Mbretėrve 18:46). E megjithatė, nėse profeti donte qė tė vdiste me tė vėrtetė, atėherė ai s’kishte pse tė ikte nė shkretėtirė!

Shkaku i frikės sė Elias ishte fakti se ai iu besoi fjalėve tė Jezebelit, nė vend qė t’iu besonte fjalėve tė Perėndisė. Ai mė mirė pranonte qė tė vdiste, sesa t’i bėnte ballė zemėrimit tė saj. Por Perėndia nuk do ta lejonte Elian qė tė dorėzohej, para se ta mbaronte udhėtimin e tij. Shumė vetė e kanė braktisur Krishtin, ngaqė kanė patur frikė nga tė tjerėt. Por, pse duhet tė veprojmė kėshtu, kur e dimė se Ai ėshtė me ne nė ēdo hap tė rrugės sonė? “Zoti ėshtė pėr mua; unė nuk do tė kem fare frikė; ēfarė mund tė mė bėjė njeriu?” (Psalmi 118:6). Na nevojitet kurajoja e besimit tonė dhe vendosmėria pėr t’i pėrballuar tė gjitha problemet me besim. Mund ta vėmė besimin tek pėrkujdesja mbrojtėse e Perėndisė dhe tė gjejmė pėrgjigje pėr ēdo problem tek fjala e Tij. Nėse nuk hamė nga “Buka e Jetės” dhe nuk pimė nga “burimet e shpėtimit”, atėherė do tė shohim se udhėtimi do tė jetė tepėr i rėndė pėr ne (Gjoni 6:35; Isaia 12:3).

Shoqėria

Ėshtė mirė qė tė largohemi nga tė gjithė njerėzit dhe tė bisedojmė vetėm pėr vetėm me Perėndinė. Nė momente tė tilla, ne mund tė komunikojmė me Tė, pa na shqetėsuar njeri. Por, nė tė njėjtėn kohė, kemi nevojė edhe pėr shoqėrinė e besimtarėve tė tjerė. Ata qė kanė “hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė” me njėri-tjetrin, zakonisht kanė ndaluar gjithashtu edhe nga tė shoqėruarit me Perėndinė dhe kanė zėnė shoqėri me turmėn e gabuar (Hebrenjve 10:25).

Ėshtė e lehtė tė ndihesh i dėshpėruar dhe i dekurajuar, kur nuk ke shoqėri me njerėzit e tjerė. A nuk ėshtė pėr t’u habitur se ata qė nuk duan tė kenė shoqėri me miqtė e tyre tė krishterė, gjithmonė thonė: “Askush nuk mė do mua”, apo: “Askush nuk kujdeset pėr mua”, apo: “Do heq dorė fare nga tė besuarit nė Krishtin”? Elia kujtoi se ishte krejt vetėm, por Perėndia kishte 7000 shėrbėtorė tė tjerė tė Tijėt, me tė cilėt profeti mund tė mblidhej bashkė (1 Mbretėrve 19:18). Elia kurrė nuk do t’i gjente kėta shėrbėtorė, po qe se do ta mbyllte veten larg tyre, nė njė shpellė tė errėt (1 Mbretėrve 19:9-10).

Zoti Jezus Krisht e kishte njė arsye tė mirė se pse i dėrgoi dishepujt e Tij dy nga dy (Marku 6:7). Tė gjithė ne kemi nevojė pėr mbėshtetjen e tė tjerėve, por si mund tė na mbėshtesin tė tjerėt, kur ne marrim vendim qė tė rrimė tė vetmuar? Salomoni menēurisht tha: “Dy vlejnė mė mirė se njė i vetėm, sepse kanė njė shpėrblim tė mirė pėr mundin e tyre. Nė fakt, nėse rrėzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerė ai qė ėshtė vetėm dhe rrėzohet, sepse nuk ka njeri qė ta ngrerė! Kėshtu, gjithashtu, nėse dy veta flenė bashkė, ata kanė mundėsi tė ngrohen; por ai qė ėshtė vetėm, si do t’ia bėjė tė ngrohet? Nė rast se dikush mund tė mposhtė atė qė ėshtė vetėm, dy veta mund t’i rezistojnė; njė litar tresh nuk kėputet aq shpejt” (Predikuesit 4:9-12).

Pėrkushtimi

Besimi ka shumė vlerė nė jetėn e krishterė. Ky besim nuk duhet tė jetė vetėm njė besim nė doktrinat themelore tė Biblės, por gjithashtu edhe njė besim personal nė vetė Perėndinė. Kur e shohim Elian tė frikėsuar, atėherė e vėmė nė pikėpyetje faktin nėse ai me tė vėrtetė pėrjetoi ndonjė bekim apo mrekulli nė jetėn e tij. Frika e bėri atė qė t’i harronte tė gjitha gjėrat e mrekullueshme, qė Perėndia kish bėrė pėr tė. “Beko, shpirti im, Zotin, dhe tė gjitha ato qė janė tek unė tė bekojnė emrin e tij tė shenjtė. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjė nga tė mirat qė ka bėrė. Ai fal tė gjitha paudhėsitė e tua dhe shėron tė gjitha sėmundjet e tua, shpengon jetėn tėnde nga shkatėrrimi dhe tė kurorėzon me mirėsi dhe dhembshuri; ai ngop me tė mira gojėn tėnde dhe tė bėn tė ri si shqiponja” (Psalmi 103:1-5). Megjithėse Elia kishte marrė pėrgjigje tė mrekullueshme ndaj lutjeve tė tij, ai, papritur, e humbi besimin dhe pėrkushtimin e tij ndaj Zotit.

Ashtu si ky profet, edhe ne kemi tendencėn pėr tė jetuar sipas ndjenjave dhe kushteve qė na rrethojnė. Ka momente kur situatat nė tė cilat ndodhemi, na duken shumė tė vėshtira pėr t’u ballafaquar. Por, nė vend qė tė fshihemi nė errėsirėn e frikės dhe tė themi: “Ah, i mjeri unė!”, ne duhet ta forcojmė veten tonė “tek Zoti, Perėndia [ynė]” (1 Samuelit 30:6). T’i pėrkushtohesh Krishtit, do tė thotė t’i besosh Atij. Ai ėshtė ende mbi fron, Ai ėshtė ende me ne dhe premtimet e Tij gjithmonė realizohen. Besimi ėshtė i vetmi ilaē pėr frikėn.  

Pėrfundim

Nė momentet kur zemrėn e kemi tė mbushur me frikė dhe ndihemi sikur do tė dorėzohemi, atėherė mund tė kthehemi tek Perėndia pėr t’u prekur sėrish prej Qiellit. Ai gjithmonė na jep hir dhe fuqi, nė mėnyrė qė ta pėrfundojmė udhėtimin tonė. Elia nuk vdiq nga depresioni, por pėrkundrazi, ai u transportua pėr nė Qiell me njė zjarr lavdie hyjnore (2 Mbretėrve 2:11). Ne s’do tė largohemi nga kjo botė me frikė nė zemėr, por do ta takojmė Zotin si pasues fitimtarė tė Krishtit. Derisa sa tė vijė ajo ditė, Perėndia na ka premtuar tė na “plotėsojė tė gjitha nevojat [tona] sipas pasurisė sė tij nė lavdi, nė Jezu Krisht” (Filipianėve 4:19). Duhet tė vazhdojmė t’i besojmė Atij, t’i lutemi dhe tė durojmė deri nė fund.

BACK

Page created 19 April 2006