Parathėnie
Problemi me kishėn e Efesit, ashtu siē pėrshkruhet tek libri i Zbulesės, qėndronte tek fakti se anėtarėt e saj nuk e kishin vendosur Jezusin nė plan tė parė, prandaj, pėr kėtė arsye, ata nuk e donin Atė me gjithė zemėr. Ata kishin kryer shumė vepra tė mira, si psh.: po qėndronin tė patundur nė tė vėrtetėn biblike dhe nė shenjtėrinė, por nė fakt, ata ishin njė kishė e vdekur. Lloji i Krishtėrimit qė praktikonin, ishte i gabuar dhe nuk ishte i pėrsosur.
Mbishkrimi
Engjėllit tė kishės sė Efesit shkruaji: kėtė thotė ai qė mban tė shtatė yjet nė tė djathtėn e tij dhe qė ecėn nė mes tė shtatė shandanėve prej ari (Zbulesa 2:1).
Qyteti i Efesit ishte i zhytur nė idhujtari dhe nė imoralitet, dhe e kishte dėgjuar fjalėn e Perėndisė prej apostullit Pal. Kisha qė Pali kishte themeluar nė Efes, nuk ishte mė ajo e para, edhe pse dukej sikur bazohej nė Bibėl nga ana shpirtėrore. Tek vargu 1, e shohim Zotin tek ecėn mes kėsaj kishe, megjithėse ajo ishte larguar nga besimi. Anėtarėt e saj nuk ishin tė pėrkushtuar plotėsisht ndaj Perėndisė, e megjithatė Krishti i mbante fort pėr dore. Zoti nuk heq dorė prej asnjė lloj kisheje, sepse mund tė vijė dita, kur, qoftė edhe njė anėtar i vetėm i saj mund tė pendohet dhe tė nisė njė ringjallje!
Inventari
Unė i njoh veprat e tua, mundin tėnd dhe durimin tėnd edhe se ti s'mund t'i durosh tė kėqijtė; ti i vure nė provė ata qė pretendojnė se janė apostuj dhe nuk janė dhe i gjete gėnjeshtarė. Ti ke duruar, ke qėndrueshmėri dhe pėr hir tė emrit tim je munduar pa u lodhur Por ti ke kėtė, qė i urren veprat e Nikolaitėve, qė i urrej edhe unė (Zbulesa 2:2-3,6).
Kjo kishė ishte e fortė, kishė besuese e Biblės. Zoti e lavdėron atė pėr kėto gjėra si mė poshtė:
a) Anėtarėt e saj punonin pėr Tė.
b) Ata qėndruan besnikė, edhe pse u persekutuan.
c) Ata nuk pranuan qė tė kompromentoheshin me botėn.
d) Ata nuk u lanė vend mėsuesve tė rremė.
e) Ata e urrenin klasėn e priftėrinjve, e cila sapo kishte filluar tė hynte nė krishtėrimin e asaj kohe.
Shumica e kishave sot as qė nuk i afrohen sadopak kėtij lloj standarti tė krishtėrimit tė kishės sė Efesit, por ato mendojnė se Zoti i nderon me praninė e Tij. Ėshtė e mundur tė jesh njė kishė e shquar, por tė mos ia kesh arritur standartit tė Zotit. Asnjė kishė nuk ėshtė e pėrsosur, po qe se Jezusi nuk ėshtė me tė.
Ndėshkimi
Por kam diēka kundėr teje, sepse dashurinė tėnde tė parėn e le (Zbulesa 2:4).
Kjo ishte e vetmja gjė qė e bėri kėtė kishė, e cila kishte qenė dikur e pėrsosur, tė ishte tani jo e pėrsosur: ata e kishin lėnė dashurinė e tyre tė parė. Zoti nuk mund ta toleronte kėtė. Po qe se ky problem nuk do tė zgjidhej, atėherė papėrsosshmėria do tė pėrhapej si kancer dhe do ta shkatėrronte plotėsisht kishėn.
Kisha e Efesit ishte flakė e zjarr, kur vinte puna pėr aktivitete, por megjithatė, zemrat e anėtarėve tė saj ishin tė ftohta ndaj Zotit. Po, ata qėndronin tė patundur nė doktrinat biblike, iu kundėrshtonin gabimeve, dhe e njihnin Krishtin si Zot tė kishės sė tyre, por nė zemrat e tyre mungonte devotshmėria.
Ata e vinin nė praktikė shenjtėrinė, ndėrkohė qė zemrat i kishin larg nga Krishti: Me qenė se ky popull mė afrohet mua vetėm me gojėn dhe mė nderon me buzėt e tij, ndėrsa zemra e tij mė rri larg dhe frika e tij ndaj meje ėshtė vetėm njė urdhėrim i mėsuar nga njerėzit (Isaia 29:13). Ata e bėnin ēdo gjė nė mėnyrė fetare, pa patur zell pėr Zotin.
Udhėzimi
Kujtohu, pra, se nga ke rėnė, pendohu, dhe bėj veprat e para; nė mos do tė vi sė shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tėnd nga vendi i vet, nėse nuk pendohesh (Zbulesa 2:5).
Zoti Jezus Krisht i jep kėsaj kishe tre udhėzime: Kujtohu Pendohu Luaj.
1. Kujtohu - Ata duhet ti hidhnin sytė tek kohėt e mrekullueshme qė kishin kaluar mė parė me Zotin. A nuk kishin qenė ata dikur tė zellshėm, tė pėrkushtuar dhe tė shenjtė? A nuk arrijnė ta shohin se sa shumė janė larguar prej Perėndisė?
2. Pendohu - Ėshtė e pamundur qė ta fshehim kokėn pas lavdėrimeve tė tė tjerėve, nė njė kohė kur zemrat tona nuk janė me Zotin. Pendimi kėtu nuk ka tė bėjė me mėkatet, por vetėm me mėkatin mė tė madh qė mund tė kryejė kisha, d.m.th. tė dėshtojė sė nderuari Zotin me tė vėrtetė. Fjala pendohu nė kėtė aspekt ka lidhje drejtpėrsėdrejti me kthimin tek dashuria e parė.
3. Luaj Ata ishin nė rrezik qė tė bėheshin njė kishė pa Krishtin, po tė vazhdonin ta neglizhonin kėtė domosdoshmėri tė madhe. Kur Zoti largohet nga kisha, atėherė vendin e Tij e zė feja. Po tė mos pendoheshin, shumė shpejt emri i vėrtetė i kėsaj kishe do tė ishte: Ikabod Lavdia u largua (1 Samuelit 4:21).
Ata duhet tė merrnin njė vendim. Ilaēi i rekomanduar nga Krishti nuk mund tė pihej gradualisht, por pėrkundrazi, duhej tė egzistonte menjėherė njė pėrgjigje e vendosur ndaj udhėzimeve tė Tij. Dukej sikur Jezusi po thoshte: Zgjidhni sot kujt doni ti shėrbeni (Jozueu 24:15).
Inkurajimi
Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė u thotė Fryma kishave: kujt fiton do ti jap tė hajė nga pema e jetės, qė ėshtė nė mes tė parajsės sė Perėndisė (Zbulesa 2:7).
Zoti iu premton atyre njė bekim tė madh, nėse do ti pėrgjigjen pozitivisht thirrjes sė Tij. Ata do tė kėnaqen me frytin e pėrjetshėm tė jetės sė pėrjetshme nė praninė e Tij. A nuk do tė thotė kjo se ata nuk do tė merrnin njė shpėrblim tė tillė, po qe se do tė vazhdonin tė praktikonin njė krishtėrim jo tė pėrsosur? A nuk i paralajmėroi Krishti ata se do tiu shuhej shandani, po tė mos pendoheshin? Anėtarėve tė kishės sė Efesit nuk iu duhej mė shumė besim, apo njė shenjtėri mė e thellė, apo mė shumė njohuri pėr fjalėn e Perėndisė, nė mėnyrė qė ta mundnin djallin. Jo, ajo qė iu kėrkohej atyre ishte vetėm kjo: Ti do ta duash, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemėr, me gjithė shpirt dhe me tėrė forcėn tėnde (Ligji i Pėrtėrirė 6:5).
Pėrfundim
Tė gjitha ringjalljet, lėvizjet pėr shenjtėri dhe kishat kanė gabuar nė kėtė pikė tė vetme: diku gjatė rrugės sė besimit tė tyre nė Krishtin, ato kanė ndaluar sė vendosuri Krishtin nė plan tė parė. Nuk ėshtė gabim tė kesh njė doktrinė tė drejtė biblike apo tė jetosh me shenjtėri, por kėto gjėra skanė aspak vlerė, nėse Zoti nuk ėshtė Mjeshtri yt. Nė qoftė se Zoti nuk ndėrton shtėpinė, me kot lodhen ndėrtuesit; nė qoftė se Zoti nuk ruan qytetin, mė kot e ruanė rojet (Psalmi 127:1). Ėshtė e mundur qė koka (ose mendja) jonė tė jetė e zjarrtė pėr Perėndinė, por zemra jonė tė jetė e ftohtė ndaj Tij. Kur, nga njėra anė, dashuria jonė pėr Zotin zvogėlohet, nga ana tjetėr, qortimi i Tij ndaj nesh rritet. Ndoshta pėrgjigja nuk ka tė bėjė me mė shumė shenjtėri apo me njė qėndrim mė tė patundur kundėr gabimit, apo me njė rritje tė besimit. Ndoshta ajo qė kėrkohet prej nesh ėshtė thjesht njė kthim pas tek dashuria e parė kjo sjell ringjalljen. Ėshtė marrėzi tė fshihemi pas velit tė jetesės sė krishterė, nėse Zoti po na qorton, ngaqė nuk e duam Atė me gjithė zemėr. Po qe se vazhdojmė tė shfaqim njė krishtėrim jo tė pėrsosur, atėherė, edhe pse flasim rreth shenjtėrisė, do tė jemi po aq larg prej Zotit, sa ējanė edhe fetarėt dhe hipokritėt.
Page created 11 March 2006