Miqėsi jo e shenjtė

“Mos hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ē’lidhje ka drejtėsia me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin? Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin? Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: “Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im”
(2 Korintasve 6:14-16)

Parathėnie
Nė njė studim tė kohėve tė fundit, diskutuam aleancėn qė bėri mbreti Josafat me mbretin e keq Ashazia. Bibla na jep shumė shembuj tė miqėsive tė tilla, qė nuk janė tė shenjta dhe po tė mos ndalohen, ato sjellin shkatėrrim nė jetėt e njerėzve tė mirė. Ndoshta ne kemi hyrė nė aleancė me botėn dhe me ata qė e urrejnė Zotin. A e kemi harruar se Bibla na mėson se duhet tė heqim “dorė nga ēdo dukje e ligė” (1 Thesalonikasve 5:22)?

Mėnjanohu veprimeve jo tė shenjta
“O shkelės dhe shkelėse tė kurorės, a nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Perėndinė? Ai, pra, qė don tė jetė mik i botės bėhet armik i Perėndisė” (Jakobi 4:4).
Shkelja e kurorės ėshtė njė veprim mėkatar i atij (ose asaj) qė e shkel kurorėn. S’ka dyshim qė nė mendje Jakobi kishte mėkatin e shkeljes sė kurorės, kur pėrdori kėtė fjalė pėr tė pėrshkruar ata qė zėnė miqėsi me botėn, me veprimet dhe standartin e paperėndishėm tė jetesės sė saj. Ėshtė e pamundur qė tė jesh nė tė njėjtėn  kohė edhe mik i botės, edhe mik i Perėndisė. Nė ēfarėdo lloj forme qė tė jenė veprimet jo tė shenjta, ato mė nė fund ia zėnė vendin Perėndisė nė jetėn tonė.

Mėnjanohu kėnaqėsive jo tė shenjta
“Hiqni, pra, majanė e vjetėr, qė tė jeni njė brumė i ri, siē jeni pa maja; sepse pashka jonė, qė ėshtė Krishti, u flijua pėr ne.” (1 Korintasve 5:7).
“Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: kurvėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari” (Kolosianėve 3:5).
Kėnaqėsitė jo tė shenjta dhe jo tė shėndetshme duhet tė vdesin. Ajo gjė qė fillon si njė ‘kėnaqėsi’, shpejt kthehet nė njė ‘zakon’ dhe fjala qė pėrdor bota pėr ‘zakonin’ ėshtė: ‘tutelė’ ose ‘skllavėri’. Kėtu pėrfshihen tė gjitha llojet e dėshirave tė liga. A ka nevojė i krishteri, pėr shembull, pėr ‘kėnaqėsitė’ e ashtu-quajtura tė pijes, tė drogės apo tė alkolit, nė mėnyrė qė tė jetė i lumtur? A nuk i bėjnė kėto kėnaqėsi njerėzit qė mė nė fund ta humbasin lumturinė dhe shėndetin?

Mėnjanohu profetėve jo tė shenjtė
“Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin?” (2 Korintasve 6:15). “Ruhuni nga qentė, ruhuni nga punėtorėt e kėqij, ruhuni nga tė prerėt” (Filipianėve 3:2).
Si besimtarė, ne duhet ta deklarojmė Biblėn si fjalėn e Perėndisė, qė ka autoritet pėr besimin dhe jetėn tonė. Kjo do tė thotė qė ne s’duhet t’ua pėrkushtojmė aspak vėmendjen heretikėve, feve tė rreme, apo ideve tė marra. Nuk kemi nevojė qė tė ndjekim ‘mėsuesit’ apo ‘ profetėt’ e brezit tonė. Duhet t’u mėnjanohemi atyre qė flasin kundėr Frymės sė Shenjtė dhe shenjtėrimit. Kisha e sotme ėshtė mė e prirur qė t’u besojė predikuesve nė televizor, sesa fjalės sė shkruar tė Perėndisė.

Mėnjanohu njerėzve jo tė shenjtė
“Por tani ju shkrova tė mos pėrziheni me atė, tė ashtuquajturin vėlla, qė ėshtė kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fės, o pijanec ose cub; me njė tė tillė bile as tė mos hani bashkė” (1 Korintasve 5:11). “Dhe ju porositim, o vėllezėr, nė emėr tė Zotit tonė Jezu Krisht, qė tė largoheni nga ēdo vėlla qė ecėn i ērregullt dhe jo sipas porosisė qė keni marrė prej nesh” (2 Thesalonikasve 3:6).
Ėshtė e pamundur t’i mėnjanohesh kontaktit me njerėz jo tė shenjtė. Pali nė kėtė pasazh na mėson se duhet t’u largohemi atyre qė thonė se janė tė krishterė, por qė kryejnė veprime jo tė shenjta. S’duhet tė kemi miqėsi me kėta lloj njerėzish. Lista qė na ofrohet nė vargun 1 Korintasve 5:11, ėshtė listė e gjatė, dhe fakti qė tė trishton mė shumė ėshtė se kėto gjėra janė tė zakonshme nė kishė. Nuk kemi punė me ata qė nuk duan tė qėndrojnė nė tė vėrtetėn biblike, sepse “Mos u gėnjeni; shoqėritė e kėqija prishin zakonet e mira” (1 Korintasve 15:33).

Mėnjanohu vendeve jo tė shenjta
“Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: “Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im” (2 Korintasve 6:16).
Ne jetojmė nė njė periudhė kohe, ku ka shumė besime, dhe ku inkurajohet bashkimi i tė gjitha feve nė njė tė vetme. Pėr atė qė beson tek Bibla, nuk duhet tė ketė asnjė lloj marrėveshje apo bashkimi me fetė e rreme. Ata qė mendojnė se mund ta adhurojnė Perėndinė sė bashku me anėtarėt e feve tė tjera, e mashtrojnė (ose e gėnjejnė) vetveten. Nė vendet jo tė shenjta pėrfshihen: klubet, kinemaja, etj.

Pėrfundim
“Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do t’ju pranoj, dhe do tė jem si njė Atė pėr ju, dhe ju do tė jeni pėr mua si bijtė e bijat, thotė Zoti i Plotfuqishėm” (2 Korintasve 6:17-18).
Ne jetojmė nė njė botė mėkatare dhe e dimė qė ėshtė e pamundur t’i mėnjanohemi kontaktit me gjėrat qė pėrmendėm nė kėtė studim, apo qė tė izolohemi plotėsisht prej tyre. Apostulli Pal e vuri re se nuk mund tė jetojmė tė izoluar: “Ju kam shkruar nė letėr, tė mos pėrziheni me kurvarė, dhe aspak me kurvarėt e kėsaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarėt, sepse atėherė duhet tė dilni nga bota” (1 Korintasve 5:9-10). Na duhet tė jetojmė nė kėtė botė mėkatare, por nuk na duhet tė bėhemi pjesė e saj, apo tė jemi prej saj: “Unė u kam dhėnė atyre fjalėn tėnde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janė prej botės, ashtu si edhe unė nuk jam prej botės. Unė nuk kėrkoj qė ti t’i heqėsh nga bota, por qė ti t’i mbrosh nga i ligu. Ata nuk janė nga bota, sikurse unė nuk jam nga bota. Shenjtėroji nė tė vėrtetėn tėnde; fjala jote ėshtė e vėrteta. Sikurse ti mė ke dėrguar mua nė botė, po ashtu unė i kam dėrguar ata nė botė. Dhe unė pėr ta po shenjtėroj vetveten, qė edhe ata tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetė” (Gjoni 17:14-19). Ėshtė detyra jonė qė t’ua mėsojmė dhe t’ua predikojmė ungjillin atyre qė janė tė humbur nė mėkat. Ashtu si Jezusi, ne mund tė bėhemi “mik i mėkatarėve” (Luka 7:34), por nuk duhet tė mėkatojmė bashkė me ta. “E kam bėrė veten time gjithēka pėr tė gjithė, qė tė mund tė shpėtoj me ēdo mėnyrė disa njerėz” (1 Korintasve 9:22).     

Page created 28 January 2006