Mėnyra pėr ta kėnaqur Perėndinė

“Prandaj, tė dashurit e mi, ashtu sikur keni qenė gjithnjė tė bindur jo vetėm kur isha i pranishėm, por edhe mė shumė tani qė jam larg, punoni pėr shpėtimin tuaj me frikė e me dridhje, sepse Perėndia ėshtė ai qė vepron nė ju vullnetin dhe veprimtarinė,
sipas pėlqimit tė tij

(Filipianėve 2:12-13).

Parathėnie
Perėndia krijoi gjithēka sipas vullnetit tė Tij. Asnjė gjė nga ato qė u krijuan, nuk u krijua pa njė qėllim, prandaj themi se Perėndia e ka edhe njė qėllim pėr jetėn tonė. Apostulli Pal thotė se Perėndia vepron tek ata, qė i janė pėrulur Atij. Kjo pėrulje do tė thotė se ne duhet ta kėnaqim Atė nė ēdo aspekt tė jetės sonė. Tė vepruarit e Perėndisė nė jetėn tonė duhet tė japė rezultate, d.m.th. ajo qė Ai vepron nga brenda, duhet tė vihet re nga jashtė. Ky ėshtė kushti dhe pasoja hyjnore. Si mund ta kėnaqim ne Atė?

Duhet ta pranojmė faljen eTij
“I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė Krishtin, sikurse na zgjodhi nė tė pėrpara se tė themelohej bota, qė tė jemi tė shenjtė dhe tė papėrlyer pėrpara tij nė dashuri, duke na paracaktuar qė tė birėsohemi nė veten e tij me anė tė Jezu Krishtit, sipas pėlqimit tė vullnetit tė vet, pėr lėvdim tė lavdisė sė hirit tė tij, me tė cilin na bėri tė pėlqyer nė tė dashurin Birin e tij, nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurivė sė hirit tė tij, tė cilin e bėri tė teprojė ndaj nesh me gjithė urtėsinė dhe menēurinė, duke bėrė tė njohur tek ne misterin e vullnetit tė tij sipas pėlqimit tė tij, qė ai e kish pėrcaktuar me veten e tij” (Efesianėve 1:3-9).
A i besojmė me tė vėrtetė Krishtit? A jemi tė sigurtė se jemi tė shpėtuar? Po tė dėshtojmė nė kėto pika, atėherė e kthejmė jetėn e krishterė nė njė gėnjeshtėr dhe nė humbje kohe. Ata qė besojnė tek fuqia e gjakut tė Krishtit pėr tė ndryshuar jetėt dhe pėr tė falur mėkatin, ata e dinė se janė tė vulosur nė Tė. Po tė lindin dyshime, qė shkaktojnė plasaritje nė sigurinė tonė, atėherė besimi shpejt e mbyll vrimėn e dyshimit.
Nėse besojmė se Perėndia na ka falur, atėherė i japim zemėr vetes me faktin se i pėrkasim Atij. Ky ėshtė besimi qė pėrdor Fryma e Shenjtė pėr tė vulosur marrėveshjen midis Perėndisė dhe njeriut. Ashtu siē mbretėresha Elizabeta II e Anglisė vė vulėn e saj tė miratimit mbi produkte tė ndryshme qė mbajnė emrin e saj, ashtu edhe Fryma e Shenjtė vė vulėn e Tij mbi jetėn tonė nė momentin qė ne besojmė nė punėn e pėrfunduar tė Krishtit mbi kryq. Kjo vulė autoritare na bėn ne pasues tė pjekur tė Krishtit, qė kanė besim nė fjalėn e pandryshueshme tė Perėndisė: “Edhe pa besim ėshtė e pamundur t’i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė” (Hebrenjve 11:6). Ata qė besojnė se janė tė shpėtuar, e dinė se janė tė vulosur “pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30), dhe se Perėndia ėshtė nėn kontroll tė ēdo aspekti tė jetės sė tyre: “Megjithatė themeli i fortė i Perėndisė qėndron i patundur, dhe ka kėtė vulė: "Zoti i njeh tė vetėt," (2 Timoteut 2:19).

Duhet t’i kėndojmė lavde Perėndisė
“Aleluja. Kėndojini Zotit njė kėngė tė re, kėndoni lavdinė e tij nė kuvendin e shenjtorėve. Le tė ngazėllohet Izraeli tek ai qė e ka bėrė, le tė ngazėllohen bijtė e Sionit te Mbreti i tyre. Le tė lėvdojnė emrin e tij me valle, tė kėndojnė lavdet e tij me dajre dhe me qeste, sepse Zoti kėnaqet me popullin e tij; ai i kurorėzon me shpėtim njerėzit e pėrulur. Le tė ngazėllohen shenjtorėt nė lavdi, le tė kėndojnė nga gėzimi mbi shtretėrit e tyre. Le tė kenė nė gojėn e tyre lavdet e Perėndisė dhe nė dorėn e tyre njė shpatė qė pret nga tė dy anėt, pėr t’u hakmarrė me kombet dhe pėr t’u dhėnė ndėshkime popujve, pėr t’i lidhur mbretėrit e tyre me zinxhirė dhe fisnikėt e tyre me pranga hekuri, pėr tė zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky ėshtė nderi qė u rezervohet mbarė shenjtorėve tė tij. Aleluja” (Psalmi 149).
Perėndia kėnaqet kur ata, qė me tė vėrtetė ia kanė kushtuar jetėn e tyre Atij, i thurin lavde dhe e adhurojnė. Kjo gjė ėshtė e vėrtetė si pėr adhurimin kolektiv, ashtu edhe pėr atė personal. Adhurimi qė pėlqen Perėndia, nuk ėshtė adhurimi lajkatar i atyre qė pėrpiqen tė marrin me tė mirė njė perėndi tė inatosur; ky lloj adhurimi ka qenė gjithmonė adhurim pa ndjenja i feve tė rreme. Pėrkundrazi, adhurimi qė pėlqen Perėndia ėshtė adhurimi i gėzueshėm i atyre qė e dinė se Zoti i do dhe i “kurorėzon me shpėtim” (Psalmi 149: 4). I ofrojmė Atij “lavdet e Perėndisė” (Psalmi 149:6), me duar tė pafajshme dhe me zemėr tė pastėr (Psalmi 24:3-4). Ata qė i ofrojnė adhurime Perėndisė, janė tė ngazėlluarit (Psalmi 149:2), qė nuk heqin “dorė nga tė mbledhurit bashkė” me besimtarėt e tjerė nė kishė (Hebrenjve 10:25).

Duhet t’i bindemi vullnetit tė Perėndisė
“Unė e di, o Perėndia im, qė ti provon zemrėn dhe gėzohesh kur sheh sjelljen e drejtė. Prandaj nė drejtėsinė e zemrės sime tė kam ofruar nė mėnyrė spontane tėrė kėto gjėra; dhe tani shoh me gėzim qė populli yt, qė ėshtė kėtu i pranishėm, bėn ofertat e tij nė mėnyrė spontane” (1 Kronikave 29:17).
Davidi e kuptoi se Perėndia gėzohet “kur sheh sjelljen e drejtė”, por sa pak vetė nga brezi ynė sillen me drejtėsi! Tė jetosh me drejtėsi nuk ėshtė njėsoj si tė jesh njė njeri, qė zbaton rregullat morale tė shoqėrisė. Rregullat morale tė njeriut janė vendosur nė bazė tė dėshirave, ndjenjave dhe pikėpamjes sė tij mbi botėn. Njė rregull i njėrit mund tė jetė i papėrshtatshėm pėr njė tjetėr. Baza absolute e drejtėsisė ėshtė vullneti i Perėndisė, jo i yni.
Nėse Perėndia do tė nderohet dhe gėzohet prej sjelljes sonė tė drejtė, atėherė ne duhet ta paraqesim “trupin [tonė] si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa [jonė] e mėnēur”… dhe nuk duhet tė [konformohemi] me kėtė botė, por [tė transformohemi] me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes [sonė], qė tė [provojmė] cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė” (Romakėve 12:1-2). Duhet t’i mėnjanohemi gjithēkaje qė e ofendon Atė, sepse Davidi deklaroi: “Sepse ti nuk je njė Perėndi qė kėnaqet nė pabesinė; te ti nuk mund tė zėrė vend e keqja” (Psalmi 5:4), por “Zoti kėnaqet me ata qė kanė frikė prej tij, me ata qė shpresojnė nė mirėsinė e tij” (Psalmi 147:11).

Duhet tė ecim nė praninė e Perėndisė
“Zoti, Perėndia yt, nė mes teje ėshtė i fuqishmi qė shpėton. Ai do tė mbushet me gėzim pėr ty, nė dashurinė e tij do qėndrojė nė heshtje, do tė gėzohet pėr ty me britma gėzimi” (Sofonia 3:17).
Perėndia
vėrtet gėzohet kur ėshtė nė praninė e popullit tė Tij: “Sepse, kudo qė dy a tre janė bashkuar nė emrin tim, unė jam nė mes tė tyre” (Mateu 18:20). Prandaj, duhet tė jetė edhe gėzimi ynė qė tė ecim nė praninė e Tij. Nė fakt, e vetmja gjė qė na pengon nga tė ecurit nė praninė e Tij, ėshtė mėkati. Adami dhe Eva e mėsuan kėtė mėsim tė kushtueshėm (Zanafilla 3:8).
Nėse synojmė tė ecim nė praninė e Zotit, atėherė kėmbėt tona janė gjithmonė mbi vend tė shenjtė (Eksodi 3:5). Gjithēka nė kėtė vend i ėshtė dedikuar Perėndisė. Kjo do tė thotė qė nė vendin e shenjtė (d.m.th. nė praninė e Perėndisė), nuk pranohet dhe nuk lejohet asnjė gjė nga kjo botė e njollusur me mėkat. Dėshira e atyre qė ecin nė praninė e Perėndisė, ėshtė qė kurrė tė mos e pėrdhosin atė qė ėshtė e shenjtė, apo tė mos e nėnvleftėsojnė shenjtėrinė e vėrtetė. Pėrkundrazi ata duhet tė zabatojnė kėshillėn e Palit tek Kolosianėve 3:17: “Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t’i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij”.          

Pėrfundim
Moisiu thotė tek Ligji i Perėtėrirė 6:5: “Ti do ta duash, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemėr, me gjithė shpirt dhe me tėrė forcėn tėnde”. Zoti Jezus Krisht e quan kėtė “urdhėrimin e madh” (Mateu 22:37-38). Detyra mė e madhe e ēdo fėmije tė vėrtetė tė Perėndisė ėshtė qė ta kėnaqė Atė me ēdo mėnyrė dhe tė bėjė e tė thotė gjithēka qė e nderon Atė. Nėse refuzojmė ta kėnaqim Perėndinė, si mund tė shpresojmė se do tė dėgjojmė kėto fjalė: “Tė lumtė, shėrbėtor i mirė dhe besnik… hyr nė gėzimin e zotit tėnd” (Mateu 25:21)?  

Page created 4 February 2006