Nė qoftė se… Atėherė

“Nė qoftė se populli im, i cili thirret me emrin tim, pėrulet, lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, unė do ta dėgjoj nga qielli, do t’i fal mėkatin e tij dhe do ta shėroj vendin e tij.” (2 Kronikave 7:14).

Parathėnie

Shumica e besimtarėve bien dakort me faktin se po jetojmė nė kohė tė paperėndishme. Tė mėkatuarit ka arritur pothuajse kulmin dhe shumė vetave iu ėshtė ftohur dashuria ndaj Zotit (Mateu 24:12). Kujt mund t’i drejtohemi, qė tė na japė njė rrugėzgjidhje? Politikanėve? Drejtuesve tė fesė? Kujt mund t’i drejtohemi tjetėr pėrveēse Zotit? “Zot, te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė jete tė pėrjetshme” (Gjoni 6:68). Kemi me tė vėrtetė nevojė pėr njė derdhje nga lart tė Frymės sė Perėndisė mbi ne.

Ringjallja ėshtė e mundur  

“Oh, sikur t’i shqyeje qiejtė dhe tė zbrisje! Para teje do tė tundeshin malet. Ashtu si zjarri djeg degėt e thata, ashtu si zjarri e bėn ujin tė valojė, zbrit pėr t’ua bėrė tė njohur emrin tėnd kundėrshtarėve tė tu dhe t’i bėsh kombet tė dridhen para teje. Kur bėre gjėra tė tmerrshme qė nuk i prisnim, ti zbrite dhe malet u tundėn nė praninė tėnde. Nga kohėt e lashta askush nuk kishte dėgjuar kurrė, asnjė vesh nuk kishte dėgjuar dhe asnjė sy nuk kishte parė ndonjė Perėndi tjetėr veē teje, qė vepron pėr atė qė ka shpresė tek ai. Ti i del para atij qė kėnaqet nė zbatimin e drejtėsisė dhe kujtohet pėr ty nė rrugėt e tua. Ja, ti je zemėruar sepse ne kemi mėkatuar; nė kėtė kemi vazhduar gjatė dhe kemi nevojė tė shpėtohemi. Jemi tė gjithė si njė gjė e papastėr, dhe tė gjitha veprat tona tė drejtėsisė janė si njė rrobe e ndotur; po fishkemi tė gjithė si njė gjethe dhe paudhėsitė tona na ēojnė larg si era. Nuk ka mė njeri qė tė thėrrasė emrin tėnd, qė lėviz pėr t’u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrėn tėnde dhe na lė tė tretemi nė pushtetin e paudhėsive tona. Megjithatė, o Zot, ti je ati ynė; ne jemi argjila dhe ti je ai qė na formon; ne tė gjithė jemi vepra e duarve tė tua. Mos u zemėro tepėr, o Zot, dhe mos e kujto paudhėsinė pėrjetė. Ja, shiko, tė lutemi; ne tė gjithė jemi populli yt” (Isaia 64:1-9).

A po presim qė tė lindė njė predikues tjetėr si Ueslli (Wesley), apo si Uaitfilldi (Whitefield), apo si Mudi (Moody), qė tė na zgjojė nga gjumi? A po kėrkojmė qė tė vijė njė predikues tjetėr si Dankėn Kambėll (Duncan Campbell), apo si Evan Roberts, qė tė na sjellė bekimin e Perėndisė? Por a e di njė gjė? Perėndia po tė pret ty! Puna e ringjalljes nis fillimisht nė zemrat tona. Asnjė nga predikuesit e mėsipėrm nuk e nisi vetė ringjalljen, sepse ringjallja kish kohė qė kishte nisur nė zemrat e atyre tė krishterėve tė paktė, qė po luteshin pėr tė. Kėta predikues ishin thjesht pika pėrqėndruese e ringjalljes nė botė.

Kur predikohet ungjilli i vėrtetė i Jezus Krishtit, atėherė kombe tė tėra mund tė bien nėn ndikimin e Frymės sė Perėndisė. Mbreti Jehoshafat i shfarosi tė gjithė ata qė merreshin me idhujtari dhe kurvėri nė Jude. Si ringjallja nė Uells, ashtu edhe ajo nė Ishullin e Luisit (afėr Skocisė) rezultuan nė mbylljen e klubeve dhe tė pijetoreve, atėherė kur me mijėra vetė besuan tek Perėndia pėr shpėtim. Disa thonė se e njėjta gjė nuk mund tė ndodhė pėrsėri. A kemi kryer kaq shumė mėkate saqė tani s’ka mė rrugėdalje? A nuk janė kushtet sot tė ndryshme nga ato tė viteve mė parė? Po, kjo ėshtė e vėrtetė, por mbi Fronin e Qiellit qėndron i ulur i njėjti Perėndi si edhe mė parė! Me Tė, asgjė nuk ėshtė e pamundur (Luka 1:37).

Kush e ka fajin?     

Kur e marrim nė konsideratė gjendjen shpirtėrore si brenda, ashtu edhe jashtė kishės, zakonisht pėrpiqemi tė fajėsojmė dikė apo diēka pėr problemin qė shohim. A ta fajėsojmė politikanin e korruptuar dhe drejtuesin e fesė? Ata gjithmonė kanė qenė tė pranishėm nė kėtė botė, apo jo? Apo, mos vallė, shkaku i mėkatimit tė sotėm ėshtė televizori, apo radioja, apo kompjuterat, apo teknologjia moderne? Por gjithmonė ka patur forma tė ndryshme argėtimi, qė i kanė larguar njerėzit nga Perėndia. Ē’mund tė themi pėr ata qė keqtrajtojnė fėmijėt, apo pėr homoseksualėt? Njerėz tė tillė e kanė helmuar gjithmonė shoqėrinė. Nė tė kaluarėn, Perėndia i ka bekuar kombet me shumė ringjallje tė shquara, pavarėsisht nga tė gjitha kėto tė liga tė vjetra.

Shpesh, Perėndia ka dėrguar ringjallje, atėherė kur njė komb ka arritur nivelin mė tė ulėt tė moralitetit, d.m.th. atė nivel tė ujėrave tė zeza. Ne ia kemi arritur kėsaj pike sot. Pse, atėherė, vonohet ardhja e rilindjes? Fajin e ka kisha. Ne nuk e besojmė se ringjallja ėshtė e mundur, apo se Perėndia mund tė na pėrdorė ne pėr tė sjellė njė ringjallje tė tillė. Duhet ta mbjellim farėn e ringjalljes, edhe pse ndoshta mund tė jetė brezi i ri, qė do t’i mbledhė tė korrat. Po qe se ringjallja do tė vinte qė nesėr, ajo do tė vinte pėr shkak se dikush (nė tė kaluarėn) e ngriti themelin para nesh.

Ringjallja ėshtė e pa-evitueshme       

Ringjallja ėshtė e pa-evitueshme pėr ata qė veprojnė sipas fjalės sė Perėndisė. Si fillim, duhet tė plotėsohen disa kushte tė thjeshta. Le t’i hedhim prapė njė sy 2 Kronikave 7:14.

“Nė qoftė se”… Duket pothuajse sikur Perėndia thotė: “Ah, sikur!” Po qe se bėjmė atė qė na kėrkohet, atėherė Perėndia do tė veprojė pėr hatrin tonė. Nė vend tė fjalės “nė qoftė se” mund tė pėrdoret edhe fjala “kur”.

“Populli im, i cili thirret me emrin tim”… A jemi populli i Perėndisė? Nėse jemi, atėherė Perėndia ėshtė gati tė na rilindė, apo tė na ringjallė. Perėndia po i thėrret tė vetėt, me qėllim qė ata tė ndryshojnė dhe i gjithė vendi i tyre tė ndikohet nga kėto ndryshime.

“Pėrulet”… Pėrulėsia nuk ėshtė njė nga karakteristikat e kishės sė ditėve tė sotme. Perėndia na pėrdor, atėherė kur bėhemi “askushi”. Duhet tė jemi si argjila nė duart e po*arit.

“Lutet”… Zoti do tė pėrgjigjet, atėherė kur lutja e vėrtetė bėhet nga thellėsia e zemrės.

“Kėrkon fytyrėn time”… Nganjėherė ne lutemi me gojė, por nuk e kėrkojmė me tė vėrtetė fytyrėn e Perėndisė. Tė kėrkosh fytyrėn e Perėndisė do tė thotė tė lutesh me agoni nė shpirt, tė trokasėsh nė derėn e Perėndisė, derisa Ai ta hapė.

“Dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija”… A jemi gati ta lėmė njė herė e pėrgjithmonė mbi altar atė mėkat qė na qarkon vazhdimisht duke na joshur? Fryti i mirė nuk mund tė rritet nė degė tė kalbura. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nuk mund tė presim qė Perėndia tė ndėrhyjė, ndėrkohė qė ne s’kemi hequr dorė nga mėkati.

“Atėherė”… Kur “nė qoftė se”-ja ėshtė kryer, atėherė Perėndia do tė kryejė “atėherė”-n, d.m.th. Perėndia do tė veprojė gjithmonė ashtu siē ka premtuar, sapo tė jenė plotėsuar kushtet. Shikoni librin e Gjyqtarėve. Ky ėshtė njė ditar, qė mban shėnim ringjalljet, dhe jo thjesht njė listė historish rreth ca njerėzve tė famshėm. Perėndia derdhi shpirtin e ringjalljes mbi kombin e Izraelit, sapo ai e hodhi tej mėkatin.

“Unė do ta dėgjoj nga qielli”… Jo nga godina e parlamentit, apo nga pallati i kryepriftit, por nga Qielli! Perėndia na premton njė pėrgjigje personale dhe tė menjėhershme ndaj pėruljes, lutjes dhe braktisjes sė mėkatit nga ana jonė.

“Do t’i fal mėkatin e tij”… Jo mėkatet e kombit, edhe pse ato janė tė shumta, por mėkatet e popullit tė Tij. Gjyqi gjithmonė fillon nga shtėpia e Perėndisė (1 Pjetrit 4:17).

“Dhe do ta shėroj vendin e tij”… Ky lloj shėrimi ėshtė ringjallje dhe njė revolucion  shenjtėrie dhe drejtėsie.           

Pėrfundim

Perėndia mund ta bėjė njė gjė tė tillė edhe sot, sepse Ai nuk ndryshon kurrė (Hebrenjve 13:5). Derdhja e zemėrimit tė Tij mund tė kthehet nė njė derdhje tė mėshirės sė Tij. Kjo gjė ndodhi nė Nineve, kur predikoi Jona. Ndodhi nė Angli, kur predikoi Ueslli. A nuk mund tė ndodhė pėrsėri? “O Zot, unė dėgjova tė folurėn tėnde dhe kam frikė; o Zot, bėj qė tė ringjallet vepra jote gjatė viteve, bėje tė njohur gjatė viteve. Nė zemėrim e sipėr, kujtoje mėshirėn” (Habakuku 3:2). 

BACK

Page created 31 March 2006